Gjendet i therur me thikë fëmija shqiptar,babai i tij i ekzekutuar me plumb
30 November, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
-Gjetën djalin 3-vjeçar të therur me thikë në qafë
-Babai i tij ishte qëlluar me plumb në kokë
-Dyshohet se fëmija u ekzekutua pasi njohu autorët
-Fillimisht dyshohej për vetëvrasje,skenari akoma i hapur
-Ende nuk ka njoftim paraprak nga policia
-Flet kryetari i komunës në Albnow
-”Filipi ishte emigrant shembull,jemi të shokuar”
-Albnow në kontakt me policinë greke dhe banorët e zonës
-INFORMIM ÇDO MOMENT
Përballë një ngjarjeje të frikshme u gjendën banorët e një zone në Kalamata ,Greqi,të cilët gjetën në kanal të vdekur një emigrant shqiptar dhe djalin e tij të masakruar me thikë.
Babai fatkeq emigrant ishte qëlluar me plumb në kokë.Ngjitur me trupin e tij,ishte i therur me thikë edhe djalit i tij 3-vjeçar,me një plagë të rëndë në qafë.
Kufomat u gjetën në një kanal në fshatin Plati të Kalamatës.Ka qenë një kalimtar grek,i cili ka parë një makinë tip benz mersedez në kanal dhe mendoi se ishte aksident.Menjëherë ka njoftuar policinë dhe ambulancën.Kur blutë greke kanë shkuar në vendin e ngjarjes,konstatuan se babai emigrant shqiptar ishte ekzekutuar me plumb në kokë,ndërsa djali i tij ishte therur me thikë.
Sipas banorëve të zonës,emigranti shqiptar 35-vjeçar jetonte vetëm në Plati të Kalamatës,ndërsa familja e tij jetonte në Shqipëri.Muajt e fundit,me liberalizimin e vizave,ai merrte në Greqi bashkëshorten dhe djalin e tij 3-vjeçar,ndërsa thuhet se ka edhe një djalë më të madh,i cili ka probleme shëndetësore dhe jeton në Shqipëri.
Në zonë emigranti njihej me emrin Filip Mezani dhe të gjithë bëjnë fjalë për një njeri familjar,i rregullt dhe shumë punëtor.
“Jetonte prej 15 vitesh në Plati dhe e kishim si djalin tonë.Punonte me sezone,herë në Plati dhe herë në Kiparisia.Nuk i bënte bisht punës.Ishte njeri aktiv dhe i gjithë fshati Plati e respektonte dhe e donte si fëmijën e tij.” tha kryetari i komunës Plati për Albnow zoti Jorgos Xhavaras.
“Kishte edhe një djalë tjetër 11 vjeç,i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe Filipi punonte për të shëruar fëmijën e tij.Bashkëshortja e Filipit jetonte në Kiparisia.Unë e prisja sot të shkonim bashkë në punë dhe u shqetësova kur u vonua.Më pas dëgjuam në media për vrasjen dhe nuk më shkoi mendja tek Filipi derisa dëgjova emrin e tij” shton Xhavaras.
Ende nuk ka njoftim paraprak nga policia nëse bëhet fjalë për ekzekutim, apo për vetëvrasje.Të gjithë skenarët mbeten të hapur.
vijon…
Therën me thikë fëmijën 3-vjeçar shqiptar dhe ekzekutuan babain e tij!










Comments Closed