Gjuha shqipe pranë greqishtes në Greqi

28 June, 2010 nga N.Papa  
Postuar ne kategorine Emigracion

Ky punim mbështetet në punën e bërë përmes një ankete me prindër shqiptarë ku e u planifikua të hulumtohen problemet shoqërore e arsimore të cilat i përjetojnë si pasojë e të qenit të tyre jashtë atdheut, në diasporë,si pakicë gjuhësore. Një prej qëllimeve të studimit është të studjonte natyrën dhe pengesat që paraqet vetë bashkësia që flet gjuhën shqipen, qëndrimet e tyre ndaj gjuhës amtare dhe përdorimit të saj. Në këtë punim u studjua shkalla e ruajtjes së shqipes, shkalla dhe mënyra e transferimit gjuhësor të greqishtes në shqip, si dhe ndryshimi gjuhësor dhe interferenca në shqip.
Sot karakteristika kryesore për identifikimin e shqiptarëve të Greqise është gjuha e tyre amtare . Dihet se gjuha mund të veprojë si karakteristikë e rëndësishme përcaktuese të një grupi etnik. Siç shihet gjuha shqipe në Greqi po flitet pak që në brezin e parë. Siç kemi parë vetë bashkësia shqiptare nuk e ka kuptuar rëndësinë e gjuhës shqipe.
Me gjithë disa hulumtimeqë janë bërë mbi emigrimin shqiptar të realizuara nga projekte të ndryshme nga qendrat për integrimin e të huajve, të dhënat nga anketa të ndryshme , hulumtimet mbi mossuksesin e nxënësve shqiptarë janë akoma të mangëta. Shteg për t’i hyrë kësaj pune mjaftë të mundimshme ishin fëmijët shqiptarë, suksesi i dobët i tyre. Pavarësisht mundit të mësuesit, shanseve të mira në shkollat greke gjendja e nxënësve shqiptarë mbetet në nivelin e mëparshëm, jo vetëm se nuk ka ecur përpara, por janë kthyer pas! Për kundër numrit të madh të nxënësve shqiptarë vetëm një numër i vogël i tyre arrijnë të dalin nga shkolla në gjimnaze ose më tutje në ndonjë shkollë profesionale. Pozita e tyre mbetet sikur e prindërve të tyre si punetore ,në ndërtim restorante e të ngjashme, thjeshtë, pa diplomë dhe pa perspektivë të garantuar për të ardhmen.
Përfundime
Greqia nga një vend ku para disa vjetësh ishte në një vend ku emigrimi ishte shumë i zhvilluar këto 20 vjetët e fundit është e detyruar të veprojë si vend pune e banimi për mijëra emigrantë të ligjshme apo të paligjshëm,
. Emigrantët shqiptarë herë i afrohen vendit të prejardhjes dhe herë vendit ku tani banojnë e jetojnë, kjo për faktin se emigrantët duan të kenë një atdhe të cilit i referohen në një kthim të vërtetë ose imagjinuar sa herë kur ata kanë nevojë për të.
Shoqëria greke është shumë kulturore, dhe natyrishtjanë zhvilluar kushte të ndryshme ekonomike dhe sociale. Po a është ajo gjithashtu ndërkulturore?
Ata të cilët kanë qëndruar në logjikën e një shteti kombëtar homogjen, këto pyetje u shkaktojnë acarim. Një opozitë ideologjike edhe në praninë e njerëzve me gjuhë të ndryshme, feve dhe kulturave të ndryshme nuk ka ndryshuar realitetin aktual grek………………………………….
Qëndrimet indiferente edukative dhe arsimore si dhe të politikave qeveritare greke kanë çuar në sistemin e funksionimit të gjuhës amtare brenda shoqatave të ndryshme por jo edhe brenda sistemit arsimor ,në shkollat greke. Këto klasa normalisht veprojnë të shtunën ose të dielave vetëm me kusht të anëtarësimit në këto shoqata – mësimi i gjuhës amtare nuk është përfshirë akoma në sistemin arsimor të vendit.
………………………………………….. ……………..
Arsyet e prindërve të zgjedhin rrugën e mësimit të gjuhës amtare përmes shoqatave është që të mbajë lidhjet me identitetin shqiptar si dhe traditat , historinë e kulturën shqiptare, duke mos harruar gjuhën amtare. Nxënësit në këto klasa në gjuhën amtare ndjekin shkollat greke në mënyrë tipike vetëm nëgjuhën greke,
Në një sondazh vërejmë se fëmijët që ndjekin mësimet në gjuhën amtare brenda shoqatave dhe jo brenda sistemit arsimor grek nuk po ecin normalisht, në mënyrë të barabartë ndërmjet dy sistemeve social-kulturore (shqiptare dhe greke), dhe në këtë kuptim nuk e quajnë e nuk janë pjesë e brezit të ri të qytetarëve evropianë. Këta fëmijë po humbasin lidhjet ,rrënjët me vendin e tyre të origjinës aq më tepër me gjuhën e tyre amtare çka shihet dhe në një rrugë jo dhe aq të suksesshme në sistemin arsimor dhe kulturor në vendin e banimit. Nga ky studim u vu në dukje se Greqia nuk mund të ketë përfitime nga brezi i dytë i emigrantëve të cilët janë geto, por do të përfitonte shumë nga brezi i dytë i emigrantëve të cilët janë integruar me sukses në strukturat e shoqërive pritëse dhe moderne,të cilët janë të vetëdijshëm për origjinën e tyre , atëhere kur njohin historinë , traditat dhe kulturën e vendit prej nga vinë. ………………………………………….. ……………………………………..
Kjo formë e arsimimit të brezit të dytë të emigrantëve nuk është e plotë por e pjesshme çka u jep mundësi atyre të mësojnë gjuhën shqipe,,njohuri rreth historisë dhe kulturës, me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e tyre por jo në standarte shkencore sikundër zhvillohet në mbarë Europën.
Një problem tjetërqë doli nga studimi është nevoja për të përgatitur studentët për anëtarësim në sistemin arsimor shqiptar si dhe ekonomik , social – kulturor. Kthimi i emigrantëve ishte e pamohueshme ashtu siç po e shohim kohët e fundit për shkak të krizës ekonomike
Sa i përket vështirësive të përfshirjes së brezit të dytë që po kthehet në Shqipëri ,në programet e trajnimi standard në vendin e banimit kjo duket në pikëpamjet kontradiktoretë politikave të ndryshme qeveritare shqiptare
. Nga njëra anë vihet re indiferenca dhe moskëmbëngulja e politikave shqiptare në përfshirjen e gjuhës shqipe në sistemine rregullt të programeve arsimore greke çka është është pjesë e detyrimeve të vendit pritës për shtetasit me origjinë të ndryshme. Nga ana tjetër, shprehet frika e asimilimit të emigrantëve fenomen I njohur nga përvojat historike.

Nga Teuta Sadiku, mësuese e gjuhës shqipe .
Interesat e saj kërkimore përqëndrohen kryesisht mbi Emigracionin, Arsimin dygjuhësor.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente: