Greket me te rezervuarit

May 14, 2009 nga N.Papa  
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia

ATHINË- Qytetarët grekë janë më të rezervuarit për zgjerimin e Bashkimit Evropian, tregojnë rezultatet e sondazhit të kryer nga “Eurobarometri”.
Tetëdhjetë për qind e të anketuarve kanë deklaruar se pajtohen me konstatimin se antarësimi i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në BE ka kontribuar në humbjen e vendeve të tyre të punës në Greqi.
Më shumë se gjysma e të anketuarve, 56 për qind, kanë vlerësuar se zgjerimi i BE-së ka ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.
Por, 72 për qind e grekëve mendojnë se me antarësimin e vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore është shtuar edhe ndjenja e pasigurisë ndërmjet qytetarëve.
Sipas rezultateve të sondazhit, 88 për qind e sllovenëve, 83 për qind e portugezëve, 79 për qind e francezëve dhe 76 për qind e grekëve janë përgjigjur se me zgjerimin e Bashkimit Evropian është vështirësuar mënyra për marrjen kolegjiale të vendimeve.

(d.b/BalkanWeb)

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente

Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...