Greqi, 187 persona të prekur nga gripi i derrave, mes tyre 3 shqiptarë
July 9, 2009 nga N.Papa
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia
• Ministria greke e Shëndetësisë, tha se një grua 36 vjeçare dhe një djalë 17 vjeçar nga Shqipëria rezultojnë të prekur nga virusi, ndërkohë që një tjetër shqiptar i prekur nga gripi i derrave është shëruar plotësisht.
ATHINE- Greqia njoftoi raste të reja të personave të prekur me virusin e Gripit të Derrave që duket se janë shtuar nga fluksi i lartë i lëvizjes turistike në këtë vend. Nga 187 vetë të prekur me këtë virus janë dhe tre shtetas shqiptarë.
Ministria greke e Shëndetësisë, tha se një grua 36 vjeçare dhe një djalë 17 vjeçar nga Shqipëria rezultojnë të prekur nga virusi, ndërkohë që një tjetër shqiptar i prekur nga gripi i derrave është shëruar plotësisht. Në Greqi të paktën 22 persona i janë shtuar rasteve të mëparshme dhe numri i përgjithshëm i personave të prekur ka shkuar në 187.
Autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë tashmë një fushatë ndërgjegjësimi në pikëkalimet kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë për të parandaluar përhapjen e virusit në Shqipëri. Disa mijëra emigrantë po kthehen në Shqipëri për të kaluar sezonin turistik duke përfituar edhe nga një vendim i autoriteteve greke që i lejon ata të lëvizin në kufi me lejeqëndrimet e vjetra. Kjo bart dhe rrezikun e hyrjes se virusit në vendin tonë.
(e.n/News24/BalkanWeb)


wolla keq shum amo ishalla kalon ma shpejt ky virus se na myti