Greqi, 25 raste të infektuara me virusin A/H1N1

18 June, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

• Ministria greke e Shëndetësisë informon se numri i rasteve të prekura nga virusi i ri A/H1N1 arrin në 25 gjithsej. Njëmbëdhjetë prej tyre janë shëruar.

ATHINE-Greqia informon se janë regjistruar raste të reja të gripit të derrave duke e çuar në 25 numrin e përgjithshëm të rasteve të njoftuara që nga 18 maji. Ministria greke e Shëndetësisë thotë se pacientët e rinj janë një grua 24 vjeçe, e cila ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara, dhe një fëmijë 9 vjeç, i cili kishte ardhur nga Australia.

Numri i rasteve të prekura nga virusi i ri A/H1N1 arrin në 25 gjithsej. Njëmbëdhjetë prej tyre janë shëruar, vazhdon njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria theksoi se “simptomat e sëmundjes vazhdojnë të jenë të parrezikshme dhe nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar”.

Rasti i parë i gripit A (H1N1) në Greqi është njoftuar më 18 maj dhe kishte të bënte me një grek 19 vjeç, i cili ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara ku studionte.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e rriti më 11 qershor në nivelin 6 dhe të fundit shkallën e alarmit përballë gripit të derrave A (H1N1) që tashmë konsiderohet si një pandemi botërore e shekullit XXI.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)

Komente: