Greqi, 6 raste të reja më gripin e derrit
14 June, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Autoritetet e shëndetësisë grekë janë vënë në alarm pasi vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë konfirmuar 6 raste të reja te gripit te derrave. Numri i të infektuarve gjithsej në Greqi ka shkuar në 20.
Agjencite e lajmeve greke bejne te ditur se rasti i fundit eshte nje shtetase 20 vjecare nga Peruja, e cila mberriti nga Nju Jorku dhe tashme kurohet në shtepine e saj me simptoma te lehta. Me heret ishin konfirmuar edhe pese raste te reja, midis te cilave nje foshnje vetem 11 muajshe, e cila eshte edhe pacientja e pare qe infektohet ne Greqi nga kontakti me një të semure me gripin A/H1N1.
Te gjithe pacientet u jane nenshtruar procedurave perkatese kuruese qe parashikojne trajtimin mjekesor ne spital apo ne shtepi, ndersa 8 prej tyre tashme jane shëruar krejtesisht. Ne nje deklarate per mediat, ministri grek i Shendetsise, Dhimitris Avramopulos, ka theksuar se nuk ka nevoje per panik dhe se rritja e rasteve ka te beje me fillimin e sezonit turistik ne Greqi. Sipas tij te gjithe te semuret kane ardhur nga SHBA-ja, Kanadaja apo vendet ku kane pasur kontakt me persona te infektuar.
Specialistet greke te semundjeve infektive kane paralajemeruar qe gjate gjithe veres ndoshta numri i rasteve me virusin e gripit te derrave mund te shkoje maksimumi deri ne 100 per shkak te dyndjes se turisteve ne vend.
(d.b/BalkanWeb)
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: