Greqi : Athina pergatitet per protestat e emigranteve

22 December, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

ATHINE- Kryeqyteti grek, Athinë pritet të përfshihet sërish sot nga protestat. Organizata emigrantësh dhe dhe shoqata antiraciste kanë paralajmëruar se do të dalin në rrugë për të kundërshtuar paktin europian për emigracion.

Mediat greke flasin se nuk do të mungojnë as protestat nga ana e studentëve, qe prej disa ditësh kanë pushtuar qytetet në të gjithë Greqinë. Emigrantët kanë paralajmëruar grumbullimin në sheshin e Athinës. Studentët do të mblidhen sot në mbrëmje përpara Politeknikumit në lagjen Ekarqia, ku më 6 dhjetor policia vrau adoleshentin Aleksandër Grigopulos.

Edhe natën e mbrëmshme studentët u mblodhën përpara Universitetit të Athinës në një tjetër protestë kësaj here të shoqëruar edhe me një koncert. Disa nga pjesëmarrësit u shprehen se ndiheshin të frikësuar nga ato që shihnin në televizor dhe se kryeministri Karamanlis ishte fajtor për gjithçka.

Komente: