Greqi , ATHINE- Përleshje të dhunshme
23 October, 2008 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINE- Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer në Athinë gjatë grevës 24 orëshe që ka paralizuar thuajse të gjithë rrjetin e transportit dhe shërbimet publike. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Ndërsa demonstruesit kanë hedhur gurë ndaj policisë. Nuk ka të dhëna për të plagosur dhe shumica e mitingjeve të mbajtura në kryeqytet kanë përfunduar paqësisht. Dy sindikata që përfaqësojnë 2.5 milionë njerëz kanë organizuar këtë greve të përgjithshme në shenjë proteste ndaj privatizimit, reformave në sistemin e pensioneve dhe për paga më të larta. Sot në vend të gjitha zyrat janë mbyllur, disa qindra mijëra njerëz janë bashkuar në grevë. 200 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare janë anulluar. Po kështu ka pasur nje bllokim lëvizjeje edhe ne transportin hekurudhor dhe detarë. Edhe Shkollat, Universitetet janë mbyllur, ndërsa bankat, avokatët, gazetarët kanë ndërprerë punën. Sipas të dhënave rreth 90 për qind e forcës së punës në Greqi kanë marrë pjesë në këtë greve kombëtare. Kryeministri grek Kostas Karamanlis ka deklaruar se “do vazhdojë planet e tij të privatizimit dhe sistemin e pensioneve”. Por ka premtuar mbrojtje te konsumatorëve nga rritja e çmimeve dhe kompesim për punëtorët e firmave që privatizohen.
(a.r/news24/balkanweb)


Komente: