Greqi, fermerët ne proteste. Kërkojnë kompensim për çmimet

23 January, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Mijëra fermerë grek kanë bllokuar autostradat kryesore në Greqi si dhe kufirin me Bullgarinë në shenje proteste kundër uljes së çmimeve të prodhimeve të tyre. Rreth 8000 fermerë kërkojnë kompensim nga qeveria Greke, por duket se kjo kërkesë nuk po u merret parasysh.

GREQI- Mijëra fermerë grek kanë bllokuar autostradat kryesore në Greqi, si dhe kufirin me Bullgarinë në shenjë proteste kundër uljes së çmimeve të prodhimeve të tyre. Qindra traktorë të boshatisur bllokuan rrugët kryesore në kryeqytetin Athinë, si dhe në qytetin e dytë më të madh në Greqi, Selanik. Autoritetet Bullgare shtuan numrin e policëve në kufi për të penguar protestuesit grek që të hyjnë në territorin e tyre. Sipas policisë, rreth 8 000 fermerë të cilët kërkojnë kompensim nga qeveria për uljen e çmimeve të produkteve të tyre, bllokuan rrugët kryesore në pjesën veriore dhe qendrore të Greqisë.
Ministri i Bujqësisë, Sotiris Hatzigakis, deklaroi pas takimit që zhvilloi me drejtuesit e kësaj proteste se qeveria ishte e gatshme që të bënte disa propozime specifike deri në fund të javës, por kundërshtoi uljen e taksave.
Kjo protestë ka shkaktuar kaos të vërtetë në transport duke krijuar irritim të drejtuesit e mjeteve. Policia bëri të ditur se po përpiqej ta drejtonte trafikun larg rrugëve kombëtare të bllokuara nga protestat. (a.r/news24/balkanweb)

Komente: