Greqi : Greqia nuk i trmbet Shqiperise se madhe por as Bullgarise se madhe ! Deklarate e ministrit Grek
12 January, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Ministri grek i Kultures, i sapo ardhur ne ket? post pas ndryshimeve ne qeverine e Kosta Karamanlis, Andonis Samaras ka deklaruar se Maqedonia do te shkaterrohet dhe nuk do te ekzistoje si subjekt i vetem. Sipas tij, Greqia nuk duhet te frikesohet nga Shqiperia e Madhe apo Bullgaria e Madhe, te cilat do te krijohen pas shkaterrimit te Maqedonise.
ATHINE -Në një kohë kur negociatat për çështjen e emrit midis Athinës dhe Shkupit qëndrojnë ende pezull, një deklaratë e fortë ka mbërritur së fundit nga shteti helen. Ministri grek i Kulturës, i sapo ardhur në këtë post pas ndryshimeve në qeverinë e Kosta Karamanlis, Andonis Samaras ka deklaruar se Maqedonia do të shkatërrohet dhe nuk do të ekzistojë si subjekt i vetëm. Deklaratat e ministrit në fjalë, i njohur për qëndrimet radikale dhe nacionaliste i ka bërë për televizionin shtetëror grek ERT. Sipas tij, Greqia nuk duhet të frikësohet nga Shqipëria e Madhe apo Bullgaria e Madhe, të cilat do të krijohen pas shkatërrimit të Maqedonisë.
“Besoj se shumë shpejt Shkupi nuk do të ekzistojë si subjekt i vetëm. Kjo do të thotë se koha është në anën tonë, dhe praktikisht është në anën tonë, për shkak se mendoj se ata nuk do të kenë sukses që të ruajnë unitetin, i cili tani nuk ekziston. Greqia është si forcë në zhvillim dhe me popullsi më të madhe dhe më të fortë dhe nuk ka pse absolutisht të frikësohemi nga ata”-deklaron ndër të tjerash ministri Samaras, i cili ishte ministër i jashtëm grek në vitin 1993 dhe ishte larguar nga qeveria e kryeministrit Micotakis për shkak të qëndrimeve të tij të forta.
Samaras ka shtuar se BE nuk do të heq dorë nga partneri i saj në kufirin jugor të Evropës. Lidhur me këtë ai ka theksuar se Greqia nuk duhet të pranojë që në propozimin për emrin si kompromis të ekzistojë nocioni Maqedoni dhe se për këtë nuk duhet të heq dorë Athina zyrtare.
(d.b/INA/BalkanWeb)


Komente: