Greqi, hyn në fuqi ligji për ndalimin e duhanit në vendet publike
2 July, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINË – Nuk lejohet duhani ne ambientet publike ne Greqi. Sot hyri në fuqi ligji i ndalimit të duhanit në të gjitha zonat publike, i treti brenda dekadës së fundit, në përpjekje për të eliminuar vesin e dëmshëm në një nga vendet me numrin më të lartë të duhanpirësve në Evropë.
Ligji parashikon gjoba deri në 20 mijë euro për ata që do të tymosin në ambiente publike.
Ligji parashikon ndalimin e duhanit në spitale, shkolla, mjetet e transportit publik dhe në të gjitha vendet e tjera publike.
Kritikët mendojnë se boshllëqet që karakterizojnë edhe ligjin më të ri kundër duhanit do të cënojnë efikasitetin e tij. Ata parashikojnë se ligji i ri do të ketë fatin e atij të vitit 2002 dhe 2003.
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër



Komente: