Greqi, incidente ne Athine, digjen zyra ne ndertesat publike

9 March, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

ATHINË - Një zyrë e agjencisë greke për punësimin, një degë e inspektoriatit të punës dhe një magazinë me materiale sportive u dogjën gjatë natës së kaluar në Athinë. Lajmi u njoftua sot nga burime të policisë. 
“Këto sulme kanë shkaktuar dëme të mëdha, por jo të plagosur dhe ndërkohë asnjë person nuk është arrestuar ende lidhur me këto ngjarje”, shtuan të njëjtat burime. Ato kanë ndodhur rreth mesnatës, me diferencë kohe prej 10 minutash nga secila prej tyre. Policia nuk i ka identifikuar autorët e këtyre tre zjarreve, por mendon se ata mund të kenë lidhje me sulmin me acid kundër një sindikalisti bullgar në muajin dhjetor. 
Ky incident dhe vdekja e një adoleshenti të vrarë me armë zjarri nga policia në Athinë, kanë rritur tensionin social në Greqi. Sulmet kriminale kundër godinave qeveritare janë shtuar veçanërisht gjatë muajve të fundit në Athinë dhe Selanik. 
Dje, disa persona të paidentifikuar u vunë zjarrin katër makinave të shoqërisë publike elektrike në Selanik dhe dëmtuan dy të tjera. 

(d.b/BalkanWeb)

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: