Greqi, jep doreheqjen ministri i Shtypit
24 October, 2008 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
GREQI- Theodhoros Rusopulos, zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër i Shtypit, post i barabartë në Greqi me atë të zëvendësministrit, një nga figurat me të lakuara në Greqi. Pasi ka qenë për 8 vjet rresht krahu i djathte i Karamanlisit, dha dorëheqjen rreth orës 6 të pasdites, pas presioneve të ushtruara, jo vetëm nga partitë opozitare në parlament, por edhe nga vetë deputetët e partisë së tij pas akuzave se ai ishte i implikuar në një skandal të shkëmbimit të një pasurie të patundshme mes një manastiri grek në Malin e Shenjtë të Athosit dhe shtetit grek.
Për këtë çështje vetëm dje në mbrëmje deputetët e parlamentit grek u shprehën të gatshëm për të votuar ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me këtë skandal që ka shkaktuar reagime të mëdha në opinionin publik grek .
Madje ky skandal ka bërë që në anketat e fundit, Demokracia e Re të jetë tashmë e dyta në preferencën e grekëve pas PASOK-ut, për herë të parë pas tetë vitesh .
Dorëheqja e tij sipas mediave greke është pranuar nga kryeministri Karamanlis, i cili e ka falënderuar për bashkëpunimin e tij.
Në letrën e tij ai ka deklaruar së është dorëhequr për ti shërbyer më mirë interesave të partisë së tij nga posti i deputetit dhe po nga ky post do të mbrojë me mirë veten e tij dhe Demokracinë e Re nga akuzat e padrejta të opozitës.
Konkretisht aktet noteriale të transaksionit në fjalë thuhet se janë kryer nga bashkëshortja e ish-ministrit, Jorgos Vulgaraqis, dhe sipas tyre kryemurgu i një prej manastireve të Malit Athos, pikërisht të Vatopedhit ka marrë prej qeverise greke rreth 1000 hektarë të disa terreneve turistike në Athinë dhe i ka shitur tek persona privatë. Si shkëmbim, manastiri në fjale i ka dhënë shtetit 8.000 hektarë pyje nga prona e tij.
Aferat e bera thuhet se janë kryer me miratimin e ish ministrit Rusopulos i cili ishte dhe mik personal i kryemurgut të manastirit.
Gjithashtu për këto afera ka akuza për përfitime kolosale parash dhe interesash,
ndërkohë që vetëm para disa ditësh ministri grek u akuzua se brenda pak viteve që ka filluar karrierën politike ka blerë shumë pasuri të patundshme midis tyre tre vila luksoze.
Të mos harrojmë se ky transaksion që konsiderohet si skandali me i madh politik i viteve të fundit ka çuar disa javë më parë edhe ne dorëheqjen e ministrit të Marinës Tregtare, Jorgos Vulgaraqis .
Gjithashtu dy prej prokurorëve të ngarkuar për hetimin dhe zbardhjen e çështjes, kanë dhënë dorëheqjen për arsye se sipas ligjit grek nuk mund të hetonin një ministër të qeverisë.
Prandaj edhe partitë opozitare kanë kërkuar që nesër në mbrëmje parlamenti grek të votojë pro dërgimit të çështjes në fjalë në drejtësinë greke.
Krijimi i komisionit parlamentar do të mundësojë hapjen e çështjeve penale kundër ish ministrit grek si dhe ndaj anëtarëve të tjerë të qeverisë që mund të jenë përfshirë në këtë çështje.
(a.r/balkanweb)
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: