Greqi, Kompania ajrore ”Olympic Airlines” hidhet ne greve
31 October, 2008 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINË- Mbi 48 fluturime të parashikuara sot do të anullohen nga Kompania ajrore kombëtare greke ”Olimpic Airlines”. Kompania njoftoi dje se do të anulonte fluturime të saj të brendshme dhe ndërkombëtare të parashikuara për sot për shkak të zhvillimit të një greve 24-orëshe, me vendim të sindikatës dhe personelit të saj.
”Fluturimet e anuluara përfshijnë linjat me Milanon, Londrën, Frankfurtin, Dyseldorfin, Beogradin, Stambollin, Nikozinë, Mançesterin dhe Mynihun, ndërsa 46 fluturimet do të kryhen”, u bë e ditur në një komunikatë.
Vendimi për zhvillimin e grevës u mor nga Federata greke e Sindikatave të Aviacionit Civil (OSPA) për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për privatizimin e kompanisë që përballet me një problem likuiditeti.
Sipas sindikatës, privatizimi rrezikon të kompromentojë cilësinë e shërbimeve që i kanë dhënë reputacion kompanisë, kryesisht në fushën e sigurisë. Greva e sotme nuk do të përfshijë kompaninë private ”Aegean Airlines” .
(d.b/BalkanWeb)



Komente: