Greqi, konfirmohet rasti i trete i virusit H1N1

May 27, 2009 nga N.Papa  
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia

ATHINE- Autoritetet greke kanë konfirmuar një rast të tretë me virusin e gripit H1N1 dhe bënë të ditur se po verifikojnë edhe katër raste të tjera të dyshuar.

Ministri i Shëndetësisë, Dimitris Avramopoulos shpjegoi me anë të një deklarate publike se rasti i ri i konfirmuar është një student 20-vjeçar nga Selaniku, që ishte i shoqëruar me një person tjetër, i cili u identifikua nga telekamerat termike në aeroportin e Athinës ndërsa kthehej nga një udhëtim në Edinburg, Skoci. Të dy personat janë shtruar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Katër studentë të tjerë, nga grupi që po kthehej nga Edimburgu, aktualisht janë nën kontroll.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente

One Response to “Greqi, konfirmohet rasti i trete i virusit H1N1”

  1. Anilda on May 30th, 2009 5:05 pm

    Me sa degjova une u konfirmua edhe rasti i 4tert i semundjes se derrit ne greqi. Rinovoni kete lajm

Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...