Greqi, kriza godet rende sektorin e turizmit
18 March, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINE- Kriza ekonomike globale prek rëndë fushën e turizmit grek, një sektor ky jetik për ekonominë e Greqisë, ku ndodhen të punësuar pjesa më e madhe e qyetarëve. Në një të përditshme greke Ministri grek i Ekonomisë dhe Financave, Janis Papathanasiu, shprehet se për shkak të krizës mijëra turistë të huaj kësaj vere do të rrinë në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë edhe analistët e ekonomisë parashikojnë se numri i turistëve në Greqi sivjet do të zvogëlohet 30 për qind dhe si pasojë rreth 90 000 persona do të mbeten të papunë.
Si masë zbutëse ndaj këtij fenomeni negativ Greqia ka vendosur që nga fundi i muajit mars të nisë një fushatë reklamuese për tërheqjen e turistëve. Për këtë fushatë do të shpenzohen rreth 75 milion euro. (a.r/balkanweb)


Komente: