Greqi , ligje te rrepta per trafikantet

26 October, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

ATHINE – Greqi vendos masa më të rrepta për trafikimin e qënieve njerëzore në vend. Qeveria ka vendosur të reformojë ligjet, duke vendosur që dënimi për një trafikant konsiderohet tashmë si krim dhe gjykata jep për të një dënim përkatës të paktën 5 vjet heqje lirie si dhe një gjobë të madhe lekësh. Ndërsa ky dënim mund të rritet deri në dhjetë vjet dhe deri në burgim të përjetshëm, kur nga ky veprim rrezikohet jeta e klandestinëve ose shkaktohet vdekja e tyre.
(d.b/BalkanWeb)

Komente: