Greqi, neutralizohet bomba ne kompanine e naftes

24 October, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

ATHINË - Policia greke neutralizoi sot një bombë të vendosur në selinë e kompanisë së naftës anglo-hollandeze ”Shell”,. Lajmin e bën të ditur agjencia greke e shtypit Ana.
Policia u lajmërua nga një telefonatë e panjohur për rrezikun e shpërthimit, por bomba e vendosur para ndërtesës nuk shpërtheu”, theksuan të njëjtat burime.
“Telefonata anonime nuk dha asnjë hollësi lidhur me aktin e vendosjes së bombës”, bënë të ditur departamenti i antiterrorizmit, që po heton rreth kësaj ngjarje.

(d.b/BalkanWeb)

Komente: