Greqi, nje shperthim i fuqishem trondit qendren e Athines
22 March, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINË- Një shpërthim i fuqishëm ndodhi herët në mëngjes para Korporatës greke të Pronave Shtetërore, në pjesën qendrore të Athinës, që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Mediat greke bëjnë të ditur se përvec dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka patur të vdekur apo të plagosur.
Mjeti shpërthyes ishte vendosur në qese plastmasi dhe ishte lidhur në një shtyllë, pranë hyrjes së ndërtesës.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
(d.b/BalkanWeb)
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: