Greqi, përleshje të reja në një lagje të Athinës
30 March, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINË- Sërisht trazira në kryeqytetin grek. Policia greke beri të ditur se tridhjetë të rinj me kapuç sulmuan sot me bomba molotov një zyrë të partisë në pushtet dhe katër banka në periferi të një lagjeje në lindje të Athinës.
Zjarrëfikësit fikën menjëherë zjarrin e shkaktuar nga të rinjtë në rrugën e tregut të Vironas. Të rinjtë u shpërndanë menjëherë kur policia mbërriti në vendngjarje.
Përveç të tjerash, një lëndë plasëse e përbërë nga disa pako gazi u vendos dje në mbrëmje para një zyre tjetër të partisë konservatore në pushtet ”Demokracia e Re”, në Zografos, në lindje të Athinës.
Ndersa para dy ditësh u sulmua një sallon ekspozimi makinash ku 5 makina u dogjën.
Aktet e dhunës dhe atentatet janë shtuar shumë kohët e fundit në Athinë dhe Selanik që nga vdekja në muajin dhjetor e adoleshentit të vrarë nga një polic në lagjen Eksarkia, në qendër të kryeqytetit grek.
(d.b/BalkanWeb)


Komente: