Greqi, policia operacion masiv për Alket Rizain
23 February, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Ende asnje gjurme e shqiptarit Alket Rizai dhe grekut Vasilis Paleokastas qe u arratisen nga burgu i sigurise se larte vetem nej dite me pare. Policia eshte shperndare ne cdo lagje te Athines
ATHINE-Një operacion masiv policor ka nisur në Greqi për të kapur kriminelin shqiptar, Alket Rizai dhe kriminelin grek, Vasilis Paleokastas, të cilet u arratisen një dite me pare nga burgu i Sigurise së lartë, Koridallos. Dy kriminelet pas pak ditësh do të dilnin në gjyq për një tjetër arratisje nga burgu, ate te kryer ne vitin 2006. Edhe kësaj here ata përdoren te njejten menyre per t’u larguar nga burgu pasi nje helikopter u ul ne catine e burgut dhe u hodhi nje litar dy krimineleve te ngjiteshin. Gjate momentit te arratisjes qe ndodhi ne ore 15:00 te pasdites, rojat e burgut hapen zjarr, por nje grua qe ndodhej ne helikopter iu pergjigj me te shtena.
Helikopteri u largua dhe u gjet me pas i braktisur ne nje autostrade te madhe ne veri te lagjes se Athines, Kapandriti. Asnje gjurme e krimineleve nuk eshte gjetur me pas ne kete lagje. Rruga ku u gjet helikopteri te con drejt nje zone malore ne qender te Greqise aty ku Paleokostas 42 vjec u fsheh gjate viteve te fundit. Dy kriminelet u kapen ne 2008 pas arratisjes dhe qendruan vetem nje vit ne burg per t’u arratisur perseri nje dite me pare. Arratisja e tyre sipas mediave tregon sistemin e deshtuar të burgjeve ne Greqi. Keshtu greku Paleokostas dhe shqiptari Rizai konsiderohen mbreterit e arratisjeve nga burgu i sigurise se lartë, dhe arratia e tyre tipike e skenarëve të filmave hollivudianë.
d.b/BalkanWeb
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: