Greqi, sërish protesta të dhunshme në kryeqytet
27 February, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINE- Athina është përfshirë përsëri nga sulmet vandale. 30 të rinj janë përplasur me policinë në zemër të Athinës duke shkatërruar dyqane e makina.
Dhuna nisi pas një marshimi paqësor të qindra të rinjve para parlamentit. Protestuestisit nisën të thërrisnin “terrorizmi shtetëror”, dhe mbanin në duar flamuj greke. Marshimi nisi nga lagja Eksarxia, ku në dhjetor u vra një 15 vjecar nga policia. Por sic ka ndodhur këto muaj në Greqi, edhe kjo protestë gjeneroi në dhunë.
Protestuesit i vunë flakën koshave të plehrave, hodhën gurë dhe bomba artizanale ndaj policisë, dëmtuan më shumë se 20 makina dhe katër dyqane në qendër të Athinës. Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.
Më pas protestuesit i vunë flakën gazetës së krahut të djathtë Apogevmatini. Situata ka qënë e tensionuar edhe nga protesta 24 orëshe e punëtorëve të sektorit publik që protestuan për rroga të ulëta dhe reformën e pensioneve. Qeveria greke ka konstatuar se ka pësuar humbje të mëdha ekonomike nga dhuna e kohëve të fundit në Greqi. (e.n/news24/balkanweb)



Komente: