Greqi, shërbimi sekret gati listën e 250 mafiozëve. Mes tyre dhe shqiptarë
22 January, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINË - Shërbimi grek i zbulimit, EIP ka përpiluar një listë prej 250 mafiozësh të huaj që janë cilësuar si më të rrezikshmit në Europën Lindore. E përditshmja greke “Avriani” bëri të ditur sot lajmin se shërbimi grek i zbulimit ka në dorënjë listë që përmban një numër të madh mafiozësh bullgarë, rumunë, rusë dhe shqiptarë. Gjithashtu gazeta greke shton se këta persona, së bashku me kriminelët vendas, janë marrë me kontrabandë droge, armësh dhe qeniesh njerëzore si dhe me plaçkitje dhe rrëmbime.
Gazeta shkruan se është planifikuar një operacion policor për eliminimin e bandave nga krimi i organizuar në qytetet e mëdha në Greqi.
Nuk dihet se kur do te kryhet operacioni policor ne baze te te dhenave te sherbimi grek te zbulimit. Gjithashtu nuk behet e qarte se sa pjesëtare teëlistes me 250 mafioze, jane me kombesi shqiptare.



Komente: