Greqi, vetevaret emigrantja shqiptare

August 6, 2009 nga N.Papa  
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia

Nje emigrante shqiptare u gjet e varur ne komisariatin e policise Hersonisos te Kretes mengjesin e se merkures. Ngjarja ndodhi gjate nates ne rrethana qe ende nuk dihen.

Sipas policise se Kretes, emigrantia shqiptare ka varur veten me llastik te hequr nga veshjet e brendshme.

Gruaja, emri i se ciles nuk behet ende publik eshte arrestuar nga agjentet fare prane baneses se saj, nje dite me pare ne zonen turistike Malia.

Ajo u ndalua pasi nuk kishte dokumente qendrimi ne Greqi dhe ishte ne pritje te fillimit te procedurave te deportimit per ne Shqiperi.

Drejtoria e Policise se Kretes thote se 28-vjecarja u gjet nga roja i sherbimit disa ore pas kryerjes se aktit fatal, pikerisht ne kohen qe ai po fuste ne qeli disa turiste britanike, te ndaluara per prishje te qetesise publike.

Drejtoria e policise se Kretes njoftoi se ka hapur nje hetim lidhur me mungesen e monitorimit te personave te ndaluar.

Me urdher te prokurorise se Iraklios, shefi i rajonit dhe polici i sherbimit u pezulluan nga detyra, deri ne zbardhjen e ngjarjes.

Mbas ekzaminimit mjeko-ligjor, trupi i viktimes do te dergohet ne Shqiperi.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente

Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...