Greqi, zjarri vazhdon prej 17 orësh, digjen hektarë të tëra pyjesh

16 June, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

ATHINË- Hektarë të tëra pyjesh janë djegur nga flakët e një zjarri të fuqishëm që nisi mesditën e djeshme në rrethinat e Athinës. Drejtuesit e zjarrfikëseve deklarojnë se zjarri kërcënoi banesat dhe fermat që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.
Më tepër se 200 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët, ndërkohë që dy avionë dhe dy helikopterë lëshojnë tonelata uji për të shuar zjarrin, që ka më tepër se 17 orë që vazhdon.
Erërat e forta kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi dhe në shpatet e malit Hymettus, me pamje nga kryeqyteti grek, duke shkaktuar re të mëdha tymi mbi qytet.
Mësohet se disa prej banorëve të zonës janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak se rrezikohen nga flakët. (e.n/BalkanWeb)

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: