Greqia do të mbrojë mitin e saj si popull i pastër

5 February, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

ATHINE- Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski deklaroi në një intervistë për gazetën gjermane “Tagescajtung”, se Greqia po vazhdoj të mbroj mitin e saj për popull të pastër.
“Kontesti për emrin nxjerr rrënjët e Greqisë që ta mbroj mitin e saj për popull të pastër, që do të thotë: një shtet, një gjuhë, një komb. Por, në veri të vendit jeton pakicë maqedonës folëse të cilës nuk i është lejuar ta përdorë gjuhën e vet amtare dhe ta ruajë identitetin e saj kulturor”- deklaroi Miloshoski duke u përqëndruar në kontestin për emrin.
Ai ka theksuar se Greqia po tenton që një kombi të vogël si Maqedonia t’ia kontestojë të drejtën e vetëvendosjes.
“Emri kushtetues i Maqedonisë është kontestues vetëm për Athinën. Ne do të ishim të përgatitur që Greqisë t’i lejojmë të përdorë emër tjetër për vendin tonë, për shembull “Republika e Maqedonisë (Shkupi), për çka qytetarët e Maqedonisë do të vendosin në referendum”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë. (e.n/ina/Balkanweb)

Komente: