Greqia hap kufijtë

6 November, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nga Rozafa shkodrani
Sipas vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes së qytetarit, emigrantët e ligjshëm tashmë gjatë gjithë vitit 2010 do të mund të lëvizin lirshëm për në vendin e tyre dhe të kthehen në Greqi.

Ministri Mihalis Hrisohoidhis bëri të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, do të rekomandojë miratimin e ligjit, në mënyrë që emigrantët që kanë dorëzuar dokumentet për rinovimin e lejes së qëndrimit, por që për shkak burokracie kanë marrë vetëm vërtetimin blu të tipit A, të kenë të drejtën e rihyrjes në Greqi, nëse shkojnë në atdheun e tyre. Më poshtë, po ju paraqesim deklaratën e plotë të ministrit.

Më 4 nëntor 2009, Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, z. Mihalis Hrisohoidhis, me anë të një deklarate të tij, njoftoi vendimin e ministrisë, për liridaljen e emigrantëve të ligjshëm gjatë gjithë vitit.

Konkretisht, Ministri deklaroi: “Siç e dini të gjithë, këto ditë po zhvillohet në vendin tonë Forumi i 3-të ndërkombëtar për Emigracionin dhe Zhvillimin, që ka tërhequr vëmendjen e gjithë shoqërisë ndërkombëtare, si dhe vështrimet e qeverive dhe organizatave joqeveritare.

Siç tha dhe vetë kryeministri, në kuadër të politikave tona për emigracionin, qëllimi është që të bëhet më e ndjeshme pjesëmarrja e emigrantëve në jetën sociale, ekonomike dhe politike.

Ky rishikim i pozicionit të emigrantit në realitetin grek, bëhet pas vendimeve, të cilat shtojnë mundësitë e tij të lëvizë dhe të udhëtojë lirshëm, pa u penguar nga burokracia.

Ky pra, është edhe një nga qëllimet që kemi ngritur, si Ministri e Mbrojtjes së Qytetarit dhe në këtë drejtim, kemi marrë një sërë vendimesh të reja, duke filluar që nga vendimi për mos dëbimin e emigrantëve të brezit të dytë, kur ata nuk përbëjnë rrezik për rendin publik, deri tek vendimi për mbylljen e “Paganit”, para disa ditësh.

Dua t’ju deklaroj sot, edhe një vendim tjetër:

Pas kërkesave të shumë organizatave të emigrantëve, por edhe të vetë Ministrisë së Brendshme, për dhënie të liridaljes poseduesve me vërtetim blu A’, në mënyrë që të gjithë emigrantët e ligjshëm pa përjashtim, të kenë mundësi të udhëtojnë drejt vendeve të tyre, për festat e fundvitit, Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit vendosi t’i përgjigjet nevojës ekzistuese, për qarkullim të lirë të emigrantëve të ligjshëm nga dhe drejt vendeve të tyre, gjatë gjithë vitit 2010. Ky vendim përmban shumë hyrjedalje në vend.

Më shumë tek gazeta Albaniapress 111.

Komente: