Greqia, leje speciale emigrantëve për festat e fundvitit

24 November, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Shqiptaret ne greqi

Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi mund të vijnë në atdhe për festat e fundvitit në sajë të një leje të veçantë. Ministria greke e Rendit, ka publikuar dje qarkoren e nënshkruar nga ministri Prokopis Pavlopulos.

Kush përfiton nga qarkorja e lëshuar nga Ministria e Brendshme dhe lista e dokumenteve të nevojshme
GREQI- Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi mund të vijnë në atdhe për festat e fundvitit në sajë të një leje të veçantë. Ministria greke e Rendit, ka publikuar dje qarkoren e nënshkruar nga ministri Prokopis Pavlopulos. Kështu emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi u lejohet dalja drejt atdheut të tyre dhe hyrja në Greqi prej datës 15-11-2008 deri në datën 31-01-2009.

Kjo vetëm në rastet kur janë larguar nga Greqia brenda datës së përcaktuar. Sipas kësaj qarkoreje, të drejtën për të lëvizur e kanë të gjitha ata emigrantë të vendeve të treta që disponojnë leje qëndrimi, e cila nuk ka skaduar. Kategoritë që përfitojnë nga kjo leje janë emigrantët me leje qëndrimi që i ka skaduar afati, shtetasit shqiptarë që kanë bërë kërkesë për herë të parë për leje qëndrimi dhe emigrantët shqiptarë të cilët kanë kërkuar bashkim familjar, punësim ose studime. Për të marrë këtë leje ata duhet të kenë me vete edhe disa dokumente specifike.

Lista e dokumenteve

Emigrantët me leje qëndrimi që i ka skaduar afati do të duhet që gjatë hyrje daljes së tyre të disponojnë :

a) Pasaportën e vlefshme ose dokument tjetër udhëtues që njihet nga shteti grek.

b) Lejen e qëndrimit që ka skaduar.

c) Vërtetimin e tipit ? (me ngjyrë blu) sipas të cilit ai ka dorëzuar të gjitha dokumentet për rinovimin e lejes së qëndrimit, para skadimit të saj.

Këtu përfshihen të gjitha kategoritë si, emigrantët me punë të përhershme, ata me punë të përkohshme, ata që punojnë në bizneset e tyre të pavarura, studentët, emigrantët që kanë marrë bashkimin familjar, bashkëshortë të shtetasve grekë etj.

?-Shtetasit shqiptarë që kanë bërë kërkesë për herë të parë për leje qëndrimi duhet edhe ata të kenë:

a) Pasaportën e vlefshme ose dokument tjetër udhëtues që njihet nga shteti grek.

b) Vërtetim të tipit ? (me ngjyrë blu) që fakton se janë dorëzuar të gjitha dokumentet për rinovimin e lejes së qëndrimit, para skadimit të saj.

C- Për emigrantët shqiptarë të cilët kanë kërkuar bashkim familjar, punësim ose studime duhet:

a) Pasaportë e vlefshme ose dokument tjetër udhëtues që njihet nga shteti grek.

b) Vizat që kanë marrë për këto arsye nga organet greke.

c) Vërtetimin që kanë dorëzuar dokumentet për lejen e parë të qëndrimit.

Komente: