Greqia nuk do te pengoje Kroacine per ne BE

31 January, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

ZAGREB- Athina zyrtare ka mohuar se do të pengojë integrimin e Kroacisë në Bashkim Evropian, për shkak se ky vend njëh pakicën maqedonase dhe autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase.
Zëdhënësi i ambasadës greke në Zagreb, Zafiros Rosidis ka hedhur poshtë të gjithë zërat që qarkullojnë në lidhje me pengesa nga ana e Greqisë në dëm të Kroacisë. Në një intervistë për për gazetën “Dalmacia e Lirë”, Rosidis ka deklaruar se Greqia nuk do ta pengojë Kroacinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkim Evropian madje ai ka theksuar se Republika e Greqisë do të mbështesë anëtarësimin e Kroacisë në BE.

(e.n/ina/Balkanweb)

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: