Greqia voton masat e reja masakruese,mbi 40 deputetë i thanë JO- Fillon tatëpjeta për emigrantët

7 March, 2012 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion


Greqia voton masat e reja masakruese,mbi 40 deputetë i thanë JO- Fillon tatëpjeta për emigrantët

Monday, 13 Feb 2012

Written by Administrator

Section:

Category:
Emigracion

  • PDF

Deri tani ka qenë një tatëpjetë ,por e shoqëruar me shpresë për emigrantët shqiptarë,ndërsa…

nga dita e sotme Greqia fillon të varfërohet dhe emigrantët  do të jenë në udhëkryq.

Me 190 vota PRO,Greqia votoi mesnatëne kaluar masat e reja që ka vendosur Troika.Nga 300 deputetë që ka Parlamenti grek,278 kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e kaluar në sallë,ndërsa Nenin 1 që ka të bëjë me uljen e rrogave,e votuan PO vetëm 199 deputetë.(Neni 1 parashikon 22% ulje rroge për të gjithë të rinjtë deri më 25 jeç që futen tani në treune  punës).

Masat e tjera u votuan nga 202 deputetë,ndërsa pas publikimit të rezultatit,filloi edhe fshirja e të gjithë atyre që votuan JO.

Partia PASOK humbi mbrëmjen e kaluar 22 deputetë,të cilët votuan JO dhe që menjëherë u fshinë si përfaqësues të PASOK.

Partia Demokracia e Re humbi 20 deputetë,të cilët votuan JO për masat e marra.

2 deputetë humbi Partia ultranacionaliste LAOS,pasi dy ministrat e kësaj partie nuk ndoqën vijën e Karaxhaferit,i cili u largua nga Kuvendi,por qëndruan dhe votuan PO.

Dy depuetët e LAOS,Adonis Georgiadis dhe Makis Voridhis,njihen si njerëzit më të afërt të Karaxhaferit,por mesa duket nuk deshën të lenë karriken në ministri.

Nga dit e sotme,PASOK ka 132 deputetë,Demokracia e Re ka 63 deputetë,ndërsa LAOS mbetet me 14 deputetë.

Masat e reja që u votuan dje në Parlamentin grek do të jenë masakruese dhe Greqia do të varfërohet në maksimum,duke sjellë kështu një kaos ekonomik në shtëpitë e emigrantëve shqiptarë.

Nga dita e sotme 13/02/2012 të gjitha rrogat në Greqi janë ulur automatikisht 22%.(për të rinjtë nën 25 vjeç dhe që futen tani në tregune punës).


Klikoni këtu dhe lexoni çfarë është PSI dhe sa do të rritet çmimi i biletës në transportin publik

Postoje


Submit to Delicious

Submit to Digg

Submit to Facebook

Submit to Google Bookmarks

Submit to Stumbleupon

Submit to Technorati

Submit to Twitter

Submit to LinkedIn


Last Updated on Monday, 13 Feb 2012 09:52

Comments Closed