Greqi:Emigrantëve u shtohet një tjetër problem i madh!
20 March, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Pas recensionit një tjetër “pengesë”shfaqet për emigrantët në Greqi.Këto ditë hidhet në votim projektligji për të lejuar të gjithë “marangozët dhe hidraulikët europianë” të punojnë në Greqi pa asnjë pengesë. Qeveria greke u detyrua të pranojë votimin e Direktivës së Shërbimit të Shtëpisë e njohur si “Direktiva Bolkenstain” e cila ka shkaktuar shumë reagime në mbarë Europën.
Kjo do të jetë katasrofike pasi do të ulet shumë kërkesa e punës.Megjithatë emigrantët shqiptarë nuk rrezikohen në veçanti nëse vazhdojnë konkurentë duke punuar më lirë.
Shihni disa nga profesionet që do të preken ndjeshëm:Teknikë, marangozë, hidraulikë Publicitet Këshilltarë biznesi ,Mirmbajtës të zyrave,Mekanikë,topografë,Edukimi dhe trajnimi,Ekspozita, Agjensi Turistike, Qendra Sportive ,Autoshkolla
Burimi albnow.com


Komente: