Gruaja kërkon besnikëri, mashkulli bukuri

25 April, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Eros

Gjinia e bukur, femrat, te meshkujt më shumë kërkon besnikëri, komunikim dhe sinqeritet, ndërsa për meshkujt më e rëndësishme është pamja e jashtme e partneres së tyre, tregojnë hulumtimet e fundit shkencore.

Anketa ku morën pjesë mbi 13 mijë meshkuj dhe femra nga e tërë Evropa, tregoj se femrat janë më të ndjeshme kur bëhet fjalë për zgjedhje të partnerit. Për femrat që duan të lidhen seriozisht, karakteristika kryesore që ato kërkojnë është besnikëria e partnerit.

Nga ana tjetër, 52% e meshkujve tregojnë se bukuria apo dukja e jashtme është gjëja kryesore që duhet të posedoj një femër. Për 32% të të anketuarve, nuk ka rëndësi fakti se a është femra e virgjër apo jo. Për dallim nga meshkujt, femrave nuk ju intereson shumë pamja e jashtme mashkullit, ndërsa 20% e femrave presin që mashkulli i tyre, të fitoj më shumë financiarisht.

Komente: