Hagë, shtetet dorëzojnë argumentet për pavarësinë e Kosovës

18 April, 2009 nga InXhiNieR  
Postuar ne kategorine Informacion

Haga ka nisur mbledhjen e dokumenteve për argumentimin rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, pas padisë së Serbisë se, shpallja e pavarësisë shkel ligjet ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Kosovës në procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Michael Uood, i ka dorëzuar kësaj instance dokumentin me argumentet për pavarësinë e Kosovës. Dokumenti përbëhet nga 200 faqe bazë dhe një aneksi me 300 faqeve të tjera, ku argumentohet pse Kosova meriton të jetë e pavarur dhe pse shpallja e pavarësisë është në përputhje me respektimin e ligjeve ndërkombëtare. Edhe Shqipëria ka dorëzuar raportin e saj në lidhje me këtë çështje, ku argumenton faktorët e respektimit të ligjit në deklaratën e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ndërsa dokumenti i paraqitur nga Serbia përbëhet nga dy libra, përkatësisht 350 dhe 600 faqe, si dhe një numër i madh i hartave i përmban të gjitha elementët e nevojshme dhe argumentimin relevant ligjor për të vërtetuar qëndrimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Edhe Rusia ka dorëzuar në Hagë raportin e saj me të njëjtin qëndrim. Deri më 17 korrik, të dyja palët kanë afat që të kundërshtojnë argumentet mes vete tek Gjykata. Më pas, Gjykata vendos nëse do të thërrasë edhe seancë dëgjimore. Interpretimi përfundimtar pritet pas rreth një viti.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente: