HIQEN VIZAT PER SHQIPERINE!!!

7 October, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

U ndez sot në Strazburg drita jeshile për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.Raporti i Tanja Fajon është votuar sot me 538 vota pro dhe 47 kundër.

Sipas dokumentit ,Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e ksuhteve kryesore për liberalizimin e vizave,por theksohet gjithashtu se vendi duhet të vazhdojë përpjekjet për lufëtn ndaj korrupsionit,integrimin e emigrantëve të riatdhesuar si dhe luftën ndaj kriminalitetit.

Raporti tashmë gjendet në një fazë tjetër ku pret mbledhjen eKomisionit të Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë si dhe Komisionit të Jashtëm të PE-së.

Pas votimit në PE Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian duhet të miratojë me dy të tretat e anëtareve liberalizimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Nëse rezoluta e Fajon miratohet edhe nga Ministrat e Brendshëm të BE-së, në fillim të nëntorit, ajo do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, me gjasë para Krishtlindjeve 2010.

Burimi NewsIt.gr

Comments Closed