Horoskopi per te Dielen – 07.03.09

March 7, 2009 nga InXhiNieR  
postuar ne kategorine Parashikimi i Yjeve

Akrepi

Dita nuk do të jetë e gjitha pushim. Ndonjë keqkuptim i vogël i ardhur nga Jupiteri ne kuadrat, nuk do të modifikojë idenë që cdo gjë është nën kontroll. Ndjeheni të fortë dhe të mbushur me energji, por kjo nuk do të thotë që mund të thyeni rregullat dhe të abuzoni me energjitë.

Binjaket

Influecat e dashura të Venusit dhe Mërkurit vazhdojnë të ju bëjnë të ndjeheni mirë. Përfitoni nga momenti i favorshëm, për ti dhënë rrugë iniciativave dhe projekteve tuaja. Të favorizuara në këtë ditë do të jenë hobet që kërkojnë durim dhe përqëndrim.

Bricjapi

Me Hënën tek Gaforrja, ndonjë zënkë në familje ose me kolegët nuk përjashtohet. Mbusheni ditën tuaj me hobe krijuese, si fotografia ose muzika, që do ju ndihmojnë të shkarkoni nervozizmin e tepërt.

Dashi

Kalimi i Hënës tek Gaforrja reflektohet mbi gjendjen tuaj shpirtërore. Konfuz si jeni sot i keni idetë e qarta, por nuk arrini ti shprehni. Rrezikoni të jeni i keqkuptuar prandaj bëni shumë mirë të evitoni diskutimet impenjative. Duhet të bëni kujdes nga korrentet e ajrit.

Demi

Përfitoni nga kjo ditë për ti lejuar vetes pak rilaks. Lini mënjanë mendimet, shuani celularin dhe dedikojuni hobeve tuaja të preferuara. Një shëtitje në ajër të pastër, ose në rrugët me pemë të qytetit do ju mbushë trupin dhe shpirtin.

Gaforrja

Nëse Urani ekzalton kalimin e Hënës në shënjën tuaj, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Venusin tek Plutoni. Në dashuri dhe në punë cdo gjë shkon mirë. Bëni mirë të modifikoni atë që nuk ju pëlqen tek ju, si në aspektin e jashtëm ashtu edhe në zakonet tuaja.

Luani

Falë influecës positive të Venusit, mund të keni një argument të mirë për të bindur klientët me idetë tuaja. Ndoshta nuk i keni thënë personit të dashur se sa i rëndësishëm është për të dhe nuk keni treguar akoma seriozitet në qëllimet tuaja.

Peshorja

Idetë janë të mëdha por pak të shpërndara. Merrni kohë nëse nuk dini si të silleni me dikë që në të kaluarën ju ka bërë të vuani dhe tani kthehet i penduar. Nëse e keni ndërprerë aktivitetin fizik, është momenti për ta rinisur. Mos harroni që mendja e shendoshë në trup të shëndoshë.

Peshqit

Një lajm i bukur, fare i papritur mund të vijë në darkë. Pregatituni për një takim të këndshme. Dedikojini më shumë kohë të shkruarit, pikturës dhe muzikës. Jepini hapësirë krijimtarisë në cdo mënyrë. Është burimi juaj i cmuar.

Shigjetari

Për fat stuhitë nuk zgjasin shumë gjatë. Vazhdoni me qetësi për të cuar përpara projektet që keni filluar, që do ju sjellin kënaqësi në ambjentin e punës. Kërkoni gjithmonë zgjidhje të reja për shëndetin tuaj, pro pastaj duhet të impenjoheni për ti vënë në praktikë.

Ujori

Dita mund të ju ofrojë një mundësi të mirë për ti dhënë rrugë të lirë krijimtarisë dhe fantazisë. por bëni kujdes me aspektet praktike. Vini dorë në axhendën tuaj dhe vini rregull në takimet dhe impenjimet duke i dhënë prioritet atyre që duken më interësante. Për të kuruar një sëmundje të vjetër nevojitet një terapi e re.

Virgjeresha

Hëna tek Gaforrja jep një kontribut pozitiv në këtë ditë, që do të jetë e qetë, ideale për një qëndrim me familjet. Në rast se do ju duhet të takoni një person të ri, për një herë të vetme bëni mirë të udhëhiqeni nga instikti juaj. Bëni kujdes sepse Saturni sot ju bën të mbylleni shumë në vetevete.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente

Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...