HRW kritika Athines: Nuk mbron femijet emigrant

22 December, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

ATHINE- Organizata “Human Rights Watch” kritikon Greqinë se po shkel detyrimet themelore lidhur me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve emigrantë. Në një raport të publikuar nga kjo organizatë Greqia kritikohet për indiferencën e e saj në mbrojtjen e emigrantëve të mitur dhe të pashoqëruar të cilët shpesh bëhen viktima të abuzimeve të ndryshme në duart e policisë civile ose portuale”.
Raporti thekson se “Një mijë fëmijë emigrantë të pashoqëruar, që kanë hyrë në Greqi në vitin 2008 pa prindërit ose pa mbrojtjen e një të rrituri, luftojnë për mbijetesë pa asnjë ndihmë nga shteti”

Në raportin e titulluar “Të braktisur për të mbijetuar: refuzim sistematik i mbrojtjes së fëmijëve emigrantë të pashoqëruar në Greqi” shkruhet se: “Të miturit, ndër të cilët vajza 10 vjeçe, mbahen rregullisht nga autoritetet greke në burgje bashkë me të burgosurit e rritur, gjë që rrit gamën e prekshmërisë së tyre”.

Ekspertët e HRË nënvizojnë se fëmijët shfrytëzohen dhe kryejnë punë të rrezikshme, lypin dhe banojnë në vende të ndyra ose në parqe.

Raporti thekson edhe pengesat e mëdha që nevojiten për të siguruar azil në Greqi

“Shanset për sigurimin e një statusi refugjati nga këta emigrantë janë pothuaj zero”,thuhet në raportin e HRË. Greqia kritikohet vazhdimisht nga Këshilli i Europës, nga Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët, UNHCR, ose nga Amnistie International për politikën e saj “shumë të shtrënguar” të dhënies së azilit si dhe për sjelljen e autoriteteve ndaj emigrantëve dhe të miturve.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: