Humore

19 January, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Barcaleta

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Të folurit

Flasin dy miq për një femër:
- Allahile, pse po vrapojnë të gjithë pas kësaj femre?
- Për shkak të problemit të saj me të folur.
- Çfarë problemi more?
- Nuk dinë të thotë “jo”!

Afrika

Kthehet Rrusta prej Afrikës dhe i lavdërohet Shulit:
-… e tani kam kërcyer në një luan dhe i kam këputur bishtin!
- Rrusto, a mos ja ke këputur kokën pahiri?
- Ah, jo bre atë ja kish pas këputur dikush më herët.

Ilaçi

Rrin Faza e shtrirë në krevat, i afrohet Rrusta i eksituar. Në njërën dorë mban një gotë me ujë, e në tjetrin aspirinë …
Faza:
- Çka ke more Rrustë? Çka po më duhet aspirina, nuk po më dhemb koka!
Rrusta:
- E moj grua, po këtë desha edhe ta dëgjoj prej teje!

Letra

Pyet mësuesja nxënësit:
- A e dini se në vendin tonë brenda muajit shpenzohen nga 20 kg letër tualeti për kokë banori?
- I vetmi Shuli e ngrit dorën, e mësuesja e pyet.
- Çfarë e ke të paqartë Shul?
- Paj, nuk e kam të qartë pse për kokë?

Delet

Shkojnë policët në një fshat dhe shohin një kope delesh, e njëri prej tyre thotë.
- Hajde ta marrim një dele në shtëpi dhe ta pjekim.
- Kur ata dalin nga livadhi, vjen çobani.
- Ju sigurisht jeni policë?, u thotë ai.
- Jo more, e ku po e di ti?
- Po prej tërë këtyre deleve ju ma morët qenin e Sharrit.

Libri i ankesave

- Kamerier, ma sillni librin e ankesave!, i drejtohet një mysafir.
- Kamerieri ia sjell librin dhe mysafiri e pyet:
- Më tregoni, a i lexoni ndokush këto ankesa?
- Natyrisht. Nganjëherë qeshemi me nga gjysmë orë me to, ia kthen kamerieri.

Barku

- Qëndron një polic i trashë para çerdhes së fëmijëve.
- Në atë kohë i afrohet kujdestarja dhe e pyet:
- Më falni, a po prisni fëmijë?
- Jo more, këtë e kam prej birrave, ia kthen polici.

Gabimet

I thotë mësuesja Xhemës:
- Nesër duhet të vish në shkollë me gjyshin.
- Ndoshta po mendon me babën, thotë Xhema.
- Jo, por me gjyshin, le ta sheh edhe ai vet çfarë gabimesh po i bën djali i tij në detyrat tua të shtëpisë.

Engjëlli

Rrusta i thotë Shulit.
- Gruaja ime është engjëll!
- Shuli ia kthen.
- I lumi ti, e imja ende është gjallë!

Shalqiri

Shkon Xhema për vizitë te vjehrra, e ajo e pyet:
- Allahile dhëndër, a ka te ju ende asi shalqi të mirë? A të kujtohet që të kam pas thënë se gjysmën e jetës e kisha dhënë për një të tillë…
- Si nuk më kujtohet, mu për këtë t’i kam sjellë dy.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: