Inagurohet autostrada qe lidh Greqine me ballkanin e Evropen Juglindore
30 May, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
GREQI- Kryeministri grek Kosta Karamanlis ka inauguruar sot autostradën (e njohur ndryshe si rruga Egnatia), që do të lidh shtetin helen Greqinë me disa vende ballkanike si dhe me Evropën juglindore. Kjo autostradë është me gjatësi prej 670 km, pjesa e parë e saj me një gjatësi prej 400 km, u hap për qarkullim në vitin 2004.
“Sot, u hap për qarkullim rrjeti më i rëndësishëm rrugor, një autostradë që lidh perëndimin dhe lindjen”, nënvizoi Karamanlis, i cili ndodhej në Igumenitsa për të inagurimin e kësaj vepre.
Nëntë akset kësaj autostrade që përbëhen nga shumë ura e tunele lidhin Greqinë me Shqipërinë, Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë.
‘Janë këto rajone në veri të vendit, deri tani të izoluara, që do të përfitojnë nga kjo autostradë, traseja e së cilës ndjek rrugën e vjetër romake”, theksoi Karamanlis.
Kjo rrugë i filloi punimet në vitin 1995, lidh portin e Igumenitsas në detin Jon në kufirin greko-turk. (a.r/ata/balkanweb)


Komente: