Shijet e meshkujve rreth pjesëve të trupit femëror

June 4, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Kur bëhet fjalë për flokët, hulumtimet tregojnë se shumica e meshkujve pëlqejnë biondet, ndërsa kur bëhet fjalë për pjesët tjera të trupit, shijet dallojnë nga shteti në shtet.

Studimet kanë treguar se argjentinasit pëlqejnë femrat me prapanicë të formësuar, ndërsa britanikëve u pëlqen gjoksi i vogël.

“Edhe pse argjentinasit me fjalë ishin të përcaktuar te gjinjtë, shikimi i tyre ka qenë gjithmonë i drejtuar te prapanica e femrave”, thonë ekspertët pranë Universitetit të Buenos Airesit, të cilët e kanë realizuar studimin në atë vend.

Më herët është realizuar një studim i ngjashëm edhe në Britani të Madhe, në bazë të të cilit është ardhur në përfundim se britanikët (për dallim nga meshkujt tjerë?) pëlqejnë gjinjtë e vogla.

Studime të tilla nuk janë realizuar te shqiptarët, megjithatë hapësira për komentim mund të na japë një pasqyrë se çfarë pëlqejnë ata… /Telegrafi/

Rreziku i të qenët femër e shëndoshë franceze

December 28, 2013 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Parisi është vendi ku të qenët elegante deri në ekzagjerim është normë. Nëse gratë kanë elegancën e duhur, kanë shanse për sukses të plotë. Por për shumë, kjo është një formë e re tiranie në vendin e lirisë

 

Për dekada, imazhi i grave pariziene të holla dhe me elegancë ka qenë standardi themeltar dhe sinonim i stilit. Kjo ka bërë që disa gra të tjera në Francë të ndihen jo rehat dhe të papërshtatshme.

Izabel, (Isabelle), një 50-vjeçare drejtoreshë e një galerie arti në Paris thotë: “C’est simple. Chic plus mince egale succes. (Është e thjeshtë. Shik plus e hollë baras me sukses”.

Ajo po flet për gratë franceze dhe imazhin e tyre.

“Kjo është se si funksionon për gratë këtu”, shpjegon ajo. “Nëse je e shëndoshë, nuk do të marrësh vend pune. Por nëse ke siluetën – shik, ultra e dobët, elegante – pak a shumë ia ke dalë”.

Izabel është një përjashtim shumë i rrallë nga ky rregull – ajo në fakt është goxha e shëndetshme – por, duke qenë e vetëpunësuar, ajo ia del ta kapërcejë problemin. Izabel pëlqen të jetë mbi peshë në një shoqëri që është e fiksuar me elegancën dhe konformitetin.

“Të qenët e shëndoshë më bën mua të ndihem e lirë, megjithëse nuk arrij të gjej kurrë diçka për të veshur nëpër dyqanet e Parisit. E mbaj mend shumë mirë herën e fundit që u përpoqa, pamjen e tmerruar të shitëses. ‘Madam, unë natyrisht nuk kam asgjë këtu për ju’, ulëriti ajo”.

Ajo thotë se çdo grua franceze ndien se ka nevojë të humbë së paku 2 kilogramë dhe se biznesi i dobësimit në vend është i stërmadh. Farmacitë janë përplot me produkte që pretendojnë se sjellin mrekullinë dhe revistat e grave kanë një sasi të pafundme artikujsh me këshilla për dobësim.

Shumica e presionit që gratë franceze ndiejnë për të qenët e shëndoshë vjen nga një shoqëri që ka tolerancë zero ndaj mbipeshës. “Dhjami” është një fjalë turpi, një sharje. Është e vështirë të gjesh mënyrën e duhur për ta thënë atë. Për fat të mirë ka shumë eufemizma të tjera nga mund të zgjedhësh.

Ajo që nuk është e dhjamosur apo e shëndoshë, është e rrumbullakët e fortë, solide, apo me veshje të trasha, një fjalë që përdoret edhe për shtresën e mbulimit të një çokollate, ëmbëlsire apo keku.

Ka një ide të vendosur mbi median që francezët e quajnë “anglo-saksone” se gratë franceze nuk bëhen kurrë të shëndosha. Ata thjesht  ndjekin një seri rregullash mistike, nga nëna te vajza, që qeverisin të kujdesurit personal, sjelljen dhe, mbi të gjitha, të ngrënët.

Një dietë e balancuar. Shumë produkte të freskëta. Tri vakte në ditë. Asnjë ushqim shtesë. Ushtrime të rregullta dhe të përshtatshme. Asgjë me tepri.

Kjo është ajo çfarë çdo grua e arsimuar e Perëndimit duhet t’u mësojë fëmijëve të vet – si meshkuj, ashtu edhe femra, – pavarësisht kombësisë.

Megjithëse shumë gra ndjekin këtë regjim për të qëndruar të shëndetshme dhe me trup arsyeshëm të hollë, ne kemi edhe siluetën e hollë fare, për të cilën duhet të arrish gati në uri.

Ka shumë familje të shtresës së mesme në Paris, të cilat ulen në një vakt me zarzavate të përgatitura me avull dhe me një gotë çaj barishtesh në darkë për të shmangur mbipeshën.

“Nuk ka asgjë të mistershme këtu. Natyrisht gratë franceze shtojnë peshë”, thotë Sonia Fertshak (Feertchak), kryeredaktore e L’Encyclo des Filles, një revistë popullore për shëndetin dhe bukurinë për vajzat në moshën e adoleshencës.

“Por fakti është se ato nuk guxojnë dhe disa prej tyre do t’ia nënshtrojnë veten urisë për shkak se kjo shoqëri e konsideron femrën e shëndoshë si një dështim. Gratë e shëndosha shihen si budallaqe. Mendohet se jetët e tyre janë jashtë kontrolli, ato janë të shëmtuara dhe dështake të çuditshme”, shpjegon Sonia.

“Gratë kanë arritur shumë gjëra nga Franca deri tani – ne kemi një zë në politikë, kujdes të mirë për fëmijët, akses në vende pune – por në vend që të fitojmë më shumë vetëbesim, ne jemi gjithnjë e më të fiksuara me peshën dhe formën. Coco Chanel na çliroi ne nga korseja më shumë se 80 vjet më parë – por ne kemi rënë në një korse mendore në vend të saj – një siluetë që supozohet se përbën perfeksionin dhe që është e papërballueshme e shkakton çrregullime të ngrënies e shumë probleme”, shton ajo.

Kudo që dikush hedh sytë në Paris, ajo është atje, femra e idealizuar franceze, duke dalë me klas nga autobusët, nëpër reklama apo stacione metroje; e vogël, elegante dhe shumë e dobët; reklamimi i çdo gjëje nga të brendshmet te buzëkuqi apo sigurimet e makinave, madje edhe ushqimi – akullore apo parfe, madje edhe djathi i pasur franceze gjendet në gojën e saj e mrekullueshme gjysmë të hapur.

“Është absolutisht një tirani”, thotë Marjorie, një 49-vjeçare drejtoreshë ekzekutive, e cila vetë është e hollë si laps. “Tirania e siluetës, e quajmë ne – por është një lloj ëndrre, sepse prezantohet si sukses i plotë. Nuk është si në Britani ku spektaklet televizive kanë gra të të gjitha formave dhe përmasave që bëjnë të gjitha llojet e gjërave. Unë e dashuroj atë të shëndoshën 55-vjeçare që puth burrat në buzë. Këtu nuk e sheh kurrë diçka të tillë”, shton ajo.

Marjorie punon pranë lagjes pariziene të Seint Denis ku ka një popullatë të madhe emigrantësh nga Magrebi. Ajo është e frymëzuar nga ato gra të shëndetshme dhe në mënyrën se si ato ecin.

“Ato janë shumë më tepër femërore sesa shiku ynë parisien”, thotë ajo, “por e vërteta është se nëse duan karrierë në këtë shoqëri, duhet që paraprakisht të dobësohen”.

 

 

 

Eufemizmat franceze për të qenët të shëndoshë

ronde (e rrumbullakët)

robuste (robuste)

forte (e fortë)

solide (solide)

dodu (me pulpë)

rondelette (topolake)

enrobee (me rroba)

G.shqip

Një abetare e rrallë më shumë se 100-vjeçare

June 29, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

Nga: Prof. dr. TOMOR OSMANI
Një abetare e rrallë më shumë se 100-vjeçareBotimi i trashëgimisë kulturore ka vlerë të veçantë për historinë e kulturës dhe të arsimit tonë kombëtar. Këto vepra që lidhen me një të kaluare të largët, pak ose aspak të njohur, paraqesin interes për atë fushë dijeje që i përkasin.
Vite më parë prof.dr. Shefik Osmani na bëri të njohur përmes një artikulli të botuar, më 31 mars 1982 në gazetën “Mësuesi”, me titull “Abetarja e Zymit”, se në Arkivin e Shtetit ruhet një abetare e vjetër e shaptilografuar. Autori jep për herë të parë të dhëna për këtë abetare, e cila kishte 80 faqe të përmasave të zakonshme, pa autorësi, por vetëm me shënimin me dorë, Zym, 20 maj 1900. Gjithashtu ndalet në përshkrimin dhe vlerat e kësaj vepre.
Kjo abetare, me kalimin e viteve, tërhoqi vëmendjen edhe të studiuesve të tjerë dhe të mësuesve, duke botuar shkrime ose duke referuar në konferenca shkencore si në Zagreb (2008), Prishtinë (2010), Zym (2010) etj. Kjo vepër zgjoi edhe interesin e Famullisë së të Ngriturit të Shën Mërisë në Qiell Zym- Has, e cila pak ditë më parë, bëri një botim luksi anastatik të kësaj vepre me titull “Abetarja e Zymit” (20 maj 1900), Zym – Has, 2013, libër që fatmirësisht ma dhuroi d.N.Ukgjini.
Fundi i shekullit XIX dhe shekulli XX do të karakterizohen nga përpjekjet e patriotëve shqiptarë për lëvrimin e gjuhës shqipe. Në rrethanat e sundimit osman kjo abetare ka vlerë, si një ndër abetaret e para të shqipes në Kosovë. Në këtë periudhë ishte e domosdoshme hartimi i ndonjë teksti mësimor, e në radhë të parë i abetareve, kur popujt e tjerë të Ballkanit këtë problem e kishin zgjidhur kohë më parë, si grekët, rumunët, bullgarët dhe serbët. E çeli këtë udhë për shqipen Naum Veqilharxhi, duke botuar, më 1844 dhe 1845 Ëvetarin, që luajti një rol të rëndësishëm për mësimin e gjuhës shqipe dhe u vazhdua me abetare të tjera të hartuara nga Konstandin Kristoforidhi, Daut Boriçi, Shoqërisë e Stambollit ( 1879) etj., si dhe u botuan disa gramatika për gjuhën dhe në gjuhën shqipe. Gjithashtu, më 1879 ishte miratuar alfabeti i Stambollit, ai i shoqërisë Bashkimi”, më 1899 dhe në Veri vazhdonte të përdorej alfabeti i autorëve të vjetër. Në këto rrethana kulturore u botua edhe abetarja e Zymit.
Ky ribotim i kësaj vepre hapet me një shkrim të Don Ndue Ballabanit “Abetarja, mrekullia e shtatë e Zymit”, ku shënohen shtatë mrekullitë kulturore të kësaj zone, duke përmendur autorët më me emër që kanë dalë ose kanë shërbyer në Zym.
Abetarja e Zymit prej 80 faqesh, fillon me shkronjën i dhe u të vogël, por në krye të faqes me alfabetin që është zbatuar në vepër është shënuar me dorë, Zym, 20 Mâj 1900, Prizren. Kjo faqe dhe disa faqe të tjera kanë edhe vulën e Bibliotekës Kombëtare, Tiranë.
Nga faqja 22, që autori e konsideron si pjesë të dytë, ka përsëritur edhe njëherë alfabetin, por tashme duke paraqitur, përveç shkronjave të dorës të vogla dhe të mëdha, edhe shkronjat e shtypit. Në vazhdim jepen fjali të ndryshme me vlerë njohëse ose edukative. Në faqen 75 shënon përdorimin e apostrofit për shkronjat N, M, C, S, Sc, ndërsa në f. 78 ka dhënë numrat nga 1-10 edhe me fjalë. Në vazhdim në f.79-80 është paraqitur pasqyra e alfabetit e përdorur në abetare, praktikë për çdo botim kur nuk ishte i miratuar alfabeti i përbashkët i shqipes. Duke qenë se ky ishte një abetar, ishte e detyruar të ndiqej tradita e botimeve të kësaj natyre, pasi qëllimi ishte të mësonte shkrim-leximin e shkronjave të gjuhës sonë. Në faqen 81, shkruar me shkrim dore dhe me alfabetin e sotëm ka këtë shënim: Alfabeti i litografuem i Jak Specit ia fali Lumos prof. Luigj Shala që e gjet në Prizrend me 20 maj 1900. Një faqe me pas ka përsëri një shënim tjetër: M’a fali Z.Luvixh Shala (alias Bogdani) profesor i didaktikës në Institutin Femnor. E ka përdorur vetë në Prizren. Alfabeti i vjetrë i thanë ay i Jak Specit. 5.Janvier 1935.
Në fund botuesi ka përfshirë një shkrim të Frrok Kristaj “Abetarja e Zymit dhe abeceja shqipe”, si dhe jepet një listë bibliografike prej 20 titujsh.
Abetarja ka një strukturë të tillë: Përveç shkronjave, siç e theksuam më sipër, jepen fjalë të ndara në rrokje, ushtrime duke përdorur fjalë të plota, në disa raste edhe fjali me ose pa lidhje kuptimore njëra me tjetrën, por më shumë me vlerë edukative ose fjalë të urta, si: Djali i mir e nderon prinden; kush do shum, jet pa kurgja; zoti vonon, por nuk harron; mos rri kot, por puno; bora asht e bardh; shkollari mson fmit; Zefi asht nji fmi i paster.Kmishen edhe petkat e tjera i ma dlir. Ftyren e lan per dit. Gjith shtati i ban drit prej paqllekut…, T’mendoj shum-pak t’flas; T’baj mir, t’bahem i urt; Uku e ndrron qymen por vesin jo; Fol pak e mir; I lumi aj qi punon. Autori i abetares në shumë pak raste jep edhe shembuj fjalish të përbëra: Perpara se me e fillue nji pun a mir me menduem pak. Siç e kanë vërejtur edhe ata studiues që kanë shkruar për këtë abetar, disa nga këta shembuj kanë jo vetëm karakter njohës, praktik dhe edukativ,por edhe patriotik, si: Niri e do vendin ku ka le; Un jam shqyptar e flas shqyp. Shqypnija asht e dashtuna, atdheja e jon. Në këtë botim janë paraqitur edhe pak tekste të shkurtra që ilustrojnë shkronjën e dhënë.
Në abetaren e Zymit ndeshim edhe disa emra gjeografikë, si Afrikë, Evropë, Shkup dhe Prizren e Zym, por edhe Shkoder, Bun dhe Drin. Autori nuk është shtrirë më tej në gjeografinë e vendit përmes shembujve që ka dhënë, ku qëllimi nuk ka qenë të evidentojë emra gjeografikë, por ka shënuar ato emra që mendojmë se nxënësit i kanë njohur. Ky mund të jetë edhe një argument se autori i saj mund të jetë nga ato zona.
Dukuritë
gjuhësore
Po ndalemi në disa dukuri gjuhësore të abetares, me karakter fonetik.
Rreth sistemit shkrimor. Ndonëse po ta marrim të mirëqenë botimin e kësaj abetareje në vitin 1900, atëherë dihet se në atë kohë qarkullonte alfabeti i Stambollit, i cili nga fundi i shekullit XIX kishte filluar tatëpjeta e tij dhe nuk arriti të bëhej alfabeti kombëtar i shqipes. Ai u përdor vetëm në Shqipërinë e Jugut dhe nuk pati shtrirje në Veri, ku filloi të përhapej alfabeti i shoqërisë “Bashkimi”, i krijuar në vitin 1899, si dhe vazhdonte të përdorej alfabeti i autorëve të vjetër, kryesisht në veri, pa përjashtuar edhe alfabete të tjera të përdorura në atë kohë e të zbatuara në revista dhe gazeta, si ai i “Albanisë”(1897-1909) i Faik Konicës, i së përkohshmes “Shqipëria” (1897-1899) që dilte në Bukuresht etj. Në këtë pështjellim të shkrimit të shqipes, shumë nga ata që kanë shkruar për këtë abetar, nuk kanë arritur të përcaktojnë përfundimisht se kujt i përket ai sistem shkrimor. Mendoj se alfabeti i abetares së Zymit të çon në gjurmët e alfabetit të Pjetër Bogdanit. Një dukuri e tillë besoj se lidhet jo thjesht në ngjashmërinë e shkronjave, që është një fakt real, por edhe nga vendlindja e Pjetër Bogdanit që ishte nga Hasi i Prizrenit dhe nga qëndrimi i tij në Prishtinë për 15 vjet ku këtu gjeti edhe vdekjen. Gjithashtu alfabeti i Bogdanit pati jehonë tek pasardhësit që e zbatuan me ndryshime të parëndësishme, si “Kuvendi i Arbënit”(1706), Gramatika e Da Leçes (1716), Doktrina kristiane (1743) e Gj.N.Kazazit dhe në fillim të krijimtarisë në përkthimet dhe në ndonjë krijim origjinal edhe te Ndre Mjeda. Dhe nuk ka sesi që, kushdo që të jetë autori kësaj abetareje, të mos jetë ndikuar nga sistemi shkrimor i P. Bogdanit, duke përmendur edhe ata zymjanë, si Sh.Gjeçovi etj, që ishin rritur me veprën e tij.
Abetarja e Zymit ka 32 shkronja, si dhe dyfishon bashkëtingëlloren n për nd (32 + 1),siç e kanë përgjithësisht autorët gegë të shek.XIX dhe së fundi alfabeti i shoqërisë “Bashkimi”, por, që në sistemin alfabetik të shqipes nuk përfshihet.
Po ç’risi kemi në sistemim shkrimor të abetares së Zymit me atë të autorëve të vjetër. Nëse alfabeti i Buzukut kishte pesë shkronja të veçanta, pasardhësit i reduktuan në tri. Sistemi fonologjik i shqipes erdhi gjithnjë duke u plotësuar dhe u pakësuan variantet e shkronjave, si dhe u dallua grafikisht zanorja ë, fillimisht nga L.Matrënga dhe më pas nga Pjetër Bogdani që përdori një e me theks (è).
Autorët e vjetër u mbështetën në alfabetin latin-italian, dukuri që e ndeshim edhe te abetarja e Zymit. Bogdani përdori tri shkronja të veçanta për dh-th, y dhe z, si dhe dyshkronja greke për ll dhe k. Edhe në abetaren e Zymit kemi tri shkronja të posaçme për dh (th), (Kjo shkronjë tek të gjithë autorët e vjetër është e stilizuar, e tillë paraqitet edhe në këtë abetar), y (Te abetarja e Zymit është një 8 e mbyllur, por kur është e dorës ka edhe një vijë në kokë dhe një poshtë për t’u lidhur me shkronjat e tjera), z, si dhe një shkronjë greke për ll. Nuk dallohet grafikisht zanoren ë, e cila ose nuk pasqyrohet ose shënohet me e, si dhe me një grafemë paraqet dy tinguj-fonema, si c për ç dhe q, g për gj dhe xh, z për c dhe x. Ka tre dyshkronjësha: gh për g, gn për nj, si dhe dyfishon grafemën e posaçme dh për th.Ne në abetar ndeshim në një fjalë të vetme edhe oe: voe (f.34) dhe përsëri në një fjalë grafemën nj si në alfabetin e sotëm njeri (f.68).
THEKSI
Nuk e dimë shkallën e kulturës së autorit, por vihen re përpjekje, megjithatë shumë modeste, për të qenë sa me koherent në të shkruar, me sa më pak luhatje, ndonëse ata kanë qenë të paevitueshme.
Fjalët e theksuara në fund të fjalës nuk paraqiten me theksin e mprehtë, por me një vijë sipër, ashtu kur duam të shënojmë një zanore të gjatë, si: Liri, besni, gegni, i ri, gji, u, por edhe për të shënuar një zanore të gjatë: pik, pul, detar, niri, shpis etj.
Theksi hundor. Në abetare është përdorur mjaft dendur theksi hundor, gjithnjë para bashkëtingëlloreve hundore, si: lîni, lîqêni, qêni, çûni, dâm, âsht, grûni, plûm, hûnda, s?. Siç shihet, të gjitha zanoret, me përjashtim të ë-së paraqiten edhe të hundorizuara.
Togjet zanore. Përgjithësisht paraqiten të reduktuara, duke pasqyruar shqipen e shkruar të asaj periudhe në Veri dhe në Kosovë: dilli, milli, gruja dur, dul, muj, lujt, shkruj, fajtur, ftu, por levdue, lexue, nimue, mue, mendue, gabue, fillue etj. Siç shihet, vërehet se togu ue ka filluar të ketë shtrirje edhe në Veri.
Grupi bashkëtingëllor mb gjithnjë paraqitet i asimiluar: kama, plumi, mreti, themra, shkami, kulla, dhima, mramja. Ndërsa grupi nd, siç e theksuam, dyfishohet në abetar, si : mennue, lûnner, sundon, senn, mennim katunn, por edhe katun.
Sonorizimi. Është një dukuri tipike, ku në trajta të ndryshme, fjala shkruhet me bashkëtingëllore të zëshme, si: zog, elb, rrogtar, zheg, i madh, idhnim, blegron, larg, por baktija, hith etj.
Zanorja ë. Nuk i dallon fonemën ë nga e-ja. Veçanërisht kur është fundore ajo nuk pasqyrohet fare në shkrim, si në emrat e gjinisë femërore, por edhe mashkullore, si dhe në ndonjë pjesë tjetër të ligjeratës: pem, pul, buk, furr, kunor, djal, djath, djall, vjam, i urt, gjithmon, pes, etj. Nuk pasqyrohet ë-ja edhe në rasën emërore të shumësit të shquar: shokt, kamt, gjindt, dejt, lopt, gurt, dhambt, pemt . Është përdorur e-ja për ë në të gjitha rasat e emrave të gjinisë femërore, trajta e shquar, si: i botes, veres, babes, dimen etj.
Apostrofi. Te abetarja e Zymit apostrofi përdoret kryesisht për të shënuar rënien e zanores ë.
Kështu parafjala në përdoret me apostrof si përpara emrave që fillojnë me zanore ashtu edhe përpara atyre që fillojnë me bashkëtingëllore, si: n’udh, n’ shkoll, n’dimen etj.
Trajta e shkurtër e përemrit vetor më apostrofohet, si: m’puthi, m’lagu,m’ka fal etj.
Formanti të i lidhores, si dhe “nyja” para mbiemrave, qofshin edhe të emërzuar apostrofohet: t’lahem, t’rri, t’bahem, n’katund t’vjetër, pajtori i t’rive
C’(=ç) apostrofohet kur është përemër pyetës, por edhe si pjesëz: Ç’dit asht? Ç’mot i keq!, ç’pem e shishme!, ç’zog i bukur! etj.
S -ja apostrofohet kur përdoret si pjesëz mohimi: s’rrej, s’flas. s’rri.
Sc(=sh) apostrofohet vetëm kur përdoret në fjalën shën, si: Sh’Pjetri, Sh’ Luigji etj.
Leksiku. Në abetar ndeshim edhe disa turqizma, si : heqim, bidat, qylah, kazan, nasihat, kasap, kaçak, nasihat, dynja, kandar etj.
Shtesa. Vërehet dukuria e shteses në fillim të foljeve ose të mbiemrave që fillojnë me zanore të cilave u shtohet një h: t’hikim, heci, e heger, hagrepi etj.
Rënie. Kjo dukuri vihet re në emrat që dalin me fundoret -ur dhe në foljet e formuara prej tyre, si: Flutra flutron, lepri etj, ndërsa kur dalin me -ull u-ja nuk bie: tjegulla, sjetulla, vetulla etj.
Nën ndikimin e ligjërimit të folur nuk përdoret ë-ja paratheksore në rrokjen e parë: lkur, lmosha, msim, fmi, kmishen, ftyra etj.
Përdor termin zanore dhe perzantore për bashkëtingëllore.

***
Nga sa parashtruam më lart, vihet re se edhe në këtë botim ka filluar të ndjehet prirja e disa dukurive fonetike, që më vonë do të përgjithësohen. Do të jetë Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916-1919) që këto evoluime të gjuhës do t’i diskutojë dhe do t’i përfshijë në Rregullat mbi ortografinë e gjuhës shqipe të shkrueme (1917).
Ndonëse abetarja e Zymit është një libërth i vogël, ruan edhe sot vlerat e tij për historinë e abetareve, pasi në atë kohë, kur gjuha shqipe përdorej vetëm në ndonjë shkollë të vendit tonë, ajo duhet të ketë luajtur një rol të rëndësishëm për përhapjen e gjuhës shqipe dhe të shkrimit të saj, në një fshat, siç ishte Zymi i krahinës së Hasit dhe më tej.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Rama për barazinë gjinore: 50 për qind gra këshilltare në bashki dhe komuna

April 24, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Barazia gjinore dhe pjesëmarrja e grave në jetën publike ishin në fokusin e një konference që PS organizoi në qytetin e Shkodrës në vijim të prezantimit të kapitujve të programit për një Rilindje shqiptare.

rama ne shkoder

Kreu PS Rama apeloi për hapjen e një rruge të re ku përmes politikave të reja të barazisë gjinore të rritet roli dhe pjesëmarrja e gruas në politikën aktive, si në parlament, ashtu edhe në qeverisjen vendore, përfshi administratën publike dhe që kjo të bëhet realitet Rama ndërmori një angazhim konkret.

“Jemi të bindur se ka ardhur koha për të marrë një angazhim konkret, 50 % gra këshilltare në bashki dhe komuna. Eksperienca e ka provuar që funksionon dhe funksionon shumë mirë. Në marrjen në punë në shërbimin publik të grave dhe vajzave të mos ketë diskriminim. Të shtojmë numrin e grave dhe vajzave në përfaqësim, në administratën publike, të nxisim pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në sipërmarrje dhe të ndërtojmë një politikë të posaçme për të luftuar papunësinë femërore. Për ne do të jetë një nga objektivat kryesore të mirëqeverisjes pas 23 qershorit”, tha Rama.

Kreu i PS u angazhua se ulja e papunësisë së vajzave dhe grave do të jetë një prioritet i mirëqeverisjes pas 23 qershorit, përfshi dhënien fund të festave dhe mitingjeve të organizuara, siç theksoi ai, me pahir me ata që janë të punësuar në shtet.
23 prill 2013 (gazeta-Shqip

Stili ushtarak, tendencë e dimrit 2013

January 31, 2013 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Për të qenë shumë në modë në këtë sezon, nuk mund të mungojë në gardërobën tuaj të paktën një veshje që të kujton stilin ushtarak aq shumë të adhuruar nga njerëzit e famshëm dhe ata që ndjekin modën.

Që nga xhaketat me supe të larta e të gjera, kopsat ngjyrë ari dhe stampat mbi pantallonat, këpucët ushtarake e deri tek rripat e gjerë që nxjerrin në pah format e trupit tuaj: markat e famshme dhe shtëpitë e modës Low Cost kanë vendosur ta veshin gruan si ushtar, por me një veshje magjepsëse dhe shumë femërore në të njëjtën kohë.

Gruaja që do të vendosë të ndjekë këtë stil për dimrin 2013, ka sigurisht një personalitet shumë të fortë, të cilin kërkon t’ia tregojë botës, duke zgjedhur një look agresiv e të guximshëm. Që nga përzgjedhja e ngjyrave, të cilat janë ngjyrat klasike të lidhura me ambientin ushtarak, si jeshilja e errët, kafeja dhe e zeza, deri tek prerja e veshjeve drejtkëndëshe dhe të drejta tek palltot, por duke venë në dukje, pikërisht atëherë kur nuk e prisni, gjithë feminilitetin tuaj, nëpërmjet rripave të gjerë të lidhur në bel (që të kujtojnë uniformat) dhe nëpërmjet përdorimit të këpucëve, çizmeve e dekolteve, ku nuk mungojnë asnjëherë takat.

Edhe xhaketat janë përpunuar në stil ushtarak, me forma kuadrate dhe mbërthime me dopiopet. Edhe kostumet klasike kanë një aspekt më formal e mashkullor, me praninë e kopsave të arta, xhepave mbi xhaketë dhe jakave të ngritura si jaka këmishe. Ndërsa shumë stilistë kanë preferuar të mbajnë format femërore e të intensifikojnë ngjyrat.
Është rasti i Victoria Beckham, që në New York Fashion Week kishte veshur një prej fustaneve të saj të ngushta në ngjyrë jeshile ushtarake.

Përsa u përket çantave dhe çizmeve, rruga është e hapur për çantat praktike me rrip në qafë dhe çizmet e larta deri poshtë gjurit, me lidhëse të kryqëzuara dhe taka.
/Telegrafi/

Pse na duket tërheqëse fytyra e dikujt?

January 31, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Shumica e njerëzve më së pari do të vërejnë fytyrën e dikujt edhe në bazë të saj do të vlerësojnë sa është personi tërheqës.

Shumica e njerëzve më së pari do të vënë re fytyrën e dikujt dhe në bazë të saj do të vlerësojnë se sa është tërheqës ai person. Simetria e fytyrës ka ndikim të madh në tërheqje sepse fytyrat simetrike konsiderohen më të bukura. Rol të madh në këtë gjë edhe kualiteti i lëkurës, si dhe mashkullorësia ose feminiteti i fytyrës.

Meshkujt heteroseksualë i tërheqin fytyrat femërore, sepse sugjerojnë një shkallë të lartë të estrogjenit. Sytë e mëdhenj, nofullat më pak të shprehura, buzët e bukura dhe mollëzat e theksuara lehtësisht janë ata që i tërheqin më së shumti meshkujt heteroseksualë. Sigurisht e dëshirueshme është që fytyra të mos jetë e çimentuar me disa kilogramë grim të rëndë.
Femrat në këtë pikë janë më të komplikuara, sepse dallojnë perceptimet e tyre për tërheqjen e fytyrës së mashkullit. Interesante është të përmendet që perceptimi i tërheqjes ndryshon gjatë ciklit menstrual. Kështu femrave gjatë ovulacionit në përgjithësi më tërheqëse u duken fytyrat mashkullore dhe zërat më të thellë mashkullor. Kontraceptimi ndryshon këtë efekt: femrat të cilat përdorin pilula kontraceptimi nuk tregojnë oscilime të tilla gjatë ciklit menstrual.

Në atraktivitetin e fytyrës ndikojnë edhe ushtrimet, gjumi i mirë, ushqimi dhe konsumi i mjaftueshëm i ujit, sepse lëkurës së fytyrës i japin pamje dhe ngjyrë të shëndetshme. Për shembull, duke konsumuar vitamina dhe minerale, konsumoni edhe karetonoide, të cilat i japin ngjyrë të shëndetshme fytyrës suaj.

Por në fund çka në shërben ajo fytyrë e bukur, respektivisht pse duhemi të mundohemi rreth tërë procesit të joshjes dhe gjetjes së partnerit përgjegjës? A nuk do të ishte shumë më thjesht që të riprodhohemi aseksualisht dhe të prodhojmë kopjet tona pa meritën e partnerin në tërë këtë proces? Qëllimi në çdo rast është të bartim gjenet tona sa më mirë dhe sa më shpesh – kjo në aspektin evolutiv konsiderohet akt fitues. Prodhimi seksual kështu ka disa përparësi të caktuara sepse gjenet e dy prindërve përzihen dhe pavarësisht a vjen deri te ndodhia e mutacionit të mirë ose keq, në aspektin evolutiv është opsion shumë më i mirë se shumimi joseksual. Me shumim seksual, përveç kësaj zhvillohet dhe forcohet sistemi i imunitetit.

Sipas kësaj, i bien që fytyra e juaj është vetëm një nga mjetet me të cilat shërbehet natyra për t’u siguruar partner të përshtatshëm. Pikërisht për këtë është e përkryer mënyra saktësisht ashtu si jemi. /Telegrafi/

10 veprimet që mund t’ju ndajnë nga i dashuri

January 25, 2013 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

86565-600x399-unhappy_couple

E parë nga këndvështrimi mashkullor, më poshtë do të shikoni të radhitura njëra pas tjetrës, shumicën e sjelljeve femërore më të përhapura dhe mbi të gjitha më irrituese. Ai të adhuron. Ti je fantastike dhe je vajza e duhur për të, ose më saktë do ishe e duhura deri në momentin që shfaqen ato defektet e pashmangshme, tipike femërore, që ia shtojnë gjithnjë e më shumë dëshirën për të ikur larg teje.

1. Seksi, arma e shumëpërdorur
Doni t’i bëni të kuptojnë se kush i mban pantallonat në shtëpi, dhe për të arritur këtë gjë, keni vendosur të qëlloni në pikën e tyre më të dobët, seksin, (duke ia mohuar apo e përdoruar në avantazhin tuaj)?  Duhet të merrni në konsideratë edhe faktin, që një teknikë e tillë funksionon vetëm për një kohë shumë të shkurtër, dhe në momentin e parë që ju nuk do të tregoheni të vëmendshme ai do t’ju zhduket nga sytë.

2. Flasin, flasin dhe vetëm flasin…
“Si shkoi dita sot?” Nëse mashkulli ju bën një pyetje të tillë dhe ti fillon dhe nuk mbaron për tre orë me radhë, ai rrezikon që të kalojë në një kolaps nervor. Një gjë e tillë ndodh, jo sepse ai nuk është i interesuar që t’ju dëgjojë por sepse e vetmja veprimtari së cilës ai mund t’i kushtojë çdo sekondë të mundshme pa asnjë hapësirë boshe midis është “sporti”.

3. Ta “tërheqësh pas” duke bërë shopping
“Shopping” është një prej aktiviteteve më të parapëlqyera nga pothuajse të gjitha femrat. Por nëse jeni të shoqëruara edhe nga partneri juaj duke e tërhequr sa nga njëri dyqan në tjetrin,

duke i konsumuar këpucët dhe duke e lodhur vazhdimisht me pyetjen “Si dukem?” mos u çudisni nëse në mbrëmje do ta shikoni vetëm duke shfryrë dhe gjithë turinj. Mbi të gjitha kini kujdes se mos harroni që t’i përgatisni edhe darkën përpara se të dilni!
4. Të qani shpesh
Filmi romantik, një thua i prishur, parukierja që ka ngatërruar ngjyrën e bojës, të gjitha kanë një zgjidhje të ngjashme, përfundon duke qarë në shpatullën e tij. Edhe pse ai mund t’ju ngushëllojë, duket të merrni parasysh faktin se ndjehet sikur po mbytet, pa pasur asnjë njeri pranë që t’i hedhë një komardare.

5. Të ndërhysh edhe aty ku s’të takon
Bën pjesë në atë kategori femrash të cilat janë shumë posesive dhe që duan t’i kontrollojnë çdo aspekt të jetës dhe që përpara se t’i blejnë diçka nuk e pyesin fare por mendojnë në mënyrë absolute që kjo është më e mira? Një këshillë: Dilni përpara pasqyrës dhe përsërisni me vete: “Nuk jam mamaja e tij”, “Nuk jam mamaja e tij”.
6. Të përdorësh ironinë vend e pa vend
“Për çfarë po mendon?”: për pyetjen rituale të radhës, e cila ka si qëllim të zbulojë çdo detaj deri edhe atë më të voglin. Një gjë e tillë e bën partnerin tuaj shumë nervoz duke u munduar që të gjejë përgjigjen e saktë. Por ka edhe nga ata persona të cilët mund të përdorin një zgjedhje më të lehtë, duke iu dhënë një përgjigje shumë të thatë: “Asgjë”. Merreni në konsideratë edhe një përgjigje të tillë.

7. Të varesh gjithmonë prej tij
Në fillimet e njohjes suaj, ti me siguri që i je dukur “vajza e mrekullive”. Në momentin që u dashurove fillove të ankohesh dhe të varesh prej tij. Sa më shpejt duhet t’i jepni vetes një arsye për të ndryshuar, sepse ai nuk mund të jetë në çdo moment pranë jush, edhe në gjërat më të vogla.

8. Të qenit xheloze
Mjafton vetëm fakti që ai të të përmendi emrin e një vajze tjetër dhe ti në moment shikon fundin e lidhjes suaj. Ka edhe më keq, mendime të tmerrshme të kalojnë në mendje dhe nuk mundesh që ta shikosh më si “besnikun” që gjithmonë do të doje të ishte apo që me të vërtetë mund të jetë. Nëse vazhdoni në këtë rrugë, ndarja me siguri që nuk do të vonojë.
9. Të flasësh keq për vajzat e tjera
Nuk mund t’i bësh një vajze tjetër një kompliment, pa i shtuar edhe diçka të keqe, dhe si përfundim ti je më e mira. Kini kujdes, sepse nëse krahasoheni me çdo femër të bukur që ju kalon përpara dhe përpiqeni që vetëm t’i nxirrni në pah edhe ato defekte që ajo nuk i ka fare, të jeni e bindur, që ai do të zgjedhë pikërisht atë tjetrën!

10. Të hiqesh sikur je perfekte
Një prej gjërave që i bën meshkujt më nervozë. Ju vërtet mund të jeni një femër e suksesshme por kjo nuk do të thotë që t’ia kujtoni çdo sekondë dhe për më tepër t’i shtoni vetes edhe faktin e të qenit perfekte. Mundohuni ta evitoni.

tiranaobserver

Shkencëtarët zbulojnë përmasat fizike të femrës ideale

January 21, 2013 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

 1

Një grua e përsosur, sipas shkencëtarëve izraelitë, nuk është një femër e dobët me këmbë të gjata, siç besohet ngashumë. Një grua ideale duhet të peshojë 77 kg të jetë 1.70 m e gjatë, raporton gazeta “Pravda”. Autorët e formulës së “gruas ideale” i kanë bazuar hulumtimet e tyre në një  nga zbulimet e vitit të kaluar, sipas të cilit të qenurit pak mbipeshë të zgjat jetën. Si rrjedhojë shkencëtarët propozuan proporcionin gjatësi-peshë, 1.70 m me 77 kg.
Për shumë vite, standardi i bukurisë femërore ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Shumica e njerëzve preferojnë femrat e dobëta me ije të ngushta, këmbë të gjata dhe gjoks të madh. Ndërkaq, kohët e fundit në bote ka nisur një fushatë për të luftuar imazhin e fizikut femëror tepër të hollë. Për më tepër, Izraeli miratoi ligjin që ndalonte një fizik tepër të hollë në botën e industrisë së modës.bota.shqip

Messi është Topi i Artë 2012

January 7, 2013 by  
Filed under Sport

Comments Off

 

Messi është Topi i Artë 2012<br />

Ashtu sic edhe pritej Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë 2012. Cmimi iu dorëzua futbollistit në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Zyrih të Zvicrës.

Messi fitoi cmimin prestigjoz duke mposhtur dy kandidatët e tjerë, Ronaldo dhe Iniesta. Ky është cmimi i katërt radhazi për asin argjentinas që në 2012 theu edhe rekordin e golashënuesit më të mirë në një vit kalendarik, rekord ky që mbahej prej vitesh nga legjenda gjermane, Gerd Muller.

Ndërkohë, në garë për cmimin si trajneri më i mirë i 2012-ës ishin trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dhe trajneri i Spanjës, Vicent Del Bosque. Del Bosque, që në 2012 rishpalli kampione europe Spanjën, triumfoi përballë dy rivalëve të tij.

Në ceremoni u përzgjodh edhe skuadra e vitit e cila përbëhet: në portë, Kasijas, në mbrojtje: Dani Alves, Gerard Pique, Sergio Ramos, Marcelo; në mesfushë: Xavi Alonso, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe në sulm Messi, Falcao, Cristiano Ronaldo.

Topi i Artë 2012 në futbollin për femra u diskutua mes futbollistes braziliane Marta dhe dy amerikaneve, Alex Morgan dhe Abby Wambach. Cmimin e fitoi amerikania Abby Wambach.

Trajneri i vitit për futbollin femëror shkoi për suedezen Pia Sundhage, ish-trajnere e kombëtares së SHBA-së e cila mposhti në këtë garë Bruno Pinin të Francës dhe Norio Sasaki të Japonisë.

Ndërkohë, Franz Beckenbauer mori cmimin honorar si “Presidenti i Vitit”, cmim që jepet nga FIFA që prej vitit 2001 që nderon personat dhe institucionet të cilat kontribuojnë në përmirësimin e futbollit pa u përpjekur për ta monopolizuar atë.

Cmimi “Fair Play” u diskutua mes skuadrës turke, Eskisehirspor për ‘fair-play’ e treguar në ndeshjet eliminatore të Ligës së Europës përballë skocezëve të St. Johnston, federatës uzbeke të futbollit dhe federatës së futbollit të Guatemalës. Cmimi shkoi për Federatën e Futbollit të Uzbekistanit.

Cmimi “Pushkash” njohur ndryshe si goli më i bukur i vitit u diskutua mes Falcaos (Atl. Madrid), Miroslav Stoch (Fenerbahce) dhe Neymar (Santos). Goli i shënuar nga Stoch, në sfidën mes Fenerbahces dhe Genclerbirligit më 3 mars të 2012 u përzgjodh si goli më i bukur.topchanel

6 Keshilla Per Te Qene Terheqes…

November 12, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Madje ka dhe shume femra, te cilat do te donin te merrnin guximin per te shprehur e para ate qe mendonin apo ndjenin, por kjo ndodh shume rralle. Femrat duket se e kane me te veshtire per te folur dhe per kete çdo gje ia lene ne dore meshkujve. Studiuesit japin disa keshilla per te pasur sukses ne çastin kur doni te krijoni nje lidhje te re.

 1 – Jini i paraqitshem

Ky eshte nje rregull tjeter si ai :”Mos jini skandal per prinderit”, por e lidhur me seksin dhe jo me veshjet. Edhe nese nje vajze pelqen “idiotet” dhe meshkujt e dhunshem seksualisht do t’i vije turp, per shkak te nje arsye qe fle ne koken e saj: Çfare do te mendojne te tjeret? A mund t’ua prezantoj miqve kete djale? Po prinderve? Keshtu qe ky eshte nje kunder-rregull. Femrat duan ate qe duan femrat e tjera, jo ate qe femrat e tjera nuk e pelqejne.
 2 – “Jo seks”: gjithçka hap pas hapi
Heren e pare qe dilni me nje vajze çojeni diku ku mund te kercehet. Femrat zakonisht pelqejne te kercejne. Te vallezosh eshte argetuese dhe vallezimi i ngadalte perfshin edhe prekje. Mund t’i beni komplimente, por mos flirtoni. Tregoni se sa shume argetoheni me te. Nese e puthni, putheni thjesht si shok. Ne kete menyre do ta rrisni gradualisht sasine e puthjeve dhe perqafimeve, nga takimi ne takim.
 3 – Tregohuni i matur
Ky eshte nje tjeter fakt qe lidhet me bisedat pa tema seksi. Femrat e duan seksin, por ne njefare menyre jane te frikesuara se mos dikush do e zbuloje koketerine e tyre. Nese flisni per seks ose per ish-te dashurat, i beni ato te ndihen se nuk jeni fare i matur. Beni diçka ndryshe. Kjo ndryshe eshte: Diçka qe femra te cilen sapo e keni takuar do te donte ta degjonte.
 4 – Te marresh dhe te japesh
Kjo eshte vazhdimesia e te qenit homoseksual. Njehere me ta menaxhuar situaten duke e lene nje femer te prese gjate per seks, mund t’i rrisni me shume deshirat e saj dhe reputacionin tuaj. Ju do te beheni ekspert ne perqafime, prekje te lehta dhe puthje. Kerkesa per ju do te rritet.
 5 – Eshte detyra juaj te perdorni fjale
Fatkeqesisht femrat (edhe keto te koheve moderne) zakonisht, jane vertet te paafta te formulojne deshirat e tyre seksuale me fjale. Shpesh nje femer nuk mund ta strukturoje me fjale te qarta ate qe ajo do seksualisht, dhe per kete ajo pret qe t’i lexoni mendjen dhe te veproni i pari. Per kete arsye femrat nuk do ju kerkojne thuajse kurre te dilni me te. Ato do ju presin juve te nisni fjalimin.
6 – Eshte detyra juaj te nisni veprimin
Ka shume fusha ku nje burre supozohet te veproje: Mashkulli pritet te afroje femren. T’i propozoje çfare te bejne (te shohin nje film ne kinema, te shkojne ne muze). Te marre nismen per puthjen e pare dhe te beje propozimin per martese. Ne fakt, ky rregull aplikohet me shume tek ato femra qe kane sjelle tipike femerore. Ato femra qe jane me burrerore me floke te shkurter me kepuce te sheshta dhe shume pak tualet mund te jene shume me ndryshe. /lajmekspres.com/


Ja Cilet Jane Meshkujt Qe Cmendin Femrat Shqiptare…

November 11, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

I gjatë, i bukur, me një buzëqeshje rrezëllitëse, por njëherazi misterioz, i zgjuar, i famshëm dhe i pasur.

Për shumicën e femrave ky është profili i mashkullit ideal. Janë të paktë ata që i plotësojnë të gjitha këto kritere, ndonëse shijet janë shumë relative. E duke qenë se në Shqipëri nuk kemi telenovela dhe dominancë të aktorëve si William Levy (i pranishëm në videoklipin “I’m into you” dhe industria kinematografike – me përjashtim të disa emrave si Blerim Destani, Nik Xhelilaj etj.,

ofron personazhe më në moshë dhe jo shumë komercialë; kemi përpiluar më poshtë një listë me meshkujt më hot të muzikës, duke qenë se kemi pafund këngëtarë jo vetëm simpatikë por edhe shumë më tepër… Do të ishte “mëkat” të mos përmendnim me emër e mbiemër një shqiptar që ka ndërkombëtarizuar sharmin e meshkujve shqiptarë në botë. Ai është futbollisti i kombëtares Lorik Cana, i cili megjithëse nuk është këngëtar, me siguri do të kryesonte këtë listë. I adhuruar nga femrat, shqiptare dhe të huaja, është e qartë që Zoti nuk është kursyer aspak kur ka krijuar futbollistin me tipare të theksuara mesdhetare.

Dren Abazi
Që kur realizoi hitin “Ti dhe unë” me Anjeza Shahinin, Dren Abazi u shndërrua në një zemërthyes që ka luajtur me imazhin e tij prej playboy edhe në media. “Tërhiq e mos këput” ka qenë strategjia e djaloshit prishtinali, i cili ka një jetë që merret me muzikë, por që nuk preferon të flasë për femra, të dashur a të fejuar, a thua se është i ndërgjegjshëm se ky status do t’ia largojë disi publikun femëror.
Flori Mumajesi
Ai nuk është ndoshta modeli tipik i mashkullit seksi, ama është nga ata që nuk kanë lënë femër pa bërë për vete. Çdo vit e më shumë në krye të çdo klasifikimi, Flori ka treguar se edhe një mashkull që nuk ka abdominale muskuloze (bark fibër), mund të jetë edhe më i pëlqyer sesa dikush që është më i pashëm, por jo aq i suksesshëm sa ai. Mendoni, për çdo hit të ri që krijon – si ky më i freskëti “Me zemër”, Flori vetëm shton numrin e fansave.
Alban Skënderaj
Këngëtari që shquhet për balada pop-rock, është bërë pjesë e mendimeve romantike të femrave, sa e sa herë, kur tekstet e këngëve të tij kanë lënë gjurmë te to. Me dedikimin që tregon ndaj të fejuarës simpatike, këngëtares Miriam Cani, Albani ia ka shtuar më tepër pikët vetes, duke u bërë shumë më intrigues dhe i paarritshëm për femrat!
Shpat Kasapi
Jo rastësisht edhe Shpat Kasapi, i fejuari i këngëtares/modele që do bënte cilëndo femër xheloze, gëzon të njëjtat atribute si Afërdita, pasi shumë meshkuj e xhelozojnë në heshtje dhe nuk duan ta pranojnë që Shpati është i admirueshëm nga gjinia e kundërt, sa i takon fizikut, look-ut, tipit etj. Na vjen keq vajza, e ka “rrëmbyer” Afërdita.
Noizy
Edhe me reputacionin e tij të një “djali të keq” Noizy, të paktën gjykuar nga rrjetet sociale, është më i pëlqyer nga femrat. Për këtë ish-sportist muskuloz femrat “vdesin” nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin, madje edhe jashtë trojeve shqiptare. Nëse doni ta vërtetoni këtë, hidhuni një sy fotove të tij, ku femrat vazhdimisht tentojnë ta puthin. Një mashkull seksi, si ata nëpër filmat aksion…
Seldi
Me “Adrenalinën” dhe “Biondinën”, të kënduara në bashkëpunim me Sinan Hoxhën, Seldi Qalliu la pas imazhin e djaloshit të mbarë që kishte krijuar në “Big Brother”, për t’u shndërruar shpejt në një mashkull me veshje serioze, kostume shik e këmisha të hapura, gjë që bëri që femrat ta shihnin “me tjetër sy”. Me “Çika e zemrës time”, ai e ka konsoliduar edhe më tej statusin e një mashkulli seksi.
Capital T
Është i ri në moshë, por kënga e tij “U bo vonë” u bë hit, ndërsa fytyra e tij simpatike po shumë mashkullore, joshi femra nga Shqipëria dhe Kosova. Cilësimi që i ka bërë Eliza Dushku, si një reper shumë i talentuar që “ngjan me Jay Z”, e ka kuotuar më lart reperin brun me buzë mishtore, pas së cilit lënë kokën adoleshentet, aq më tepër që ai vetë duket tip mjaft i rezervuar.
Ledri Vula, MC Kresha, Visari – Getoari “Tingulli Trent”
Këta reperat seç kanë diçka “cool” që i tërheqin shumë femrat. Me pantallona të gjera, pjesën e sipërme të trupit zbuluar, me muskuj të formuar mirë, ata kanë diçka prej “rrugaçi”, por bashkuar me talentin dhe sensin e humorit që shfaqin nëpër intervista, shndërrohen në meshkujt të denjë për listën tonë … Të mos u referohemi pastaj videove seksi, të rrethuar nga vajza me bikini dhe që ata bëjnë sikur nuk ua varin… Na vjen keq për Ledrin, i cili jo vetëm dëgjohej, por edhe shikohej me shumë endje nga femrat, pasi prej pak kohësh ka deklaruar largimin nga muzika- shpresojmë të përkohshëm!
Adrijan Gaxha
Këngëtari nga Shkupi, që dikur shfaqej nëpër video me make-up, këto vite, edhe pse ka nisur të përdorë përherë e më tepër kapele – për të mbuluar rënien e flokëve (nuk e kuptojmë përse? Ka shumë meshkuj seksi edhe pa flokë), është shumë i preferuar sidomos nga seksi i bukur, kështu që ajo që e ka tashmë në krah (Luana apo dikush tjetër qoftë) duhet të bëjë kujdes. Apo nuk kërcen bukur…/lajmekspres.com/

Truprojat e Sekretares Clinton: 13 femra beqare (Foto)

November 1, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Ndryshe nga paraardhëset e saj, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka zgjedhur të ketë në ekipin e truprojës së saj plot 13 vajza të reja. Ato stërviten përditë me vetëmohimin për të qenë të gatshme të marrin një plumb në mbrojtje të jetës së saj.

Për Clintonin ato janë kupola e mbrojtjes absolute ndaj çdo sulmi që mund t’i rrezikonte jetën. Për botën mbarë dhe tabloidët rozë nuk do të ishte e pavend të quheshin “Hillary’s Angels” (Engjëjt e Hillary-t).

Numri i femrave truproje në skuadrën mbrojtëse të Clintonit ka ardhur duke u rritur (tani janë 13, rreth një e pesta e personelit të saj mbrojtës). Kjo shifër nuk është arritur më parë në këtë nivel sigurie, edhe pse tre nga katër sekretaret e mëparshme të Shtetit kanë qenë gra, shkruan “Panorama”.

Duke iu referuar një artikulli të publikuar në revistën “Elle” pak kohë më parë, gazeta “Panorama” shkruan se truprojat e Clinton janë vajza të reja beqare dhe mjaft zbavitëse, të cilat zgjohen në 4:30 të mëngjesit dhe 20 orë më vonë bien sërish të flenë.

Diku mes rimelit dhe revolverit finesës së lëvizjeve femërore dhe frenetizmit të manovrave kundërsulm, midis një vallëzimi elegant dhe një stërvitjeje rraskapitëse për orë e orë të tëra në terrene të vështira, midis tingujve të një pianoje të lënë pas krahëve dhe të shtënave të armëve, midis meditimit dhe britmave luftarake… Kjo është pak a shumë jeta që bëjnë 13 vajzat e ekipit që mbron sekretaren Amerikane të Shtetit. /Telegrafi/

5 vendet me femrat me te bukura ne bote (Shiko Fotot)

October 18, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

Shumë mendojnë se femrat e Mesdheut mund të jenë më të bukurat e botës. Por ja në fakt që nuk qenka kështu.Sepse sipas një listimi të bukurisë femërore, nuk janë aspak qytetet që gjenden në zonën mesdhetare, ato ku gjenden femrat më të bukura të globit.Përkundrazi. Femrat më të bukura sipas tij, gjenden në vendet e ftohta.Kështu, kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, zë vendin e parë në botë, për imazhin e bukurisë femërore.Ndërsa vendi i dytë i këtij listimi mbahet nga suedezet, pra kryeqyteti Stokholm i Suedisë, të cilat janë në masën më të madhe bjonde.Duke u pasuar, nga metropoli amerikan, Nju Jorku, ku jetojnë shumë modele dhe femra VIP.Vendi i katërt? Është Buenos Aires, në Argjentinë, atje ku femrat kanë një bukuri latine të veçantë, mes të qenit zeshkane dhe shumë të gjalla./infoshqip

 

Fryn gjoksin, me hirin e burrit të saj të vdekur

September 30, 2012 by  
Filed under Kuriozitete

Comments Off

Me hirin e burrit të saj të vdekur, gruaja e re e mbetur vejushë ka zgjedhur të bëjë një gjest aspak të zakontë: Të fryjë gjoksin e saj.

 

“Në këtë mënyrë, do ta kem atë gjithmonë brenda meje”, e ka argumentuar ajo një akt të tillë, aspak të zakontë.

Konkretisht, vejusha ka kërkuar që në përzierjen e cila përgatitet nga mjekët gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale për fryrjen e gjoksit femëror, të hidhej edhe hiri i siguruar nga djegia e trupit të bashkëshortit të vdekur.

Vetëm në moshën 26-vjeçare, ajo e ka parë me vend një propozim të tillë, duke arsyetuar se ky hi në gjakun e saj, vlen më shumë se një pasuri e tërë që mund t’i kishte lënë i shoqi pas vdekjes.

“Tani që kam Dustin në gjinjtë e mi, është si ta kem atë pas vetes për gjatë gjithë jetës”, komentoi vejusha amerikane.

e.t/noa

Kërkonin bombë, por gjetën një të porsalindur

September 26, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

 

Kërkonin bombë, por gjetën një të porsalindur<br /><br />

Një grup ushtarësh polakë të ISAF-it në Afganistan janë kapur plotësisht në befasi, kur po ekzaminonin një pako të dyshimtë për bombë, por në të gjetën një fëmijë të porsalindur.

Ngjarja ka ndodhur në veri-lindje të provincës Kunar, ku ushtarët kujtuan se kishin gjetur një bombë për ta caktivizuar, ndërsa aty ndodhej një foshnjë, jo më shumë se dy ditëshe.

“Kishim dhënë alarmin për një bombë artizanale të vendosur nga talebanët, dhe kishim marrë të gjitha masat për rastin. Por ishte një surprizë e madhe kur dëgjuam se dicka brenda pakos lëvizte”, tha një zëdhënës nga baza ushtarake e njësisë polake.

Sipas një gazete lokale, ushtarët kanë zbuluar kapakun e kartonit dhe gjetën brenda një të porsalindur të gjinisë femërore të mbështjellë me peshqir. Menjëherë foshnja është transportuar në bazë, ku është vizituar nga mjekët të cilët e kanë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Situata ka qenë pak komike dhe e silkletshme pasi struktura nuk ka qenë e përgatitur për të ndihmuar dhe ushqyer një porsalindur. Por më vonë një ushtar është ngarkuar me një “mision special”: Të shkonte tek farmacia afër qendrës së banuar për të blerë një biberon, qumësht dhe ushqim për të porsalindurit.

Tani fëmija, së cilës iu vu emri Pola, në kujtim të vendit nga vinin ushtarët që e shpëtuan, do t’i dorëzohet autoriteteve qeverisëse afgane që duhet t’i gjejnë prindërit, ose ta dorëzojnë në një qendër për të mitur.

 topchanel

Pamja fizike e meshkujve tregon karakterin e tyre

September 19, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Rreth meshkujve më shumë mund të mësoni duke njohur dukjen fizike të pjesës së jashtme të trupi të tij.

Ja disa prej indikatorëve të karakterit të tij që mund t’i zbuloni derisa vështroni mashkullin për të cilin jeni e interesuar.

A e pëlqen alkoolin?
Meshkujt me sy të errët më vështirë varen nga alkooli në krahasim me ata meshkuj që ngjyra e syve të tyre është më e ndritshme. Shpjegimi i mundshëm është se sytë me ngjyrë më të mbylltë kanë nivel më të lartë të melaninës, pigment ky i cili përshpejton impulset trupore.

Sa mund t’i besohet?
Rezultatet e një hulumtimi që është kryer në universitetin skocez “Sent Endrju” tregojnë se meshkujt me një strukturë më të gjerë gënjejnë apo tradhtojnë, madje sipas hulumtimit tri herë më shumë se ata me strukturë të ngushtë të fytyrës. Arsyeja është se meshkujt me fytyrë më të gjerë edhe fizikisht janë më të mëdhenj dhe kanë sasi më të lartë të testosteroneve.

A është dashnor i mirë?
Hulumtimet shpjegojnë faktin se meshkujt që janë pak më të ‘butë’ në veten e tyre kanë edhe një pjesë të hormoneve femërore të estradiolit, që çrregulloj në hormonet mashkullore duke ngadalësuar orgazmën. Pasi që ata janë më të përmbajtur, ata më shumë kalojnë kohë në mënyrë që ta stimulojnë partneren e tyre.

Sa është i suksesshëm?
Meshkujt që më shpesh rruajnë fytyrën e tyre, jo vetëm se konsiderohen më tërheqës, por edhe më të suksesshëm. Këtë e vërteton edhe fakti se, nëse shikojmë listën e Forbs, që përbëhet nga 100 njerëzit më të pasur në botë, 86 prej atyre meshkujve vetëm tetë prej tyre mbajnë mjekër. Ekspertët thonë se femrat më shumë u besojnë atyre që e kanë fytyrën e butë.

A do të ishte prind ideal?
Sipas Helen Fisher, meshkujt me sasi më të lartë të testosteroneve kanë nofulla të forta dhe arkada të lëshuara. Në shumicën e rasteve, këta meshkuj janë më pak të hapur si dhe janë të rezervuar si prind. Kështu që, nëse kërkoni një babë, të mirë për fëmijët tuaj atëherë le të jetë linja pak më të buta të fytyrës.

Next Page »