Çfarë i bën të lumtur meshkujt, e çfarë femrat?

April 19, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Meshkujt në përgjithësi janë më të lumtur në jetë sesa femrat, veçanërisht kur është fjala për karrierën dhe pamjen e tyre, ndërsa femrat për jetën familjare, dashurinë dhe seksin.

Një studim i detajuar në 12 aspektet e jetës moderne ka gjetur se meshkujt përjetojnë nivele të larta të lumturisë në shtatë prej tyre, duke përfshirë pagën, pamjen dhe format e trupit. Rezultatet e femrave ishin më të larta se sa meshkujt në jetën e dashurisë, jetës familjare dhe kategoritë e jetës seksuale.

Fusha të tjera në të cilat meshkujt dolën si më të lumtur se të seksit të kundërt ishin perspektivat e karrierës, se si njerëzit e tjerë ju shohin, financat dhe sigurisë në punë. Pengesa më e madhe për ndjenja e përditshme ishte shqetësimi i parave, të cilat preken 46 për qind të anketuarve. Një nga gjetjet më të çuditshme ishte se një e treta e njerëzve të studiuar do të jenë më optimist në jetë nëse partneri i tyre tregon angazhim më shumë. Një në pesë çifte thanë se ata ishin bërë në të vërtetë më pak optimist në jetë pasi martohen.

Çfarë i bën meshkujt të lumtur?

Paga

Perspektivat e karrierës

Trupi i tanishëm formë/pesha

Pamja

Se si njerëzit tjerë të shohin

Financat tuaja përgjithshme

Siguria e punës

Çfarë i bën femrat të lumtura:

Dashuria

Jeta familjare

Jeta seksuale

Shëndeti

Vendndodhja e shtëpisë

iikub.al

Femrat me minifunde do gjobiten, policia: “Nuk do dalim me metër në rrugë”

March 23, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

mini

Tashmë në Korenë e Jugut femrat duhet të kenë kujdes kur vidhen pasi mund ta pësojnë. Koj pasi presidentja e vendit, Park Geu-hye ka firmosur ligjin për “tejekspozimin” I cili ka hyrë në fuqi ditën e sotme. Ky ligj do të penalizojë të gjitha femrat që zgjedhin një veshje “të pamoralshme” që janë minifundet e tepruara dhe veshje të tjera provokuese që vendosin në siklet personat e tjerë në publik.

Ligji që i gjobit këto femra me 50 mijë uon, rreth 40 euro, ka ngjallur reagime të shumta në vend sidomos nga bandat e muzikës pop, të bëra të famshme në gjithë Azinë pikërisht për mënyrën tepër provokuese të veshjes së tyre. Madje femrat e famshme “kanë provokuar” duke postuar në rrjetet sociale foto me minifunde “të jashtëligjshme” duke deklaruar se një gjobë s’mund t’u imponojë lirinë e veshjes.

Edhe policia nuk është dakort me këtë ligj, “Sigurisht, ne nuk do të dalim me metër në dorë dhe të masim minifundet, fundet apo fustanet e cdo femre”, është shprehur për mediat një drejtor i lartë i policisë në Seul.

Edhe babai i presidentes aktuale, që udhëhoqi vendin vendin nga viti 1963 deri në vitin 1979, vendosi një ligj që ndalonte fundet dhe fustanet 20 centimetër mbi gju./alb-observer.

Sa gënjejnë meshkujt dhe sa femrat

March 11, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Hulumtimi i HushHush.com ka treguar që meshkujt mesatarisht gënjejnë tri herë më shumë se femrat.

HushHush.com ka vendosur të depërtojë pak më thellë në problematikën e gënjimit dhe të marrë vesh se kush gënjen më shumë dhe më shpesh, meshkujt apo femrat. Rezultati është humbës për gjininë mashkullore, sepse përgjigjet e të testuarve kanë treguar që meshkujt gënjejnë tri herë më shumë se femrat.

Gjatë një viti mashkulli mesatar thotë më shumë se një mijë gënjeshtra, sepse femrat gënjejnë një herë në ditë, ndërsa meshkujt tri herë. Anketa në 2.500 britanikë të rritur ka treguar që vetëm pesë për qind njerëz vazhdimisht thonë të vërtetën.

Më shumë se gjysma e meshkujve ka deklaruar që gënjejnë tri herë në ditë, ndërsa 14 për qind të tyre dhe mbi pesë herë në ditë. 57 për qind e femrave thonë që gënjejnë një herë në ditë, derisa 17 për qind e tyre e pranojnë që do të gënjenin deri tri herë në ditë nëse është nevoja.

Femrat më së shpeshti gënjejnë për emocionet, ndërsa më shumë se një e katërta zakonisht thotë “jam mirë” edhe pse nuk ndihet ashtu. Meshkujt, nga ana tjetër, gënjejnë që kanë bërë diçka që është dashur, por në fakt nuk e kanë bërë.

Madje 71 për qind e të testuarve vazhdimisht gënjejnë kolegët, miqtë dhe anëtarët e familjes duke e arsyetuar këtë me nevojën për të kursyer ndjenjat e të tjerëve, një e treta vazhdimisht gënjen shefin dhe kolegët dhe pastaj familjen dhe partnerët.

Meshkujt janë të tmerrshëm ndaj miqve, sepse 41 për qind e tyre e pranojnë që i gënjejnë vazhdimisht, në krahasim me vetëm 9 për qind të femrave që komunikojnë ashtu me mikeshat.

Problemet me ndërgjegjen pas gënjimit bëjnë presion te gati tri herë më shumë femra sesa meshkuj, 62 ndaj 23 për qind. Gënjeshtrat më të shpejta janë:

Femrat
1. Jam mirë – 27 për qind
2. Arrij shumë shpejt – 26 për qind
3. Ka qenë në zbritje – 24 për qind
4. Dukesh shumë bukur – 19 për qind
5. Fatkeqësisht nuk ka pasur valë (sinjal) – 16 për qind

Meshkujt
l. Po, e kam bërë këtë – 45 për qind
3. Fatkeqësisht, nuk kam pasur valë (sinjal) – 41 për qind
4. U nisa për shtëpi – 39 për qind
5. Nuk e kam parë që ke telefonuar – 35 përqind
6. Nuk e kam shikuar atë femër – 30 për qind.
/Telegrafi/

Katie Holmes, një nga femrat më seksi të mijëvjeçarit

January 16, 2013 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

 

Katie Holmes, një nga femrat më seksi të mijëvjeçarit<br /><br />

Në kohën që Katie Holmes po xhironte filmin ‘The Gift’ po merrte disa pushime nga seriali ku u bë e famshme, ‘Dawson’s Creek’. Edhe pse gjatë kësaj kohe ajo është martuar dhe divorcuar nga Tom Cruise dhe ka luajtur shumë filma të tjerë gjatë karrierës, aktorja amerikane duket se nga një pjesë e publikut do të mbahet mend pikërisht për interpretimin e saj në këtë film.

 

Arsyeja është se në një skenë të ‘The Gift’ ajo shfaqet nudo. Revista ‘GQ’ e ka konsideruar këtë skenë të “nxehtë” si arsyeja kryesore që ka përfshirë aktoren në një nga femrat më seksi të mijëvjeçarit.

Katie është pjesë e listës prej 60 femrave ku përfshihen Beyonce, Mila Kunis, Marisa Tomei dhe Megan Fox.

Edhe pse roli i Katie Holmes në filmin në fjalë është shumë i vogël sepse personazhi i saj vritet që në fillim, duket se ka lënë gjurmë të thella tek publiku, sidomos ai mashkullor.

Ju pëlqejnë femrat e reja apo të vjetra?

January 12, 2013 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

Nuk ka rregulla sipas të cilave do ta dini se çka ju përshtatet më mirë; vendimtare janë motivi dhe ndjenjat.

Nuk ka rregulla sipas të cilave do ta dini se çka ju përshtatet më mirë; vendimtare janë motivi dhe ndjenjat.
Në vazhdim lexoni për dallimet në mes përfaqësueseve të reja dhe të vjetra të gjinisë së bukur dhe për atë nëse ato dallime mund t’i shohim si përparësi apo të meta.
Trupi 
Femrat më të vjetra e dinë që duhet të merren me trupin e tyre për të qenë në formë të mirë; me ushqim të shëndetshëm, ushtrime, kozmetike, ndërsa ndonjëherë edhe me kirurgji estetike. Prandaj mos u befasoni nëse femra më e vjetër ka trup më të mirë se sa ndonjë kolege juaj më e re. Femrat më të reja ndoshta mbështeten për së tepërmi në rininë e tyre dhe ndonjëherë harrojnë të kujdesen për trupin e vet, çka i çon deri te pesha e tepërt dhe shthurja,
Seksi 
Femrat e reja në shtrat kanë më pak përvojë, ndërsa disa me siguri i tërheq roli j mësuesit. Pas një kohe ky rol mund t’ju shkojë në nerva sepse edhe ju në një moment do të donit t’u lëshoheni të gjithë kënaqësive të seks it. Femrat e reja kanë energji dhe janë të gatshme për seks gjatë tërë natës. Nga ana tjetër nëse përcaktoheni për një femër më të vjetër, duhet të jeni të përgatitur për atë që ajo din se çka do, sa do dhe kur do dhe që bashkë me të do të mund t’u lëshoheni pasioneve pa kufizime.
Përvojat nga lidhjet e kaluara 
Femrat më të vjetra me siguri në jetën e tyre kanë pasur përvoja në lidhje; pozitive dhe negative. Fakti që ka hyrë me ju në aventurë dhe lidhje të mundshme mund të nënkuptojë që i ka hyrë kësaj sepse përvoja e saj e fundit ka qenë negative dhe dëshiron të përjetojë diçka me një më të ri. Me siguri gabimet që i ka bërë paraardhësi juaj duhet t’i përmirësoni ju. Femrat më të vjetra me siguri nuk do fillojnë aventurë me cilindo dhe çfarëdo mashkulli derisa femrat e reja më lehtë lëshohen në aventura dhe nuk janë të ngarkuara se çka do të ndodhë në të ardhmen në masë të tillë sa të më të vjetrat.
Fushat e interesit 
Lidhja ose aventura me femrën më të re mund të jetë shumë entuziaste. Mund të mësoni shumë gjera të reja për kulturën popullore. Nëse i preferoni bisedat e thella, me shumë kuptim dhe këshillat e zgjuara më shumë do të shijoni shoqërinë e femrës më të vjetër dhe më të pjekur.
Sigurisht që nuk ka rregulla sipas së cilave do të dini vetëm përmes arsyes së shëndoshë se çka ju konvenon apo përshtatet. Në fund megjithatë vendosin edhe ndjenjat tuaja. Dhe po, mos e lodhni shumë mendjen se çka mendojnë të tjerët.ikub.al

Femrat Vip më të klikuara për vitin 2012

December 9, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

 

Cilat janë femrat më të klikuara në web? Prej vitit 2010 siti Coedmagazine bën klasifikimin e femrave më popullore në rrjet duke u bazuar në të dhënat e google.

Ndër 50 më të klikuarat janë aktore, këngëtare, femra të politikës por edhe aktoret e filmve rozë. Por kush e ka marrë titullin e mbretëreshës të rrjeti? Ja dhe fotogalleria me dhjetëshen më të klikuar./Albmirror.com/

 

Në vendin e 10  Katy Perry

Në vendin e 9  Jennifer Lopez

Në vendin e 8  Taylor Swift

Në vendin e 7 Madonna

Në vendin e 6 Adele

Në vendin e 5 Britney Spears

Në vendin e 4 Lady Gaga

Në vendin e 3  Cher

Në vendin e 2  Rihanna

Në vendin e 1 Lana Del Rey

Aksesoret qe i bejne femrat seksi

December 4, 2012 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Kepucet e zeza,buzekuqi i kuq dhe sutjenat jane disa nga aksesoret qe i ben femrat besimtare dhe te sigurta per pushtetin e tyre te joshjes.
 Nje studim i Boux Avenue tregon disa aksesore qe femrave i duken shume seksi. Pra te kene besim ne vetvete. Ndonjehere mjafton pothuajse asgje : floket te rregulluar, thonj te lyer ose veshje seksi.
“Te vishni veshje seksi dhe te vendosni nje parfum terheqes mund te ju bej te ndiheni me te vertet sepciale”, thote Lisa Bond specialiste e studimit.
Ja disa aksesore qe ju bejne te ndiheni seksi dhe e bukur:
Kembet e buta
Nje komplet i kendshem
Te brendshme te reja
Kepuce te zeza
Nje parfum
Buzekuqi i kuq
Thonjt me manikyre
Nje gote vere
Veshje te shkurtra
Xhinse te ngushta
Floket kacurrela
Bizhute me diamante

Kercimi
Qerpiket fallso
Nje bluze transparente

Ja Cilet Jane Meshkujt Qe Cmendin Femrat Shqiptare…

November 11, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

I gjatë, i bukur, me një buzëqeshje rrezëllitëse, por njëherazi misterioz, i zgjuar, i famshëm dhe i pasur.

Për shumicën e femrave ky është profili i mashkullit ideal. Janë të paktë ata që i plotësojnë të gjitha këto kritere, ndonëse shijet janë shumë relative. E duke qenë se në Shqipëri nuk kemi telenovela dhe dominancë të aktorëve si William Levy (i pranishëm në videoklipin “I’m into you” dhe industria kinematografike – me përjashtim të disa emrave si Blerim Destani, Nik Xhelilaj etj.,

ofron personazhe më në moshë dhe jo shumë komercialë; kemi përpiluar më poshtë një listë me meshkujt më hot të muzikës, duke qenë se kemi pafund këngëtarë jo vetëm simpatikë por edhe shumë më tepër… Do të ishte “mëkat” të mos përmendnim me emër e mbiemër një shqiptar që ka ndërkombëtarizuar sharmin e meshkujve shqiptarë në botë. Ai është futbollisti i kombëtares Lorik Cana, i cili megjithëse nuk është këngëtar, me siguri do të kryesonte këtë listë. I adhuruar nga femrat, shqiptare dhe të huaja, është e qartë që Zoti nuk është kursyer aspak kur ka krijuar futbollistin me tipare të theksuara mesdhetare.

Dren Abazi
Që kur realizoi hitin “Ti dhe unë” me Anjeza Shahinin, Dren Abazi u shndërrua në një zemërthyes që ka luajtur me imazhin e tij prej playboy edhe në media. “Tërhiq e mos këput” ka qenë strategjia e djaloshit prishtinali, i cili ka një jetë që merret me muzikë, por që nuk preferon të flasë për femra, të dashur a të fejuar, a thua se është i ndërgjegjshëm se ky status do t’ia largojë disi publikun femëror.
Flori Mumajesi
Ai nuk është ndoshta modeli tipik i mashkullit seksi, ama është nga ata që nuk kanë lënë femër pa bërë për vete. Çdo vit e më shumë në krye të çdo klasifikimi, Flori ka treguar se edhe një mashkull që nuk ka abdominale muskuloze (bark fibër), mund të jetë edhe më i pëlqyer sesa dikush që është më i pashëm, por jo aq i suksesshëm sa ai. Mendoni, për çdo hit të ri që krijon – si ky më i freskëti “Me zemër”, Flori vetëm shton numrin e fansave.
Alban Skënderaj
Këngëtari që shquhet për balada pop-rock, është bërë pjesë e mendimeve romantike të femrave, sa e sa herë, kur tekstet e këngëve të tij kanë lënë gjurmë te to. Me dedikimin që tregon ndaj të fejuarës simpatike, këngëtares Miriam Cani, Albani ia ka shtuar më tepër pikët vetes, duke u bërë shumë më intrigues dhe i paarritshëm për femrat!
Shpat Kasapi
Jo rastësisht edhe Shpat Kasapi, i fejuari i këngëtares/modele që do bënte cilëndo femër xheloze, gëzon të njëjtat atribute si Afërdita, pasi shumë meshkuj e xhelozojnë në heshtje dhe nuk duan ta pranojnë që Shpati është i admirueshëm nga gjinia e kundërt, sa i takon fizikut, look-ut, tipit etj. Na vjen keq vajza, e ka “rrëmbyer” Afërdita.
Noizy
Edhe me reputacionin e tij të një “djali të keq” Noizy, të paktën gjykuar nga rrjetet sociale, është më i pëlqyer nga femrat. Për këtë ish-sportist muskuloz femrat “vdesin” nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin, madje edhe jashtë trojeve shqiptare. Nëse doni ta vërtetoni këtë, hidhuni një sy fotove të tij, ku femrat vazhdimisht tentojnë ta puthin. Një mashkull seksi, si ata nëpër filmat aksion…
Seldi
Me “Adrenalinën” dhe “Biondinën”, të kënduara në bashkëpunim me Sinan Hoxhën, Seldi Qalliu la pas imazhin e djaloshit të mbarë që kishte krijuar në “Big Brother”, për t’u shndërruar shpejt në një mashkull me veshje serioze, kostume shik e këmisha të hapura, gjë që bëri që femrat ta shihnin “me tjetër sy”. Me “Çika e zemrës time”, ai e ka konsoliduar edhe më tej statusin e një mashkulli seksi.
Capital T
Është i ri në moshë, por kënga e tij “U bo vonë” u bë hit, ndërsa fytyra e tij simpatike po shumë mashkullore, joshi femra nga Shqipëria dhe Kosova. Cilësimi që i ka bërë Eliza Dushku, si një reper shumë i talentuar që “ngjan me Jay Z”, e ka kuotuar më lart reperin brun me buzë mishtore, pas së cilit lënë kokën adoleshentet, aq më tepër që ai vetë duket tip mjaft i rezervuar.
Ledri Vula, MC Kresha, Visari – Getoari “Tingulli Trent”
Këta reperat seç kanë diçka “cool” që i tërheqin shumë femrat. Me pantallona të gjera, pjesën e sipërme të trupit zbuluar, me muskuj të formuar mirë, ata kanë diçka prej “rrugaçi”, por bashkuar me talentin dhe sensin e humorit që shfaqin nëpër intervista, shndërrohen në meshkujt të denjë për listën tonë … Të mos u referohemi pastaj videove seksi, të rrethuar nga vajza me bikini dhe që ata bëjnë sikur nuk ua varin… Na vjen keq për Ledrin, i cili jo vetëm dëgjohej, por edhe shikohej me shumë endje nga femrat, pasi prej pak kohësh ka deklaruar largimin nga muzika- shpresojmë të përkohshëm!
Adrijan Gaxha
Këngëtari nga Shkupi, që dikur shfaqej nëpër video me make-up, këto vite, edhe pse ka nisur të përdorë përherë e më tepër kapele – për të mbuluar rënien e flokëve (nuk e kuptojmë përse? Ka shumë meshkuj seksi edhe pa flokë), është shumë i preferuar sidomos nga seksi i bukur, kështu që ajo që e ka tashmë në krah (Luana apo dikush tjetër qoftë) duhet të bëjë kujdes. Apo nuk kërcen bukur…/lajmekspres.com/

Femrat që nuk plaken

November 7, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

 

Femrat që nuk plaken

Madonna para 20 vitesh dhe Madonna sot

Në përgjithësi femrat (ashtu si edhe meshkujt) ndryshojnë me kalimin e kohës, por ato të botës së spektaklit përjashtohen nga ky rregull.

Jennifer Aniston, Halle Berry apo Gwyneth Paltrow nuk janë plakur aspak (për të mos thënë që janë rinuar) në krahasim me 10 vite më parë.

E çuditshmja është se të gjitha këto personazhe të “show-biz”-it mohojnë kategorikisht se kanë bërë operacione plastike. Ato theksojnë se sekreti i rinisë së tyre të përjetshme është ushqimi i shëndetshëm dhe stërvitja.

Shikoni fotot më poshtë dhe gjykoni vetë:

topchanel

Çfarë vërejnë femrat tek mashkulli në takimin e parë?

November 2, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Femrat kryesisht e vlerësojnë një mashkull në bazë të asaj se çfarë përshtypje dhuron në takimin e parë, e natyrisht se ajo që së pari ato vërejnë është si duket ai, por ato vërejnë edhe diçka tjetër…

 

Përshtypja e parë për dikë, ndoshta, nuk është më e rëndësishmja, por me siguri se e ka peshën e vet.

Pesha dhe gjatësia
Sa jeni të gjatë dhe sa peshoni është gjëja e parë të cilën shumica e femrave e vërejnë, sepse kërkojnë një mashkull i cili ju përshtatet edhe fizikisht. Prandaj, kujdes me trupin dhe mos lejoni që të shtoni për së tepërmi në peshë.

Atraktiviteti
Kryesisht meshkujt i dëgjojmë se si pranë vetes kërkojnë një femër atraktive, por edhe për femrat vlen e njëjta. Pos atraktivitetit ato dëshirojnë që mashkulli të ketë stil të mirë të flokëve, stil të veshjes dhe ta mbajë higjienën personale.

Humori
Femrat i tërheq buzëqeshja. Në takimin e parë mos jini i mërrolur apo tepër serioz. Tregoni se keni buzëqeshje të bukur dhe josheni. E, mos harroni se femrave ju pëlqejnë meshkujt që kanë sens humori.

Vetëbesimi
Meshkujt të cilët rrezatojnë me vetëbesim janë shumë më tërheqës. Femrave ju nevojitet vetëm disa minuta për ta vlerësuar që në takimin e parë se sa vetëbesim keni në veten tuaj. Po ashtu, mbani mend se arroganca nuk është e ngjashme me vetëbesimin.

Komunikimi
Meshkujt në takimin e parë provojnë ta impresionojnë femrën. Mirëpo, ato nuk dëshirojnë të flisni për veten tuaj, por kanë dëshirë t’i lini që ato vetë të interesohen për gjërat. Pra, komunikimi le të jetë i dyfishtë dhe me këtë rast femrën shikojeni në sy. /Telegrafi/

Disa thënie për femrat

October 30, 2012 by  
Filed under Barcaleta

Comments Off

Çdo femër është e paaftë derisa t’i thahet llaku në thonj. (Burt Reynolds)

Nuk do të thosha se të gjitha femrat janë njësoj, ka edhe më të këqija. (Autor i panjohur)

Ai i cili nuk çmendet në martesë, nuk është normal. (Princi Charles)

Më mirë të jesh mirë i varur në litar, sesa keq në martesë. (William Shakespeare)

Gruaja ime e parë vdiq nga kërpudhat helmuese. Gruaja ime e dytë vdiq po ashtu nga kërpudhat helmuese. Gruan time të tretë e mbyta se nuk i hante kërpudhat helmuese. (Henry VIII)

Gruaja të thotë: “Shko në ferr!”. Ti shkon, ndërsa ajo të pret atje. (Dante Alighieri)

Femrat e bukura janë krijuar për meshkujt që nuk kanë imagjinatë, ndërsa femrat e mençura për meshkujt e pafat. (Giacomo Casanova)

Hapi sytë mirë kur të martohesh, ndërsa më pas mbylli. (William Shakespeare)

Mashkulli është i lumtur me cilëndo femër derisa të bie në dashuri. (Francesco Petrarca)

Nuk e kam vërejtur se gruaja po më mbytej, ajo ulërinte si zakonisht. (Autor i panjohur)

Ma thoni shkaktarin: E di se pas tij fshihet femra. (William Beaumont)

Nuk është interesante ajo që ua thonë femrat, por ajo që nuk ua thonë. (William Shakespeare)

5 vendet me femrat me te bukura ne bote (Shiko Fotot)

October 18, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

Shumë mendojnë se femrat e Mesdheut mund të jenë më të bukurat e botës. Por ja në fakt që nuk qenka kështu.Sepse sipas një listimi të bukurisë femërore, nuk janë aspak qytetet që gjenden në zonën mesdhetare, ato ku gjenden femrat më të bukura të globit.Përkundrazi. Femrat më të bukura sipas tij, gjenden në vendet e ftohta.Kështu, kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, zë vendin e parë në botë, për imazhin e bukurisë femërore.Ndërsa vendi i dytë i këtij listimi mbahet nga suedezet, pra kryeqyteti Stokholm i Suedisë, të cilat janë në masën më të madhe bjonde.Duke u pasuar, nga metropoli amerikan, Nju Jorku, ku jetojnë shumë modele dhe femra VIP.Vendi i katërt? Është Buenos Aires, në Argjentinë, atje ku femrat kanë një bukuri latine të veçantë, mes të qenit zeshkane dhe shumë të gjalla./infoshqip

 

Perse femrat pelqejne meshkujt e ‘keqinj’?

September 25, 2012 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

Të sillni një vendim është lehtë, sidomos nëse disa herë rresht keni pasur një lidhje jo të mirë me mashkullin që ju do të dëshironit ta kishit. Mirëpo, ekzistojnë arsye pse ju gjithmonë gjendeni në situata të tilla.

Ju duhet t’i njihni ato arsye dhe t’i zgjidhni ato. Për këtë mund t’ju ndihmojnë disa nga arsyet që i cekim më poshtë.

Ju mendoni se nuk ka meshkuj të mirë
Mendoni seriozisht për mendimet tuaja karshi meshkujve, ngase pikërisht ju mund të jeni ajo që gaboni në disa çështje dhe situata. Ndoshta ju po kërkoni të pamundurën? Mos besoni se nuk ekzistojnë meshkujt e mirë. Ka të tillë gjithkund. Edhe ju e meritoni një të tillë për veten tuaj.

Ju nuk e dini se si duhet të jetë një mashkull i mirë
Për t’i njohur kriteret e mashkullit tuaj së pari duhet ta njihni veten tuaj. Nëse nuk e kuptoni veten tuaj, si do ta dini çfarë partneri ju nevojitet. Kështu jeni në rrezik të përfundoni me një mashkulli, i cili kurrsesi t’ju përshtatet juve.

Edhe kur ta kuptoni se jeni me të gabuarin e keni vështirë të ndaheni
Është e mundur që edhe ju të hasni në një lidhje këtillë, por nuk e dini se si të hiqni dorë nga një lidhje si kjo. Vendosni rreth asaj se çfarë do t’i thoni dhe hiqni dorë nga ai.

Nuk dëshironi të jini vetëm
Është mirë që për një kohë të rrini beqare. Me fjalë të tjera, të jeni beqare ju mundëson të jeni me dikë që ju përshtatet, duke zgjedhur kriteret e dëshirave dhe nevojave tuaja.

Besoni se mashkullin e gabuar mund ta shndërroni në atë të duhurin
Edhe pse është e mundur që ta ndryshoni dikë, nga qasjet negative në ato pozitive, një gjë të tillë kurrë nuk mund ta bëni nëse ana tjetër nuk është e interesuar për një shndërrim total, ndërsa që mundësitë janë fare të pakta për të ndryshuar vetëm pse ju thoni apo keni dëshirë, për më tepër ai me vite funksionon si i tillë dhe për të është krejt e përsosur.

Ju i tërhiqni meshkujt e tillë, sepse të tillët ju tërheqin juve
Më shumë na pëlqejnë meshkujt e “këqij”? Është e mundur t’ju tërheqin meshkujt e tillë, për arsye se pa vetëdijen tuaj provoni të “përmirësoni” lidhjen tuaj paraprake, që kishte dështuar

Yll i futbollit në Zvicër, rrëfehet Shaqiri: Marr 15 mijë letra në muaj nga femrat

September 17, 2012 by  
Filed under Sport

Comments Off

 

Mesfushori 20-vjeçar, Xherdan (Gjerdan) Shaqiri, tashmë i admiruar nga rinia fanse e sportit edhe në Europë, në një intervistë për mediat gjermane ka sqaruar jetën e tij larg familjes, ndërsa është komentuar shumë pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës, në të cilën vendi ynë humbi lojën.

Plot 12 milionë euro i ka kushtuar skuadrës gjermane të Bayern Muchen që të angazhojë në radhët e veta talentin kosovar që luan për Zvicrën në kombëtare.

Xherdani u quajt tradhtar, edhe pse pasi shënoi golin ai nuk e festoi atë. Për më shumë lexoni në intervistën e tij ku pohon edhe se çdo muaj i vijnë 15 mijë letra nga femrat, plot imazhe seksi, të nxehta dhe numra kontakti.

Ka pak kohë që je në Mynih, lojtarët gjithmonë zgjedhin qeset e mbushura, kush e menaxhon buxhetin tuaj tashmë?
Unë isha ai që këmbëngula të vij në Mynih, pasi nuk doja të humbisja këtë ofertë, edhe pse jam mjaft i vetëdijshëm për këtë gjë. Gjithmonë me mbështetjen e njëri-tjetrit, me prindërit dhe vëllezërit menaxhojmë punët, ata janë shpesh këtu, pasi jemi larg vetëm gjysmë ore.

Ju jetoni vetëm, merreni vetë me gatimin?
Natyrisht, gjithçka e bëj vetë, madje përgatis për vete vetëm mish si mënyra më e mirë për t’u ushqyer.

Po punët e shtëpisë vetë i bën?
Sigurisht, çfarë mendoni ju? Unë jam një “amvis” i përsosur (qesh).

Xherdan, për çfarë e ndien mungesën e nënës?
Për ushqimet e mira, ajo gatuan gjëra të cilat nuk i bën njeri. Më mungon kjo gjë, por edhe tryeza në shtëpi ku uleshim të gjithë së bashku për darkë.

Keni respekt për shtypin rozë në Mynih?
Unë sigurisht që jam shumë i kujdesshëm në këtë drejtim, pasi nuk pretendoj që të jem lajm kryesor gjithmonë.

Vizitoni lokalet P1?
Jo, nuk e di çfarë janë.

Disko, ku lojtarët e Bayernit thyejnë hapur rregullat dhe pastaj vrapojnë pas femrave…
Nuk e di, ndoshta nuk do t’i kisha preferuar për veten (qesh).

Në Zvicër ju jeni një idhull për të rinjtë, mendon se është e vështirë që një njeri i famshëm të gjejë gruan ideale?
Po, sigurisht që është shumë e vështirë. Fillimisht duhet të di nëse femra është e interesuar për futboll, se jo të gjitha mund të përballojnë këtë situatë në të cilën kalojnë futbollistët. Ka kohë të mendoj një gjë të tillë, nëse do të gjej një femër e cila do më dojë mua si Xherdan apo si futbollist.

Sa mesazhe dashurie merrni në ditë?
Erdini, vëllai im merret me rregullimin e këtyre gjërave. Ndoshta më shumë se 15 mijë letra në muaj, propozime për martesë ende nuk ka pasur në mesin e tyre, por vetëm numra telefoni dhe imazhe të nxehta.

Dhe, bëni ndonjëherë përzgjedhjen e ndonjë numri prej tyre?
Sigurisht që jo, as që diskutohet kjo gjë.

Si i keni kaluar javët e fundit të verës së këtij viti?
Kam qenë me pushime në Kroaci. Së bashku me vëllezërit kemi udhëtuar me makinë duke zbuluar kështu shumë vende të bukura rreth detit.

Si arrini të mbani peshën e duhur?
Si natyrë nuk jam i lëvizshëm shumë dhe jam mësuar që të ushtroj gjithmonë dy herë në ditë. Më shumë konsumoj peshkun edhe atë gjatë darkës, por nuk e kam problem të shtoj peshë, sepse e largoj menjëherë.

Jeni gjithashtu edhe imazh i Coca-Cola, si ndiheni në këtë rast?
Nuk përbën problem aspak, pasi pas lojës unë gjithmonë konsumoj coca-cola të ftohtë, gjë që më bën të ndihem mirë. Jam i kënaqur që punoj dhe kam bashkëpunim me ta, pasi mbetet një markë bazike.

Zakonisht thuhet se pas çdo ndeshjeje ju telefononi prindërit tuaj, pse?
Nëna ime gjithmonë dëshiron të më dëgjojë pas ndeshjes nëse jam mirë, pasi gjëja më e rëndësishme për të është që të kthehem në shtëpi i shëndetshëm.

ikub.al

Për meshkujt: Ja si ju refuzojnë femrat “ëmbël”

September 5, 2012 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

Femrat në përgjithësi përpiqen të sillen në mënyrë sa më të sjellshme. Edhe në rastet kur ju refuzojnë, përpiqen ta bëjnë sa më butë, me qëllim që mos t’ju plagosin egoizmin tuaj.

Ka raste kur ju vazhdoni të këmbëngulni, edhe pse një femër ju ka thënë jo. Ndoshta, ngaqë keni dëgjuar se kur një femër thotë jo, ndonjëherë bën të vështirën dhe nënkupton diçka tjetër.

Në fakt, jeni ju që nuk keni marrë mesazhin e duhur. Ja se çfarë nënkupton një femër kur ju refuzon. Po ju përkthejmë nga shqipja në shqip.

Thotë: Nuk ndjehem mirë këto kohë.

Nënkupton: Nuk më pëlqen kaq shumë, sa të shqitem nga ish-i dashuri im.

Thotë: Je njeri i mrekullueshëm, meriton shumë më tepër.

Nënkupton: Të kam tradhtuar dhe më vret ndërgjegjja.

Thotë: Jam e ngatërruar.

Nënkupton: Dal dhe me dy të tjerë dhe nuk di kë të zgjedh. Ti nuk figuron fare në listë.

Thotë: Nuk të kisha menduar për të dashur.

Nënkupton: Dhe as që bëhet fjalë.

Thotë: Më duhet kohë ta mendoj.

Nënkupton: Më pëlqen edhe një tjetër që më flirton kohët e fundit.

Thotë: Ndjej se po mbytem, më mirë të kalojë pak kohë.

Nënkupton: U mërzita me ty.

Thotë: Duhet të kemi edhe eksperienca të tjera.

Nënkupton: Unë të paktën atë po bëj, nxito të më arrish.

Thotë: Dua të përqendrohem tek karriera ime.

Nënkupton: Edhe diçka kaq e mërzitshme sa puna ime është më e mirë sesa të dal me ty.

Thotë: Nuk ndjehem e dashuruar me ty si më parë.

Nënkupton: Kam gjetur një tjetër që më pëlqen shumë.

Thotë: Të shikoj si shok.

Nënkupton: Je i shëmtuar.

/alb-observer.com/

Zbulohet geni i lumturisë … por e kanë vetëm femrat

August 30, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Ai quhet Maoa dhe është geni që ju bën të lumtur. Por juve meshkuj, mos t’ju vijë keq, po t’ju themi se ai ka fuqi vetëm për femrat. Kjo mund të shpjegojë edhe sepse, shpesh, ju jeni më të trishtuara se ato.

Ky fakt pohohet nga shkencëtarët amerikanë në Universitetin e Floridas, që kanë botuar rreth tij edhe studimin përkatës në revistën “Progress in Neuro-Psychopharmacology & Biological Psychiatry”.

Sipas tyre, në trurin femëror ushtron aktivitetin geni  Maoa, i lidhur me një dozë më të lartë lumturie tek femrat, sesa tek meshkujt në përjetimin e gjërave.

“Ky në fakt, quhet edhe gen luftëtar, por në këtë rast ne kemi analizuar anën e tij pozitive”, cilëson studiuesi Henian Chen, lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, Maoa rregullon veprimtarinë e një enzime që ndikon në proceset e serontinës, dopaminës, të njohur si hormonet e kënaqësisë dhe mirëqënues, duke i transmetuar ato në tru.

Proces ky që ndikon në mënyrë direkte në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.

Ndërsa tek burrat, sipas studiuesit, këto efekte pozitive janë penguar ndoshta nga testosteroni.

e.t/noa

Next Page »