“Kapet” në fotografi gjarpri më i madh në botë…! (video)

November 19, 2012 by  
Filed under Lajme te cuditshme

Comments Off

Është një fotografi e analizuar në video!

 

Ka befasuar gjithkënd!
Është paraqitur një fotografi e realizuar nga ajri, e cila nuk le shumë hapësirë për manipulime për ndonjë “mashtrim”, por megjithatë le të jemi dhe pak të kujdesshëm!

Nëse kjo fotografi është reale, atëherë ky përbindësh i kalon caqet e çdo fantazie të shfrenuar!/alb-observer

Shikoni në këtë video gjarprin më të madhe në botë!

watch?v=lkdFDKk8YWk&feature=player_embedded#!

 

Dielli nxjerr “gjuhën e gjarprit” 800.000 km e gjatë, video shpërthyese e NASA-ës

September 5, 2012 by  
Filed under Astronomia

Comments Off

Shpërthimin e një “fije llave” diellore, e cila shpërtheu në hapësirë si një “gjuhë gjarpri”, me gjatësi marramendëse prej 800.000 km, regjistruan satelitët e NASA-ës.

Fenomeni u vu re fillimin e gushtit, por video me pamjet filmime u publikua nga NASA pak ditë më parë, ndërsa stuhia magnetike së bashku me stuhinë rrezatuese të diellit, pritet të arrijnë në Tokë, javën e ardhshme.

Fije të ndritshme!

Fijet diellore janë maza plazme, citon alb-observer.com, të cilat zgajten në sipërfaqen e diellit, në fotosferë deri në stemën e gazrave të cilat rrethojnë diellin. Grumbullohen nga fuqi magnetike dhe janë të dukshme si “sythe” dhe zgjaten deri në qiell…

“Kur i shikojmë nga sipër duken të errëta, ngaqë gazrat e tyre janë të ftohta në lidhje me fotosferën poshtë tyre, por kur shikojmë një “syth” në profil përball qiellit të errët, duket si një shkëmb gjigand i ndritshëm”, shpjegon David Chathagouei, fizikant diellor në Qendrën Marshall Space të NASA-s.

Fija e këtij lloji, mund të rrënohet nëse shënohet ndryshim metabolik, në fushat magnetike që e rrethojnë atë, duke shkaktuar të ashtuquajturat shpërthimet Haider (emri vjen nga Charles Haider cili botoi studimet e para të këtij fenomeni në vitin 1967).

Shpërthimi “gjuha e gjarprit” e muajit gushtit

Një shpërthim i tillë, që bënë një fije gjigande diellore të shpërthej në hapësirë, siç dhe “gjuha e një gjarpri” brenda fotosferës së tij, mund ta shikoni në videon që alb-observer.com, ju parqet e të cilën e bëri publike para pak ditësh Observatori i Dinamikës Diellore (Solar Dynamics Observatory – SDO) të NASA-ës.

Video ka “ngjeshur” tre orë pamje filmike, të aktivitetit diellor të regjistruar nga 6-8 gusht. Filli diellorë, i cili arrin gjatësinë e 800.000 km dhe është nga më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë, duket si një “rrip” i errët, ndërsa shpërthimi pasqyrohet se të gjithë madhështinë e tij dhe në cilësinë UV.

”Nga fundi”, shton NASA “një pjesë e fijes duket tek shkëputet, por trungu kryesorë dhe boshti i tij, vijuan të pa prekura”.
Rrezatimi këtij shpërthimi, pritet të arrij në Tokë, javën e ardhshme. Shërbimi Amerikanë i Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA) dha një njoftim për një stuhi të vogël deri dhe mesatare, të një stuhie magnetike, e cila do të sjellë dukurinë Aurora në disa rajone të ndryshme të qiellit në Amerikën e Veriut./alb-observer.com/

 

Ndiqni në vijim “gjuhën e gjarprit” të filmuar nga NASA:

watch?v=hg747t37m80&feature=player_embedded

Djaloshi që ka dado pitonin gjigant (Foto)

February 5, 2013 by  
Filed under Lajme te cuditshme

Comments Off

Një familje kineze ka marrë kritika të shumta pasi e ka lejuar një gjarpër të madh të qëndrojë në afërsi të fëmijës së tyre 13-vjeçar dhe të marrë rolin e dados së tij.

Djaloshi me pitonin

Azhe Liu ka lindur gjashtë vite pasi babai i tij kishte sjellë në shtëpi vezë të pitonit, nga të cilat ka dalë gjarpri. Në vend se të frikësohet, djaloshi është bërë mjaft i afërt me pitonin e gjatë 4.5 metra dhe që peshon 100 kilogramë.

“Pas një kohe të caktuar u bindëm se gjarpri nuk do ta lëndojë djalin dhe filluam t’i lëmë së bashku. Ata u bënë të pandashëm”, ka treguar babai i fëmijës.

“Pitoni është shumë i kujdesshëm, asnjëherë nuk më shtyp shumë. Atëherë kur njerëzit t’i kuptojnë kafshët, do të përshtaten shumë më mirë”, ka thënë djaloshi. /Telegrafi/

Deputeti i “Agimit të Artë”, me origjinë shqiptare: Do t’i largojmë shqiptarët nga Greqia

January 14, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Kristos Papas, deputeti i “Agimit të Artë”, me origjinë shqiptare nga Suli, flet në një intervistë për gazetën Shekulli.

“Shqipëria është një shtet i krijuar artificialisht me prani njëqindvjeçare në rajonin tonë. I kemi lënë ne hapësira këtyre kusarëve që të na shtypin vëllezërit tanë. Duhet t’i bëjmë njëherë e mirë se çcos43_xa_kasidiaris.jpgfarë do të thotë Greqi”, deklaron Papas.

I shpallur si një person non grata në Shqipëri, ai shprehet se i vetmi krim i tyre është se duan Greqinë dhe e vënë atë mbi çdo gjë në botë.

“Ne nuk na dekurajojnë dhe stepin as “rrufjanët” e çdo kombësie dhe të çfarëdo lloj regjimi. “Agimi i Artë” do vijë shumë herë dhe sa herë të dojë në “Vorioepir” derisa të vijë dita e shenjtë kur ne të vijmë si shpëtimtarë!!!” shprehet Papas.

Ndërsa për sa i përket mbikëqyrjes dhe hetimit të veprimeve të tij, ai pohon se: “Avramopulos ka një obsesion me një të ashtuquajtur miqësi me Panaritin, i cili e konsideron atë një mik dhe njeri të arsyeshëm. Por, natyrisht, lëvizjet e fundit të Panaritit treguan se çfarë gjarpri është ai. Çfarëdolloj ndjekjesh të mundshme penale të bëra ose që do të bëhen ndaj meje, vetëm një rezultat do të kenë. Do forcojnë gjithnjë e më shumë lëvizjen nacionaliste greke të “Agimit të Artë”.”

Ai shprehet se do t’i përzënë shqiptarët nga Greqia.

“Natyrisht që po. T’i ndjekim nga Greqia me autobusët e tyre ose më këmbë nga të njëjtat shtigje që na erdhën dhe na zunë derën duke bërë krime, vjedhur dhe duke urryer në të vërtetë çdo gjë greke. Shqiptarët kafshuan dorën që iu shtri për t’i ndihmuar dhe që iu dha një pjatë gjellë. Ata grabitjen e kanë në gen. Një nga sloganet tona që dëgjohet në çdo takim tonin është: Nuk do të bëhesh kurrë grek o shqiptar”, deklaron Papas.

Nga Gazeta Tema

SUPLEMENT/100 fakte interesante që nuk i dini për Barak Obamën

November 8, 2012 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Që kur konkurroi në fillim si kandidat si President, por edhe tani që ka marrë një mandat të dytë gjatë Presidencës, Barak Obama është cilësuar si një personalitet aspak i zakonshëm. Kjo për shkak të prejardhjes së tij të përzierë dhe jetesës së tij në vende të ndryshme. Por pavarësisht këtyre fakteve, gazeta angleze “Telegraph” ka bërë një listë të 100 fakteve mbi Barack Obama-n, të cilat nuk janë dhe aq të njohura. Një prej tyre është se atij s’i pëlqen aspak stili i të rinjve për të veshur pantallona të gjera me shtrat të ulët. Apo fakti se ai është larguar nga festa e beqarisë së kunatit të tij, kur aty ka mbërritur një striptiste. Apo se mund të thuhet me plot gojën se ai ka një stomak të fortë, pasi kur ka jetuar në Indonezi ka ngrënë mish qeni dhe mish gjarpri. E dini se në takimin e parë me Michele, presidenti Barak Obama e dërgoi të shikonte filmin “Do the right thing” (Bëj gjënë e duhur), vajzave u lexon “Harry Potter” ndërsa i pëlqen hiti “Single Ladies” i Beyonce.

1. Ai njihej si “O’Bomber” në shkollë të mesme për shkak të aftësive të tij në basketboll.

2. Emri i tij do të thotë “ai që është bekuar” në Sualihi.

3. Ushqimi i tij i preferuar janë makaronat me karkaleca që gatuan bashkëshortja e tij, Michelle.

4. Ai ka fituar një çmim “Grammy” në vitin 2006 për versionin audio të librit të tij me kujtime, “Dreams for my father”.

5. Ai është mëngjarash, duke u bërë kështu presidenti i gjashtë mëngjarash.

6. Ai ka lexuar gjithë seritë e librit “Harry Potter”.

7. Ai ka një palë doreza boksi të kuqe me autografin e Muhammad Ali.

8. Kur ka qenë adoleshent, ka punuar në dyqanin e akulloreve “Baskin-Robbins” dhe tani nuk i duron dot fare akulloret.

9. Çokollatat e tij të preferuara janë ato proteinike me kikirikë.

10. Ai ka ngrënë mish qeni, mish gjarpri dhe karkaleca të pjekur, kur jetonte në Indonezi.

11. Ai mund të flasë shumë mirë spanjisht.

12. Gjatë fushatës, kur ishte në udhëtim refuzonte të shihte “CNN” dhe ndiqte më shumë stacionet sportive.

13. Pija e tij e preferuar është çaji i ftohtë i manaferrave.

14. Ai i kishte premtuar Michelle-s se do ta linte duhanin përpara se të kandidonte për President, por s’e bëri një gjë të tillë.

15. Kur jetonte në Indonezi, ai mbante një majmun që quhej Tata.

16. Ai mund të ngrejë pesha deri në 90 kilogramë.

17. Ai njihej si Barry deri në universitet, kur kërkoi që t’i drejtoheshin me emrin e tij të plotë.

18. Libri i tij i preferuar është “Moby-Dick” i Herman Melville.

19. Në vitin 1996 ai ishte i pranishëm në festën e beqarisë së të fejuarit të motrës së tij, por u largua nga festa, kur aty mbërriti një striptiste.

20. Tavolina e tij e vjetër ne Senat dikur i përkiste Robert Kennedy

21. Ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë bërë 4.2 milionë dollarë vetëm në 2007, më së shumti nga shitja e librave.

22. Filmat e tij të preferuar janë “Kazablanka” dhe “Dikush fluturoi në folenë e qyqes”.

23. Ai mban një statujë të vogël të shenjtës Mari me Krishtin fëmijë dhe një byzylyk që i përkiste një ushtari në Irak, për fat të mbarë.

24. Kur ishte student në “Harvard” aplikoi që të merrte pjesë në një kalendar modelesh, por u refuzua nga komiteti i përbërë nga femrat.

25. Muzika e tij e preferuar përfshin Miles Davis, Bob Dylan, Bah dhe “The Fugees”.

26. Kur doli herën e parë me Michelle, ai e dërgoi atë të shihte filmin “Do the right thing” të Spike Lee.

27. Atij i pëlqen të luajë poker.

28. Ai nuk pi kafe dhe shumë rrallë konsumon alkool.

29. Atij do t’i kishte pëlqyer të ishte arkitekt nëse s’do ishte bërë politikan.

30. Ai ka pranuar se ka marrë marijuanë dhe kokainë, kur ishte adoleshent.

31. Njëra prej vajzave të tij do të shkojë në “Yale” para se të bëhet aktore, ndërsa tjetra do të bëhet këngëtare dhe balerinë.

32. Ai e urren tendencën e të rinjve për të veshur pantallona të gjera të varura.

33. Ai e ka paguar përfundimisht kredinë e tij për studimet, vetëm para katër vitesh, kur nënshkroi marrëveshjen për librin e tij.

34. Shtëpia e tij në Çikago ka katër oxhaqe.

35. Kumbara e vajzës së tij, Malia, është vajza e Jesse Jackson, Santita.

36. Ai ka thënë se zakoni i tij më i keq është se kontrollon celularin në mënyrë konstante.

37. Ai përdor një laptop “Apple Mac”.

38. Ai nget një makinë “Ford Escape Hybrid” pasi ka lënë makinën me gaz “Chrysler 300”.

39. Ai vesh kostume të “Hart Schaffner Marx” që kushtojnë 1500 dollarë.

40. Ai ka 11 palë këpucë të zeza identike me njëra-tjetrën.

41. Ai i pret flokët njëherë në javë tek berberi i tij në Çikago, Zariff, të cilin e paguan 21 dollarë.

42. Programet i tij të preferuara televizive janë “Mash” dhe “The Wire”.

43. Ai ka marrë emrin e koduar “Renegade” nga Shërbimet Sekrete tashmë që është President.

44. Gjyshja e tij, që s’rron më, i kishte vënë nofkën “Bar”.

45. Ai ka në plan të instalojë një fushë basketbolli në Shtëpinë e Bardhë.

46. Artisti i tij i preferuar është Pablo Picasso.

47. Specialiteti i tij në fushën e gatimit është çilli, një gjellë pikante.

48. Ai është shprehur se shumë prej miqve të tij në Indonezi ishin “iriqë rrugësh”.

49. Ai mban mbi tavolinë një dorë druri të gdhendur, e cila mban një vezë, simbol kenian i brishtësisë së jetës.

50. Babai i tij, që s’rron më, ishte ekonomist i lartë për qeverinë e Kenias.

51. Seriali i tij i preferuar është “Entourage”

52. Në takimin e tyre të pare, ai e çoi Michelle në kinema, për të parë filmin “Do the right thing”

53. I pëlqen kënga “Single Ladies” e Beyonce

54. Vajzave u lexon librat e Harry Potter

55. Skuadra e tij e zemrës është ajo e Chigaco Bulls

56. Ne Ipod-in e tij ka këngë të Jay-Z dhe Ludacris

57. Është një fans i këngëve që hapin serialet televizive, prandaj dhe i dhuroi Mbretëreshës Elisabetë një Ipod të mbushur plot me këto lloj këngësh

58. Michelle Obama ka thënë se “makina e tij e parë ishte aq e vjetër, sa kishte një vrime të ndryshkur në derën e pasagjerit”

59. Presidenti i tij i preferuar është Abraham Lincoln

60. Në Kenya, një birre i është vënë emri i tij

61. Më parë koleksiononte libra me histori grafike të SpiderMan dhe Konan

62. Kur ka qene adoleshent, ka punuar në një dyqan akulloreje; ndoshta prandaj tani nuk e ka qejf fare akulloren. Ndërsa vajza e tij, Shasha, vdes për akullore

63. Ai është presidenti i pare me një BlackBerry. Përdor laptop Apple Mac

64. Është mëngjarash

65. Emri i vajzës se tij, Malia, është emër Hauaian

66. Ka mbaruar Shkenca Politike në Columbia

67. Flet mjaft mirë edhe gjuhën spanjolle

68. Aplikoi për të qenë në kalendarin e shkollës ndërsa studionte ne Harvard, por u refuzua nga komiteti i cili përbëhej vetëm nga femra

69. Vesh kostume Hart Schaffner Marx

70. Gjyshi i tij nga mamaja mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore

71. Babain e tij e ka takuar vetëm një herë, ne 1971, gjatë një vizite për Krishtlindje

72. Imiton shume mire Marlon Brandon tek filmi “Kumbari”

73. Tre burrat që admiron më shume janë Mahatma Gandhi, Abraham Lincoln dhe Martin Lither King, Jr.

74. Prindërit e tij u njohën gjatë orës se rusishtes

75. Ndjek te gjitha ndeshjet e basketbollit të vajzës së tij, Shasha

76. Është i pari president amerikan që ka marrë pjesë në spektaklet e mbrëmjeve të vona

77. Gjyshja e tij e thërriste “arush”

78. Mban me vete për fat një statuje të vogël të Shën Merise dhe një byzylyk qe i përkiste me pare një ushtari në Irak

79. Përpara se të hynte ne Shtëpinë e Bardhë, ngiste një Ford Escape Hybrid

80. Emri i plotë i vajzës se tij Sasha, është Natasha

81. Ka shtate vëllezër dhe motra nga martesat e tjera të babait të tij

82. I pëlqen të gatuajë pjata pikante

83. Është kushëri i largët i ish Zv. Presidentit Dick Cheney

84. Është Presidenti i parë në histori me ngjyrë.

85. Barack Obama i ka kërkuar Michelle, që ajo të mund ta takonte atë më shpesh, por ajo në fillim ka refuzuar.

86. Michelle pasi ka parë që Obama ishte një djalë punëtor si dhe i lidhur me kishën, ajo mendoi që të shikonte atë me një tjetër sy.

87. Kur Obama drekoi me të në një restorant në vitin 1991 pas mbarimit të diskutimeve me Michelle dhe përfundimit të të ngrënit, zonjusha Robinson i pohoi të dashurit të saj se nevojitej që lidhja e tyre të bëhej serioze.

88. Fëmijërinë Obama e ka kaluar në Indonezi, duke qenë se e ëma i punonte atje si antropologe. Pas përfundimit të kolegjit në Kaliforni dhe Nju Jork, ai u vendos në Çikago për të punuar si organizator komunitetesh në lagjet e varfëra. Ai më vonë vijoi studimet për drejtësinë në Harvard.

89. Në jetën publike Obama hyri më 1997, duke fituar një vend ne Senatin Shtetëror të Illinojit. Në vitin 2004, ai fitoi zgjedhjet në garën për në Senatin e Shteteve të Bashkuara. U tërhoq nga Senati pasi u bë president, në nëntor të vitit 2008.
90. Në vitin 2009, Obama fitoi Çmimin Nobel për Paqe për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në fuqizimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”.

91. Si djalë i ri, Obama ishte i zgjuar, por gjysmë-motra e tij, Maya Soetero-Ng, thotë se ai “udhëhiqej nga ambiciet”, në vend që të luante basketboll apo të notonte në oqean.

92. Kur karriera e antropologjisë e dërgoi prapë të ëmën në Indonezi, Obama mbet ne Hawai për t ndjekur shkollën e mesme dhe ishte nën përkujdesjen e gjyshërve nga nëna, Maleyn dhe Stenley. Ai e ka përshkruar gjyshen e vet si “gurthemel i jetës sime”. Ajo vdiq me 2 nëntor 2008, vetme dy ditë para se ai të zgjidhej president.

93. Si adoleshent, interesimi i Obames përfshinte golfin dhe letrat, këndimin në kor, por shumicën e kohës basketbollin.

94. Në memoaret e tij te titulluara “Guximi i Shpresës”, Obama rikujton se basketbolli ishte vendstrehimi i tij, i adoleshentit me racë të përzier, i cili aty filloi të mendoje për identitetin.

95. Ai shkroi: “Të paktën në fushën e basketbollit mund të gjeja pjesëtare nga të gjitha komunitetet. Ishte ky vendi ku krijova miqësitë më të ngushta, ku të jesh zezak nuk ishte disavantazh”.

96. Obama i filloi studimet universitare në Kolegjin Occidental në Los Angeles, ku e bëri hapin e parë në politikë, duke folur në një tubim kundër aparteidit.

97. Por, ai deshi më shumë se sa mund të ofronte një universitet i vogël, prandaj shkoi në New York dhe u regjistrua ne Universitetin Columbia, ku u diplomua
98. Ishin këto vite për te cilat ai pranoi se ka përdorur marihuanë dhe kokainë, droga te cilat i quajti “dështimi më i madh moral”.

99. Gjatë kohës qe ishte ne New York, mësoi se babai, te cilin asnjëherë nuk mundi ta njohë me të vërtetë, ka vdekur ne një aksident trafiku.

100. Më 10 shkurt, 2007, Barack Obama qëndroi në shkallët e Kapitolit të iirana Vjetër në Springfield, Illinois, dhe shpalli se do të garoje për president te Shteteve te Bashkuara. Ishte vendi i njëjtë ku ne vitin 1858, Abraham Lincoln, e mbajti fjalimin historik të quajtur: “Shtëpia e ndarë nuk mund të qëndrojë”.tiranaobserver

Në botën e ëndrrave…, “profecitë” që na prishin gjumin

September 17, 2012 by  
Filed under Psikologji

Comments Off

Për të shpjeguar ëndrrat duhet të kemi shumë parametra: individin në gjendjen përpara ëndërrimit, imazhet e ditës, bisedat me shokët, apo dëshirat e parealizuara apo të shtypura prej individit që rikthehen përmes ëndrrës.
 Madje duhen shqyrtuar edhe faktorë të tillë si koha. Nëse nata është e vranët, me shi, e kthjellët, me hënë të plotë apo me hënë të kuqe etj. Pastaj dita: Cila ditë e javës, e diel (ëndrra tregon vetëm për të atë ditë deri mesnatë), e hënë, e martë etj.

 


Koha para mesnate pas mesnate apo mëngjes. Data prej 1 (një) deri 31 muajit përkatësisht 30. Gjithashtu shqyrtohet se si ndihet kur i del gjumi atij që ëndërron, nëse e ka ndjerë vetën të gëzuar, të mërzitur a të shqetësuar.
Së fundi janë simbolet që qëndrojnë në rrafshin e pavetëdijes. Një shembull: Tre veta udhëtojnë me një makinë, u kalon macja e zezë, njëri prej të treve fillon të qajë dhe e pyesin “pse?”, ai u përgjigjet “e ka ters macen e zezë”.
Dhe vërtet mund t i ndodhë diçka e keqe atij personi. Personi i dytë fillon të këndojë sepse macja e zezë ishte shenjë e mbarë për të. Dhe vërtet, tërë dita i kalon mirë dhe është i gëzuar, kurse i treti nuk reagon. Sepse macja e zezë nuk e ndonjë domethënie për të.
Kështu edhe në botën e ëndrrave: Varet se me çfarë simbolesh e kemi ngarkuar pavetëdijen, për shembull, qeni për dikën është besnik, për tjetrin armik etj.
Ëndrrat që i shkakton ngacmimi i jashtëm
Sa është njeriu i vjetër, aq janë të vjetra ëndrrat. Ato e kanë shqetësuar pareshtur, prandaj ai u ka dhënë domethënien e vet. Ndonjëherë është përpjekur t i shpjegojë ato edhe si zë të Zotit.
Shumë ëndrra kanë shkak të jashtëm, siç janë ngacmimet e ndjenjave.
Kështu, në qoftë se jashtë bubullon, atëherë njeriu zakonisht do të ëndërrojë se është në frontin e luftës; zëri i gjelit, herët në mëngjes, atij i rikthehet në ëndërr si një kushtrim i frikshëm; në qoftë se dyert e shtëpisë kërcasin, do të ëndërrojë hajdutin që ka hyrë në shtëpi; në qoftë se mbuloja e shtratit bie për tokë, mund të ëndërrojë se fluturon i zhveshur ose ka ra në ujë dhe noton; në qoftë se është i shtrirë dhe këmbët i ka të varura në skaj shtratit, mund të ëndërrojë se bie në greminë; në qoftë se e mbulon kokën me nënkresë, mund të ëndërrojë se bien gurë mbi të.
Ata që “lagen” gjatë natës në shtrat, do të ëndërrojnë se notojnë.
Dikush ëndërron se e ka sulmuar armiku dhe e rrëzon në “kokërr të shpinës” dhe e lidh në një hu, dhe kur nga frika i del gjumi, sheh se mes gishtërinjve të këmbës, ka një fije kashte. Psikologu i njohur Henningsi ëndërron se e kanë varur në litar, nga frika i del gjumi, dhe vëren se rreth qafës i është lidhur këmisha e natës.
A. Maury, i cili ka eksperimentuar shumë rreth ngacmimit dhe objektit ngacmues si, bie fjala, me puplën e pulës, ngacmim nën hundë dhe në buzë, dhe ka vërejtur lidhjen midis ndijimeve të jashtme dhe ëndërrimit. Dikush pa ëndërr sikur ishte në shkollë dhe në fund të orës, e pyet profesori, a e ka kuptuar lëndën, ndërsa dikush fillon të bërtasë “o – ja!” Mësuesi e qorton pse bërtet dhe pas tij të gjithë bërtasin, orja, erja, feurja etj.
Pastaj, ai zgjohet dhe, në të vërtetë, njerëzit bërtasin jashtë: “feuer” domethënë, “zjarr”, po digjet shtëpia. Shtëpia e tij ishte në zjarr. Po ashtu gjatë luftës, një vajzë ëndërronte sikur fluturonin aeroplanët mbi të, dhe në të vërtetë qenë aeroplanët e luftës, që bombardonin qytetin…
Ëndrrat me shkaqe patologjike
Shpeshherë shkaku i ëndrrave është në patologjinë e brendshme trupore, siç është shushuritja e veshëve, zemra e dobët, mëlçia e sëmurë, tretja e dobët, po ashtu edhe ngarkesat e llojllojshme të gjëndrave seksuale.
Njeriu i sëmurë nga zemra zakonisht do të shohë ëndrra frike, tmerri, trishtimi, që lidhen ngushtë me vdekjen; bie fjala, lufton me kafshët e egra, e sulmon gjarpri etj.
Kur zgjohet, është i djersitur dhe i shqetësuar. Njeriu i sëmurë nga mëlçia zakonisht do të ëndërrojë sikur ka pengesa me frymëmarrjen, sikur i zihet fryma nga turma e madhe, ikën dhe nuk mund të vrapojë as të fshihet. Njeriu me dhimbje stomaku dhe tretje jo të mirë zakonisht do të ëndërrojë gjëra të pështira.
Njeriu me nerva të luhatshme dhe frikacaku zakonisht do të ëndërrojë se përplaset dhe rrëzohet; lufton me kafshët e egra, siç janë gjarpërinjtë, ujqit, etj. Ata që ëndërrojnë hajdutin, sipas Freudit, u ringjallen kujtimet e fëmijërisë, kur të huajt vizitonin dhomën e fëmijës dhe e zgjonin nga gjumi.
Ëndrrat që e kanë shkakun në të kaluarën
Ëndrrat i kanë shkaqet psikike nga e kaluara. Në qoftë se një ditë përpara ose para disa ditëve, ke pasur mysafirë, ka mundësi të ëndërrosh vizitën e mysafirëve, ose vetë shkon diku në vizitë, do t’i shohësh të njëjtit njerëz, por në një shoqëri tjetër.
Njeriu, i cili ka qenë në udhëtim dhe kthehet në shtëpi, mund të ëndërrojë disa ditë vendet nëpër të cilat ka kaluar, ndoshta ëndërron se si vozitet dhe ballafaqohet me vështirësi dhe pengesa, siç është harresa e biletës etj. Ngjarjet që lënë përshtypje (mbresë) të thellë, do të shkaktojnë ëndrra, por në lidhje me diçka tjetër.
Në ëndërr nuk e kemi nën kontroll veten dhe as nuk mund ta përcaktojmë qëllimin nga jeta konkrete. Rikthimi në fëmijëri ose në moshë të re, po ashtu shkakton ëndrra të shpeshta te njeriu i moshuar.
Bie fjala, ëndërron se është fëmijë dhe është nën këshillat e babës dhe të nënës, që mund të jenë dhe të vdekur. Po ashtu, të shpeshta janë ëndrrat e jetës së shkollës (prefesori do të pyesë, por del se nuk jemi të përgatitur dhe nga kjo frikë në fund zgjohemi).

Ëndrra si shkak i dëshirës
Ëndrrat e njeriut janë dëshirat, që ende nuk janë realizuar ose nuk do të realizohen kurrë. Vajza, që e ka humbur shpresën e martesës, do të ëndërrojë se si shkon në dasmën e vet në mënyrë solemne; ia urojnë martesën miqtë dhe shokët drejtpërsëdrejti ose me telegrame dhe letra; kjo është vetëm një dëshirë që dëshiron ta plotësojë.
Në qoftë se studenti ëndërron se e ka dhënë provimin me notën shembullore, në të vërtetë ai ende nuk ka filluar të përgatitet për provim; pra ai nuk e di a do ta japë provimin; kjo mbetet dëshirë për t’u realizuar. Shumë herë, njeriu ëndërron grumbullin e parave dhe fillon të hartojë plane se si t’i shfrytëzojë ato, po dhe kjo në qenësi shpreh dëshirën e tij.

Ëndrrat me domethënie simbolike
Njeriu shikon edhe ëndrra simbolike, që në momentin e parë nuk i di as domethënien. Zakonisht, për këto ëndrra nuk gjendet një shkak i jashtëm i ëndrrës. Nga lashtësia historike, njeriu i ka shpjeguar ëndrrat sipas simbolikës (posaçërisht dallohet populli i Izraelit).
Kështu, bie fjala, Jozefi i Egjiptit ia shpjegoi Faraonit ëndrrën me shëmbëllesa. Në kohën tonë, për këtë dukuri janë të njohur Freudi, Adleri, Jungu dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Por, asnjë shkollë psikanalitike nuk i shtjellon ëndrrat në të njëjtën mënyrë dhe ato dallohen dukshëm mes tyre. S. Freudi (Frojdi), zakonisht u mor me shpjegimin e dëshirave të parealizuara në lëmin seksual. Tërë simbolika e ëndrrës është e veshur me epshin dhe kënaqësinë seksuale.
Njeriu gjatë gjumit s’ka mbikëqyrje në censurimin e vetëdijes dhe kështu bota e ëndrrave shpërthen nga dëshirat e parealizuara dhe censura është e veshur me shëmbëllesën e epshit seksual.
Prej këtej, ombrella, thika etj. shprehin fallusin, organin seksual të mashkullit, ndërsa krehri, organin seksual të femrës. Shumë larg do të shkonim, në qoftë se i shpjegojmë të gjitha ëndrrat në këndvështrimin seksual, edhe pse disa e kanë këtë simbolikë.
Nuk është e vërtetë se të gjitha simbolet në ëndërr paraqesin vetëm jetën seksuale, po ashtu nuk është e vërtetë, siç e thekson Frojdi, se nënvetëdija e njeriut është e prishur, e çoroditur dhe vetëm vetëdija është e mirë. C. G. Jungu thekson: “A nuk është dëshmi e mirë se çfarë i solli njeriut vetëdija e tij, siç janë dy luftërat botërore?
Ndërsa nënvetëdija e njeriut, përderisa nuk është e përcaktuar, nuk është as e keqe as e mirë.” C. G. Jungu thotë se bota e ëndrrave buron nga nënvetëdija e njeriut, që e plotëson vetëdijen; njëra e plotëson tjetrën, prandaj nuk është e mjaftueshme të dish nga vinë ëndrrat dhe shkaqet e tyre, por është i rëndësishëm qëllimi -Pse ëndërrojmë.
Ja ëndrra e një mjeku, treguar Jungut: “U ngjita në bjeshkë, rruga ishte përpjetë nëpër borë; koha ishte e mrekullueshme. Sa më lart ngjitesha, aq më tepër kisha kënaqësi, edhe ndieja një bukuri dhe lumturi të qëndroja përherë aty. Ashtu isha i magjepsur, por, sa arrita në kulmin e bjeshkës, fillova të ngrihem në ajër dhe të fluturoja. Dhe kur u zgjova, isha krejtësisht në një farë ekstaze”. Jungu i përgjigjet: “Mik i dashur, e di se nuk mund të rrish larg malit, por tani të qortoj, mos shko më vetëm në bjeshkë.
Në qoftë se shkon së paku merr dy veta që të të shoqërojnë!” Ai në këtë qortim qeshi. Pas dy muajve doli në mal dhe rrëshqiti e mbeti në mbulojën e borës, dhe një kalimtar i rastit i shpëtoi jetën. Tre muaj më vonë, sërish u ngjit në bjeshkë, por, porsa hipi në thepin e bjeshkës, u rrëzua dhe ra në greminë. Kjo ishte ekstaza e ëndrrës. Kështu e shpjegon Jungu. Mirëpo, shtrohet pyetja: Në cilin drejtim vetëdija e njeriut, plotësohet me nënvetëdijen e botës së ëndrrave?

Zbulimi i brendshëm
Është e vërtetë se bota e ëndrrës e zbulon botën e brendshme të njeriut, që ai nuk do ta pranojë në mënyrë të vetëdijshme. Për njeriun që ëndërron se vonohet, zakonisht për trenin ose i ikën treni, thonë se ai gjithmonë do ta humbasë rastin ose do të vonohet; vajza 40 vjeçe, që e kishte humbur shpresën e martesës, ëndërron sikur do të udhëtojë me trenin, që i kalon përpara syve.
Plotësimi i vetëdijes me nënvetëdijen
I internuari që mësoi gabim nga ëndrra, ditën e tij të lirisë
Si plotësohet vetëdija e njeriut me nënvetëdijen që shprehet në botën e ëndrrave? Në vend të sqarimit, po japim një shembull të prof. Viktor Frankel-it nga kampi i përqendrimit të Dachau (Dahau).
Një nga të burgosurit kishte pa një ëndërr të çuditshme; një zë i çuditshëm i thotë: A dëshiron ta dish të ardhmen tënde! Ai i përgjigjet, po: “Dëshiroj të di, kur do të jetë për mua fundi i luftës?” Zëri i ëndrrës i përgjigjet: “Më 30 mars 1945!” Këtë ëndërr e kishte parë në fillim të muajit mars.
Ishte krejtësisht i shëndoshë dhe fizikisht i fortë me plot shpresë për t’u çliruar. Ditët kalojnë shpejt dhe nuk shihet në horizont ndonjë shenjë, që t’i realizohet zëri i ëndrrës. Ditët e fundit e kaplojnë ethe të rënda dhe më 29 mars e dërgojnë në spital; më 30 mars vdes; ky është fundi i luftës dhe i vuajtjeve të tij. Ëndrrat nuk janë profetizim, që mund të tregojnë të ardhmen e njeriut, por mund të jenë shkaku i atyre gjërave që paralajmërohen. Jeta e përditshme na jep mjaft shembuj të tillë, por ne nuk jemi gjithnjë të vetëdijshëm për këtë, sepse përmbajtja e ëndrrave, që shpërthen nga nënvetëdija e njeriut do të ndikojë, dashje pa dashje, edhe në vetëdijen, në mendjen e tij, që e shpie deri te realizimi i ëndrrës, edhe pse realizimi i saj në realitet është i ndryshëm. Ëndrrat janë pjesë e jetës dhe diçka normale te njeriu.
Nëpërmjet tyre në mënyrë spontane përjetojmë shtresat e thella psikike. Me një fjalë, përmes ëndrrës, në mënyrë spontane zgjohet vetvetiu tërësia e strukturës psikike “nën ujë” të thellë.
Disa autorë e shpjegojnë procesin e ëndrrave dhe përdorimin e tyre në shtatë shkallë.

Nganjëherë na ndodh se fare nuk na kujtohen ëndrrat. Harresa e tillë bazohet në faktin se i shtypim në sferën e nënvetëdijes të gjitha ato gjëra që na kërcënohen me ndonjë dhimbje ose e rrënojnë Unin (Egon) ose na shpijnë kah pasiguria, qofshin ata të vetëdijshme, qofshin të pavetëdijshme.

1. Shkalla e parë është “ëndrrat e ditës” (ëndërrite), integrimi i kujtesës që personi përjeton gjatë natës. Jo vetëm se i kujtohen ëndrrat, por dhe përmbajtja e tyre psikike, çfarë na i ka “vjedhur” dita. Edhe pse i përjeton si diçka të huaja dhe “jo të nevojshme”, nuk i shtyp në sferën e nënvetëdijes dhe as nuk largohet prej tyre me ndonjë ide fikse ose të ngushtë për ta mbrojtur pamjen e vet dhe të botës reale, por me vetëdije kyçet në integrimin e sferave psikike.

2. Shkalla e dytë është analiza e ëndrrave. Përmes analizës jo vetëm se e ndajmë pjesë-pjesë përmbajtjen e ëndrrave, por edhe rritet vëmendja dhe kujdesi në disa momente të sferës psikike dhe njëhershmit ballafaqimi me pasurinë (thesarin) e fshehur në shtresat e thella. Kuptohet se kjo nuk është integrimi i ëndrrës me shtresat e ditës, por është integrimi i shtresave të ditës me kujtimet që reflektojnë nga ëndrra, kyçja spontane me sferat e thella të individit.

3. Shkalla e tretë është shpjegimi i ëndrrave dhe deshifrimi i fshehur i porosisë, që jepet nëpërmes gjuhës simbolike të ëndrrës. Në këtë fazë i dallojmë shtytjet e ditës nga përmbajtja e ëndrrës dhe në mënyrën aktive inkuadrohemi në botën e ëndrrave, duke analizuar mirë shtytjet e ditës që bëhen burim i përjetimit së botës së ëndrrave. Po ashtu i analizojmë shkaqet e shëmtuar nga ndodhitë e ëndrrës dhe kërkojmë çelësin për t i deshifruar porositë e saj.

4. Shkalla e katër është integrimi me ëndrrat e ditës, “ëndërrite”. Veprimi shkon në drejtimin e kundërt. Vëmendja e zgjon vetëdijen dhe kyçet drejtpërsëdrejti me botën e ëndrrave. Këtë shkallë mund ta arrijmë vetëm me ushtrime intensive, për ta zgjuar vetëdijen gjatë “ëndrrës” (jemi të vetëdijshëm se jemi në botën e ëndrrës). Vëzhgimi i ëndrrës bëhet nga këndi i vëmendjes dhe mendojmë mbi domethënien e ëndrrës. Në këtë fazë hyjmë në hulumtimet e thella dhe në mbretërinë e bukur të ëndrrave – gjithherë me vetëdijen e plotë dhe ashtu jemi të pranishëm në botën e ëndrrës, që quhet “lucide”.

5. Shkallës së pestë i bashkohet jo vetëm vëmendja e vetëdijes, por edhe vullneti me krijimtarinë burimore. Ëndrra vëzhgohet jo më në mënyrë pasive, por individi ndërhyn në mënyrë aktive dhe kreative. Përpara e përgatitin edhe skenarin, bie fjala, lëndën mbi të cilën do të ëndërrojë dhe rolin që do ta luajë, po ashtu dhe gjatësinë e dëshiruar. Ëndrrat e tilla i quajmë ëndrrat të kontrolluara ose ëndrra kreative. Në ëndrrat e tilla kyçet jo vetëm vëmendja, po dhe intelekti i individit me emocionin dhe vullnetin e lirë.

6. Në shkallën e gjashtë fillon integrimi i individit dhe autoterapia nëpërmjet ëndrrës. Integrimi psikik nuk është vetëm lidhja e strukturës dhe njësimi i shtresave psikike, por dhe përpunimi konstruktiv i tyre. Autoterapia psikike nga tjetërsimi, nga shtypja psikike që shpërthejnë nga nënvetëdija, nga ngarkesat e llojllojshme, që shoqërojnë dhembje nga tronditjet shpirtërore. Ri integrimi është i mundshëm vetëm si proces i shërimit ose i autoterapisë. Autoterapia tek ëndrrat e kontrolluara është e mundshme dhe e suksesshme bile edhe më e suksesshme se terapitë e tjera.

7. Shkallën e shtatë mund t ia lejojmë vetes vetëm atëherë kur integrimi ynë është i lartë dhe stabil. Në këtë fazë na paraqitet dera e mrekullueshme që hyjmë në botën e fenomeneve të paranormales. Kështu mund ta zhvillojmë dyshin tonë (binomi – binjakun tonë) dhe të udhëtojmë në kohë dhe në vend; i dërgojmë dhe marrim sugjerimet telepatike nga tjetri, ose së bashku me tjetrin ëndërrojmë të njëjtën ëndërr ose e kërkojmë tjetrin në ëndrrën e tij.
Edhe pse ëndrrat nuk mund ta japin drejtimin tonë të jetës, ato janë faktor i rëndësishëm që ndihmojnë në mënyrë pozitive për baraspeshën e jetës së përditshme të pikëpamjeve më humane në botë.

Horoskopi Maya

September 3, 2012 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Horoskopi Maya

 

TZOOTZ – Lakuriqi ( 26 korrik – 22 gushtt )

Ne dashuri Lakuriqi i nates kalon neper faza te ndryshme; ai eshte protektiv, rojtar i shtepise, dhe drejtues i mire i shtepise. Por ndonjehere ata qe i perkasin kesaj shenje kane nevoje per vetmi per te ruajtur pavaresine e tyre. Ata duan te jene te barabarte me partnerin dhe te kene miqte dhe jeten e tyre me te cilen te jene te lidhur. Keta njerez kane nevoje ta adhuroje personin qe ka ne krah dhe te ndieje qe jane ne lartesine e dashurise se tjetrit. Ka nevoje t’i dale zot vetes por pa u lene pas dore nga partneri.

DZEC – Akrepi ( 23 gusht – 19 shtator )

Ne dashuri, te lindurit e kesaj shenje preferojne ta demostrojne dashurine e tyre me fakte dhe jo me fjale. Ndoshta nuk ju thote cdo pese minuta qe ju do shume, por e demostron kete duke ju ndenjur prane ne cdo moment qe ju mund te keni nevoje. Pergjithesisht jane njerez shume te drejte dhe besnike. Ata jane besnike ndaj partnerit dhe presin te njejten gje prej tij. Dikush ka thene qe Akrepat kane “dhuraten e memories”, ata mbajne mend cdo gje qe ju keni bere; qofte kjo e mire apo e keqe. Nese ju keni beret e mira, do jua kthejne plotesisht, por nese j keni beret e keqija, shpejt ose vone do ju beje ta paguani dyfish. Nje akrep nuk e harron kurre pabesine e te tjereve, dhe e ka te veshtire ta kaloje.

KEH – Dreri ( 20 shtator – 17 tetor )

Ne dashuri, dreri eshte nje shenje romantike nga natyra. Ata evonojne renien ne dashuri, dhe enderrojne nje dashuri ngjyre roze, ashtu si neper filmat e vjeter me fund te lumtur. Por kur bien ne dashuri me dike, Dreri e ka shume te veshtire te ndahet dhe te harroje personin qe i ka vjedhur zemren. Keshtu jane te gatuar dreret. Te mundoheni t’i ndryshoni do te ishte nje mission i pamundur.

MOAN – Bufi ( 18 tetor – 14 nentor )

Eshte nje person romantic por pak i veshtire. Dashuria per te nuk do te jete e lehte dhe do ta perplase shpesh deri ne momentin qe do te gjeje nje person qe korrepondon me te dhe ta doje tamam ashtu si Bufi e meriton te dashurohet. Jane njerez shume te dahsur ne fakt, dhe dashurohen edhe me ajrin qe marrin fryme, dhe eshte per kete arsye qe jo gjithmone zgjedhin personin e duhur me te cilin te dashurohen. Zakonisht, personat e kesaj shenje kalojne disa martesa ose lidhje deri sa me ne fund gjejne personin e duhur per to.

KUTZ – Palloi ( 15 nentor – 12 dhjetor )

Nese nje Pallua ju ka zgjedhur juve si mikun e tij, atehere ju duhet te jeni nje person me te vertete shume i vecante. Zakonisht, nese ndodh keshtu, ju duhet te jeni aq te cuditshem sa zakonisht eshte edhe vete ai. Ne nje lidhje dashurore Palloi ka nevoje te dashurohet dhe te adhurohet nga personi qe ata kane krah tyre.

KIBRAY – Hardhuca ( 13 dhjetor – 9 janar )

Te lindurit e shenjes se hardhuces gati gjithmone duan gjera qe te ndodhin me qetesi dhe nuk duan te bejne shume zhurme. Ata preferojne njerez te thjeshte dhe qe dine ta qepin gojen, ashtu si edhe ata vete. Kerkojne persona qe nuk u vene gjerat ne dukje dhe nuk ushtrojne presion mbi ta.

BATZ KIMIL – Majmuni ( 10 janar – 6 shkurt )

Ne cift, ata qe i perkasin shenjes se majmunit nuk jane aq te mire sa jane ne marredheniet shoqerore. Ata deshironin te ishin besnike dhe t’ja jepnin veten vetem nje personi, por… ne kete pike ata jane njerez shume jokonstante, levizin nga nje person tek tjetri dhe nga nje dashuri tek nje dashuri tjeter. Nese doni ta mbani nje majmun perhere krah jush, ju duhet t’i beni vazhdimisht surpriza, te jeni creative me jeten ne cift dhe te mbani gjithmone nje fare misteri. Kurioziteti e vret majmunin, dhe per aq kohe sa mendon se do te kete dicka per te zbuluar, ai do te rrije gjithmone prane jush.

KICK – Skifteri ( 7 shkurt – 6 mars )

Njerezit qe i perkasin kesaj shenje bien ne dashuri vetem nje here dhe kjo dashuri u zgjat per gjithe jeten. Dashuria e tyre e madhe, dashuria e pare do te ngelet gjithmone ne zemren e tyre dhe nuk do te mund ta harrojne kurre. Ata mund te provojne edhe nje lidhje apo martese, edhe nje te trete, por ne zemren e tyre e para do te kete gjithmone nje vend special. Dhe ata pas dashurise se pare, nuk do te mund kurre t’ja japin veten plotesisht nje dashurie tjeter, sado te provojne.

BALAM – Xhaguari ( 7 mars – 3 prill )

Ne dashuri, njerezit qe i perkasin kesaj shenje nuk heqin dore lehte. Ata do te provojne cfaredo te kene ne dore per t’ju bere per vete, dhe ka shume mundesi qe ju te bini te lodhur ne kembet e tyre. Do te filloni te pyesni veten se si ju beri te arrinit deri ketu. Personat e kesaj shenje bejne per vete dhe ato persona qe mendonin qe kurre nuk do te terhiqeshn nga persona te tille. Xhaguari eshte nje dashnor ekspert pasi di te gjitha sekretet e seksit. Eshte nje nga aftesite e tyre me te mira dhe ata jane te ndergjegjshem per kete.

FEX – Dhelpra ( 4 prill – 1 maj )

Te lindurit e shenjes se Dhelpres jante protective, menyra e tyre e te dashuruarit eshte e kujdesshme, dhe japin te gjithe vemendjen per te cilen dikush mund te kete nevoje. Te jeni te saigurt qe nje dhelper nuk e harron kurre nje dtelindje apo nje pervjetor. Njerezit te lindr ne kete shenje jane paqesore, dhe nevrikosen shume rralle. Ata preferojne te qetesohen, te dalin ne ajer te paster dhe te mendohen mire perpar se te bejne dicka jot e mire kunder nje personi. Por duhet treguar kujdes, pasi nese tejkalohen limitet, Dhelpra mund te nxjerre kthetrat dhe dhembet dhe te behet e rrezikshme. Megjithate nuk duhet te shqetesoheni shume pasi inati i tyre nuk zgjat shume dhe shume shpejt ata rikthehen tek fytyra e tyre e meparshme dhe behen serish te dashur. Do ju cudiste qe nje person aq i forte a nje dhelper, do te prekej me aq lehtesi perpara nje filmi dashurie.

KAN – Gjarperi ( 2 maj – 29 maj )

Kaq te sigurt ne vetvete ne jeten e tyre dhe ne profeionin e tyre, dhe ne dashuri jane krejt e kunderta. Gjarpri kerkon perkedhelje dhe dashuri.Dashuria per ta eshte ajri qe ju lejon te kuptojne qe jane gjalle. Ata do te ndryshonin te gjithe parate e tyre, famen e tyre, dhe fuqine e tyre, vetem per pak dashuri. Jane shume romantike. Kur bien ne dashuri ata lidhen shume me partnerin e tyre, dhe pa dashur e mbysin ate. Duhet patur shume kujdes dhe takt me nje gjarper te lenduar, pasi ai do t sulmoje ne menyren dhe ne momentin me te papritur, pasi jane te afte te vrasin dhe te vdesin nga dashuria.

TZUB – Ketri ( 30 maj – 26 qershor )

Persa i perket dashurise te lindurit e kesaj shenje jane magnetike, i terheqin njerezit sikur te ishin magnet. Por ama nese dashurohen me nje person, ata bien ne kembet e atij personi. Ketri adhuron perkujdesje t e vogla, dhe di te vleresoje nje gjest dashurie, edhe nese partneri shfaqet me nje lule te vyshkur, nje cokollate te thjeshte, apo me nje poezi te shkruar me gabime. Asgje nga keto nuk do ta shqetesoje, mjafton qe te di qe gjesti eshte bere me dashuri, dhe kjo do t’i shtoje drite dhe ngjyra gjithshkaje per te. Keshtu jane ketrat, romantike dhe enderimtare.

AAK – Breshka ( 27 qershor – 25 korrik )

Ju mund te mbeshteteni gjithmone ne nje mik te shenjes se breshkes. Kur vjen puna tk dashuria ata jane pak te turpshem, dhe nese prisni qe ikush i kesaj shenje te deklaroje ndienjat per ju, eshte gati e pamundur. Nje keshile do ishte qe te mos prisni shume fjale dashurie prej te lindurve te kesaj shenje. Dashurine qe ndieni beni mire te jeni ju qe t’ia shprehni.

info.albania

Gjarperi qe shokoi boten me madhesine e tij, njeriu qe e pa vdiq nga frika

July 21, 2012 by  
Filed under Kuriozitete

Comments Off

Ky lajm eshte zyrtar, ky gjarper eshte zyrtarisht me I madhi ne bote qe eshte pare nga njerezit ne kohen moderne . Ky ishte nje nga 2 boat e medha qe jane gjetur ndonjehere nga pastruesit e pyllit. Ky gjarper eshte vertet me I madhi pasi peshon 300Kg dhe pastruesi I cili e pa pesoi nje atak kardiak duke vajtur menjehere ne spital.

Thenie te popullit

March 30, 2009 by  
Filed under Fjalë te urta

E Vërteta, e Mençura

Dinaku të shkon ujë nën rrogoz.

Dita e mirë, që menatë njihet.

Dita me diell duket që në mëngjes.

Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.

Duhet ndarë kashta nga kokrrat.

Dy shaka bëjnë një të vërtetë.

E treta e vërteta.

Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën.

Foli derës të dëgjojë dritarja.

Foli plakës të dëgjojë nusja.

Fshati që duket s’do kallauz.

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.

Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.

Gjuha e ka rrënjën në zemër.

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.

Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer.

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.

Mos e ban penin tra. DIBËR

Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.

Nuk i gjenden gjarpërit këmbët.

Nuk luan ferra kot.

Nuk mbulohet dielli me shoshë.

Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zakonë.

Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi.

Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.

Rena a nana e tana të këqijave.

S’dalin dyzet ujqër nga një drizë.

S’i bën mjekra priftërinjtë.

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.

S’mbushet thesi me gënjeshtra.

Shakaja është gjysma e të vërtetës.

Ti kemi sahanët pa kapakë.

Ustai, ustanë e njef në zanat.

Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.

Barku i gjerë, truri i ngushtë.

Budallai shkon tek e ngasin.

Burimi i mirë duket në thatësirë.

Ç’i do qeni brekët.

Ç’ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.

Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet.

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.

E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija.

Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.

Gjej vendin e bëj kuvendin.

Gjuha dredhon se mendja e mëson.

Hekuri rrihet sa është i nxehtë.

Humbi sëpatën, i rruat bishti.

Kali i mirë shton torbën e tij.

Kalit të mirë shtoi tagjinë.

Koha vjen për atë që di ta presë.

Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.

Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja.

Kur gabon i mençuri çuditet budallai.

Lepuri në mal, kusia në zjarr.

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.

Ma mirë të kesh mend se pare.

Mendja është në majë të gjuhës.

Mendja e lehtë rëndon të zonë.

Me një gur, ti vrave dy zogj.

Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.

Mos bëj petulla me ujë.

Mos e humb si Xhaferri simiten.

Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.

Mos hidh të thatën mbi të njomë.

Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.

Mos shit qen të blesh këlyshë.

Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.

Mos u mbyt me një pikë ujë.

Ndoqe fillin gjete lëmshin.

Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.

Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.

Nuk sheh syri po sheh mendja.

Nuk të ngroh zjarri i kashtës.

Nuk të thonë: “Qysh ke qenë, po qysh je”.

O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.

Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.

Peshku në det, kusija në zjarr.

Për gjithë vend ka pleq me mend.

Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim.

Po pate dhen gjen edhe bari.

Prishja e shtëpisë vjen nga mend.

Kam inat po nuk kam takat.

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.

S’mbartet ujë me shportë.

Si është vendi bëhet kuvendi.

S’jepet një pelë për një thelë.

S’ka varfëri i mençuri.

Shtatin pyll e mendjen fyll

Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.

Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot.

Thesi i zbrazët s’qëndron në këmbë.

U habit pas lëngut, harroi thelat.

Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.

Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja.

Vëthët i nxorra po vërët i kam.

Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.

Ç’bëhet rrallë, bëhet për mall.

Fjalë të urta : Miqësia,Bashkimi,Bujaria

Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet.

Armiku s’pritet me fjalë, por me plumb.

Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet.

As buka nuk haet vetëm.

Atje ku luftojnë dy, fiton i treti.

Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.

Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.

Lulja e këputur nuk lëshon më.

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.

Mendja me mendjen, pjellin mëndje.

Me një ka nuk bëhen pendë.

Me nji tra nuk mban shtëpia.

Mëson nga armiku më shumë se nga miku.

Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.

Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.

Miku harrohet po të largohet.

Miku i mirë vjen nga porta.

Nuk bëhet stani me dhi të egra.

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.

Miku i mikut tim, është edhe miku im.

Një krah s’mban kala.

Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.

Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.

Për një shamatë, lypen dy veta.

Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.

Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.

Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.

S’bëhet lëmi me një kalli.

S’bëhet stani me lepura.

S’mblidhen lepujt në vath.

S’mbushet thesi me një kokërr.

Syri është më i mprehtë se kordha.

Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG

Shokë bashkë, e bukë veç. JUG

Trimi i mirë me shokë shumë. JUG

Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT

Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI

Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD

Uji fle, hasmi s’fle. LIBRAZHD

Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI

As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË

Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI

Bota të jep aq sa t’i kesh dhënë asaj. JUG

Bukë e kripë e zemër. KAVAJË

Çilet dera, rritet ndera. VERI

Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN

Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË

Fshati digjet, kurva krihet. JUG

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI

I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG

Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI

Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË

I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI

I qan hallin kalorësit. DURRËS

I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC

Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN

Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG

Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR

Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË

Keq më vjen, po dëm s’më bëhet. SKRAPAR

Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN

Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG

Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG

Kopraci s’të jep të zezën e ullirit. JUG
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR

Ku rënça mos u vrafsha. VLORË

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK

Kur të vjen nevojtari në derë, po s’pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR

Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG

Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR

Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT

Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË

Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat. KORÇË

Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË

Mali me mal s’piqen, po njeriu do piqet. JUG

Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN

Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN

Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE

Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË

Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË

Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË

Mirmëngjes, me interes. FIER

Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR

Mos e lëndo ku i dhemb. JUG

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG

Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË

O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT

Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË

Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË

Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË

Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR

Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR

Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER

Sevapi as shitet, as blihet. JUG

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET

Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR

Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË

Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG

Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE

Fjalë të urta : Maturia, Besimi , Vepra
As copën e madhe mos e ha pa u menduar.
Ç’del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.
Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.
Dasma nuk shihet në fillim, por në fund.
Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.
Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen.
Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë.
Dhjetë herë mat, një herë pre.
Fjala dhe plumbi kur dalin s’kthehen më.
Gazi i madh, kthehet në helm.
Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.
Gjella me kripë e kripa me karar.
Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen.
Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh.
Ha të rrosh, jo rro të hash.
Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët.
Kashata e madhe të ngec në fyt.
Këmba e madhe të shqyen këpucën.
Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin.
Kur flet shkopi të vret.
Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.
Kur s’di not mos u fut në ujë.
Kush ha shumë i del për hunde.
Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë.
Lakmia, lakfyt.
Lisi nuk pritet me nji të rame.
Lulja e këputun nuk mbin ma.
Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot.
Mos dalë goja para mendjes.
Mos i bjer të mirës me shkelm.
Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh.
Mos kërko vezë të pjekura në hell.
Ngopet deti me lumenj?
Nuk mba ujë orizi.
Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.
Pi rakinë e jo mendjen.
Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.
Po t’i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi.
Qefi prish qefin.
Tamahu të shpie në gjynah.
Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë.
Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin.
Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa.
U mbush kupa do të derdhet.
Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.
Unë baj barrën, ti djersin.
Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë.
Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen.
Nata s’ka shahit.
As para pushkës, as prapa mushkës.
Atje ku fle ujët, atje është më thellë.
Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri.
Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.
Bie një gurë e shkoqet një mur.
Buka që thyet s’ngjitet më.
Çdo gjë forcohet, në themel.
Ç’ka humbe mos e kërko, ç’ke në dorë mos e lësho.
Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin
Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.
Dita ka sy, nata ka veshë.
Duhet me i fry lugës para se me të djeg.
Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s’del dot.
E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.
Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.
E ke zogun në dorë, mbaje.
Fusha ka sy, mali ka veshë.
Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.
I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet.
I zoti duhet të ruajë arën e vet.
Jo si cjapi te kasapi.
Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.
Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.
Kur s’ke mace, bëjnë minjtë dasëm.
Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.
Kujto qenë e bëj gati shkopin.
Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.
Kur t’i hypësh kalit, shifi patkonjtë.
Kush vret nuk flet.
Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.
Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.
Mos shkel në dërrasë të kalbur.
Mos shko si breshka te nallbani.
Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME
Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG
Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell. KORÇË
Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI
Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË
Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG
Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG
Ruaju të të ruajë perëndia. JUG
Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG
Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR
S’lidhet kali me pè. LUKOVË
Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË
Ujku mjergull kërkon. JUG
Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR
Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË
Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË
Motra jemi, shoqe s’jemi. JUG
Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR
Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR
Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR
Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG
Mos pyet sa vjeç je, po ç’shëndet ke. TIRANË
Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH
As këmishës së shtatit s’është për t’i besu. KAVAJË
Besove, bëre mirë, s’besove, ca më mirë. JUG
Ç’ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR
Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT
Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË
E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR
I marri premton dhe budallai shpreson. JUG
Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË
Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME
Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG
Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG
Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR
Mos dëgjo ç’thotë ai për vete, por dëgjo ç’thonë bota për të. SKRAPAR
Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG
Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG
Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG
Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE
Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI
Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË

Fjalë të Urta : Tradita,Dituria,Përvoja
A don, e s’din, a din e s’don.

Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall.

Arin ku e njohin, atje e çmojnë.

Ay që s’njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer.

Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim.

Ç’i do qeni opingat.

Ç’ke në xhep të marin hop, ç’ke në tru s’ta marrin dot.

Din më shumë i vuari, sesa i mësuari.

Dhelpra plakë i di shtigjet.

E di qeni ku fle lepuri.

Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr.

Guri i gdhendur hyn kudo.

Harabeli plak nuk rrehet me bukë.

Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam.

I dogj plakës qumështi, ta’ po i frynë kosit.

I pësuari, i mësuari.

Kënga dhe përralla s’kanë zot.

Kur s’di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju.

Kush më shumë di, më shumë do të dijë.

Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç’ashtë sheqeri.

Libri ashtë arma e të mençurit.

Mëso sa je i ri, se kur plakesh s’ke dobi.

Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend.

Noti mësohet në det, jo në stere.

Nuk dinte dhe lopa, ç’ishte bishti, po mësoi kur ia prenë.

Prindi të rrit, shkolla të ndrit.

Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet.

Sa do të rrojmë do të dëgjojmë.

S’ka skaje dituria e urtia e njeriut.

Shit kalin e mëso djalin.

Breshka ferrën do.

Burrin e prishin huqet.

Druri i thatë nuk drejtohet.

Druri ndreqet mbë të njomë.

Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë.

Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet.

E kam djalin me një dorë, – Po pse? , – sepse pin duhan.

E para – bar, e dyta qejf, e treta helm.

E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. VERI
Fshat e zanat, derë e tabiat.

Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë.

Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit.

Kali plak nuk mëson revan të ri.

Katundi digjet, zakoni s`prishet.

Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë.

Ku di derri, ç`është nderi.

Ku janë dy i treti është i tepërt. T

Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar.

Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon.

Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj.

Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku.

Rakia marton edhe dhespotin.

Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse allahu , ta merr e s`ta jep më.

Rakia s`din ç`ka është kadia.

Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja.

Rakia thotë “Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë”.

Ruaje fjalën kur t’i vijë radha.

Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha.

Sa të presin, më mirë priti.

Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia.

Trim i rakisë ashtë ai që s’e pi.

Zakoni i ka rrënjët e thella.
Fjalë të urta : Trimërina ,Besa

Ajo që ke frikë të gjen.

Ai që s’ka gojë, vdes pa ardh dita.

Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë.

Atë që pështyn, mos e lëpij.

Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.

Ay që hyn në lumë edhe do laget.

Burri flet përpara syve e jo pas shpine.

Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë.

Burri o të fal, o të var.

Burri s’matet me pëllëmbë po me zemër.

Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.

Çakallit lëshoi ujkun.

Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.

Ç’pret nga ai që trembet ngas hija e tij.

Dajaku ka dalë nga xheneti.

Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.

Derri do plumbin, nuk zihet me duar.

Ditëgjati s’bëhet ditëshkurtër me nëmë.

Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri.

Dhe kau i mirë po s’e ngacmove, s’tërheq në brazdë.

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. P

Frika nuk e len lepurin me u majtë.

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë.

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.

Fusha bën baltë, mali bën furtunë.

Gozhda nxjerr goxhdën.

Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.

Guri i rrumbullkët nuk zë vend.

Gjalpin e ruan kripa.

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.

Ku do të dijë hëna se lehin qentë.

Ku ngul hunë var hejbet.

Ku rafsha mos u vrafsha.

Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: “Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës”.

Kur ke zemër ke edhe krahë.

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.

Kush kërkon gjen.

Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.

Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën.

Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi.

Pushka don pushkën.

Pyet detin sa lumenj derdhen në të.

Qeni i pangopur të ha.

Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë.

Rrallë vritet burri që ka shumë armiq.

Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi.

S’ka qeder shqiponja, nga mushkonjat.

Shqerra që s’thërret mëmën humbet.

Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.

Trimi e ka me vete fatin.

Trimin vraje, po mos e shaj.

Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin.

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.

Amanetin e mban toka.

Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.

Besa asht ma e fortë se vdekja.

Besa e burrit, pesha e gurit.

Burri i mirë flet një herë.

Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre.

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.

Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë.

Ku është besa aty është dhe shpresa.

Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.

Nga del fjala del dhe shpirti.

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë

“Djali gjahtar”

November 2, 2008 by  
Filed under Kulturë

Një djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipërisë. Një shqiponjë fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të një shkrepi. Shqiponja ishte jashtzakonisht e madhe dhe mbante në kthetrat e saj një gjarpër.

Mbas pak shqiponja fluturoi prej shkembit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkembit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqiponjës qe po luante me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vërtetë i mbytur. Befas ai lëvizi, ngriti koken, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N’atë çast djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarprin. Pastaj ai mori zogun e shqiponjës dhe u nis per ne shpine e tij. Befas ai degjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqiponjës.
“Pse ma grabite foshnjen?” thirri shqiponja.

“Foshnja është imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpri që ti nuk e kishe mbytur” u përgjegj djaloshi.

“Ma jep foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtur dhe do të marresh emrin tim!”

I riu i dha shqiponjës zogun e saj. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte bërë burrë. Me harkun e tij ai mbyti shumë bisha të pyllit, dhe me shpatën e tij preu shumë armiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqiponja i printe dhe e drejtonte.

I çuditur nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqiptar, që do me thanë “Bir i shqiponjës”, dhe mbretëria e tij mori emrin Shqipëri, që do me thanë “Vendi i shqiponjave.”

(Kjo perralle e lashtë e popullit tone, eshte marre nga libri “Tregime te mocme Shqiptare – Perralla e shqiponjës”)

H U M O R

October 21, 2008 by  
Filed under Barcaleta

H U M O R 

Mbrapsht!

Dy veta nga Kosova, kishin shkuar mysafir në Zvicër tek një mik i tyre. Ata, nuk ishin parë kohë të gjatë, pasi që u çmallën mes vete, ngrënë e pinë e t’ia krisën çiftelisë deri në mëngjes! Dikur nga mëngjesi, ata ia këputen gjumë. Mirëpo nga ora 6 e mëngjesit, u zgjuan banorët Zviceran, gra e burra për të shkuar në punë, kurse fëmijët e tyre në shkollë. Filloi rrapëllima e përgatitja për fillimin e asaj dite. Mysafirët nga Kosova i trazoi kjo zhurmë dhe ua nxori gjumin. Njëri nga mysafirët ca me nerva, doli të dera dhe më një gjysmë gjermanishte të çalë e me mimikë, po ju thotë atyre:

- A nuk e shihni ju se ne jemi duke fjetur?!…

Zvicerani, po e shikon atë me habi, dhe po i thotë:

- Zotëri; ne këtu në Zvicër sipas rregullave tona, tërë ditën këndojmë e punojmë, kurse natën flemë e pushojmë rehat!…

- Në krahasim me ne atje në Kosovë, këtu në Zvicër qenka krejt mbrapsht!- po i  thotë ai shokut të vete!… (Ngucakeqi)

 

Cilat janë ndryshimet?

Gjatë kësaj fushate zgjedhore, për dallim nga të tjerat, do të ketë ndryshime të rrënjësishme- po i thotë bashkëbiseduesit të vetë Arbeni! Në fakt, që të dy ishin të pranishëm në një fushatë zgjedhore. Na thuaj pra: cilat janë këto ndryshime rrënjësore?- ia priti bashkëbiseduesi. Po si, ka ndryshime si jo. Bie fjala shumë nga subjektet politike, tanimë ish deputetet që i kanë përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës i kanë kthyer në Kuvendet Komunale, kurse ish kryetarët e Kuvendeve Komunale i kanë dërguar në kandidim për në Parlamentin e Kosovës! Ky është pra ndryshimi, një mandat deputet dhe një mandat tjetër kryetar komune! (Ngucakeqi)

 

As mos dysho!

 

Tek po bisedoja me një shokë në telefon në lidhje me fitoren e PDK-së, dhe të koalicionit të mundshëm që do të pasoi, unë po e uroja atë duke i thënë se: Të besojmë se Kryeministri Thaçi, do të jetë i gjithë fuqishëm, duke pasur plotfuqishmërinë që në rast se ndonjë nga ministrat e ri korruptohet, ai do të mund ta largonte menjëherë nga Qeveria e tij!

As mos dysho për këtë – ma ktheu bashkëbiseduesi. Thaçi i ka shkarkuar pa qenë as në Qeveri e as Kryeministër e lërë me tani!… (Ngucakeqi)

 

Si humben?!

 

Pasi që rezultati i zgjedhjeve, tani më mori formën përfundimtare dhe zyrtarisht u proklamua fitorja bindëse e PDK-së, shumë nga subjektet politike që pësuan fiasko në këto zgjedhje, filluan të bisedojnë kokë me kokë, duke e shtruar pyetjen më të zakonshme: si ndodhi që humbëm në këto zgjedhje?!…

Fare e lehtë është që ta kuptoni shkakun humbjes suaj- u përgjigj një plak i urtë, që kishte rastisur të ishte i pranishëm në një ndeje me ta. E si humbëm pra?- na trego ti plak, pasi që qenke kaq i mençur!- iu hakërruan ata

Krejt e lehtë është me e ditur: humbet se më në fund ju pa populli!- ua ktheu plaku (Ngucakeqi)

                                                                                                             

Ju kthye kurorës së parë!

 

Një grua e martuar, pasi që kishte përfituar shumë materialisht nga burri i saj, pas një kohe kishte filluar që ta tradhtonte atë. Pra, ajo kishte filluar ta shkeli kurorën e martesës?! Pas një kohe bashkëshorti i saj e divorcoi (ndau). Dhe secili në rrugën e vet. Kaloi bukur kohë e gjatë dhe fisnikja e bëri rrush e kumbulla tërë pasurinë që kishte përfituar nga kurora e parë. Një ditë ajo u mendua dhe u rikthye të kurora e parë e po i thotë: Po kthena natyrshëm te kurora e parë, me betimin se nuk do të ju tradhtoj më kurrë se kam pshurrë në të e kam mbetur pa as një lek e madje edhe pa ushkur!

- Ja paska ba, tamam si Bukoshi- ia priti një plak!… (Ngucakeqi)

 

Të arriturat e fundit të Ministrisë së Arsimit?!

Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, zoti Agim Veliu, tani gati në fund të mandatit të tij shënoi edhe një të “arritur” të madhe, pas shumë “arritjeve” tjera që nuk mbahet mend gati as në kohën e Millosheviqit! Besoi se as në shtetet e rajonit e mos të flasim më për shtetet e bashkësisë evropiane të cilët për nga arsimi e shkenca janë shumë ”mbrapa“ nesh!

Zoti Agim Veliu, në saje të strategjisë së tij, pa dyshim me ndihmën e pakursyer e shumë profesionale të ShPK-së, arriti që akademik Rexhep Qoses të ia ndaloj hyrjen në Institutin Albanologjik!…

Thanë se Policia e Kosovës (me urdhër të ministrit në fjalë), ishin të armatosur deri në dhëmbë për ta mposhtur akademikun e nderuar 70-të vjeçar!… Këtë primitivizëm të Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Kosovës, besoj se populli ynë nuk duhet ta harrojë kurrë, ja kush i prinë arsimit dhe shkencës në Kosovë- idiotizmi nuk ka brirë!    (Ngucakeqi)

 

Simbolet

Duket se statusi i Kosovës po zhagitet mu për mungesë të simboleve shtetërore. Simbolet janë shenja të identitetit, mu si yjet në galaksi.

Edhe politikanët tanë të urtë kanë alarmuar këtë boshësi.

Sipas pakos së Ahtisarit, simbolet e Principatës së Kosovës duhet të jenë multietnike, universale, pra të të gjithëve dhe të askujt.

Tani shumë piktorë tanë iu kanë rrekur disenjimit.

Dikush e ka marrë hartën e Kosovës, dikush yjet e dikush ia ka hequr një kokë shqiponjës.

Dihet se shumë figura të shtazëve, shpendëve e bimëve tashmë janë simbole kombëtare.

Përse ky indentifikim i njerëzve me botën animale?

Ato toteme u bënë simbole për cilësitë e tyre magjike mbrojtëse.

Simboli i shqiponjës dykrenore nuk është thjesht një simbiozë e dy shqiponjave binjake. 

Shqiponja e Pirros ishte me një kokë, ndërsa e Konstandinit të Madh me dy kokë simbolizonte Perandorinë Romake.

Më pas këtë simbol e përvetësuan Kisha ortodokse dhe sllavët, por në fushë të bardhë.

Shqiponja jonë dykrenore është e larë në gjak.

Figura origjinale e shqiponjës dykrenore ndodhet në kërcellin  e fierit.

Kokat e shqiponjës duken më shumë si koka gjarpërinjsh, ndërsa flatrat si gjethet e fierit.   

Gjarpri ishte simbol antik i mbrojtjes, për shkak të helmit të tij.

Tek ilirët ishte totem i pikturuar në gurë, qeramikë, stoli etj.

Edhe në etnografinë shqiptare figura e gjarprit haset kudo.    

Gjarpri i shtëpisë quhet vitore, që sjell fat e mbarësi.

Nëse shqiponja dykrenore nuk bëka të valëzojë në flamurin e Principatës së Dardanisë, atëherë gjarpri mund ta zëvendësojë bukur atë.

Jo gjarpri kutullaç, por ai me kokë përpjetë.

Njëmend gjarpri është i ftohtë akull, por tmerrues për armikun.

Gjarpri është simbol ktonik, ndërsa shqiponja uranik.

Simboli i gjarprit shpreh bukur identitetin tonë politik, jo pse jemi vend i gjarpërinjve, po pse kokat e  liderëve tanë iu përngjajnë shumë atyre: hollakë, dredharakë e grindavecë.

Po ashtu, në stemën e Kosovës nuk mund të qëndrojë Qeni i Sharrit, sepse është i sojit të ujkut që ha dhentë dhe turret tmerrshëm. Nëse patjetër kërkohet i atillë,  atëherë ai duhet të jetë qen melez.

As dardha nuk mund të qëndrojë në stemë, sepse mund ta hanë shpejt njerëzit dhe mbetet shteti pa simbole. Pastaj dardha ka bisht!

Njëmend Dardania antike ishte përplot dardha të egra, gorrica.

E si mund të jetë dardha e egër simbol i qytetërimit?!

Stemën e Kosovës do ta hijeshonte portreti i Mbretit dardan ose shalli i tij. Edhe gurët kristalorë do të shkëlqenin bukur!

Himn i Kosovës nuk bën assesi kënga Kur ra kushtrimi… , sepse e prish paqen politike.

Himn mund të bëhet vetëm kënga solemne e Rauf Dhomit: Paqe, paqe, Evropë, Europë!

( Mahitet  ARKADIA)

 

Identiteti

Ditën e Flamurit Mbreti dardan na përgëzoi me një mrekulli të re.

Në Teatrin Kombëtar shpalosi flamurin  e Dardanisë.

Tashmë jeni mësuar me këtë flamur. Vetë e kam qëndisur e ujdisur! – tha gjithë buzagaz.

Turma jashtë u çmerit:

More, ky qenka hakubet, kukuvriq lakuriq!

Shiheni si ia paska lidhur shallin për mjedisi!

Gjoksin e paska me kryq !

 A fluturon shqiponja në rreth ore, a noton nëpër det?! 

Në krye paska sërish yllin, medet! 

Dikush shpërtheu me ironi:

Më mirë do të rrinte shalli flamur!

Jo, jo ia priti tjetri: dardha me bisht! 

Mrekullia e dytë ishte himni i ri Kur ka ra kushtrimi…

Këtë e kemi zgjedhur për himn kombëtar-shtetëror të Dardanisë-  shtoi Mbreti dardan.

Hëm! As ky himn nuk bën, është kundër paqes. Më  mirë do të  jehonte Bien tupanet në Dardani.

Kështu Mbreti dardan sfidonte Vlorën me identitetin e  ri.

Sheshi Skënderbej sfidonte cirkun në teatër.

Hadi Shehu, si Plaku i Vlorës, i binte daulles për Shqipërinë.

Mbreti dardan me Rauf Dhomin i binin defit për Dardaninë!

Turma çmeritej: More ky Mbreti dardan është ndër lule!

Ne po këqyrim si të bëhemi bashkë, e ky si të bëhet mbret me identitet!

Mbreti dardan vetëm qeshte:

Çdo shtet kërkon identitet. Më mirë i pari në katund se i dyti kurrkund!

Kjo mizeria jonë pagane ende nuk e di se Dardania ishte provincë romake. ( Mahitet  ARKADIA)

 

Topi

Statusi i Kosovës është bërë si top futbolli në ndeshjet ndërkombëtare.

Herë hidhet në njërën portë, herë në tjetrën. Herë fryhet, herë shfryhet.

Statusit iu kanë zgjatur veshët sa të gomarit.

Gomari pëllet e pëcet në vapë.

Topi rrokulliset e rrokulliset. Topi është i rrumbullakët.

Kush do t’ia fusë gol, gol, gol!   ( Mahitet  ARKADIA)

 

Bamiri

Më në fund, pasi grindjet e pushkët nuk bënë punë, Topi u zgjodh president i Shqipërisë edhe me vota të së majtës. Ky ishte gjest i vullnetit të mirë për pozitën.

Socialistët e Edi Ramës qitën tym e mjegull në vapën tropikale politike.

Kopili Nano ua lagu keq atyre.

Auuuuu politika!

Po, pse të hidhërohen aq shumë në lojërat politike? 

President më të mirë nuk mund të gjente dot Shqipëria.

Bamiri ishte më i miri. Bamir i popullit dhe top i patundshëm.

Jo top futbolli, por top me gjyle që mban ekuilibrin e pushtetit.

Këtë verdikt nuk e luan as topi.

Topi hyri në portën e majtë.

Gol, gol! – bërtiti Berisha.

Tash Sala ka shtrirë krahët në gjithë pushtetin dhe mund të bëhet lirisht autokrat i djathtë.   

Viva demokrtatia! ( Mahitet  ARKADIA)

 

Oratoria

Oratoria është mjet i fuqishëm politik për t’ua lëkundur mendjen njerëzve. Dy oratorë si Ciceroni i ka sot Kosova. Kur flet Skënder Hyseni, dridhet Llapi e Lepeteni! Tash Skënda po ngrit një tribunë gjashtëkatëshe për të mbajtur fjalime në Velani.

Skënder Hyseni lum ne që të kemi!

Kur ligjëron Baci Kolë na mbërthen vaji politik me lotët çurg.

O baci Kolë, thuej bacit Thaç le ta thurë tharkun me thupra thane se na ranë thitë!- thërret turma e lebetitur. ( Mahitet  ARKADIA)

 

 

 

Shumëkush po lypë! 

 

Një djalë i ri që solli lopët nga fusha, sa erdhi në shtëpi po i thotë gjyshes së vet:

Mori gjyshe, tërë ditën lopa nuk ka kullotur, por i ka hipur tjetrës lopë në shpinë?!

Eh, po lypka me u ethur mor biri i gjyshes- ia ktheu ajo.

E reja e saj e cila ishte lodhur nga punët e shumta të shtëpisë, po i thotë djalit të saj:

E mor biri im, mor çobani i nënës: Shumëkush në ketë shtëpi po lypë ethur: Së pari

babai yt që gjithë ditën e ditës rri në çajtore të qytetit e nuk prek punë me dorë! Pastaj gjyshi yt (vjehrri i im), që tërë ditën rri pranë zjarrit e më thotë nga dhjetë herë brenda ditës: “Nuse ama një gacë ta ndezi cigaren!”  Më pas gjyshja jote (vjehrra ime) e cila tani më ka kaluar të shtatëdhjetat e kërkon që t’i lyej flokët me kanë për çdo javë!  Më pastaj edhe Qeveria jonë e cila po na gënjen që tetë vite me radhë se po bëhet Kosova e pavarur, jo atë vit e jo këtë vit! E krejt në fund duhet ethur edhe lopa- ia ktheu ajo e lodhur e krejt e revoltuar, birit të saj!… (Ngucakeqi)

 

Te Doktori?!

 

Një ditë mbrapa, pasi që Presidenti i SHBA-ve, zoti Gjorgj Bush vizitoi Shqipërinë, Doktor Berisha i thirri në një vizitë urgjente në Kukës, Kryetarin dhe Kryeministrin e Kosovës zotërinjtë Sejdiun dhe Çekun?! Opozita me ta mësuar këtë lajm, menjëherë i vrenjti hundët dhe si zakonisht filloi loja e gjuajtjes me “kunja!”…

- Mos u merakosni- ia ktheu njëri nga këshilltarët e opozitës: Doktori nuk pranon më shumë se nga dy të sëmurë në ditë për vizitë, të shpresojmë se në terminin tjetër Doktori do të ftojë dy të tjerë- kuptohet nëse doktori vet më parë do të jetë mirë nga shëndeti?!…  (Ngucakeqi)

 

Mos harxho! 

 

Fehmiu e mori në telefon një shokun e vet, të cilin kishte vite që nuk e kishte thirrur. Ata po bisedonin për shtatë palë qejfe, dikur, pasi që Fehmiu u zgjatë bukur si shumë në telefon, ky shoku i tij, duke dashur që ta kursente, po i thotë: Mjaftë më Fehmi, mos u harxho se ka mbi gjysmë ore që je duke biseduar me mua dhe të kushtojnë shpenzimet e telefonit!

Jo, jo e kam pa pagesë- ia ktheu Fehmiu?!

Si pa pagesë- po e pyet ai?!

Jam nga telefoni i një shokut tim- ia ktheu Fehmiu!

Ëhëëë- ia priti ai, për sy të ballit ma mori mendja se një e mirë ka ndodhë, ngase ka mbi 4 vjet që ti Fehmi nga telefoni yt nuk ma ke bërë xërrrr………  (Ngucakeqi)

 

 

VIZITA E ZYRTARIT TË LARTË NË KOSOVË

Shkruan: Beqir Elshani

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian shkoi për të vizituar Kosovën. Në pritje kishin dalë Kryeministri i Kosovës me Kryetarin e Kosovës, kryekuvendarin dhe ministrat e Qeverisë së tij.Të gjithë bashkë e pritën mysafirin e lartë. Kryeministri e shoqëron dhe e prezanton zyrtarin e lartë para zyrtarëve të Kosovës.

- Ky është kryeplaku i kompromisit të Kosovës, – tha kryeministri për kryetarin e Kosovës.

- Kjo është zëdhënësja e mjerimit dhe vuajtjes së popullit, – tha për zëdhënësen e Qeverisë së Kosovës.

- Ky është kryetari i shurdhmemecëve, – tha për kryetarin e Kuvendit.

- Ky është ministri i hajdutëve, – tha për ministrin e financave.

- Ky është ministri i territ, – tha për ministrin e energjetikës.

- Ky është ministri i vagabondëve, – tha për ministrin e kulturës.

- Ky është ministri i analfabetëve, – tha për ministrin e arsimit.

- Ky është ministri i infektimit, – tha për ministrin e shëndetësisë.

- Ky është ministri i dhunës dhe shtypjes së brendshme, – tha për ministrin e punëve të brendshme.

-Ky është ministri i korrupcionit,-tha për ministrinë e industrisë dhe tregtisë

- Ky është ministri i padrejtësisë, – tha për ministrin e drejtësisë.

- Vetëm ministri i të verbërëve mungon (është fjala për ministrin e bujqësisë). Ai është i shqetësuar, sepse rezervat e ushqimit në depo janë prishur. Zoti zyrtar, ndonëse ministri është i verbër, hundën e ka të hollë dhe shpejt e merr vesh, kur prishet ushqimi. Deshi të varë veten, por e shpëtoi ministri i padrejtësisë, – kështu e informoi kryeministri zyrtarin e lartë të BE-së.

- Sa budalla, të marrë më qafë veten për një vagon ushqim, – tha zyrtari i lartë.

- Ministri i bujqësisë nuk ka faj… Faj ka populli që nuk blen ushqim, prandaj ushqimi po prishet në depo, – deklaroi njëri nga ministrat e pranishëm.

- Po, demonstruesit në rrugë, çka po lypin? Mbase ata janë kundër vizitës sime në Kosovë?! – pyeti zyrtari i lartë i BE-së, kur pa demonstruesit e Lëvizjes Vetëvendosje me pankarta duke brohoritur “VETËVENDOSJE!

- He, he…! Ata po lypin vetëvendosje, diçka që bie në kundërshtim me Unmik-un, – tregoi zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës.

- Sa për Unmik-un nuk ka problem, por duhet pyetur Serbinë. Nëse Serbia lejon vetëvendosjen e popullit shqiptar, padyshim që Unmik-u e mirëpret, – tha mysafiri zyrtar.

Ndërkohë të gjithë ministrat buzëqeshën në shenjë nderimi.

 

Beqir Elshani – anekdota

LLUMI I KAFESË

- Çka po sheh në llumin e kafesë? – pyeti një grua shoqen e saj që po shikonte në filxhan.

- Po shoh një pako! – u përgjigj shoqja duke vështruar në filxhan.

- Është e madhe apo e vogël? – vazhdoi të pyes e para.

- E madhe është, mirëpo dora është e zezë! – tregoi e dyta

- Kuku, boll, se e di kush është! – tha me shqetësim e para.

 

…LUMJA MOJ E ENJTE!

- E hanë, e martë, lumja moj e enjte! – brohoriti prej gëzimit një studente.

- Urime, po shkon nuse, apo?! – e përgëzoi shoqja e saj.

- Jo, po vjen pavarësia… – tha me gëzim studentja.

 

RRUGA “VETËVENDOSJE”

- Pse po shpërngulesh prej rrugës “Vetëvendosje”? – e pyeti njëri fqinjin, kur e pa duke bartur plaçkat me kamion.

- Sepse kjo rrugë është me gropa, e pashtruar, pa dritë elektrike dhe vazhdimisht ka policë, – u përgjigj fqinji, duke i lënë lamtumirën.

 

ZGJEDHIMI I FOLJES

- Agim, si bëhet zgjedhimi i foljes në kohën e tashme të mënyrës dëftore: veta e tretë, numri njëjës? – pyeti arsimtari i gjuhës nxënësin.

- Qeveria po fle, parlamenti po krihet, ministria po shthuret, populli po dridhet…

- Shumë bukur, Agim! – miratoi arsimtari i gjuhës shqipe.

 

GJYSHI NË SPITAL

Në spital është shtrirë një plak i sëmurë dhe mbahet me infuzion. Pranë plakut qëndrojnë mjeku dhe të afërmit familjar, ndërkohë vjen edhe nipi.

- Çohu gjysh, do të bëjmë kryetar shteti! – tha nipi, duke ia larguar infuzionin prej trupit.

Për çudi, gjyshi u ngrit dhe iku prej spitalit. Mjeku dhe të afërmit e plakut mbetën gojëhapur.

 

REVOLUCIONI

- Mësues, a është i mirë revolucioni për popullin shqiptar? – pyeti nxënësi mësuesin.

- Natyrisht, i mirë është! – u përgjigj mësuesi.

- Atëherë pse Berisha dhe Nano nuk bëjnë revolucion? – vazhdoi të pyes nxënësi.

- Revolucion do të bëhet kur këta të thyejnë qafën, – u përgjigj mësuesi.

 

VË BAST PËR 100 DOLLARË

- Vë bast për 100 dollarë, që banka e qytetit do të vidhet! – i tha njëri bashkëbiseduesit në kafene.

- Unë nuk pranoj bast më pak se 1000 dollarë? – ia ktheu bashkëbiseduesi.

 

PYETJE PËR HAJNAT

- Zoti inspektor, a më lehtë është të zini hajnat që vjedhin pak, apo ata që vjedhin shumë? – pyeti një gazetar inspektorin e policisë.

- Nëse më tregon ti se kush vjedhë shumë, unë do t’i zë… – u përgjigj inspektori.

- Nuk e bëj, se më largojnë prej detyrës, – u përgjigj gazetari.

 

MBLEDHJA E COFTINAVE

“BËJ TRANSPORTIN FALAS E KAFSHËVE TË NGORDHURA!” kështu shkruante në shpalljen e një shtylle.

- Po bamirës i madh, ky transportues! Mbledh coftinat për të mbrojtur mjedisin! – i tha fqinjit të vet, kur pa shpalljen në derë.

- Jo, lum miku! Ky nuk e bën për mbrojtjen e mjedisit!… me to mbaron suxhuk dhe i shet në treg, – tregoi i dyti.

 

ZONJA E DYSHIMTË

- Astrit, kush është zonja që shkruan shpesh për ty? – pyeti bashkëshortja e shqetësuar, kur pa emrin e një femre në faqet e internetit.

- Mos u shqetëso, grua, është nofka ime! Me emrin e zonjës i lavdëroj shkrimet e mia në internet, por edhe i shaj të tjerët që më sulmojnë, – tha bashkëshorti që mundohej ta qetësonte gruan.

FËMIJËT SHAJNË

- Mama, do ta braktis punën në ambulancë, …pacientët po më shajnë, – u ankua e bija infermiere.

- Mos bija ime, punën e ke të mirë! – i tha me të mirë mamaja.

- Ç’ punë e mirë, mama! Të gjithë fëmijët që u jap injeksione, më shajnë!

- Nuk kanë faj të gjorët… Shajnë sepse u dhemb…, – tregoi mamaja e infermieres.

 

DHELPNA NË KOTECIN E PULAVE

- Baba, një dhelpën ka hy në kotecin e pulave, – tregoi me gëzim i biri. 

- Po të më thoshe për Sharanin (qeni i shtëpisë) t’ kisha besue, – u përgjigj babai.

- Po, babë, ajo kujdeset për kotecin dhe me bisht ua pastron glasat, – vazhdoi të tregojë i biri.

- O ti, o dhelpna asht çmend, – ia priti babai të birit.

 

DYFISHIMI I POLICISË

Ditari televiziv lajmëron se Qeveria Shqiptare do të dyfishojë numrin e policisë në vend. Gruaja ishte në kuzhinë dhe posa dëgjoi klithmën e bashkëshortit, e pyeti se ç’ka ngjarë.

- Spikeri tha se do të dyfishohet varfëria e popullit shqiptar, – tregoi Agimi.

- Ku-ku, për ne! – klithi me shqetësim bashkëshortja e Agimit.

 

BURGU I HAGËS

- A e din për çka Shesheli gjendet në burgun e Hagës? – pyeti njëri shokun e vet.

- Ai është kriminel, prandaj gjendet në burg, – ia ktheu shoku.

- Jo! Ai e ruan Ramushin të mos arratiset prej burgut të Hagës, – tregoi i pari.

 

STANDARDI SIPAS MIXHËS

- A jeni të kënaqur me standardin, mixhë? – e pyeti një gazetar fshatarin.

- Mirë, bereçaversen! – pohoi formalisht fshatari.

- A më mirë përpara, apo sot? – vazhdoi të pyes gazetari fshatarin.

- Përpara nana ime i shtonte ujë t’ bunarit kosit, sot gruaja ime i shton ujë t’  çezmës.

- … Po zotnitë, a kanë ndryshue? – pyeti gazetari.

- Jo!… Përpara janë kan t’ kuq, sot janë çivit, – tregoi fshatari.

 

25 Maj 2007

 

 

HUMOR nga Ngucakeqi

 

Ministri që bëri vetëvrasje?!

 

Ministri i bujqësisë në Qeverinë e Japonisë, ishte i ftuar në interpelancë për shkaqe dyshimi në parregullsi të shumta që kishin ndodhur në ministrinë e tij. Ai para së të përballej me Parlamentin Japonez, bëri vetëvrasje!…

 

- Çfarë morali mor burra!- sikur të ishin edhe ministrat tanë të tillë, besoj se nuk do të kishte keqpërdorime e keqmenaxhime të buxhetit të Kosovës – ia priti bashkëbiseduesi.

- Ti thuaj shyqyr që ministrat tanë nuk kanë një moral të tillë!- ia priti tjetri.

- Pse mor burrë thua kështu, a nuk të duket kjo që thua ti një lloj nënçmimi- ia priti ai.

- Jo mor burrë, nuk është nga se unë po e nënçmoj gjestin moral të ministrit në fjalë, por e kam nga frika se po të ishin ministrat e Qeverisë së Kosovës të tillë do të mbesnim pa asnjërin, ngase secili do të përfundonte në vetëvrasje para çdo interpelance!- ia ktheu ky.

- Jo mor burrë, mos u friko fare. Ministrat tanë veç nëse i vret rrufeja rastësisht!- për ndryshe ata nuk ka rrezik asnjëherë që të bëjnë vetëvrasje për shkaqe morale të keqmenaxhimit të buxhetit të Kosovës!…

 

 

U zu me presh në dorë!?

Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit të Kosovës, u zunë me 10 mijë euro ryshfet në dorë!

Po, habitem- ia priti tjetri, dhe në fakt nuk po më besohet fare!

Si nuk të besohet mor zotëri, këtë e ka dhënë edhe gazeta, e ka vërtetuar edhe shërbimi i SHPK-së, dhe ti prapë thua se nuk më besohet!- ia ktheu bashkëbiseduesi.

Jo, ore jo, nuk më besohet që ata zyrtarë të lartë të Ministrisë së Qeverisë së

Kosovës te bien kaq poshtë! Nëse është kështu, atëherë ata paskan prishur imazhin e Qeverisë, dhe paskan shkelur të gjitha rregullat e Qeverisë?! Them kështu duke u mbështetur në faktin se deri me tani të gjithë; zyrtarë e këshilltarë e besa edhe ministra e zëvendës të tyre, nuk kanë pranuar ryshfet nën 1 milion e tutje euro! Këta me 10 mijë euro… Vërtetë po më habisin, prandaj nuk po më besohet mor burrë!…

 

 

30 franga dënim! 

Ditë më parë, në disa kantone të Zvicrës kishte kaluar një ligj ku parashihej dënimi me gjobë në vlerë prej 30 frangash Zvicerane, për të gjithë ata që vërehen duke pështyrë në tokë!

Eh, sa mirë- ia priti tjetri.

Çfarë miri mor burrë, po ja, të vjen të pështysh… e pastaj, ku të pështysh, ç’të bësh?…

Eh, sikur ta sillnin këtë ligj edhe në Kosovë!- ia priti ai.

Si, nuk të vjen turp mor burrë- ia priti ky! Po ç’të bëjnë gjithë ata njerëz të pa punë atje?

Gjithë ditën rrugëve të Prishtinës, dhe t’ju ndalosh të pështyjnë, po ku të pështyjnë ata sipas teje mor zotëri?- ia prit tjetri.

Pasi që janë gjithë ata të pa punë, dhe Qeveria e Kosovës që mbi tetë vite nuk ka

siguruar as punë, as të ardhme, as ekzistencë për ta, atëherë edhe ata mos të pështyjnë në tokë, por ta pështyjnë tërë ditën e ditës Qeverinë në surrat!…

 

 

Tamam si ura e shenjtë

Para dy dite u lidh koalicioni mes dy subjekteve politike ne Gjilan, mes LDK-së dhe PDK-së. Përfaqësuesit e të dy subjekteve në Gjilan, para gazetarëve thanë se së shpejti ky koalicion do të realizohet edhe në disa komuna, pra në nivele lokale më parë, duke mos përjashtuar një koalicion të tillë edhe në nivele qendrore më pastaj!

Pas dy dite, koalicionin e dëshiruar nga subjekti i PDK-ës, u prish nga subjekti i LDK-ës?! LDK- tha, shkurt e qartë: Se nuk e kanë ndërmend që ta prishin  koalicionin aktual qeverisës! U bë puna si ura e shenjt, gjithë ditën ndërtojnë e gjithë natën po e shkatërrojnë! Me gjasë për të bërë një koalicion të qëndrueshëm në Kosovë, duhet një kurban, pra duhet që dikë ta murosim. Se kujt do t’i bie shorti, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim! 

! 

 

Ndërroja emrin?!

   Edhe zyrtarisht, në Kosovë u promovua një parti e re, poashtu me emër të ri?! Në fakt, pas shumë përpjekjesh që të jetë trashëgimtare e emrit të vjetër të partisë, krahu i zotit Daci e vonoi punën kot e kot. Kjo ide nuk i ndezi. Jo – i thanë të OSBE-së, – Nuk mund të jetë një parti e re, bartëse e emrit të vjetër, pra nuk mund të futesh dhëndërr me “halete” të huaja zoti Daci!

Mirë pra, – tha zoti Daci. – A keni ju ide se si ta pagëzoj partinë?

Po i thanë ata, pasi që po dëshironi ende, që në emër të Dardanisë, me iu hedhur hi syve

Shqiptarisë, atëherë veja emrin: “ LDD!?”.

Jo, – tha z, Daci, – ngase njerëzit do të thonë e paska uzurpuar Daci partinë, duke ia vënë emrin e vet, pra LDD- Lidhja Demokratike e Dacit!

Jo, jo- i thanë ata. Ne do sqarojmë popullin shqiptar menjëherë:

Na ishte një herë LDK- që do të thoshte (Lidhja e Demagogëve të Kosovës), në shenjë pakënaqësie, kjo parti u nda në dysh dhe u formua edhe LDD – që do të thotë (Lidhja e Demagogëve të Dardanisë) – kështu që populli do të kuptojë se vetëm lidhjet u këputen e demagogët prapë mbeten në skenë!

Gojët e liga thanë se qysh nga lashtësitë, paskësh ekzistuar një lidhje e tillë – hajde e merr vesh tani!

 

Shyqyr…

Tek po bisedonin dy shoqe të ngushta mes vete, të cilat përditë rrinin bashkë. Njëra, po i thoshte tjetrës:

- A nuk e sheh moj shoqja ime se çka janë duke bërë një dorë njerëzish? Gjithë këtë pasuri që e kanë bërë, shtëpia, banesa, vila, biznes, tenderë, e çka jo moj shoqe. Në këtë krizë ekonomike që po kalon Kosova, ata po dojnë me e zënë krejt botën e nuk po çajnë kokën për këtë popull.

- Po i shohim, moj shoqe, po si nuk po i shohim- ia ktheu tjetra. Mirëpo kot mashtrohen,

sepse askush gjë me vete në atë botën tjetër nuk po merr – veç ( turpin ose lavdinë – së bashku me një copë qefin).

   - Jo, ti thuaj shyqyr që nuk na lejojnë me marrë gjë, se një palë njerëz  kishin me marrë të gjitha me veti në varr e gjë nuk kishin me lënë për të tjerët këtej – ia ktheu ajo.

 

Fushatë

 Në fushatën zgjedhore që po mbahet këto ditë në Shqipëri, Partie Demokratike në pushtet e mobilizuar, kishin shkuar në një zonë të thellë rurale, për të mbajtur fushatën. Fjalën mori Sali Berisha, dhe elektoratit po i premtonte një jetë më të mirë. Kërkon ç’të doni nga ne- iu drejtua elektoratit ai, çka të ju do i bardhi shpirt! Një i pranishëm u ngrit dhe tha:

- Unë dua një shtëpi zoti Sali! Shënoja një shtëpi- po i thotë Saliu zëdhënëses së vet.

- Edhe unë dua po ashtu një shtëpi- tha një tjetër qytetar që ishte aty i pranishëm! Shënoja

edhe këtij një shtëpi- urdhëroi Saliu!

Një tjetër u ngrit e tha: Pasi që zoti Sali tha që të kërkojmë ç’të duam, nga se Qeveria e tij do të na i plotësoi të gjitha, atëherë mua më duhen flokët, pra leshi i kokës që me mungon qysh nga monizmi! Shënoja edhe këtij një shtëpi- i tha Saliu zëdhënëses.

- Ky nuk kërkoi që të fitojë shtëpi zoti Sali, ky kërkoi që të fitojë leshin që po i mungon!- ia ktheu zëdhënësja. Shënoje i tha Saliu, se edhe ata të tjerët leshin do të fitojnë, po shënoje ti!

 

                                                                                                            

Rrëfehu  

 Në prag të fushatës zgjedhore, tre politikanë kishin shkuar të prifti, ata dëshironin që më parë të rrëfeheshin për gënjeshtrat që kishin bërë elektoratit, gjatë fushatave të mëparshme e më pas të ia fillonin fushatës së re zgjedhore!

- Futet i pari, dhe prifti i thotë: rrëfehu biri im- a kë gënjyer elektoratin ndonjëherë?

- Po uratë, e kam gënjyer vetëm një herë. Mirë i tha prifti, ti për t’i larë mëkatet që paske

bërë, duhet që të sillesh një herë rreth e rreth kishës!

- Futet i dyti. Po ti?- po e pyet prifti. Unë uratë kam gënjyer elektoratin vetëm dy herë. Mirë i tha prifti, t’i duhet që kishës t’i sillesh dy herë për rreth e të lash mëkatet tuaja!

-  Futet i treti. Po ti?- e pyeti prifti atë. A keni makinë?- po e pyet ai priftin që në fillim?!

-  Pse, ç’ju duhet makina?- po e pyet prifti atë ca i habitur.

-  Që besa e zotit, sa herë kam gënjyer unë elektoratin, vetëm me makinë mund t’i lajë

Mëkatet, duke iu sjellë kishës për rreth. Përndryshe me këmbë, më duhet dy muaj të tërë me u sjellë për rreth kishës, dhe nuk e di a mundem  t’i bie në fund premtimeve gënjeshtare që i kam bërë elektoratit!

 

 

Në kërkim

   Krejt rastësisht kishte ndodhur, dhe në një ndeje bukur të madhe ishin takuar Adem Demaqi dhe Bexhet Pacolli. Njerëzit, duke pasur dëshirë që ta dëgjojnë bacën Adem duke ligjëruar për çështje aktuale, ishin bërë një me qetësinë. Pasi që baca Adem mbaroi bisedën, me të shpejt u hodh zoti Pacolli, dhe i bëri pyetje bacës Adem, duke dashur që para të pranishmëve të tregohet i ditur! Ai, po i thotë:

zoti Demaqi, as na thua; a është më mirë me qenë i pasur, apo i ditur?

Më mirë është me qenë i pasur!- ia ktheu baca Adem.

Eh, të zura- ia priti zoti Pacolli.

Jo, jo- iu përgjigj baca Adem, ne të dy zoti Pacolli jemi në kërkim të asaj që na mungon: Ty të mungon dituria, ndërkaq mua më mungon pasuria, prandaj…

 

Cili ishte mashkull? Cila ishte femër?!

Nga ish ministrat e Qeverisë Çeku, pra ministri Haraqia dhe ministri Tërmkolli, kush mund të saktësojë se cili ishte femër?! Ja disa karakteristika:

- Ministri Haraqia, nuk barte kurrë revole me vete, nuk fjalosej me askënd, nuk fyente askënd, mbante vath në vesh, kishte një sjellje të butë femërore, i kushtonte rëndësi të veçantë dukjes së tij të jashtme, nuk mbante kravatë etj!

- Ministri Tërmkolli, nuk e hiqte kurrë koburen nga brezi, fjalosej madje edhe me policinë e Kosovës, fyente e shante këdo, nuk mbante vath në vesh, mbante kravatë, kishte një sjellje të vrazhdë burri, nuk i kushtonte rëndësi dukjes së jashtme etj!  Pra ndonëse nuk e keni të lehtë, gjejeni vetë se cili i përkiste gjinisë femërore?!

                                                                                                 

Çka do të bëhet me shërbëtorët ?

Si po duket, pushteti i dhunshëm i Serbisë mbi Kosovën mbaroi. Me shumë peripeci, gjak e shumë sakrifica, por më në fund populli shqiptarë do ta fitojë një gjysmë shteti.

   - Më intereson të dijë se çka do të bëhet me gjithë këta shërbëtorë që janë të punësuar të UNMIK-u, si: përkthyes, truproje, pastrues. Shoqërues, shofer, spiunë etj? Pasi që me rastin e shpalljes së pavarësisë, do të bie edhe administrata e UNMIK-ut, pra do bie rozoluta1244- po e pyet bashkëbiseduesi shokun e vet.

   - Mos u shqetëso ti fare për ata- ia ktheu tjetri. Të gjithë shërbëtorët, nëpër të gjitha pushtetet pushtuese në Kosovë, që nga pushtimi Otomanë e deri të UNMIK-ut tani. Pra ata të njëjtën punë kanë bërë gjithmonë- në shërbim të pushtuesve! Edhe në pushtetin që do ta vejë BE-ja në Kosovë- shërbëtorët, po të njëjtin shërbim do ta bëjnë prapë!

   - Pse, prapë të pushtuar ne a?!!!- po, ia ktheu tjetri për sy të ballit, por kësaj radhe do të jemi të pushtuar nga Evropa e cila është përgjegjëse për fatin tonë të lig, që nga viti 1912!…

 

 

U kthye

   Ditë më parë Muhamet Kelmendi kaloi në partinë e Bexhet Pacollit!?

Po habitem, po i thotë shoku- shokut tek e morën këtë lajmë. Si ka mundësi, po a nuk

ishte ky Muhameti, që për sa kohë ishte në LPK- nuk kishte lënë gjë pa thënë për Pacollin e sojisorollopin e tij. Pastaj kaloi në partinë e Ukshin Hotit, të cilit po ashtu ia paska kthyer shpinën! Si lakohen njerëzit kështu si shelgu mor vëlla, këtë nuk po kuptoi unë- po i thotë ai.        Mos u mëzit shumë- ia ktheu bashkëbiseduesi, zoti Kelmendi u kthye në origjinën e vet- këtë ai e ka treguar më kohë; ambiciet e tij për të qenë i parë, nuk e brenë fortë se me kë bëhet kumbarë, krejt fuqinë për atdhe interesin- jo, larg asaj- ky soj nuk e njohin interesi, veç se për lekun vdesin!

 

 

A thua sa do ta mbajnë?!

Ehe, Na erdhi liria më në fund. Sa e sa veta janë djegur për te, që sa vite e vite pret populli ynë këtë të shkretë lirie, dhe ja krejt në fund erdhi e bardha!- po i thoshte axha Sejdë- axhës Kolës, pra fqinjit të vet, tek po pinin kafen e mëngjesit të dy në kopshtin e tyre, si pensionist që ishin. Prej matanë gardhit të kopshtit të tyre, po i dëgjon axha Xhevat- një fqinjë i tyre, dhe nga kureshtja po i pyet këta të dy:

Tash more burra që Kosova po zaptohet serish nga këta të Bashkësisë Evropiane, a dini

se sa do ta mbajnë Kosovën nën zap?! Dikush po thotë se nuk do të rrinë gjatë, disa po thonë se që besa gjatë kanë me e mbajtur! Kush di të na e thotë të vërtetën, prej asaj çka di unë; po ju tregoi se:

-  Nja 500 vjet e pat mbajtur Turqia dikur, nja 100 vjet Serbia, nja 8 vjet po bahen gati, prej se janë hy këta të UNMIK-ut, e tash këta të Evropës sa vjet do ta mbajnë a di kush me na tregua?- inshalla nuk e mbajnë shumë e po çlirohemi edhe ne si gjithë bota ndonjë herë!- përfundoj pyetjen axha Xhevat.

                                                                                                            

Lini të vdekurit rehat!

   Pas gjithë asaj rrëmuje e shembjeje të LDK-së, që më shumë i ngjante zhurmës së dikurshme në mëhallët e romëve, ( pa dashje që të fyej minoritetin rom ), kjo fundi i fundit është pasqyrë e një pjese të madhe të elektoratit ( kush do të shoh realitetin ), nuk vlen për ata që janë verbuar!- kushdo qofshin ata.

  - zoti Daci ditë më parë tha: “ Ne, po ndërtojmë një shtëpi të re!”- pasi që shtëpia e vjetër nuk po i zë më, ngase janë shtuar meshkujt!… Dhe ia bëri “bam” e doli me parti të re. Ai me militantët e vet, para dhe pas formimit të partisë, bënë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës!- në shenjë respekti për te, partia e Dacit edhe selinë e ka zënë pranë varreve!

  - Çka thua për këtë ti mixha Cen?- po e pyet një djalë i ri një plak të urtë, të cilit po ia lexonte këtë lajm në një gazetë ditore.

  - Po flasë prej përvojës sime- ia ktheu mixha Cen: Të gjithë ata që kanë zënë vend pranë varrezave, kurë nuk kanë bërë “behrida!”. Tani së fundi është bërë si modë pasha mixhën, të gjithë këta të politikës, para se ta ulin prapanicën në karrige të pushtetit, së pari shkojnë  e kapen për kunjave të varrezave, kush ku të mundet!… E pastaj i vërsulen pushtetit

  - Në këto ditë të fillimit të vitit të ri, mixha e ka vetëm një porosi: “ Të gjithë ju o Demokrat- lini të vdekurit ndër varre rehat!”…

 

Raportim!

Të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës, sot, pra në përmbyllje të këtij viti ( 2006), raportuan para Gjeneralit të demobilizuar për sukseset e tyre gjatë këtij viti, Të gjithë ata ( pa përjashtim ) folën vetëm për rezultate, as njëri nuk foli për humbje e dështime, ju lumtë!

Duke e vërejtur se ata kanë “harruar” edhe shumë gjëra, desha të plotësoi edhe disa të arritura tjera- ani pse unë nuk jam ministër!

-  Në saje të këtyre ministrave të zgjuar e vizionar:

Kosova gjatë këtij viti ka pasur rrymë me bollëk, dhe nuk është ndërprerë as një herë!

Mbi 50 fabrika- të inauguruara gjatë këtij viti, kanë punuar pa ndërprerë!

Nuk ka pasur bllokim të rrugëve si ai i Grykës së Kaçanikut!

Nuk ka pasur vrasje ( madje as në automobilat e policisë)!

Nuk ka pasur vjedhje, plaçkitje, as edhe njerëz me maska!

Nuk ka vdekur as kush në duart e mjekëve, nga se ka pasur medikamente me bollëk!

Shtresat sociale dhe pensionistët kanë gëzuar të gjitha të mirat!

Janë punësuar diku mbi 300.000 punëtorë në lëmi të ndryshme!

Të gjitha familjet e Dëshmorëve, dhe fëmijët e tyre gëzojnë privilegje të mëdha!

Nuk ka pasur as kund as edhe një kacidhe korrupsion!

Janë përfunduar, madje rrënjësisht reformat në arsim!

Është bërë kthesë e madhe në sektorin e bujqësisë,bujqit lirisht mund të lëvrojnë me kalë!

Kanë bërë rezerva të thëngjillit të gatshme për gati tërë javën e ardhshme!

Mallit që futet nga Serbia i është hequr procedura doganore- si lehtësim!

Prostitucioni dhe droga, janë emra të pa njohur për Kosovë!

Kuvendet partiake, dhe Parlamentare të Kosovës janë shembull në rajon, dhe Evropë!

Infrastruktura; kund këmba në balt nuk të shkel, uji me bollëk nga kanoçet etj!

Telefoni mobile nga më të lirat në rajon e në Evropë- mos të flasim për Amerikë!

Standard i lartë jetese që mund të krahasohet me Zvicrën!

Komunikacion të rregulluar urban e ndër urban, që nuk ia gjënë shoqin!

 Dhe mbi të gjitha këtë vit u realizua edhe Pavarësia formale e Kosovës që ishte zotim e amanet edhe i të ndjerit, por edhe qëndrim konsekuent, dhe sublimi i të ndjerëve tjerë, që sot e mbajtën mbledhjen e fundit ( urojmë ), kështu që me këtë edhe u “ realizuan “ aspiratat shekullore të popullit tonë- Urime viti i ri: O o o  milet!

 

Këto gjëra i kanë harruar ministrat në fjalë, prandaj unë si Ngucakeq” ministër”, që jam në këtë sektor e pash të domosdoshme që të plotësoi këto të dhëna modeste, nga se populli mund të hidhërohet për mos përfshirjen e gjithë këtyre rezultateve!

  

 

Ai ishte i ri!…

Tek po lexoja një intervistë në gazetën “ Ekspress “ të zotit Daut Haradinajt- së fundi në cilësinë e kryetarit të një dege në kryeqytet!

Zoti Dauti ( mes tjerash), thotë se i pëlqen gara, dhe është i gatshëm që të marr përsipër edhe udhëheqjen e AAK-së ( në rast se Ramushi do të mungoi )…

Kjo ma kujtoi rastin më të freskët, kur Castro ia beson fronin vëllait të vet. Një lojë të tillë në katroret e fushës politike si në katrorët e shahut, po e përgatisin për ta lozur vëllezërit Haradinaj! Se kush do të pësoi mat nga kjo më parë- veç Kosovës?…

Zoti Dauti më tej thotë se: Hashimi është ende i ri, dhe lë të pres! Po pra, se Dauti na u mplak, dhe koha për politikë po i ikën, prandaj vraponi burra! Më këtë ironi, ai do të thotë më shumë për zotin Thaçi, duke dashur që këtë ta injoroi paskuqërisht… Daut e Ramush Haradinaj kanë të drejt- vërtetë zoti Thaçi është i ri! Hashimi ishte i ri edhe atëherë, kur e shpëtoi shtabin e Dukagjinit, të cilin vëllezërve Haradinaj ( që ishin të pjekur ) ua kishte marrë zoti Zema, dhe atë më vota të katundit!

 

I la ferexhetë

Iku Daci- alias maçoku nga kreu i parlamentit. Në fakt, vetëm sa mashtrohen këta ministrat dhe parlamentarët, ngase institucionet dhe populli po i vërejnë “me kohë” devijimet e udhëheqësve tanë dhe dobësitë e tyre. Bie fjala manipulimet e Dacit i kanë vërejtur menjëherë, pra në mandatin e dytë të tij – pra, gati pas pesë vitesh!, dhe pasi kishte kaluar shifrën prej 6 milion eurosh të keq menaxhuar nga buxheti i Kosovës!…

-Sa shpejt e paskan zënë, ore!- ia ktheu bashkëbiseduesi. Mos bëni shaka se Daci ka punuar, dhe i ka lënë të paktën diçka Kosovës dhe Parlamentit?- ia priti tjetri.

-Ë, pra na thuaj se çka na i paska lënë Kosovës dhe parlamentit, ky Daci- sipas teje?

-Daci ia la ferexhetë parlamentit, pra i la muralet e mbuluara me ferexhe në parlamentin e Kosovës!…

 

E lavdëruan dhe e shkarkuan!

Në një mbledhje të kryesisë së LDK-së, i lavdëruan për punën e tyre të bërë në institucionet e Kosovës: zotin Daci, si kryetar të parlamentit të Kosovës dhe zotin Salihaj, si zëvendës kryeministër në Qeverinë e Kosovës. Po në këtë mbledhje, që të dy edhe i shkarkuan nga postet e tyre!…

Kanë thënë dikur: frikohu nga lavdi i armikut, dhe mos u friko nga e shara e mikut!

Si po duket, armiqtë që janë mbledhur brenda kësaj  partie, tani kanë filluar të ballafaqohen me realitetin e ri në Kosovë, por një gjë mos ta harrojnë, ata dhe njerëzit tjerë të politikës se: në politikë, një herë të lavdërojnë e në majat më të larta të çojnë, pastaj të kritikojnë, më vonë të shajnë e të rrëzojnë, më pas ca më keq- t’ëmën ta lodrojnë, dhe më në fund fare të harrojnë, në ndonjë kthinë, apo diku prapa grilave! Prandaj ju të politikës më me kujdes e mos me u ngutë se rrëzoheni e i thyeni hundët– tha një plak i urtë.

 

Nga Ibrahimi në Pjetër!

Ditë më parë gazeta “Lajm”, kishte nxjerr një shkrim ku njoftonte lexuesit se zoti Ibrahim Rugova, kishte bërë konvertimin nga besimi islam në atë të krishterë! Rugova me këtë rast edhe ishte pagëzuar në Romë nga vet Papa Pali i dytë me emrin Pjetër! Sipas gazetës në fjalë, zoti Rugova këtë e kishte bërë qysh në vitin 1994 në shenjë respekti dhe dashurie për konfesionin dhe kulturën katolike në përgjithësi.

Tek po ia lexoja këtë shkrim të gazetës bacës Osman, ai më dëgjoi me vëmendje, dhe fare në fund më tha:

“ Dëgjo biri im: ky Ibrahimi lë ta ndërroj emrin si të dojë, ndash edhe lë ta vejë ndonjë emër tjetër se pasha bacën ta dini të gjithë se këtij nuk i ka bo puna kurrë; as si Ibrahim e as si Pjetër!”…

 

Edhe për se vdekuri

 Një Kmet i një katundi kishte qenë shumë i ashpër. Ai e kishte mbështetjen e pushtetit, dhe ushtronte dhunë mbi bashkëfshatarët e vet. Pa pritur atë e kishte kapur një sëmundje e rëndë. Para se të vdiste, mblodhi fshatin dhe ju tha: Do të ju lë një amanet.

“Kur të vdes të ma lidhni një litar në fyt, dhe të ma lini fillin e litarit mbi varr!- këtë po e bëj në shenjë pendimi për sjelljet e mia të liga që kam bërë ndaj juve!”.

- Kur vdiq, fshatarët e varrosen, duke ia respektuar amanetin e tij. Të nesërmen, një patrullë i Xhandarmërisë, duke kaluar aty pari- shohin një litar mbi varr të Kmetit!? Nga kureshtja e ngrehin litarin, por litari nuk lëvizte dot. Atëherë thërrasin fshatin, dhe i pyesin fshatarët se ç’ishte ai litar aty?- fshatarët tregojnë se ky ishte amaneti i tij!…

- Xhandarmëria urdhërojnë që të zhvarroset Kmeti, kur e panë me litar në fyt, ata thanë: Ë ë ë, po ju e paskeni varur Kmetin në litar, dhe për pasoi ai paska vdekur!… I morën fshatarët në xhandarmëri e kërciti dajaku, për ta zbuluar vrasësin e Kmetit.

Një plak, prej dajakut e gazepit që po shihte me sy, po thotë: “Pasha mixhën se ia shohim sherrin edhe për së vdekuri, këtë nuk ma kishte marrë mendja, por ejani ta varrosim diku me një fshat tjetër, se nuk ka për të na lëshuar sherri i tij bukur gjatë!”…