Toponimet, Greqia lejon lëvizjen përkohësisht

April 13, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Toponimet, Greqia lejon lëvizjen përkohësisht<br />

 

Ministria greke e Rendit vendosi të lejojë lëvizjen e emigrantëve, që kanë probleme me toponimet. Lajmi bëhet publik prej kësaj Ministrie, përmes një qarkoreje, e cila u është dërguar pikave kufitare të Greqisë me Shqipërinë. 

Në qarkore thuhet se lëvizja do të lejohet nga data 13 Prill deri më 5 Maj. Gjatë kësaj kohe do të lejohet lëvizja e emigrantëve me probleme me toponimet. Policia është urdhëruar të lejojë lëvizjen, por në pasaportat e kësaj kategorie emigrantësh nuk do të vendoset vulë hyrëse ose dalëse nga Greqia.

Ministria greke njofton se po vazhdon gjetja e një zgjidhjeje midis qeverive të të dy vendeve. Ndërkohë, shoqatat e emigrantëve shqiptarë, që jetojnë në Greqi, kanë paralajmëruar një protestë të martën pasdite, jashtë Parlamentit grek, ku do të kërkohet zgjidhja përfundimtare e këtij problemi. / Top Channel

Video tronditese me te burgosurit shqiptar ne Greqi!

April 12, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Vetem pak dite mbas publikimit te videos se masakrimit te shqiptarit ne Burgune greqise, nje tjeter video del ne skene!

http://www.shqiptaret.gr/wp-content/uploads/2014/04/tjeter-video.jpg

 

“Ilia Karelit i është hequr zemra në Greqi”

April 8, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Ekspertiza shqiptare fakton dyshimin. Në Greqi pyeten gardianët e parë, asnjë nuk është në burg

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shqipëri ka faktuar dyshimin e familjarëve, sipas së cilëve, Ila Kareli, (Kudret Kume), i burgosuri shqiptar i dhunuar për vdekje në burgjet greke, nuk kishte zemrën. Raporti i është dërguar Prokurorisë Shqiptare, e cila këtë raport pritet t’ua delegojë grupit hetimor në Greqi, të cilët po hetojnë për ngjarjen e rëndë, ku të dyshuar janë pikërisht gardianët e burgut. Këta të fundit janë marrë në pyetje ditën e djeshme, në përpjekje për të hedhur dritë mbi dhunimin e Karelit, por asnjëri prej tyre nuk pranoi, duke kërkuar kohë që të jepnin shpjegime më të hollësishme.ilia_kareli_dielli.al_-320x169

 

Ekspertiza mjekoligjore

Në përfundim të kryerjes së autopsisë ndaj Ilia Karelit, i njohur ndryshe si Kudret Kume, ku konstatohet se i dënuari shqiptar në burgjet greke ka vdekur nga dhuna, Mjekësia Ligjore në Shqipëri i kërkon Prokurorisë të aktivizohet për të komunikuar sipas procedurës me palën greke për këtë çështje. Mjekësia Ligjore i sugjeron organit të akuzës që të kërkojë shpjegime nga mjekësia ligjore greke se përse mungon organi i zemrës në trupin e të ndjerit nga fshati Zhupan i Fierit dhe përse në trupin e tij ka heqje të indeve në pjesën e parakrahut dhe në gishta. Kjo kërkesë e Mjekësisë Ligjore vjen në momentin kur në raportin përfundimtar të tyre u dol në një përfundim të ngjashëm me raport ekzaminimin e palës greke, ku u konstatua se në trupin e 40-vjeçarit kishte thyerje të brinjëve dhe hematoma të dukshme në kokë e fytyrë.

Ndërkohë që për mungesën e zemrës dyshohet se ajo mund të jetë hequr nga mjekësia ligjore greke për autopsi edhe pse për raste të tilla ekzaminimesh specialistët nuk i marrin komplet organin e zemrës. Nga ana tjetër edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit u sugjeron homologëve të vet në Greqi të ndjekin çështjen e torturës me pasojë vdekjen e 42-vjeçarit e më pas të informohen për shkaqet se përse vdiq Ilia Kareli. Aktualisht për vdekjen e 42-vjeçarit kanë nisur hetimet edhe në Prokurorinë e Fierit pas një denoncimi të të afërmeve të tij.

 

Pyeten gardianët 

Ndërkohë, tetë thirrjet e para për të dëshmuar në hetuesi janë shpërndarë, nga gjithsej 15 që ka lëshuar hetuesja e qytetit Serres, Gjeorgjia Toutountzi, ndaj rojave të burgut të këtij qyteti, për çështjen “Kareli”. Tetë prej tyre kanë kaluar pragun e hetuesisë për të dëshmuar për aktin e rëndë për të cilin akuzohen, bashkëpunim në tortura që sollën vdekjen e të burgosurit Ilia Kareli. 7 thirrjet e tjera do të dërgohen deri të mërkurën e ardhshme. Sipas burimeve gjyqësore, tetë gardianët e burgut pritet të kërkojnë dhe të marrin një shtyrje kohe për t’u përgatitur për dëshmitë që do të japin, në mënyrë që avokatët e tyre mbrojtës të kenë marrë kopjet e aktakuzës dhe të përgatisin platformën e tyre mbrojtëse. Në listën e rojeve të burgut që janë thirrur për të dëshmuar, nuk përfshihet deri tani drejtori i burgut të Nigritës, i cili përballet edhe me akuzën e shkeljes së ligjit për mbrojtje të të akuzuarve dhe mospaditje të akteve kriminale.

Sipas informacioneve të TCH, të gjithë gardianët vazhdojnë të punojnë normalisht në burgun e Nigritës, pasi ende nuk është dhënë asnjë urdhër, qoftë edhe për pezullimin e përkohshëm të tyre. Gjithashtu, mësohet se një ekip me krerët e Unionit të Rojave të Burgut të Greqisë ndodhet në qytetin e Serresit për t’u takuar me kolegët e tyre të akuzuar.

Avokati i Popullit

Totozani: Garanci për të dënuarit shqiptarë

Avokati i Popullit në Shqipëri, Igli Totozani, ka deklaruar se ka marrë garanci nga homologia greke për respektimin e të drejtave të të dënuarve shqiptarë në burgjet helene. “Homologia në përgjigjen e saj më premtoi se do të tregohet kujdes për të dënuarit shqiptarë në Greqi”, ka thënë Totozani, nga Pogradeci ku ka përuruar zyrën lokale të Avokatit të Popullit. Duke u fokusuar te çështja e të burgosurit të vrarë Ilia Kareli, Totozani ka theksuar se i dënuari është torturuar nga gardianët. “Kareli është torturuar nga gardianët, veprimet e të cilëve janë tërësisht antiligjore. Ndërsa familja e Karelit është palë e dëmtuar në procesin penal të nisur në Greqi”, ka thënë Totozani. Më tej, Avokati i Popullit ka vlerësuar rolin e prokurorisë, mediave dhe homologes greke lidhur me çështjen, që siç thotë ai, dalloi tërësisht nga ai i gardianëve grekë.

Burimi  http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/04/06/ilia-karelit-eshte-hequr-zemra-ne-greqi/

Greqia voton Kodin e Emigracionit

March 20, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Parlamenti grek ka votuar dhe ka aprovuar me shumicë votash në parim në mbrëmjen e së martës Kodin e Emigracionit dhe Integrimit Social. 

shqiperia
Për të kanë votuar pro deputetët e koalicionit qeveritar të Demokracisë së Re dhe PASOK-ut, si dhe ata të së Majtës Demokratike, ndërkohë që kanë abstenuar deputetët e partisë më të madhe opozitare, SYRIZA.

Kundër projektligjit kanë votuar Partia Komuniste, Grekët e Pavarur dhe Agimi i Artë. Sipas zv/ministrit të Brendshëm, Leonidhas Grigorakos, nëpërmjet këtij ligji jepet rasti të rregullohen çështje të cilat për vite ishin të papranueshme për shoqërinë greke.

“Ligji i ri na çon një hap para, por nuk na zgjidh problemin e madh të emigracionit të paligjshëm”, ka thënë Grigorakos, i cili ka bërë thirrje për propozime konkrete në përmirësimin e tij.

Me anë të këtij kodi për emigracionin, qeveria greke deklaron se më në fund luftohet burokracia, merren masa për mbrojtjen e familjeve, ofrohen stimuj për emigrantët që qëndrojnë prej shumë kohësh në Greqi, por edhe u jepet të rinjve e drejta që të studiojnë dhe të kenë akses të drejtpërdrejtë në tregun e punës.

Midis të tjerash, me anë të këtij projektligji të ri u jepet e drejta emigrantëve të ligjshëm, të pajisur me lejen pa afat, të largohen nga Greqia drejt vendeve të tjera të Shengenit. Gjithashtu, mbi 22.000 emigrantë që kanë çështjet e tyre të legalizimeve në gjykata, nëse kanë dokumentacionin përkatës do të legalizohen.

Përsa u përket emigrantëve që nuk kanë dokumentat përkatëse në Greqi, ligji bëhet më i ashpër dhe nuk lejon asnjë lehtësim, përkundrazi përshpejtohet dëbimi i tyre drejt vendit nga kanë ardhur.

Vlerësohet se shtetasit shqiptarë me lejë të rregullta qëndrimi në Greqi janë rreth 380.000 vetë dhe përbëjnë kontigjentin më të rregullt të të huajve në vend, pasi janë familjarë në përgjithësi.

Në të kundërtën, nga 20.000 pakistanezë 19.000 janë burra, ndërsa edhe nga 20.000 ukrainas, 19.000 janë gra. Përveç këtij ndryshimi të madh, kodi i ri i emigracionit përmban edhe disa dispozita që përmbledhin dhe modernizojnë legjislacionin përkatës.

Kështu kategoritë dhe llojet e lejeve të qëndrimit  reduktohen nga 50 në 19. Gjithashtu, eliminohen rreth 20 dokumenta për rinovimin e lejes së qëndrimit dhe krijohen pikat “onë stop shop” në të gjitha qendrat e mëdha urbane, ku emigrantët e ligjshëm do të marrin lejet e qëndrimit të cilat vështirë se do të mund të falsifikohen.

Kodi i ri bashkon në 140 paragrafe të shkruara në gati 100 faqe 20 ligjet e deritanishme, 6 urdhëresat presidenciale dhe 42 aktet ligjore ekzistuese. Gjithashtu, ai ofron, sipas qeverisë, kushte të favorshme për fëmijët e emigrantëve lindur në Greqi, të cilët do të marrin menjëherë leje qëndrimi me kohë të zgjatur. / Top Channel

Greqi, të huajt pa të drejtë vote

February 9, 2014 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Greqi, të huajt pa të drejtë vote

Rreth tre muaj para zgjedhjeve vendore dhe ato për PE-në, ministri i Brendshëm grek, Janis Mihelakis ka paraqitur në Parlament një amendament sipas të cilit u hiqet përfundimisht e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur homogjenëve dhe emigrantëve të ligjshëm nga vendet e treta jashtë BE-së në zgjedhjet lokale greke. 

Me këtë amendament anulohet projektligji i mëparshëm me numër 3838/2010, i quajtur ligji Ragusi, i cili i kishte dhënë këtë të drejtë kësaj pjese të shoqërise.

Shfuqizimi i dispozitave të neneve 14-21 të këtij ligji vjen në përputhje me vendimin e Këshillit të Lartë të Shtetit me numër 460/2013, “Shtetësia e fëmijëve të të huajve dhe e drejta për t’u zgjedhur dhe për të votuar në zgjedhjet lokale”.

Me këtë vendim, Gjykata Supreme kishte cilësuar madje si anti-kushtetuese dispozitat që u jepnin mundësinë shtetasve të huaj të vendeve të treta për të marrë pjesë në zgjedhjet për organet vendore.

Sipas Këshillit të Shtetit, “e drejta për të votuar dhe për t’u zgjedhur i rezervohet vetem  qytetarëve grekë dhe nuk mund t’u jepet atyre që nuk kanë këtë cilësi, pa një rishikim të dispozitës përkatëse të Kushtetutës”.

Në të njëjtën mënyrë Këshilli i Lartë i Shtetit kishte vendosur se, mënyra e përfitimit të nënshtetësisë greke sipas ligjit të vitit 2010 që kishin aprovuar socialistët e qeverisë Papandreu cënonte kërkesat kushtetuese të parashikuara dhe pas një apelimi të një shtetasi grek, Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën e tij që ky ligj të anulohet si anti-kushtetues.

Amendamenti i fundit përjashton përfundimisht nga zgjedhjet lokale edhe të gjithë homogjenët nga Shqipëria, të cilët janë edhe posedues të lejeve 10-vjeçare apo edhe të huajt që kanë leje shumëvjeçare qëndrimi pasi janë martuar me shtetas grekë.

/ Top Channel

Shqipëri-Greqi, të hapen “letrat”

February 8, 2014 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Kryeministri grek Andonis Samaras deklaroi gjate nje takimi me Ministrin e Jashtem shqiptar, Ditmir Bushati se tashme dy vendet duhet t’i japin zgjidhje te gjithe problemeve qe preokupojne marredheniet dypaleshe. 

 

Athina zyrtare pranon se tashme ka ardhur koha qe ne tryezen e bisedimeve,te hidhen te gjitha ceshtjet,te vjetra dhe te reja,qe mbajne peng keto marredhenie.

Sikurse nje dite me pare gjate takimit me presidentin e greqise,Papulias,zoti Bushati kerkoi qe dy vendet duhet te lene menjane stereotipet,dhe te dialogojne me besim reciprok,ne nivel politike,dhe njekohesisht edhe teknik,per zgjidhjen e problemeve qe mbajne peng marresheniet,cka eshte pranuar tashme edhe nga athina zyrtare.

Kryeministri grek, tha se Greqia eshte e gatshme te dialogojne per zgjidhjen e gjithe problemeve qe kane mbajtur peng keto marredhenie,dhe te shikohe me pozitivitet e ardhmia e dy vendeve tona.
Sipas tij,te dy vendet ndajne histori te perbashket,dhe tashme jane aleate ne NATO, njekohesisht,partnere te mire ne nje sere nismash rajonale. Zoti samaras perseriti mbeshtetjen e athines per integrimin europian te shqiperise.

Ai tha ishte optimist per marrjen e statusit kandidat per anetar ne B.E gjate presidences greke te bashkimit europian.Jashte bisedes nuk mbeti as bashkepunimi i dy vendeve per ndertimin e gazsjellesit TAP,ku pervec te qenit pjesetar ne kete projekt gjigand,te dy vendet behen pjese e hartes boterore te energjise,dhe njekohesisht,futen ne rrjetin europian te sigurise,nje zhvillim ky qe do te sjelle me teper siguri dhe prosperitet ne rajonin e ballkanit.

Zhvillimet pozitive ne nivel politik,tashme konsiderohen si nje shans I madh per fillimin e nje dialogu te sinqerte midis dy vendeve tona.

Mbeten per te pare,nese kete here dy palet do te ri-aktivizojne komisionet dypaleshe per zgjidhjen e problemeve te kufirt detar,te  pronave ne te dy anet e kufirit,te varrezave te ushtareve greke,te komisionit te ujrave dhe transportit,si dhe ti jape fund perfundimtare ceshtjes se toponimeve.

/ Top Channel

Greqia kërcënon emigrantët

January 24, 2014 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Duke treguar për Top Channel vendimet e organeve greke, me ane të të cilave u kerkohet që të sjellin certifikata apo pasaporta me emërtimin korrekt të toponimeve greke për të rinovuar dokumentat e fëmijëve apo lejet e tyre të qëndrimit, emigrantë shqiptarë që banojnë e punojnë në qytetin e Selanikut kanë kërkuar nga organet shqiptare t’i japin zgjidhje këtij problemi kaq jetik për ta që ka filluar rreth dy vjet më parë. 

“Kam 22 vjet ne Greqi.Kam lindur dy femije ketu ne Selanik dhe problem im eshte ceshtja e toponimeve ne pasaporta se femijeve u kerkohet qe t’u shkruhet Thessaloniki dhe jo Selanik”, thotë Tatiana Vjera, emigrante.

“Kam 22 vjet ne Selanik.Kam formuar familje,kam lindur dy femije .Per problemin qe ne pasaporten shqiptare shkruhet Selanik dhe jo Thessaloniki, mua me perzene nga Greqia, fillimisht me dhane nje afat 24 dite qe te largohem nga Greqia ,me pas me dhane nje vertetim tremujor se femijet ishin ne shkolle me kushtin qe te paraqitesha ne polici cdo nje muaj sikur te isha nje kriminel”, thotë Ilia Salla, emigrant.

“Kam problem me femijet. Me kane lindur ted y ne Selanik. I kane dhene gruas afat deri ne daten 24 janar te largohet nga Greqia vetem per shkak te toponimeve .Pse shkruhet Selanik dhe jo Thessaloniki. Do t’ju lutesha shume autoriteteve shqiptare se po na ndajne nga femijet per se gjalli”, tha Vasil Karroqi, emigrant.

Te mbledhur ne nje prej sallave te prefektures se Selanikut me iniciativen e disa prej perfaqesuesve te forcave politike ne emigrim,dhjetera bashkatdhetare kane theksuar edhe njehere se moszgjidhja e ketij problemi do te shkaterronte gjithe mundin e perpjekjen e tyre ne dy dekada ne shtetin grek. Prej muajsh autoritetet greke u mohojne qindera femijeve te emigranteve te lindur ne Greqi  kalimin e kufirit per shkak te toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre qe jane ne gjuhen shqipe dhe jo ne ate nderkombetare. Se fundmi problem per rinovimin e lejave te qendrimit kane hasur per shkak te femijeve edhe prinderit e tyre,qe nuk rinovojne dot ne disa raste edhe  librezat e tyre shendetsore.

“Kam problemin e vajzes se vogel qe me ka lindur ne Selanik.Me moren ne telefon dhe me thane te vish te paraqitesh me pasaporten qe shkruan Thesaloniki dhe jo Selanik, se ndryshe me thane, do te ike femija ne Shqiperi.Femija im ka nje muaj pa dokumenta dhe po qe se e kapin, ne ikim qe neser ne Shqiperi me gjithese jemi me karta dhjetevjecare”, tregon një tjetër emigrante.

“I bej thirrje shtetit shqiptar te veproje sa me shpejt per ceshtjen e pasaportave sepse po me mbush djali nje vjec dhe akoma nuk I kam nxjerre pasaporte”, thotë një emigrant.

“Kam 20 vjet ne Greqi. Problemi im eshte se kam femijen e vogel ketu dhe ne pasaporten biometrike shkruan Selanik dhe jo Thessaloniki dhe femija ime sot eshte i paligjshem”, tregon një tjetër.

Emigrantet jane shprehur se megjithe premtimet ende nuk shohin hapa konkrete per zgjidhjen e problemit, ndersa periudhat kohore qe u japin ne dispozicion organet greke jane te shkurtra dhe ata detyrohen ti cojne keto ceshtje ne gjykata duke shpenzuar edhe para.

Gjithashtu eshte kerkuar qe Tirana zyrtare te synoje ashtu sic veproi me Belgjiken, nenshkrimin e marreveshjes per njohjen e viteve të punës në Shqipëri e ne Greqi per emigrantet shqiptare.Ne fund te takimit te gjithe te pranishmit kane firmosur nje peticion drejtuar  Ministrise se Jashtme shqiptare dhe per dijeni edhe Kryeministrit Edi Rama, me ane te te cilit kerkojne pershpejtimin urgjent te procedurave ne menyre qe emertimet e toponimeve ne certifikatat e femijeve dhe pasaportat te jene ashtu sic percaktohen ne marreveshjet perkatese nderkombetare.

/ Top Channel

OKB heton Greqinë për mbytjen e 12 emigrantëve në Farmakonisi

January 23, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi që të hetojë Greqinë për vdekjen aksidentale të 12 emigrantëve të paligjshëm, mjeti lundrues i të cilëve u fundos ndërsa tërhiqej nga një rimorkiator i Rojes Bregdetare.

Incidenti ndodhi të hënën pranë ishullit të Farmakonisit.

Sipas versionit zyrtar, barka e mbushur me 28 emigrantë u identifikua nga autoritetet greke, që dërguan një rimorkiator, për të asistuar zbarkimin në port.

Megjithatë, gjatë procesit të tërheqjes, barka e emigrantëve u përmbys. Dy trupa u rikuperuan nga deti, dhjetë të tjerë janë shpallur të humbur, ndërsa 16 persona arritën të shpëtoheshin.

Përfaqësuesit e Rojes Bregdetare Greke të përfshirë në këtë operacion thanë në media se gjykuan se ishte më e sigurt që emigrantët të mbeteshin në barkën e tyre, pasi transferimi në rimorkiator ishte i vështië për shkak të detit të trazuar.

Sipas autoriteteve helene, gjatë tërheqjes emigrantët u përfshinë nga paniku dhe shkaktuan vetë përmbysjen e barkës, nëpërmjet manovrave të rrezikshme që ndërmorën.

Megjithatë, organizata joqeveritare “Pro Asyl” akuzoi autoritetet se në vend që të ndihmonin emigrantët, nga të cilët 26 afganë dhe dy sirianë, ata tentuan t’i zmbrapsin nga ujrat territoriale greke.

“Është e mundur që Roja Bregdetare Greke të mos kishte asnjë qëllim t’i asistonte emigrantët, por vetëm t’i kthente pas”, deklaroi Karl Kopp, drejtori i çështjeve europiane të kësaj organizate.

“Të mbijetuarit thonë se kishte njerëz që po përgjëroheshin për ndihmë dhe të qarat e tyre i dëgjuan të gjithë, pasi në bord kishte shumë fëmijë dhe gra”, shtoi ai.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Bashkimi Europian vendosi që do të hetojë mbi këtë incident.

burimi www.top-channel.tv


Comments

comments

Një përshëndetje speciale nga Claydee Lupa për shqiptarët në Greqi VIDEO

January 17, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Claydee Lupa bënë një përshëndetje speciale ndërmjet Albanians.gr për shqiptarët në Greqi

Së shpejti intervista e plotë tek Albanians.gr


Comments

comments

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli takon presidentin e Greqisë, Karolos Papulias

January 16, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Ministria e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli në mbyllje të vizitës së saj dy ditore në Greqi, është pritur në një takim të veçantë nga presidenti Karolos Papulias.Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të ngrohtë dhe miqësore. Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si dy vende fqinj nga më të vjetërit në rajon, me lidhje të vjetëra historike dhe tradicionale.
Në mënyrë të veçantë ata ndanë të njëjtin mendim për zhvillimet pozitive të kohëve të fundit që po i japin marrëdhënieve tona një përmbajtje të re cilësore në interes të dy popujve tanë, të stabilitetit dhe paqes në rajon, si një vlerë e shtuar edhe në kuadrin e të gjithë Bashkimit Evropian.
Si presidenti Papulias, ashtu edhe ministrja Kodheli, gjatë bisedës së tyre, prekën edhe disa nga çështjet e axhendës së marrëdhënieve dypalëshe që kërkojnë zgjidhje në frymën e klimës pozitive dhe vullnetit të mirë të dy qeverive tona, siç janë ligji i luftës, delimitimi i detit, nderimi i të rënëve në Luftën Antifashiste, toponimet etj.
Ministrja Kodheli vuri në dijeni presidentin Papulias mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, mbi mbledhjen e fundit mes dy qeverive, duke e konsideruar atë si një model i mirë që mund të bëhet mes qeverive të tjera të rajonit tonë. Presidenti Papulias vlerësoi vendosmërinë e qeverisë Rama për reformat brenda vendit dhe vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtarë e familjes euopiane. Shqipëria, tha ai, është një vend evropian, i takon Europës dhe Greqia ka qënë dhe mbetet mbështetësja kryesore për integrimin e shpejtë të saj në BE, në periudhën e presidencës së saj.

burimi www.mod.gov.al


Comments

comments

Simpozium për të ardhmen e marrdhënjeve Shqipëri Greqi nga Universiteti i Selanikut

January 16, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

proxenos_alvanias

Pra disa ditësh u zhvillua një takim  ndërmjet Rektorit të Universitetit Aristoteli të Selanikut , Jani Milopoulos dhe Konsullit të Përgjithëshëm të Republikës të Shqipërisë në Selanik  Riza Ponda në të cilën u diskutuan mënyrat e forcimit të mëtejshëm të lidhjeve mes dy vëndeve.

Ndër të tjera, me rastin e Presidencës Greke të Bashkimit Europian, u  ra dakort të organizohet në Selanik, në bashkpunim me Universitetin e Tiranës, simpoziumi shkencor me temë bashkpunimin mes Greqisë dhe Shqipërisë. Simpoziumi u vendos të përqëndrohet në tre sektorë atë të ekonomisë-zhvillimit, sektorin e kulturës si dhe arsimit dhe mjedisit.

Gjithashtu u vendos që rektori i Universitetit të Tiranës të marrë pjesë në fillimin e kurseve të gjuhës shqipe, të cilat organizohen prej disa vitesh nga Universiteti “Aristoteli” i Selanikut.

Mësimet që do fillojnë mbas sezonit të provimeve të Shkurtit, dhe janë pjesë e marrveshjes të bashkpunimit shkencor të Universitetit të Selanikut dhe atij të Tiranës e cila u firmos në 1998 dhe është në fuqi deri në 2015.

Albanians.gr
foto http://www.auth.gr/news/press/16658


Comments

comments

Shqipëria të kthej 2,5mil euro që i dhuroi Greqia për Teatrin Kombëtar

January 13, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Teatrit Kombëtar i ikin nga dora plot 2.5 mln euro. Këtë e mësojmë nga reagimi i deputetes greke dy ditë më parë e cila në një replikë mes dy ministrave të Parlamentit aktual, ajo kërkon që kjo shumë ti kthehet sërish qeverisë. Deputetja greke e partisë Grekët e Pavarur, Rahil Makri ka kërkuar sqarime në Parlament nga ministri i Financave dhe ministri i Jashtëm, lidhur me fondin prej 2.5 mln euro, që qeveria greke i ka dhuruar qeverisë shqiptare, me destinacion ndërtimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Deputetja greke hedh dritë mbi faktin që 2.5 mln eurot janë dhënë nga qeveria greke në Shqipëri që në janar të vitit 2002, por që atëherë këto para kanë “mbetur në gjumë” në një llogari bankare.

Gjatë kësaj replike në Parlament, Makri kujton se neni 2 i Marrëveshjes Bilaterale për Zhvillimin e Bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë, e nënshkruar në dhjetor të vitit 2001, parashikonte financimin e 2.5 milionë euro për ndërtimin e një një ndërtese të re të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në zbatim të kësaj Marrëveshjeje, shuma prej 2.5 milionë euro është depozituar në një llogari të veçantë të Bankës së Shqipërisë në janar 2002, por që atëherë ka mbetur e pashfrytëzuar. Në pyetjen e saj drejtuar dy ministrave, deputetja greke kërkon të dijë se, “Përse kjo shumë ka mbetur e pashfrytëzuar për 12 vjet dhe përse paratë nuk ndodhen në një bankë greke për t’u shfrytëzuar?” “Shuma në fjalë është ekuivalente me taksën prej 25 euro të vendosur për trajtimin në spitale”, shprehet deputetja. Gjatë fjalës së saj në Parlament, deputetja e partisë Grekët e Pavarur, kërkon të dijë se çfarë do të bëjë qeveria në mënyrë që 2.5 milionë euro t’i kthehen sërish qeverisë greke.

Më 15 nëntor të vitit 2013, gjatë vizitës së zëvëendëskryeministrit shqiptar, Niko Peleshi në Athinë është folur për një iniciativë të vjetër të qeverisë greke, e cila lidhet me kontributin financiar me një vlerë prej rreth 2,5 milionë euro, për ndërtimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në qendër të Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë së Jashtme greke të datës 15 nëntor 2013, “Venizelos ka konfirmuar homologut të tij shqiptar disponueshmërinë dhe kënaqësinë e qeverisë greke për kontributin në ngritjen e një ndërtese të tillë, që simbolizon miqësinë mes dy vendeve”.

Burimi www.shqiptarja.com


Comments

comments

Lajmërim për emigrantët shqiptarë në Greqi

January 10, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Lajmërohen të gjithë emigrantët të cilët kanë për të bërë aplikim për leje qëndrimi, rinovim të lejeve të qëndrimit, pyetje a ju kanë dalë dokumentat ose të kryejnë çdo lloj pune tek zyrat e emigracionit në drejtoritë e decentralizuara (Ish periferia), ONE STOP SHOP, se këto shërbime janë të hapura për të kryer të gjitha proçedurat e lartpërmendura çdo të ditë nga e Hëna në të Enjten nga ora 9.00 deri në orën 14.00.

Të premteve këto shërbime nuk janë tlë hapura për shërbimin e emigrantëve.

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku


Comments

comments

Barroso: Greqia këtë vit do dalë nga recesioni

January 9, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso deklaroi se presidenca e Greqisë është shumë e përgatitur, dhe kriza ekzistuese e euros do të mbetet pas. Ai shprehu besimin që këtë vit Greqia të dalë nga recensioni.

“Besoj shumë se ky vit për Europën do jetë më i mirë. Jam shumë i kënaqur që ndodhem në Athinë teksa Greqia merr presidencën e BE. Mund t’ju them se presidenca greke është shumë e përgatitur. Europa është qëllimi ynë i përbashkët. Folëm për situatën ekonomike dhe të asistencës. Siç e kam thënë një vit më parë 2013 ishte viti kur ekonomia e Europës filloi të marrë kthesën e saj dhe është e vërtetë ndodhi një ndryshim perceptimi përsa i përket ekonomisë Europiane. Më parë njerëzit bënin spekulime për daljen e Greqisë nga euro shkatërrimin e BE-së. Fakti që ne jemi këtu në Athinë sot duke kremtuar nisjen e presidencës greke është fakt i qartë që parashikimet ishin të gabuara dhe Greqia u tregua e aftë për të bërë përpjekje të konsiderueshme. E kam thënë një vit më parë se kriza ekzistuese e euros do të mbetet pas. Duke folur në këto momente jemi jashtë recesionit dhe këtë vit Greqia do të dalë nga recesioni.”- deklaroi Barroso.

“Ka situata ekstreme të vështira në vende si Greqia, probleme të shumta sociale. Po shohim efekte pozitive të cilat nuk ndihen menjëherë tek njerëzit në rrugë. Është momenti të inkurajojmë popullin dhe lidershipin grek. Ne përballemi me sfidat e rikuperimit të ekonomisë, papunësia në nivel të lartë. Duhet të përmirësojmë financat. Ka probleme në vendet që përmendëm, koherence financiare nuk ekziston. Ky është viti i parë i buxhetit evropian që i hap rrugën investimeve.

Të sigurohemi që programet e BE të zbatohen. Greqia ishte një nga performuesit me të këqij sa i përket thithjes së fondeve ndërsa sot është e kundërta. Kjo tregon se gjithçka është e mundur. Do të ecim përpara sa i takon integrimit evropian. Programet tona duhet te miratohen përpara zgjedhjeve evropiane, ne na duhet një mekanizëm, rezoluta për unionin bankar. Duhet të nxisim një dimension social më të fortë dhe këto ide duhet të ndërtohen në rregulla që ekzistojnë. I kënaqur që presidenca greke nxit tregtinë. Do prezantojmë propozimet tona gjatë këtij muaji.

Greqi, programi BE-FMN, euro grupi ra dakord për të dhënë çekun e radhës. Situata është delikate dhe nuk është koha të ulim fokusin e reformave. Me ndihmën e task-forcës së BE do të bëjmë të munduar zbatimin e programeve. KE i qëndroi gjithmonë pranë Athinës, zona euro, ky ishte pozicioni i ndërmarrë dhe i qëndruam besnik këtij vendimi. Pa Greqinë s’do kishte një civilizim evropian ashtu siç e kuptojmë ne. Greqia moderne mund të japë një kontribut të rëndësishëm “-theksoi ndër të tjera presidenti i KE.

burimi www.ballkanweb.com


Comments

comments

Der Spiegel kritikon Greqinë e krahason me Afganistanin

January 8, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Vetëm disa orë para se kolegji i 28 komisionerëve europiane të vizitojë Athinën që ka marrë zyrtarisht presidencen e BE-së prej 1 janarit, Greqia dhe Qeveria e saj janë vënë përsëri nën kritikën e ashpër të mediave gjermane.

Revista e perjavshme ‘Der Spiegel’ cileson Kryeministrin grek Antonis Samaras si nje “i sheruar imagjinar”, ndersa ben edhe pyetjen retorike: “Greqia, ky anetar i plote i BE dhe Eurozones, nje vend ne zhvillim? Apo nje shtet i deshtuar si Afganistani dhe se shpejti ndoshta si Pakistani?”

Kritika vazhdon duke vene ne dukje stanjacionin ne fushen e konsolidimit fiskal, pavarësisht deklaratave për të kundërtën nga kryeministri grek dhe mburrjeve te tij se Athina po premton nje presidence europiane te shpreses. Greqia mbetet ajo qe ishte, nje vend pa shtet,te pakten pa shtet rezultativ, perfundon ‘Der Spiegel’, qe insiston se Athina do te kete nevoje padyshim per nje pakete te trete ndihme nga 8 deri ne 10 miliardë euro ne vitin 2015.

Vetem disa dite me pare nje raport i Komisionit Europian per Parlamentin Europian pergenjeshtronte kryeministrin grek me deklaratat e tij se Greqia do te dale ne tregje brenda ketij viti, duke theksuar se per Athinen ky proces mund te kryhet perkohesisht vetem pergjate viti 2015.

Me titull “Keshtu po i bejne shantazh greket Europes” revista tjeter politike gjermane ‘Fokus’ publikon nje artikull sipas te cilit Greqia mund te perdore arritjen e teprices primare, qe t’u beje presion vendeve te tjera europiane, duke kerkuar lehtesime per reduktimin e borxhit. Ne te njejten kohe edhe gazeta me e madhe gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ ka publikuar intervisten e zëvendëskryeministrit grek Evangjelos Venizellos me titull “Jemi partnere te barabarte”, ku udheheqesi grek fton Gjermanine te tregoje me shume elasticitet si ndaj Europes ashtu edhe ndaj Greqise duke paralajmeruar se nje dalje e mundshme e Athines nga Eurozona do te perbente kercenim per taksapaguesit gjermane.


Comments

comments

Greqi Hiqet taxa 25 euro për në spital, rritet çmimi i cigareve

January 8, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Greqi Vendosja e një taxe 25 euro qe do paguante çdo person që do vizitontze spitalet Greke, shkaktoi reagime të mëdha si nga partitë politike ashtu dhe tek qytetarët.

Kështu që qeveria greke vendosi mos të zbatohet kjo masë, por në vënd të saj të rriten çmimet e cigareve me 5 cent për çdo paketë apo qese duhani.  Qeveria greke konsideron që 40 milion euro që parashikoheshin të mblidheshin nga taxa e spitaleve do arrijnë ti sigurojnë nga paketat e duhanin.

Taxa e re e cila ishte votuar në parlament, shkaktoi reagime brënda kualicionit qeveritar, me PASOK-un që këmbngulte të tërhiqet kjo taxe (edhe pse në parlament PASOK kishte votuar pro)

albanians.gr

 


Comments

comments

Next Page »