Shtëpia e pastër pa shpenzuar për detergjentë të shtrenjtë

October 22, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

 

Shtëpia e pastër pa shpenzuar për detergjentë të shtrenjtë-Që ta mbani shtëpinë tuaj të pastër, ju shpesh përdorni detergjente të shtrenjtë që njëkohësisht mund të jenë edhe shumë të rrezikshme për aromat, lëkura e duarve. Për zëvendësim rekomandohen disa mënyra të thjeshta dhe të efektshme. Pastroni me uthull dhe sodë buke ose e njohur ndryshe si soda e bikarbonit.

Njollat në rubinet
Keni njohuri mbi njollat e dukshme që vështirë largohen nga rubineti. Uthulla është preparati i përsosur për largimin e papastërtive të tilla. Jo vetëm që rubineti do të jetë i pastër, por njëherazi do të fitojë edhe një dukje të shndritshme. Çfarë duhet të bëni? Zhysni peshqirin në uthull të bardhë alkoolike dhe ta vendosni rreth rubinetit. Lëreni të qëndrojë 25 minuta para se ta fshini me një leckë të thatë.

Lojërat e fëmijëve
Mbusheni ¼ e gotës me ujë dhe përzieni me katër lugë çaji bikarbon. Pastroni lojërat e fëmijëve me këtë përzierje, përmes së cilës do të eliminoni bakteret e shumta të grumbulluara dhe papastërtitë.

Hapësirat ndërmjet pllakave
Përzieni ujin me sodën e bikarbonat ashtu që të fitoni përzierje më të dendur. Me anë të një furçe dhëmbësh që nuk e përdorni më vendoseni këtë përzierje në hapësirat mes pllakave dhe lëreni të veprojë tre minuta dhe pastaj lajeni.

Freskojeni frigoriferin
Në frigorifer shpesh paraqiten aroma të pakëndshme për shkak të ushqimit. Nëse dëshironi t’i largoni ato, në një sfungjer të lagësht qitni ca sodë bikarboni dhe përshkojeni përgjatë sipërfaqes së brendshme të frigoriferit. Pas disa minutash, më një sfungjer të pastër të lagësht pastrojeni sipërfaqen. Soda e kuzhinës përveç se vepron si dezinfektues, po ashtu ka efekt edhe tek neutralizimi i aromave.

Tubacioni
Për tubacionet e lavapjatave, lavamanëve, veproni kështu. Merrni gjysmë filxhani sodë bikarboni dhe gjysmë filxhani uthull alkoolike, hidhini dhe pastaj mbylleni. Lini që soda dhe uthulla të veprojnë nga 15 deri në 20 minuta dhe pastaj lëshoni ujin e nxehtë për shpëlarje.

(d.b/BalkanWeb)

Ja mënyrat natyrale për mirëmbajtjen e duarve

August 21, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Ja mënyrat natyrale për mirëmbajtjen e duarveNëse dëshironi të keni duar sa më perfekte ne po ju sugjerojmë disa përbërës natyralë, të cilët e realizojnë më së miri këtë gjë. 

Qumësht për thonjtë

Produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyralë ndaj dhe po japim disa receta për maskat e duarve.

Limoni

Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste, do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral, i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës.

Mjalti

Mjalti është një hidratues natyral. Ai ul ashpërsinë e lëkurës duke kuruar prerjet dhe mavijosjet. Gjithashtu hidraton indet e lëkurës, duke shkaktuar rritje të shpejtë. Aplikojeni rregullisht te duart përpara se të flini në darkë. I bën duart më të buta kur i prekni.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit konsiderohet si një nga bekimet e natyrës. Kërkimet kanë provuar se nëse dëshironi lëkurë të butë, më e mira që mund të përdorni është vaji i ullirit, pasi e hidraton lëkurën shumë. Gjithashtu është një trajtim i provuar tashmë për sëmundjet e zemrës. Riparon dermisin (lëkura nën epidermë) duke i dhënë lubrifikimin e duhur. Vaji i ullirit bllokon lagështirën në indet e lëkurës, e cila e bën lëkurën të duket e re më gjatë. Mund t’i masazhoni duart me vajin e ullirit me kujdes, por është e rëndësishme që t’i lëvizni duart në drejtimin lart që ta mbani lëkurën në formën normale.

Vitaminat

Kontribuuesit më të mëdhenj në shëndetin e lëkurës sonë janë vitaminat. Njerëzit zakonisht e lënë pas dore marrjen e vitaminave, por nuk kuptojnë sesa negativisht ndikon kjo në shëndetin e lëkurës së tyre. Vitaminat kanë aftësi kuruese. Për këtë arsye ka një shumëllojshmëri suplementesh vitaminash të disponueshme në treg në ditët e sotme. Mund të merrni tableta vitaminash ose kapsula të lëngshme.
/ Top Channel

Si te marrësh rreze për t’u nxirë, pa u djegur

August 7, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Kur synohet një nxirje perfekte, mund të ndodhë edhe të digjesh. Mirëpo që të shmangni këtë bëni mirë të ndiqni disa sugjerime, që ju jepen këtu poshtë:

1.Para së gjithash fikso nëse ke një lëkurë të bardhoshe, apo të errët. Lëkurat bardhoshe kanë nevojë për një mbrojtje diellore më të lartë, ndërsa lëkura e errët ka nevojë për mbrojtje më të ulët.

2.Kërko të mos ekspozohesh në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës. Nga 11:00 deri në 15:00 është mirë të qëndronin nën çadër.

3.Nëse keni nevojë të notoni, sigurohu që mbrojtja diellore të jetë rezistene ndaj ujit. Gjithsesi duhet ta aplikoni sërish çdo një orë.

4.Ngjyrat e errët tërheqin dritën, prandaj mundohuni të vishni rrobabanjo që do të të ndihmojnë për një nxirje më të mirë. Drita e diellit stimulon nervin optik, që nga ana e saj stimulon prodhimin e melaninës. Nëse përgjithësisht digjesh në shpatulla, provo të veshësh një bluzë me mëngë të shkurtra gjatë orëve më të nxehta të ditës.

5.Mos qëndro i/e shtrirë në diell për disa orë me radhë. Çdo orë, ose gjysmë ore ngrihu dhe freskohu. Nëse je në pishinë ose në det, bëj një zhytje dhe pastah rikthehu për të marrë rreze. Mos harro të aplikosh lyerjen me krem anti-diell.

6.Çdo mbrëmje, pas qëndrimit në diell, përdor një xhel me aloe vera. Rifresko lëkurën dhe rihidratoje.

7.Nëse ke një djegie, qëndron në hije derisa të jetë shëruar plotësisht. Bëj një banjo të ftohtë dhe aplilo një garzë të ftohtë në pjesën që dhemb. Apliko edhe një krem hidratant, apo një krem post-diell.

8.Për lëkurat bardhoshe që digjen shpesh këshillohet një krem me faktor mbrojtës 40/50 për ditët e para e më pas me faktor 30, duke ardhur në zbritje. Kurse për lëkurat mesatare dhe të errëta, këshillohet përdorimi i një kremi diellor me faktor 15. Në këtë mënyrë do të reduktoni mundësinë e djegies, duke marrë edhe një nxirje për t’u pasur zili.

Tre sekretet e rinisë së përjetshme

May 19, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Sekreti i të qëndruarit i/e bukur si brenda dhe jashtë për një kohë të gjatë mund ta ketë një zgjidhje duke zbatuar planin anti-aging, të paktën kështu pretendon biologu Pervin Bulak.
Fjala anti-aging është një fjalë të cilën e përdorim shpesh. A është e mundur të mbetemi të rinj ndërsa vitet ikin? Biologu Pervin Bulgak, pohon se bukuria e jashtme lidhet ngushtë me të brendshmen dhe na sugjeron të praktikojmë planin anti-aging, i cili përfshin 3 sekrete që do të na ndihmojnë të mbetemi të rinj.
Gjumi
Po, gjumi i rregullt dhe në kohën e duhur është burim i gjallërisë dhe rinisë. Trupi prodhon melatoninën vetëm natën në errësirë. Ndërkohë që vrapojmë për të zënë kohën nuk e vlerësojmë shumë çelësin i cili ndalon kohën. Trupi i njeriut prodhon melatoninën natën nga ora 23.00 – 05.00 për disa deri në orën 03.00. Ky hormon ndihmon në rinovimin e qelizave, ekuilibrimin e ritmit biologjik dhe mbrojtjen e vetes. Le të fikim dritat e të shtrihemi, të mbrohemi nga kanceri dhe të mbetemi të rinj.
Majaja
Le të marrim pak maja. 50 % e majasë përmban proteina, vitamina të grupit B, hekur, krom, magnez, zink dhe selen. Në shumë vende ajo shitet dhe në trajtë tablete për shkak të efekteve pozitive që jep mbi shëndetin. Maja pastron mëlçinë, heq stresin dhe ndihmon në zhvillimin e embrionit.
Acidi folik shumë i domosdoshëm për gratë shtatzëna parandalon aneminë dhe nxit prodhimin e qelizave të reja. Maja përmban gjithashtu shumë proteina të cilat ndikojnë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Proteina mundëson marrjen e oksigjenit nga lëkura. Ju mund ta merrni majën nga produkte të ndryshme, në trajtë tablete apo ta zbusni pak me qumësht dhe pini nga një gotë çdo mëngjes.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit përshpejton rigjenerimin e qelizave. Është një antioksidues i fuqishëm, parandalon sëmundjen e alzheimerit dhe kancerin. Këshillohet të përdoret shumë në shtatzëni sepse rrit zgjuarsinë e fëmijës. Parandalon plakjen. Ta shohim se çfarë tjetër mund të bëjë në kuzhinë vaji i ullirit :
-zbukuron lëkurën edhe flokët. Gjallëron lëkurën e thatë, pakëson rrudhat. Vaji i ullirit zbut lëkurën dhe i jep asaj një pamje të këndshme.
-lajm i mirë për ata që qëndrojnë shumë në këmbë: vaji i ullirit qetëson këmbët e lodhura dhe i gjallëron. Ai ka veçori të pabesueshme zbutëse dhe njomëse. Ndihmon në kurimin e këmbëve të plasaritura.
-kur i bëni masazh trupit me vaj ulliri ai shton qarkullimin e gjakut dhe u transporton oksigjen qelizave.
-sapuni me vaj ullri e pastron në mënyrë natyrale fytyrën dhe njom trupin. Me ndihmën e veçorisë zbutëse dhe relaksuese zbut lëkurën dhe flokët. Krahas kësaj është i sigurtë për çdo lloj lëkure të ndjeshme.
-vaji i ullirit zbut dhe qetëson fytyrën e saporruar të burrit.
-mund të përdoret si një pomade për buzët e thata dhe të plasaritura.
-rrit rezistencën dhe elasticitetin e flokëve.
-pengon rënien dhe zbokthin, u dhuron shkëlqim flokëve.
-për nënat që ushqejnë fëmijët me gji është një shërues i majave të acaruara të gjirit.

Ja si të mbroheni nga dielli

May 4, 2013 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Më së fundi erdhën të shumëpriturat ditët me dielldhe çdokush nga ne “rinis jetën” me ajrin jashtë mureve të shtëpisë apo të punës. E gjithë kjo për ne sjell përfitime për organizmin tonë duke qenë se dielli dhe drita nxisin sintetizimin e Vitaminës D, përmirësojnë humorin dhe zbusin dhimbjen e muskujve. Por, përpos këtyre të mirave, ekspozimi i menjëhershëm, sidomos i lëkurës në diell, është shumë i dëmshëm, sepse vetë lëkura nuk ka kohë për t’u përgatitur për të prodhuar më shumë melaninë, për të mbrojtur veten nga rrezet UVB dhe UVA.

Temperaturat në rritje mund të përkeqësojnë problemet në lëkurë, duke stimuluar rritjen e prodhimit të sebiumit në yndyrë, ose duke e dehidratuar atë. Për të ndihmuar lëkurën, duhet të ndryshoni llojin dhe cilësinë e kremit të fytyrës dhe të trupit, sepse ju keni nevojë t’i hidratoni më shumë ato. Kush e ka lëkurën të yndyrshme, duhet të kërkojë një lloj kremi më pak të yndyrshëm.

“Dielli pranveror është shumë i dëmshëm: lëkura duket sikur nxihet pak në sipërfaqe dhe të lë përshtypjen se kjo nuk është e dëmshme. Por në fakt është”, konfirmon Fabio Rinaldi, një dermatolog në Milano dhe njëkohësisht presidenti i Fondacionit të Kërkimeve Ndërkombëtare për Flokët. Mbrojtja nga dielli duhet të bëhet çdo ditë. Studimet e fundit shkencore kanë demonstruar që nga dielli nuk duhet të mbrohemi vetëm për të shmangur djegien dhe skuqjen e lëkurës nga rrezet UVB, por edhe për t’u mbrojtur kundër rrezeve UVA që shkaktojnë dëme më të thella në nivelin e ADN-së.

“Mbrojtja duhet të bëhet edhe në dimër, sidomos për të parandaluar dëmtimin e ekspozimit kronik në diell. Kjo vlen mbi të gjitha për ata persona të cilët e kanë lëkurën të bardhë dhe të hollë, por edhe për ata që e kanë më të errët, sepse nëpërmjet aplikimit të një kremi mbrojtës, ata mund të parandalojnë rrudhat”, shpjegon Enzo Berardesca, drejtori i klinikës dermatologjike të Institutit San Gallicano në Romë. Përveç fëmijëve, që kanë lëkurën më delikate dhe të moshuarve, lëkura e të cilëve prodhon më pak melaninë, edhe meshkujt janë konsideruar si të pambrojtur ndaj rreziqeve të ekspozimit nëdiell. “Për shkak se kanë një lëkurë më të trashë, meshkujt tentojnë të mbrohen më pak. Nuk përdorin kremrat kundër diellit në jetën e përditshme dhe nuk u besojnë efekteve parandaluese që kanë ato ndaj rreziqeve që i kanosen lëkurës nga dielli”, thotë Berardesca.

Për t’u mbrojtur, është thelbësore të zgjidhni një mbrojtës të mirë ndaj diellit duke marrë parasysh llojin e tij dhe të përdorni sasinë e duhur. “Mesatarisht duhet të vendosni në lëkurë një sasi të pakët dhe mos bëni më shumë aplikime çdo dy-tre orë”, sqaron eksperti, shkruan shqip. Sekreti për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit është kombinimi i kremit me një antioksidant, qoftë xhel apo i lëngshëm. Atë duhet ta aplikoni 10 minuta përpara se të vendosni kremin solar.

Antioksidantët e gjeneratës së fundit janë tetë herë më shumë mbrojtës kundër rrezeve të dëmshme të diellit. Bëhet fjalë për produktet me bazë acidi L-Askorbik, një antioksidant i cili është në gjendje të mbrojë lëkurën nga dëmtimi i rrezeve UV dhe rrit prodhimin e kolagjenit dhe të tocopherol alfës, e cila kompleton veprimin antioksidant të vitaminës C.

Antioksidantët mund të merren edhe nëpërmjet ushqimeve. Ndaj filloni t’i përdorni që tani, në mënyrë që të jeni sa më në formë.lajme.shqip

Alergjitë e pranverës, kush rrezikohet, disa këshilla për kurim

April 3, 2013 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

Alergjite pranveroreNjë studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitaminë C. Të marrësh 500 mg vitaminë C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësojë funksionin e mushkërive

Receta për luftimin e alergjive – Kuercetin është flavonoid që gjendet në qep, hudhra, molla, vera e kuqe dhe çajin jeshil, dhe mund të zvogëloj ngacmimin (kruarje) e syve te skuqur dhe fyti skuqur duke mbërthyer lirimin e histamines nga qelizat e imunitetit. Histamina shumëfishon përgjegjësinë (reagimin) e imunitetit duke e shtuar depërtueshmërin e kapilarëve dhe tkurrjet e muskujve të lëmuar. Pini një apo dy tableta të 1000 mg të kuercetinit një deri tri herë në ditë gjatë sezonit të alergjive.

Vitamina C – Vitamina C është antioksidanti kryesor që patrullon rrugët e ajrit, zvogëlon inflamacionin në mushkëri dhe membranat e mukozës në fyt. Një studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitaminë C. Të marrësh 500mg vitamine C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësoj funksionin e mushkërive

Magnezi – Magnezi ka efekt relaksues tek muskujt e lëmuar, e kështu ndihmon në zbutjen e tkurrjes bronkiale. Hulumtimet tregojnë se me rënien e niveleve të magnezit simptomat e alergjive dhe astmës rriten. Më së miri është që të marrësh afër 350mg magnez në ditë gjatë gjithë vitit

Vitamina E – Vitamina E është antioksidant që mbron membranat e qelizave dhe parandalon dëmtimin e enzimave. Së bashku me vitaminën C, krijon mburojë dhe mbron qelizat drejtpërdrejtë të ekspozuara ndaj alergjenteve. Studimet tregojnë se nivelet e ulëta të antioksidantëve sikur vitamina E rrisin rrezikun ndaj alergjive për trefish. Në ditë merr 400 UI

Vaji i peshkut – Dietat e pasura me omega-3 zvogëlojnë përgjegjësin e trupit ndaj alergjive kronike dhe ndaj gjendjeve inflamatore. Vaji i peshkut ofron nivele te larta të omega-3shit e që ndihmon trupin në prodhimin prostagladineve inflamator që janë të involvuar në përgjegjësin ndaj alergjive. Vaji i peshkut gjithashtu mund të zvogëloj reaksionet hipersenstive të lëkurës shpesh ndryshe që quajtura “dermetitis”. Merr rreth 3 gram vaj peshku në ditë për të luftuar alergjitë

Për shumë kënd pranvera nuk është stina e parapëlqyer. Për shkak të polenit, pluhurit dhe problemeve shëndetësore që aktivizon ky sezon, e vetmja zgjidhje mbeten vizitat mjekësore për marrjen e trajtimit të duhur shëndetësor. Por jo të gjithë preferojnë ti drejtohen mjekut për të marrë ndihmën mjekësore, të tjerë përmes disa recetave shtëpiake trajtojnë simptomat alergjike.

Alergjitë – Por pyetja që shtrohet është se si të kuptojmë që vuani nga alergjitë e pranverës? Mjekët shpjegojnë se alergjitë vijnë si reagim hipertensiv ndaj një substance normale të padëmshme. Ka lloj substancash, që mund të shkaktojnë probleme një njeriu të ndjeshëm. Alergjentët e zakonshëm janë poleni, pluhuri i shtëpisë, pendlat, zbokthi i kafshëve, morrat e qilimit, kemikalet dhe një mori ushqimesh. Disa alergji kryesisht shkaktojnë simptoma të frymëmarrjes; ca të tjera mund të shkaktojnë simptoma të ndryshme si dhembje koke, lodhje, temperaturë me ethe, diarre, dhembje stomaku e gjithashtu edhe të vjella. Ky post adreson alergjitë e frymëmarrjes, si ato kronike ashtu edhe ato sezonale.

Shenjat – Nëse ke alergji ndoshta vuani nga nxënia e hundës, apo ju shkojnë hundët teshtitje, të kruhet lëkura dhe sytë, apo edhe ndoshta ke sy të përlotur dhe të skuqur. Ndoshta edhe nuk është nevoja që të themi fare por alergjitë mund të ju bëjnë shumë të parehatshëm. Këto simptoma ndodhin për shkak se në prezencën e një alergjenti sistemi imunitar liron kemikale që quhen histamine për t’i luftuar atë që percepton si pushtues. Ilaçet shtëpiake për alergji mund ti trajtojnë. Histaminet shkaktojnë zinxhirë reagimesh duke përfshirë këtu edhe të enjtura dhe kongjestim të vrimave të hundës dhe rrisin prodhimin e mukozës. Kjo në esencë është përgjigje hipertensive apo ndryshe reagim i tepërt i trupit ndaj një stimuli të jashtëm.

Sezonale – Nëse alergjitë janë sezonale apo kronike varet nga alergjenti apo alergjentët e përfshirë. Alergjitë sezonale anojnë të shkaktohen nga poleni. Alergjitë e vazhdueshme apo kronike zakonisht shkaktohen nga faktorë që janë prezent në ambient për gjatë gjithë vitit, faktor sikur zbokthi i insekteve shtëpiake, pluhuri apo edhe pendlat. Zënia e hundës Karakterizohet me hundë te zëna, teshtitje të shpeshta dhe tendencë për të marr frymë përmes gojës. Sytë mund të jenë të skuqur dhe të përlotur. Dhembje koke, kruarje, gjakderdhje nga hunda dhe lodhja mund të jenë ndërlikime sekondare. Shpesh shihen edhe rrathët e zinj rreth syve që shoqërohet me pamje të fryrë të fytyrës.

Ushqimet – Ndoshta jeni alergjikë ndaj ndonjë ushqimi nëse ke alergji të frymëmarrjes. Përveç produkteve të qumështit dhe grurit fajtorë mund të jenë edhe vezët, çokollata, frutat e detit. Ndaj dhe duhet të eliminoni njërën nga këto ushqime për dy javë, për të parë nëse keni përmirësime. Përdorni një dietë eliminimi apo rotacioni për të zbuluar se ndaj cilit ushqim je alergjik. Produktet nga qumështi mund të trashin mukozën dhe stimulojnë rritjen e prodhimit të saj. Nëse alergjitë tuaja janë sezonale ndoshta ju ndihmon të shmangni ushqimet nga gruri i plotë përgjatë gjithë sezonit shumë njerëz që vuajnë nga alergjitë janë ndjeshëm prej grurit. Duhet të dini se kur trupi juaj është nën stresin e çfarëdo llojit, duke përfshirë këtu edhe stresin e shkaktuar nga reagimi alergjik, sistemi i tretjes nuk është i fortë sa zakonisht dhe yndyrat – të cilat janë të vështira për t’u tretur mund të rëndojnë punën e sistemit të tretjes. Gjithashtu, yndyrat e patretura kontribuojnë në prodhimin e mukozës.keshilla.net

10 gënjeshtrat mbi pijet alkoolike

February 5, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Njerëzimi ka krijuar shumë legjenda mbi të mirat që sjell alkooli, por të gjitha janë vetëm legjenda, të krijuara për të justifikuar konsumimin e pijeve që shkaktojnë dëm, veçanërisht nëse me to teprohet

Miti nr.1: alkooli të ngroh shpejt.
Shumë veta besojnë se alkooli ka një efekt ngrohës dhe për një njeri të ftohur një gllënjkë e një pijeje të fortë është ilaçi më i mirë. Por në këtë besim ka vetëm pak të vërteta. Puna është që në rastin e uljes së temperaturës së organizmit ndihmon pak a shumë 50 gramë vodka ose konjak. Ato zgjerojnë enët e gjakut dhe normalizojnë qarkullimin e gjakut tek organet e brendshme, kurse dozat e mëtejshme të alkoolit forcojnë qarkullimin e gjakut te lëkura. Ajo skuqet dhe njeriu ka një ndjenjë të këndshme të ngrohjes. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë, sepse në të njëjtën kohë zmadhohet edhe humbja e ngrohtësisë dhe organizmi fillon të ftohet edhe më shumë. Veç kësaj njeriu vazhdon të ketë ndjenjën e dobisë qind për qind të alkoolit, kështu që efekti i ngrohjes së pijeve alkoolike është tepër i ekzagjeruar.
Miti nr. 2: alkooli të hap oreksin.
Alkooli në të vërtetë të hap oreksin. Megjithatë, ndjenjën e urisë e japin vetëm pijet e forta dhe vetëm me doza të vogla, si p.sh. 20-25 gramë vodka. Ajo ndikon te qendra e ngopjes dhe e aktivizon atë. Ky proces ndodh brenda 15-20 minutash. Prandaj të pini “për të hapur oreksin” direkt para bukës është një gabim thelbësor, sepse brenda pak sekondave uria nuk vjen, por ka nevojë për më shumë kohë. Veç kësaj, alkooli para bukës prodhon edhe efekte anësore, si p.sh. do të acarojë stomakun bosh dhe ai do të detyrohet të prodhojë acid klorhidrik, e si pasojë mund të bëheni me gastrit.
Miti nr. 3: alkooli të çliron nga stresi.
Shpeshherë njerëzit e lodhur provojnë të ngrenë humorin me anë të alkoolit. Megjithatë në shumicën e rasteve kjo gjë është bërë në mënyrë të gabuar, sepse për të arritur qëllimin nevojiten vetëm 20-30 ml vodka apo konjak ose 40 ml verë apo “Martini”. Doza të tilla të vogla heqin tensionin e brendshëm dhe ndihmojnë të çlodheni. Fatkeqësisht, shpeshherë njerëzit e teprojnë me alkoolin dhe këtu historia mund të zhvillohet në dy mënyra. E para, lodhja zmadhohet, humori ulet, njeriu bie në një lloj depresioni, i cili vetëm përforcon ndjenjën e lodhjes. E dyta, njeriu pëson eufori alkoolike, e cila fatkeqësisht gjithashtu përfundon me një depresion. Asnjë prej të dyja rasteve nuk ua siguron më çlirimin nga stresi. Kështu, nëse zgjidhni të luftoni me stresin me anë të alkoolit, mendohuni mirë.
Miti nr. 4: alkooli të ngre aftësinë për punë.
Shumë veta kanë besim të fortë që është më e lehtë të punosh nën ndikimin e pijeve alkoolike. Këtu nuk është fjala rreth një dehjeje mesatare as një të rënde, kur njeriu humb mprehtësinë e reagimit dhe të ndjenjave, por të një dehjeje të lehtë, gjatë së cilës aktivizohen proceset e mendimit. Megjithatë, kjo ndjenja e aktivizimit është absolutisht subjektive dhe u vërtetua jo shumë kohë përpara nga shkencëtarët australianë. Me anë të eksperimenteve dhe hulumtimeve, ata nxorën përfundime tepër interesante, ku doli që njerëzit pak të dehur në të vërtetë mund të kenë reagim fizik dhe mendor pak më të shpejtë. Megjithatë, shpeshherë këto reagime mund të jenë të gabuara. Veç kësaj edhe doza të vogla të alkoolit shkaktojnë uljen e përqendrimit dhe dobësimin e cilësisë së konkluzioneve. Kështu, nëse njeriu punon nën ndikimin e alkoolit, puna ndoshta edhe do të përfundojë më shpejt, por patjetër do të ketë nevojë për korrigjimin e gabimeve të ndryshme.
Miti nr. 5: alkooli ul tensionin.
Shumë njerëz që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut mendojnë se mund ta ulin atë me anë të pijeve alkoolike, sepse alkooli zgjeron enët e gjakut. Ky opinion ka një grimcë të vërtete: dozat e vogla të pijeve të forta alkoolike në të vërtetë e ulin tonusin e enëve të gjakut. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ato shpejtojnë rrahjet e zemrës. Kurse tensioni varet drejtpërdrejt nga sasia e gjakut e pompuar tek enët e gjakut. Sa më e madhe është kjo sasi, aq më i lartë bëhet tensioni. Prandaj, alkooli në asnjë mënyrë nuk kualifikohet si ilaç kundër tensionit të lartë të gjakut. Situata bëhet edhe më e rrezikshme, nga fakti që shumë pije alkoolike përmbajnë substanca bioaktive, të cilat mund të ndikojnë shumë keq në tensionin arterial.
Miti nr. 6: alkooli cilësor nuk të bën dëm.
Çdo pije alkoolike ka një ndikim toksik ndaj organizmit. Kjo ndodh për arsye se një prej produkteve anësore të dekompozimit të alkoolit është aldehidi i uthullës. Pikërisht ai i bën shumë dëme organizmit. Kurse alkooli jo cilësor ndikon në organizëm, madje më keq. Këto pije nuk e kanë kaluar pastrimin e nevojshëm dhe përmbajnë vajra që përforcojnë efektin toksik të alkoolit. E njëjta gjë mund të themi për alkoolin e prodhuar në shtëpi. Kjo, për shkakun se në ambientet shtëpiake është tepër e vështirë të pastrosh alkoolin. Patjetër markat e njohura dhe të shtrenjta kanë më shumë cilësi sesa ato të lirat, por kjo nuk do të thotë që këto pije nuk i bëjnë dëm shëndetit tuaj.
Miti nr. 7: alkooli, ilaç kundër ftohjes.
Shumë njerëz e mjekojnë ftohjen me anë të vodkës, të bashkuar me mollë, me mjaltë dhe gjëra të tjera natyrore. Ata besojnë se këto “ilaçe” e ulin temperaturën, ndalojnë rrufën dhe pakësojnë dhimbjen e fytit. Nuk dihet nga vjen ky besim. Megjithatë mjekësia moderne nuk e mbështet. Pikë së pari, alkooli nuk e forcon imunitetin. Së dyti, alkooli aspak nuk përmirëson një fyt të acaruar, përkundrazi. Pas një mjekimi të tillë fyti dhëmb edhe më shumë. Kështu që mos besoni në fuqinë shëruese të alkoolit.
Miti nr. 8: birra s’është alkool.
Sot shumë njerëz mendojnë se nëse birra nuk është një pije e fortë alkoolike, ajo nuk i bën asnjë dëm shëndetit. Ky është një keqkuptim shumë i madh. Në fakt, birra në të vërtetë nuk përmban shumë alkool. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që kjo pije është e pafajshme. Edhe ajo është pije alkoolike dhe prandaj shkakton varësi. Mjekët, kohët e fundit, flasin akoma dhe më shumë për alkoolizmin prej birrës. Veç kësaj, birra i bën shumë dëm mëlçisë dhe zemrës. Në asnjë mënyrë mos e pini birrën si limonadë. Kështu do të dëmtoni shumë shpejt shëndetin tuaj.
Miti nr. 9: pijet alkoolike nuk kanë kalori.
Shumë femra numërojnë kaloritë e ushqimit, por harrojnë ato të pijeve. Alkooli ka një përqindje të lartë energjike dhe sa më e fortë është pija, aq më e lartë është përqindja. Përqindja më e lartë është ajo e vodkës. Vodka nuk ka asnjë cilësi ushqimore, të gjitha kaloritë e saj vijnë nga alkooli. Pikërisht për këtë arsye është shumë e vështirë t’i djegim ato. Pak ndryshe është puna e verës. Pjesa e kalorive të verës vijnë nga karbohidratet, të cilat digjen lehtësisht. Prandaj vera nuk i bën aq shumë dëm trupit. Megjithatë, çdo pije alkoolike, pa përjashtim, ka shumë kalori. Prandaj, para se të pini, mendoni jo vetëm për shëndetin, por edhe për figurën tuaj.
Miti nr. 10: vera e kuqe është e mirë për shëndetin.
Sugjerimi që vera e kuqe është e mirë për shëndetin shpeshherë përdoret kundër mesazhit rreth rreziqeve shëndetësore që shoqërohet me përdorimin e alkoolit. Ndërsa antioksidantët brenda verës së kuqe janë të mira për zemrën, të njëjtin rezultat mund të arrini duke ngrënë fruta ose duke pirë lëng rrushi. Dozat e vogla të verës së kuqe mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës për disa njerëz, por ajo gjithashtu rrit shanset e një vdekjeje të parakohshme nga shkaqe të tjera. Prandaj ju rekomandojmë një mospërdorim total të të gjitha pijeve alkoolike./Gazeta-Shqip/

Kremra hidratues fytyre për dimër

January 4, 2013 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

jkrem_881387864Në dimër, lëkura e fytyrës kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë, sepse për shkak të të ftohtit, temperaturave shumë të larta në ambientet e ngrohura dhe ndotjes së ambientit, ajo mund të thahet, të humbasë shkëlqim ose të skuqet….

Në dimër, lëkura e fytyrës kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë, sepse për shkak të të ftohtit, temperaturave shumë të larta në ambientet e ngrohura dhe ndotjes së ambientit, ajo mund të thahet, të humbasë shkëlqim ose të skuqet. Po çfarë duhet bërë? Duhet përdorur një krem hidratues për fytyrën, i përshtatshëm për dimrin: markat më të mira në sektorin e bukurisë e këshillojnë si hap të parë për të pasur gjithmonë një lëkurë të re e të shëndetshme.

Për çdo lëkurë kremin e vetë!

Çdo lëkurë kërkon një tip trajtimi të ndryshëm, sidomos në dimër, kur mbrojta e fytyrës nga faktorët e mjedisit është përcaktuese. Cili është, pra kremi i duhur për fytyrën në periudhën dimrit? Ja ku janë markat më të mira dhe principet aktive të pranishme në produktet e tyre: për t’u përzgjedhur në bazë të kërkesave specifike të lëkurës.

Botega Verde – Ndër propozimet e ndryshme të ndërmarrjes italiane të specializuar në kozmetikën  natyrale është kremi për fytyrën, i përshtatshëm në veçanti për muajt më të ftohtë. Bëhet fjalë për një krem dite hidratues e mbrojtës për lëkurat e ndjeshme dhe raste skuqjeje. Principet e tij aktive: Zanthoxilum alatum, qumësht Irisi dhe Kamomili, qetësues dhe kundër skuqjes dhe ndihmon për të mbajtur fytyrën gjithmonë në formë të shkëlqyer.

Collistar- Në parfumeritë më të mira, Collistar propozon produktet “Made in Italy” për kujdesin dhe bukurinë e trupit. Specifik për lëkura shumë të ndjeshme të fytyrës, ai është rihidratues dhe qetësues ideal për dimrin: bëhet fjalë për një krem me Matrixin – Complex dhe nje kombinim pricipesh aktive si vitamina E, esence rusco dhe acidi ialuronik, që rindërtojnë pjesën mbrojtëse të lëkurës dhe ulin ndjeshmërinë e saj.

Vichy- Është në shitje në farmaci “Essentielles”, një nga produktet e linjës Vichy të ideuar për bukurinë e trupit. Essentielles është një fluid hidratues për fytyrën, që hidraton, ushqen, mbron dhe i dhuron ndriçim fytyrës. Ideal për lëkurat normale dhe të përziera, ky krem shfrytëzon vetitë kozmetike të polifenolit, që ndodhet në esencën e trëndafilit, duke ushtruar një veprim qetësues.

Avene -  Për personat me lëkurë më yndyrë, këshillohet në mënyrë të veçantë  “Cleanance di Avene”: është një krem me ngjyrë, me veti sebum-normalizues dhe qetësues. Përveç kësaj, duke pasur pak ngjyrë, eviton përdorimin e krempudrës që mund ta rëndonte akoma më shumë lëkurën e yndyrshme dhe ta bënte shumë të shkëlqyeshme: përkundrazi, ky krem ka efekt opak dhe kundër skuqjes.

BjoBj- Për personat që dëshirojnë të lyhen me produkte bimore dhe pa nikel, kremi për fytyrën BjoBj me esencë hithre dhe rrodheje është ideal. Hithra dhe rrodhja rregullojnë prodhimin e yndyrës, kështu që ky krem është shumë i këshillueshëm për personat me lëkurë të papastër dhe madje të yndyrshme. Përveç kësaj, falë pranisë së vajit të bajameve të ëmbla, ky krem garanton ushqimin e duhur të lëkurës, në mënyrë që ajo të mos thahet gjatë muajve të ftohtë të vitit.

Një këshillë më tepër : Për ta bërë sa më vlefshëm kremin e fytyrës për dimër, edhe markat më të mira këshillojnë: do ishte më mirë ta shtrini kremin me lëvizje rrotulluese, duke ushtruar një masazh të lehtë mbi lëkurën. Në këtë mënyrë, principet aktive të kremit do të depërtojnë më në thellësi dhe përveç kësaj, masazhi  do të tonifikojë lëkurën e fytyrës, duke aktivizuar qarkullimin e gjakut në lëkurë.

kehsilla,

Tendenca e veshjeve 2012-2013 eshte…

December 20, 2012 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Lekura eshte nje nga materialet e gjithekoheshme qe nuk del asnjehere nga moda. Eshte e bukur, shik dhe praktike, gje qe shpjegon pse kjo veshje eshte aq popullore pavaresisht nga protestat e vazhdueshme te aktivisteve te te drejtave te kafsheve.

Mbetet veshja me e pershtatshme per stinen e ftohte te dimrit dhe mbetet padyshim nje nga trendet me te nxehta Vjeshte-Dimer 2012- 2013.

Ajo eshte propozuar ne pasarela nga nje liste e gjate stilistesh ne ngjyra te ndryshme, por e zeza do te jete thellesisht dominuese.

Kete sezon te ri, “Versace”, qe trend ose jo, gjithmone e ka dashur lekuren, nuk ka humbur asnje rast per te na propozuar nje menyre pak rok dhe sensual.

Edhe “Gucci” futet ne stilin rocker dhe nxjerr ne pasarele femrat te veshura me modele shume origjinale.

Materiali i lekures eshte perdorur per fustane, funde, pantallona, pallto, xhaketa, kepuce, çanta e aksesore. Eshte e veshtire te gjesh nje veshje qe nuk do te kete elemente lekure kete sezon.

Veshjet vijne me nje stil me “shik” dhe joshes. Femra e veshur me lekure do te prezantohet ndryshe. Romantike, me karakter te forte, elegante dhe luks.

Vipat e kane perqafuar lehtesisht kete tendence dhe jane fotografuar ne rruge por edhe ne tapetin e kuq me kete veshje. Pantallonat e lekures mbeten te preferuarat e tyre, mbi te gjitha nese jane shume te ngushta.

Femrat qe kane ne garderobe veshje me lekure te zeze e dine se eshte jo e lehte per t’u kombinuar. Por, nese vishet ne menyren e duhur mund ta mbani pa droje gjate dites, ne vendin e punes si edhe ne raste ceremoniale. topchannel.

Gabimet i që bëni pa vetëdijen tuaj gjatë muajve të ftohtë

November 26, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Me arritjen e stinës së vjeshtës dhe të dimrit, lëkura juaj e humb shkëlqimin dhe bëhet e thatë, ndërsa që lëkura e ndjeshme ju bën të kruheni.

Shikoni krejt çfarë i bëni lëkurës tuaj, ngase shpeshherë edhe pa vetëdije e thani.

…Bëni dush të gjatë me ujë tepër të ngrohtë
Ekspertët dhe dermatologët ju këshillojnë që gjatë ditëve të ftohta të bëni dush më të shkurtë dhe të mos e teproni me ujë të ngrohtë, në mënyrë që të mos hiqni nga lëkura yndyrat esenciale.

…Përdorni sasi të tepruar të tonikut
Toniku për fytyrë është i shkëlqyeshëm për freskim të kohë pas kohe, derisa koha është e ngrohtë, por jo edhe gjatë ditëve të ftohta. Toniku mundet t’i largojë yndyrat natyrale nga fytyra juaj, prandaj lëkura juaj do t’i prodhojë më shumë duke ndikuar edhe në paraqitjen e akneve. Toniku që për bazë ka alkoolin në masë të madhe thanë lëkurën prandaj duhet ta shmangni.

…Nuk përdorni kremra për mbrojtje nga dielli
Nga muaji janar deri në dhjetor, pa marrë parasysh ka apo nuk ka diell apo shi, të gjithë do të duhej të vënë krem mbrojtës kundër diellit në hapësirat ku shihet lëkura. Kremin ta keni afër njëjtë sikurse dhe deodorantin, në mënyrë që të reduktoni shfaqjen e rrudhave të imëta.

… Përdorni tepër parfum
Lloje të shumta të parfumeve dhe ujë tualeti përmbajnë alkool, që mundet të shkaktojë tharjen e lëkurës apo edhe të përkeqësojë gjendjen e një lëkure të pëlcitur. Aromën përhapeni në rroba e kurrsesi në lëkurë. Nëse keni lëkurë të ndjeshme harrojeni parfumin.

…Mungesa e hidratimit
Duart tuaja, thembrat, gjunjët dhe qafa kanë më shumë nevojë për hidratim gjatë këtyre muajve. Këto hapësira kërkojnë më shumë vëmendje gjatë stinëve të ftohta.

…Nuk ushtroni
Mungesa e ushtrimeve ndërlidhet me sasinë e shtuar të stresit, mbipeshë dhe mungesë gjumit, të gjithë këta shkaktarë në dëmtimin e lëkurës.

…Dëmtoni lëkurën
Nuk është vetëm moti i ftohtë fajtori kryesor i dëmtimit të lëkurës. Fajtorët e tjerë janë edhe sapunët, vaskat me shkumë, xhel për dush. Prandaj, përdorni banjë me vajra, pajisje për pastrim pa sapunë dhe xhel.
/Telegrafi/

Ja familja me lëkurën ngjyrë blu

October 12, 2012 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Ekziston nje familje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, saktesisht ne Kentucky, ku lekura e tyre ka nje ngjyre ndryshe nga ajo e te gjithe qenieve njerezore: Fugalet jane blu.


Kjo nuk eshte nje shaka apo nje mashtrim, por ngjyra e cuditshme e epidermes e krijuar nga nje anomali gjenetike e larget, duke u shfaqur ne siperfaqe pas nje seri ciftesh midis transportuesve te ‘genit blu’. Disa gazeta amerikane tregojne nje foto te qindra viteve me pare, ku ne malet Appalachi ishte vendosur kjo familje, ne te cilen disa antare kishin lekure me ngjyre blu.
Qe nga shfaqja e tyre ne 1800, Fugalet kane kaluar genet e tyre sidomos me familjen e Smith, te cilet gjithashtu mbartin genin. Qe te dy familjet mbartes te metaemoglobinemia-s, ose Met-H, kryqezime te ndryshme zbuluan kete gen, duke sjelle ne jete qenie njerezore me lekure te kalter.
Por perse jane blu? Metemoglobina e ben gjakun me te trashe dhe me nje ngjyre me te erret, qe tek disa njerez ben lekuren kaq te erret.
Por gjithashtu shkakton edhe mangesi ne transportin e oksigjenit, faktor qe detyron ata qe jane te prekur nga ky keqformim, t’i nenshtrohen disa kurave, qe shpesh e sjelllin gjakun dhe lekuren me ngjyra normale.

Elona  Gjelaj.B;banka ideve

Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si…

October 6, 2012 by  
Filed under Astronomia

Comments Off

Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, nëse i besoni horoskopit, do të jeni në gjendje të dalloni se çfarë shenje i përkasin njerëz të ndryshëm, duke u bazuar në karakteristikat e fytyrës së tyre.

Më poshtë, po ju japin disa orientime, për ta pasur më të lehtë. Kështu, ju do të filloni të bëni testimet e para.

 

Dashi

Shenja e parë e Zodiakut, Dashi, udhëheq fytyrën dhe kokën.

Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje, në përgjithësi kanë vija shumë të theksuara në fytyrë dhe ballë, që shtrihen nga qendra për tek anët (si brirët e dashit).

Në disa raste, kryesisht tek meshkujt, balli kërcen për nga jashtë. Të lindurit në këtë shenjë gëzojnë shëndet mjaft të mirë, janë të lëvizshëm, ndërsa mënyra sesi ecin, tregon se kanë shumë besim në vetvete.

Demi

Kjo shenjë ka si simbol pamjen e kafshës prej nga ka marrë edhe emrin.

Të lindurit e kësaj shenje mund të kenë marrë qafën e gjerë dhe të fortë të demit, por kjo nuk ndodh përherë, pasi në disa raste qafa e tyre është e gjatë dhe e hollë.

Por, në vija të përgjithshme, qafa është një karakteristikë e theksuar e njerëzve që i përkasin kësaj shenje.

Gjithsesi, bëhet me dije se qafa dhe të gjitha organet që fshihen brenda, lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me demin. Kështu, njerëzit e kësaj shenje kanë trup të lidhur, flokë kaçurrelë apo të valëzuar dhe sy në ngjyrë të errët.

Binjakët

Shenja e Binjakëve udhëheq sistemin e frymëmarrjes dhe të lindurit e kësaj shenje janë të këndshëm dhe të falin një valë freskie (në kuptimin figurativ).

Nëse gjykojmë nga mënyra sesi lëvizin apo sillen, për shembull gjatë eventeve të ndryshme, mund të themi se duken të gjatë, të hollë, edhe pse mund të jenë të shkurtër dhe të shëndetshëm.

Simboli i tyre janë dy fëmijë të vegjël, ndaj edhe binjakët kanë karakteristika të vogla, por shumë të ndezura, pamje shprehëse dhe sy që ndriçojnë, me qëllim që të mos u shpëtojë asgjë. Kurse ballin e kanë zakonisht të gjerë.

Gaforrja

Gaforrja është shenja që udhëheq gjoksin dhe stomakun, ndërsa ka si simbol një gaforre.

Karakteristika kryesore për të lindurit në këtë shenjë është fytyra e rrumbullakët, edhe kur ata janë shumë të bukur.

Veç kësaj, femrat e kësaj shenje kanë gjoks vërtet të bukur, pak rëndësi ka madhësia. Gjithashtu, rrezikojnë që nga shëndeti, të grumbullojnë kile në zonën rreth barkut.

Sytë gjithashtu i kanë shumë të bukura.

Luani

Njihet si mbreti i pyllit dhe të gjithë që kanë lindur në këtë shenjë, kanë një sjellje mbretërore, si dhe flokë mjaft të shëndetshëm dhe të bukur.

Lëvizjet i bëjnë të ngadalta dhe i japin rëndësi çdo veprimi të tyre. Shpatullat i kanë të gjera dhe trupin e mbajnë drejt.

Sytë e tyre kanë një shkëlqim të kadifenjtë, ndërsa fytyra zakonisht është e gjerë.

Hunda është karakteristika e tyre më e theksuar në fytyrë, ndërsa buzëqeshja është e veçantë.

Virgjëresha

Shenja e Virgjëreshës udhëheq sistemin tretës dhe përfaqësohet në mënyrë simbolike nga një vajzë.

Të lindurit në këtë shenjë, duken më të rinj në moshë nga sa ç’janë, si dhe gëzojnë shëndet të mirë.

Ata skuqen lehtë kur ndodhen në qendër të vëmendjes dhe nëse janë vetëm, kujdesen shumë për veten e tyre. Shikohen shpesh në pasqyrë dhe përpiqen që të gjejnë defektet, që më pas të thonë se nuk janë aspak të bukur.

Peshorja

Në përgjithësi, të lindurit në shenjën e Peshores dallohen për buzët dhe hundën e tyre që i kanë në forma të bukura. Ata dinë të ruajnë linja mjaft harmonike.

Por edhe në rastet kur nuk i kanë këto cilësi, ata prapë janë shumë tërheqës dhe kanë buzëqeshje të mrekullueshme dhe të qeshur karakteristike që ia përcjellin edhe të tjerëve.

Lëvizjet e tyre janë plot naze, trupin e kanë të rregullt dhe zëri i tyre është melodioz. Janë mjaft elegantë në veprimet e tyre.

Akrepi

Karakteristika kryesore e të gjithë atyre që kanë lindur në shenjën e Akrepit, është vështrimi i tyre i mprehtë.

Sytë e tyre, qoftë në ngjyrë të çelët, qoftë në ngjyrë të errët, transmetojnë një dritë të veçantë që duket sikur pasqyrojnë shpirtin e njerëzve që kanë përpara.

Por nga ana tjetër, Akrepët janë të aftë që të fshehin ndjenjat e tyre pas një sjelljeje të padepërtueshme. Ata kanë vija karakteristike në fytyrë që bëhen akoma më të dukshme, falë lëkurës së tyre që zakonisht është e zbehtë dhe e tejdukshme.

Shigjetari

Shigjetari simbolizon një centaur, pra një qenie mitologjike që ishte gjysmë njeri dhe gjysmë kalë.

Mos vallë kjo është arsyeja që të lindurit në këtë shenjë lëvizin me nxitim dhe zakonisht me një hap që të kujton maratonën?

Shigjetarët zakonisht kanë sy të bukur dhe shprehës, si dhe trup atletik, por rrezikojnë që me kalimin e viteve të shëndoshen shumë lehtë, pasi e adhurojnë ushqimin.

 

Bricjapi

Me një pamje të rreptë, që i bën shumë “të pjekur” edhe kur janë të rinj në moshë, bricjapët kanë një zë mjaft të bukur dhe të thellë.

Zakonisht janë ezmerë dhe lëvizjet e tyre janë shumë të matura dhe të përmbajtura.

Edhe kur janë të relaksuar, ata mbeten seriozë, me një pamje të thellë, që theksohet akoma më shumë nga natyra e tyre skeptike.

Lëkura është pika e tyre më e ndjeshme dhe vuajnë shpesh nga alergjitë dhe problemet me lëkurën.

Ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë ballë të lartë, sy në ngjyrë të çelët dhe një pamje të përhumbur, flokë të drejtë dhe një profil të rregullt.

Këto janë karakteristikat kryesore të pamjes së tyre të jashtme dhe një mënyrë mjaft tërheqëse kur u buzëqeshin të njohurve të tyre.

Nuk janë elegantë por kanë një trup të lidhur dhe me muskuj.

Peshqit

Të lindurit në shenjën e fundit të Zodiakut udhëheqin këmbët në trupin e njeriut. Ndaj edhe ecja e tyre është karakteristike, me hapatë shpejtë, elegantë dhe të lehtë.

Peshqit kanë sy të mëdhenj me formë të bukur, ndërsa fijet e flokëve mjaft të hollë.

Lëvizin me mjaft elegancë, gjë që u jep mjaft lezet edhe kur janë të shkurtër, edhe kur janë të gjatë.

/alb-observer.com/

Këmbë të ashpra, zbuloni si ti zbusni

August 29, 2012 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Thuajse gjysma e njerëzve vuajnë nga ashpërsia e këmbëve dhe sidomos në pjesën e poshtme të tyre, duke u bërë një stres i vërtetë për stinën e verës kryesisht.

Për të pasur këmbë të buta dhe me shkëlqimju duhet përzieni në një tas lëng limoni dhe dy lugë vaj ulliri si dhe më pas përziejini në një enë të madhe me ujë të ngrohtë.

Futini këmbët në këtë masë të lëngshme për 15 minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë dhe thajini butësisht me peshqir.

Ky veprim rekomandohet të bëhet 1 herë në javë gjatë verës, pasi në këtë stinë lëkura e këmbëve thahet dhe ashpërsohet më tepër.

a.y/noa.al

 

“Truket” e bukurise nga me te çuditshmet

August 13, 2012 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Ne fushen e bukurise, ka disa menyra pro-make artist ose parukerie mbi sfilatat , qe mundohemi ti kopjome.  Por ka disa ‘truke’ qe duken te pagabueshme si:
Bustinat e cajit tek syte, paste dhembesh tek pucrat.Ja pra truket e bukurise nga me te çuditshme qe te mos provoni kurre.


Te prisni floket ne netet me hene te plote  per ti rritur me shpejt
Kjo eshte keshille e gjysheve, qe e kemi degjuar te gjitha. Te presesh floket me hene te plote, ju ben qe te rriten floke te bukur dhe te shëndetshme. Per kete arsye mos u shqetësoni pritini floket kur te doni .
Te vendosni paste dhembesh tek aknet per ti zhdukur
Mamaja jone na këshillon te vendosim pak paste dhembesh tek aknet qe ato te zhduken. Nuk duket ide e mire qe te vendosni nje produkt qe eshte per dhembet tek fytyra.  Ne fakt ky gjest mund te shkaktoj reaksione te tjera mbi lekuren.
Uthulla eliminon morrat
Uthulla ndikon tek lekura dhe mund ta prishi ate, ne kundërt ai nuk i eliminon morrat , por thjesht do mbani ere kuzhine.
Te vendosni bustinat e e cajit tek syte mund te shikoni me mire
Ne vend qe t’ju japi bardhesi tek  lekura juaja e syve ajo ju le shenja .

Per te rregulluar ngjyren e flokeve përdorni nje spraj zbardhues.
Ju jeni brune origjinale dhe keni vendosur  ti beni floket e verdha. Pasi i keni bere me kalimin e kohes, ngjyra ju iken dhe per ta bere me te dukshme përdorni spajtin per te hapur ngjyren qe eshte i veçante per biondet . Problemi eshte nese e përdorni dhe jeni brune natyrale atehere ajo do ju japi ngjyre te kuqe .
Te beni nje shampo me veze ju ushqen rrenjet
Vezet, ju ushqejne floket dhe i bejne te bukur ato. Ai vendoset brenda disa shamposh .  Por jep nje efekt te kundërt nese e bleni  ate nga ajo qe beni vet ose mund te shkoni tek parukierja per ta bere.
Te lyeni vet vetullat
Nese disa kane provuar tani e kane lene ate. Problemi? I realizuar keq, lyerja e vetullave (dekolorimi) , mund te ju japi nje efekt te keq. Prandaj shkoni tek specialisti.
Te lani floket me birre
Birra mendohet qe jep te mira tek floket.  Por per eren duhet pak kohe! Disa sigurojne qe përdorimi i saj përpara shampos sjell mirëqenie te flokeve. Mbetemi pak skeptik per kete ceshtje.

Aknet e trupit: Ja si ti luftoni

August 8, 2012 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Aknet jane nje nga armiqte e betuar te lekures , te cilat na cojne ne paragjykimin e bukurise dhe gjendjes se lekures. Ato gjithashtu turpërojne ato njerez qe vuajne nga ky problem. Ne  fytyre, aknet shfaqin nje ndrojtje te vertet estetike , per te cilet tashme jane gjetur te shume kura , ku midis tyre mund te ekzistoje gjithmonë makijazhi.

 
Aknet e trupit , shfaqin nje problem me te madh: te shikosh kurrizin, krahet dhe barkun te mbushur me to , rrezikon seriozisht bukurine e lekures dhe mirëqenien psikofizike. Jane shume prej njerëzve qe ndjehen te turpëruar per faktin qe veshin kanotiere , te cilat njollosen me pika gjaku .
Per aknet e trupit eshte thene shume : megjithatë zgjidhja nuk eshte e njejte per te gjithe , por ndryshon sipas tipit te lekures . Nese doni ti mposhtni ato , duhet te mbështeteni tek kurat qe kryqezojne nje regjimin e rregullt dhe kujdesjen e lekures.
Si fillim i rendesishem eshte larja . Futuni ne nje vaske plot me uje te ngrohte do te ju ndihmoje te reduktoj bezdisjen.  Produktet qe do te përdorni nuk duhet te kene vaj dhe parfum : vajet ne fakt, e bejne lekuren shume te yndyrshme, gje e cila nuk eshte e nevojshme ne rast akneje, ndersa aromatizuesi mund te irritoje lekuren.
Nese keni bere sport ose keni djersitur shume, duhet te beni patjetër shume nje dush : ato qe vuajne nga aknet, duhet te evitoje duhet ta largojne djersen nga lekura. Prandaj eshte shume me mire te përdorni veshje  te cilat e lene lekuren te marri ajer dhe pambuku.
Produktet qe duhet te përdorni ( ne larje dhe pas saj), do te ishin te përshtatshme ato kundra  akneve, nese përdorni ato industriale. Ne te kundërt mund te përgatisni  kurat natyrale. Do ju mjaftonin keto perberes nje luge e  vaj ulliri, nnje luge vaj kalendula ( lule), nje luge vaj bajamesh, dy pika vaj te cajit jeshil  dhe nje  kamomili; perberje e cila duhet te aplikohet tek zonat problematike.
Nje kure qe ka me shume mundesi efikasiteti, jane banjot termale. Gjithashtu mos harroni nje rrgjim korrekt; te pini shume uje , qumësht, te rendesishme jane dhe proteinat vegjetale ; ulliri i kuq qe eshte i mire dhe ne mposhtjen e psoriasis dhe ekzemave ( semundje te lekures) etj. Per me teper këshillohuni me demartologun.

Organet qe rigjenerohen ne trupin e njeriut

June 23, 2012 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

Kockat (eshtrat), lëkura, qelizat e shijes, qerpikët, madje edhe qelizat tuaja të gjakut janë më të reja se ç’e keni menduar. Ndërkohë që data e lindjes në kartën e identitetit tregon moshën tuaj të vërtetë, organet dhe qelizat e trupit e rinovojnë veten çdo vit, muaj, madje edhe çdo javë, njofton revista shkencore “Reader’s Digest”, transmeton Editorial .

 
Mukoza e stomakut: Mukoza e stomakut, ndihmëse e rëndësishme në tretjen e ushqimeve, e rigjeneron veten një herë në 5 ditë. Qeliza të veçanta prodhojnë enzima dhe acide përgjegjës për ruajtjen e ekuilibrit të Ph. Po të njëjtat qeliza mundësojnë një mukus që mbron mukozën e stomakut nga ndikimi i fortë dhe acarues i acidit. Të gjitha këto ndodhin gjatë një jave.

Gjëndrat e shijes: Gjuha përmban më shumë se 10 mijë minigjëndra të shijes, të cilat zotërojnë qime mikroskopike. Këto gjëndra e rigjenerojnë veten një herë në 10 ditë, por ky proces ngadalësohet me plakjen e njeriut. Prandaj, personat më të moshuar kanë rreth 5 mijë gjëndra të shijes.

Lëkura: Shtresa e jashtme e lëkurës quhet “Stratum corneum”. Kjo shtresë luan rolin e një barriere mbrojtëse mes shtresave më të ndjeshme të lëkurës dhe ambientit. Qelizat e reja zhvillohen, ndahen në momentin kur duan të prodhojnë qeliza të tjera dhe, në fund, pas 2 javësh udhëtim zëvendësojnë qelizat e rëna në shtresën e jashtme. Ky proces vazhdon deri në fund të jetës së njeriut. Me kalimin e moshës ngadalësohet edhe procesi i rënies dhe rigjenerimit të qelizave.

Qerpikët: Ashtu si tek kafshët, edhe tek njerëzit qerpikët i mbrojnë sytë nga pluhuri apo papastërtitë e tjera dhe parandalojnë tharjen e syve. Kur mbyllet kapaku i sipërm i syrit gjenden afërsisht 150-200 qerpikë sipër dhe 75-100 poshtë. Edhe qerpikët rigjenerohen një herë në 2 muaj.
Qelizat e gjakut: Një pikë e vetme gjaku përmban miliona qeliza të fuqishme. Sipas autoriteteve të Institutit Franklin, këto qeliza që shpërndajnë oksigjenin dhe zhdukin mbetjet e ardhura nga qelizat e tjera, rigjenerohen një herë në 4 muaj. Ato janë shumë të rëndësishme për funksionet jetësore. Hekuri i marrë me ushqime do ta lehtësojë këtë proces. Hekurin mund ta gjeni tek mishi i kuq, peshku, veza dhe fasulja.

Qelizat e mëlçisë: Pikë së pari duhet të dimë se mëlçia është një organ pastrues. Ajo filtron gjakun e marrë nga sistemi tretës para se ta përhapë më tej, metabolizon ilaçet dhe heq ndikimin e kimikateve. Pra, ky organ kryen një punë shumë të madhe, prandaj e ndjen të nevojshme të rigjenerojë qelizat një herë në vit.

Kockat: Kockat mund të duken të forta dhe rezistuese, por qelizat që i krijojnë ato vdesin dhe rilindin vazhdimisht. Një herë në 10 vjet rigjenerohet i tërë sistemi kockor. Mosha 20-vjeçare është mosha e dendësisë më të lartë të kockave dhe më pas kockat fillojnë të dobësohen. Nëse humbja e kockave është më e madhe se kockat e rigjeneruara, atëherë mund të flasim për sëmundjen e shkrirjes së kockave.
Qelizat e muskujve të kraharorit: Kraharori mbron organet jetësore si zemrën dhe mushkëritë dhe qelizat e tij rigjenerohen një herë në 15 vjet. 12 kockat çift të kraharorit mbështeten nga muskujt dhe fibrat. Këta muskuj në mes kockave të kraharorit quhen muskuj interkockorë. Ata mundësojnë zgjerimin e kafazit të kraharorit në çdo frymëmarrje tuajën.

Truri i vogël: Truri i vogël është 3 vjet më i ri se ju. Kjo pjesë e trurit është e rëndësishme për zhvillimin e aftësisë lëvizëse dhe vendosjen e ekuilibrit. Sipas specialistëve në qendrën shëndetësore të Universitetit të Teksasit, truri i vogël zë vetëm 10% të gjithë masës së trurit. Megjithëse përfshin një masë kaq të vogël, ai përmban më shumë se 50% të qelizave të tij. Truri i vogël është një nga organet e para të zhvilluara tek fëmija dhe për këtë arsye plaket më ngadalë. Truri i vogël kontrollon ekuilibrin dhe qëndrimin tuaj, rregullon lëvizjet e lidhura me dëshirat, ju ndihmon të mësoni sporte si futbolli apo basketbolli dhe është shumë i rëndësishëm për funksionet e tjera mendore, si gjuha.

Next Page »