100 vjet detari shqiptare, anijet nga Zogu te Hoxha

March 14, 2014 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

 

100 vjet detari shqiptare, anijet nga Zogu te HoxhaTIRANE - Kanë lundruar në të njëjtin det, e tashmë, imazhet e tyre janë në të njëjtën sallë. Pothuaj 100 vite traditë të detarisë shqiptare janë përmbledhur në një ekspozitë që çelet sot në Muzeun Historik Kombëtar në ora 11:00. Fotografi dhe makete të anijeve më përfaqësuese, prezantohen para publikut duke përfshirë historikun e zhvillimit të detarisë shqiptare (duke filluar nga lashtësia, sepse në fakt këtu ka edhe anije liburne). Luan Shabani, nga shoqata e “Naval”, tha dje për “GSH” se në muze janë imazhe të flotës shqiptare nga 1912-ta e deri sot, nga anijet tregtare tek ato ushtarake, që kanë qenë forca goditëse gjatë 50 viteve të komunizmit.
“Qëllimi i ekspozitës nuk është vetëm të prezantojë arritjet në fushën e detarisë, por edhe t’i bëjmë të njohura, sepse pak dihen. Ndaj ne kemi bërë edhe makete se si kanë qenë anijet, si kanë evoluar nga 1912-ta e deri tani”, – tha Shabani.
Ndryshe nga sa mendohet, flota jonë në vite ka qenë e zhvilluar.
Shabani sqaron se gjatë 50 viteve komunizëm ka pasur rreth 25 anije tregtare, me kapacitet të përgjithshëm rreth 100 mijë tonë. “Anijet që kanë punuar para 1990-ës kanë histori, sepse kanë shërbyer për zhvillimin e ekonomisë së vendit për 30-50 vjet. Ndërkohë që sot nuk ndodh ashtu. Flota atëherë kishte dinjitet, ndërsa nga 1992-shi deri sot, ajo është tkurrur. Nëse më 1990-ën kishte 60 deri në 100 anije në inventar, tani ka rreth 6-7 anije me kapacitet 40-50 mijë tonë”, – tregon Shabani, që ka mbaruar Akademinë e Marinës.
Anijet
Së pari ndalon tek anija patrulluese “Tirana”, e prodhuar më 1916-ën. Në vitet 1930 ka shërbyer në Flotën Ushtarake të Mbretërisë së Zogut, e me të njëjtin model kanë qenë edhe anijet “Vlora”, “Durrësi” dhe “Saranda”, të gjitha patrulluese. Më vonë, më 1926-ën, Shabani thotë se u blenë edhe anijet “Skënderbeu” e “Shqipnija”. Kur e pyet a ruhet ndonjë prej tyre, ai mohon me kokë dhe shpjegon: “Ne arritëm që përmes internetit të siguronim vizatimet, pranë kompanive që i kanë prodhuar e shteteve ku janë prodhuar, dhe bëmë maketin”.
Qëllimi i shoqatave organizatore të ekspozitës, është që t’i dëgjojnë autoritetet: Ministria e Kulturës, e Mbrojtjes, e Transportit, që të shohin se kemi tradita në këtë fushë e megjithatë jemi i vetmi vend shtet në rajon që nuk kemi një muzeum detarie që t’i pasqyrojmë ato.
Çfarë u bë me këto anijet e Zogut? Kësaj pyetjeje, Shabani i përgjigjet me keqardhje se, pas pushtimit italian, u sekuestruan dhe më vonë vetëm njëra prej tyre arriti të jetonte deri nga vitet 1945. “Dolën jashtë përdorimit, por nuk u ruajtën”, – na thotë ai. Ka edhe anije me vela, ndërtuar më 1922. Një tjetër anije që prezantohet në ekspozitë është ajo e vëllezërve Veliaj, detarë, e prodhuar në Itali. “Pas 1944-ës e sekuestruan dhe punoi deri pas Çlirimit. As kjo nuk është ruajtur. Maketet i kam bërë vetëm nga fotot, takimet me kapitenët e punonjësit e tjerë të tyre”, – sqaron Luani.
Anija e “Kinës”
Një prej anijeve me historinë më të veçantë është ajo që mban emrin “Vlora”. Sipas Shabanit, transoqeanikja ka punuar 40 vjet. “I ka bërë një shërbim të madh vendit tonë, sepse ka sjellë gjithë industrinë dhe materialet, nga Kina në Shqipëri. Po ashtu ka sjellë armatime, tanke, aeroplanë etj. Është vlerësuar si anije elegante dhe kujtoj se ajo është prodhuar në Itali, ndërsa në Shqipëri ka ardhur më 1961-shin”, – sqaron Shabani, organizator i ekspozitës. Kur kalojmë në zonën e anijeve ushtarake, ai sqaron se bëhet fjalë për anije ruse e kineze, që kanë qenë në gjendje pune nga viti 1951 deri në vitin 2000. “Kanë qenë në gatishmëri. Gjuajtësit ushtarakë janë mbajtur deri në vitin 2008. Ka edhe katërsilures, që përdoreshin për të sulmuar anijet e rënda si edhe dragaminat, anije që kanë shërbyer për çminimin e detit”, – shpjegon Shabani. Në fund, edhe pse jo për nga rëndësia, janë edhe nëndetëset, ngritur mbi modelin e katër nëndetëseve ruse që gjendeshin në Pashaliman. Sot, prej tyre ka vetëm një, që do të jetë pjesë e muzeut nënujor, tri të tjerat janë shitur për skrap.
Ekspozita është organizuar nga shoqata “Adrion” dhe “Naval”, me mbështetjen e Autoritetit Portual Durrës, në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar.

BalkanWeb)

Gjirokastra, festoi 8 vitet në UNESCO

July 20, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

Skulptura te 1825-es ne Gjirokaster (2)Ditët dhe netët e bardha të UNESCO-s kanë gjallëruar si kurrë ndonjëherë qytetin e Gjirokastrës ku për arsye se guri aty punohet si brumi është pagëzuar edhe si “qyteti “ gurtë”.  Nën moton “Unë jam trashëgimi kulturore” me iniciativë të një grupi të rinjsh eurosocialistë të qytetit, në bashkëpunim me bashkinë, me shoqatat dhe fondacionet e fokusuara te ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore, të mbështetur edhe nga deputetët socialistë të zgjedhur në këtë qark në zgjedhjet e 23 qershorit, u organizuan një varg aktivitetesh që promovuan vlerat e kësaj trashëgimie dhe sensibilizuan për më shumë vëmendje ndaj tyre.

Qyteti i Gjirokastrës që në këtë mes korrik ka shënuar plot 8 vjet nga pranimi në listën e trashëgimisë botërore kulturore të mbrojtur dhe promovuar nga UNESCO ka përkujtuar këtë moment edhe si mirënjohje edhe si angazhim për ruajtjen të paprekur të pasurisë që mbart për ta kthyer në një produkt për turizmin kulturor. Një program dyditor veprimtarish kulturore si, ekspozita arkitekture, panair artizanati dhe kulinarie, nderim i mjeshtërve të vjetër të përpunimit të gurit dhe promovim i artizanëve të rinj, debate e diskutime të ekspertëve të trashëgimisë, koncerte, vizita në muzetë dhe sitet arkeologjike i dhanë qytetit pamjen e një feste të vërtetë. Për herë të parë Gjirokastra ka festuar dhe përjetuar “natën e bardhë” me një koncert  festiv të organizuar nga deputeti Erjon Veliaj, koncert që pati një pjesëmarrje prej përmbi 6 mijë shikues, të cilët festuan deri në agim në kështjellën e lashtë. Fillimisht ishte një ekspozitë me foto arkitekture nga 5 vende të Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë që ka çelur siparin e aktiviteteve në 8-vjetorin e hyrjes së Gjirokastrës në UNESCO. Eksperti Artan Shkreli, organizator i koleksionimit dhe ekspozimit të imazheve arkitekturore ballkanike tha se Gjirokastra është vendi ideal për të ekspozuar këto vlera. “Vendi i saj gjeografik duhet të ishte patjetër Gjirokastra, nuk kishte ku të ishte tjetër. Bëhet fjalë për një përmbledhje fotografish nga monumente të ndryshme të Ballkanit, ku flitet për godina të cilat janë ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane, qofshin këto xhami, qofshin kështjella, qofshin sinagoga, qofshin kisha katolike ose kisha ortodokse. Ideja e kësaj ekspozite është që popujt e Ballkanit, ka pasur periudha të historisë ku kanë jetuar në harmoni të madhe pavarësisht diversitetit kulturor dhe diversitetit fetar religjioz që kanë pasur”, tha arkitekti Shkreli. Aktivitetet kanë vijuar me një ceremoni që përkujtonte 8-vjetorin e hyrjes në UNESCO. Kreu i bashkisë, Flamur Bime, është shprehur se në 8 vjet Gjirokastra ka bërë përpjekje për të harmonizuar trashëgiminë me turizmin.

Ndërkaq, në oborrin e shtëpisë monument të Zekatëve është organizuar një debat i hapur për gjetjen e rrugëve dhe mundësive të reja për ruajtjen, restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të Gjirokastrës. Ekspertë të historisë dhe monumenteve vunë theksin te puna e pamjaftueshme për vlerësimin e kësaj pasurie të paçmuar.

Engjëll Serjani;g.shqip

Zbulohet në Kroaci hartë astrologjie më e vjetra në botë 2.200 vjeçare, dyshohet të jetë Ilire…!

March 28, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

Harta

Është zbuluar në Kroaci nga një ekip arkeologësh harta më lashtë e astrologjisë me moshë 2.200 vjeçare!

Që nga momenti që kjo hartë doli në dritë, filluan dhe dyshimet e para, për prejardhjen e saj ku dominon ajo e periudhës romake-greke, por arkeologët shprehin mendimin se ajo është një hartë vendase, pra jo e importuar pasi vendi ku u zbulua nuk favorizon rrethana të tjera!

Padyshim që është harta më e madhe e formacionit zodiak që na vjen nga lashtësia!

Konkretisht arkeologët zbuluan 30 pjesë të një pllake nga dhëmbë elefanti. Mbi pllakë ishin skalitur shenjat e zodiakut si: Binjakët, Peshqit, Shigjetari etj.

Duhet theksuar se astrologjia u zbulua në Babiloni para 2.400 vjetësh. Në vazhdim nga viti 2.100 ajo u përhap në gjithë Egjeun Lindor dhe më gjerë, por më shumë e famshme u bë në Egjipt.
Sipas specialistëve astrologjia është studimi i njeriut në raport me trupat qiellor. Më konkretisht studimi i planetëve. Është një sistem mendimesh që mundohet të tregojë marrëdhëniet midis dy njerëzve dhe ndikimin që ushtrojnë planetët./alb-observer.

Lotët s’janë shenjë dobësie, por evoluimi

February 1, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

 

Lotët s’janë shenjë dobësie, por evoluimi

Vijmë në këtë botë duke qarë. Derdhim lot prej dhimbjes, prej emocioneve të forta, derdhim lot gëzimi dhe hidhërimi. Të vetmit që derdhin lot për shkak të emocioneve në këtë planet, jemi ne; njerëzit, prandaj shpesh thuhet që jeta jonë është një rrugëtim mes lotësh.

Besohet se njeriu ka qarë para se të fliste dhe lotët e kanë shoqëruar atë përgjatë gjithë evolucionit. Më saktë, të paktën sipas një studimi të fundit, janë faktor i evolucionit njerëzor.

Neurologu Michael Trimble nga Instituti i Neurologjisë në Universitetin e Londrës shpjegon në librin e tij të fundit të titulluar “Pse njerëzit pëlqejnë të qajnë” (Why humans like to cry) se përse derdhim lotë.

Ai hulumton arsyet që e bëjnë njeriun “kafshën e vetme” në këtë planet që shpreh ndjenjat e tij në këtë formë. Trimble shpjegon arsyet dhe gjithë mekanizmin, që nga nxitësi emocional e deri tek derdhja e lotëve.

Sipas tij, përpara se njeriu të niste të fliste, lotët ishin ndër mënyrat e pakta për të shprehur ndjenjat. Sipas tij, për vite me radhë, bashkë me evoluimin e shoqërisë edhe lotët kanë evoluar. Pjesa më e madhe e emocioneve që sot shkaktojnë lot, thotë ai, ishin të papërfillshëm në lashtësi dhe mesjetë.

Por sot kemi evoluar dhe kanë evoluar edhe arsyet e lotimit. Të qash, thotë Trimble, nuk është turp dhe as shenjë dobësie, përkundrazi, është shenjë evoluimi.topchanel

Kreu i “Agimit të Artë” rrëfehet për Artur Zhejn

January 29, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

18

Konfliktet e vazhdueshme mes shqipëtarëve vazhdojnë të jenë në qendër të marrdhënieve mes dy vendeve.

Në emisionin më të ri në “360 Graë” të Artur Zhejit është trasmetuar intervista që ai ka bërë me kreune Agimit të Artë Kristo Papas.

Më poshtë për të pasur një përshtypje sa më të saktë rreth kësaj interviste po e paraqisim intervistën e plotë, e cila është trasmetuar nga televizioni “Neës 24”.

 

Intervista:

 

1-Zoti Papas partia juaj Agimi i Arte është një parti e cila ka vënë helenizmin dhe interesat kombëtare greke në plan të parë. A mendoni se Greqia është në rrezik dhe a ekziston sipas jush një konspiracion kundër Greqisë?
Para se të përgjigjem dua t’ju përshëndes edhe unë dhe gjithashtu të përshëndes të gjithë vëllëzërit tanë, grekët e Vorio-Epirit që ndoshta na ndjekin në këtë emision dhe t’ju them se nuk ju harrojmë dhe jemi afër jush. Përsa i përket pyetjes suaj u përgjigjem se me të vërtetë Agimi i Artë është një parti etnike, e cila lufton për të drejtat e helenizmit dhe unë kam nderin dhe gëzimin ta drejtoj. Përsa i përket konspiracionit mendoj se nuk gjendet vetëm Greqia në qendër të fajdexhinjve ndërkombëtarë, gjenden të gjithë popujt e botës. Globalizmi apo rendi i ri është një rrezik për të gjithë popujt, siç është gjithashtu një rrezik edhe për popullin tuaj.

2-Ka një kuriozitet shumë të madh në audiencën shqiptare, dilema ekziston apo nuk ekziston Vorio-Epiri. Sipas mendimit tuaj ekziston Vorio- Epiri dhe nëse ekziston mbi ç’argumente e mbështesni këtë teze?
Fillimisht, Vorio-Epir është një emërtim që daton në fillim të shekullit të kaluar, pra shekullit të XX, konkretisht pas vitit 1914. Për ne, historikisht nuk ekziston emërtimi Vorio-Epir në kuptimin se ka Epir Verior dhe Epir Jugor. Epiri është Një dhe për ne ekziston Një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar. Sigurisht emërtimi ka mbetur dhe e kemi bërë tonin, e përdorim. Ajo që dua të nënvizoj, dhe kjo tregon shkallën e rënies së fuqisë së palës greke, është se politika zyrtare greke e konsideron Vorio-Epirin emërtim të ndaluar. Ministria e Jashtme ka frikë të përdorë emërtimin Vorio-Epir. Ndaj ne jemi shumë krenar si parti, dhe unë personalisht, që detyruam zv/ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Ciara, të pranoj në sallën e Parlamentit grek dhe të shqiptoj emërtimin Vorio-Epir. Madje, duke iu përgjigjur pyetjeve tona, z. Ciara pohoi se edhe ai është Vorio-Epiriot. Ngaqë besojmë se qeveria greke është e shitur ndaj interesave të huaja tek fajdexhinjtë ndërkombëtarë, tek borxhdhënësit dhe amerikanistët, konsiderojmë arritje tonën që, megjithëse në bisedime ‘off rekorder’, deri edhe ministri i Jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në zemrat tona dhe ne bëjmë aq sa mundemi sepse kështu janë situatat! Nuk mundemi më shumë!

3-Nëse Vorio-Epiri është tokë helene dhe ju e konsideroni këtë një padrejtesi historike, përshembull e bërë edhe në Traktatin e Versajës, si mendoni se korrigjohet ky gabim historik sipas jush?
Ekziston vetëm një pohim Vorio-Epiri është grek. Kjo nuk shtrohet si pyetje. Nëse doni ta diskutojmë, dhe nuk kam asnjë problem, ka një histori të gjatë 3 mijë vjeçare të pranisë greke në këto troje, që para Krishtit. Monumentet, gjuha, popullsia, historia vetë përgënjeshtron çdo rast, çdo mendim të kundërt. Ndërgjegja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen, i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u shfaq në fillimet e shekullit të 20 dhe është një ndërgjegje kombëtare e imponuar nga fuqitë e mëdha si Italia apo Austro- Hungaria. U mbështetët si popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar. Edhe ish-mbreti juaj, gjyshi i pasardhësit të fronit të Zogut, Zoti Leka, pranon në intervistën e tij në vitin 1931 sa më poshtë: “Pranoj se në të vërtetë brenda mbretërisë së shqiptarëve ka edhe vende ende greke si Korça, Himara, Dhrovjan, Gjirokastra dhe disa të tjerë. Shohim sot Princin Leka, pasardhësin e shqiptarëve, dhe nëse nuk gabohem i implikuar në trafik armësh. Shohim pra këtë trafikant të rëndomtë, i cili pati paturpësinë që muajt e fundit, në përurimin e një përmendoreje të Zogut në Tiranë, të deklaronte se kufijtë midis Shqipërisë dhe Greqisë duhen rishikuar. Për fat të keq popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin, ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shumë mirë do të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri, por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë.

4-Zoti Papas, meqë ju thatë se Skëndërbeu është me origjinë greke, edhe shqiptarët që flasin shqip janë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. A ekziston kombi shqiptar sipas jush, apo është vetëm një sajesë?
Do të më jepni email-in tuaj dhe me kënaqësi do t’ju dërgoj disa linke me studime, libra dhe artikuj të tjerë të cilët i kam botuar dhjetëvjeçarët e kaluar lidhur me Skëndërbeun, i cili është një hero i madh grek, Jorgjos Kastrotis me historinë e tij.

5-Kohët e fundit me rastin e 100- vjetorit të Republikës së Shqipërisë, kryeministri shqiptar tha se dikur Shqiperia mendohej nga Presheva ne Prevezë. Cili është opinioni juaj për Kryeministrin Sali Berisha?
Zoti Berisha ndoshta i referohet një sporti, i cili sigurisht është i ndaluar nga feja myslimane. Siç duket pi shumë. Këto janë deklarata të papranueshme dhe ne nuk i diskutojmë. Sigurisht mëkati nuk është për zotin Berisha. Mëkati është për palën greke sepse kur ne pyesim në lidhje me çështjen në fjalë marrim përgjigje të papranueshme nga qeveritarët grekë, të cilët na thonë se këto deklarata janë kryesisht për përdorim të brendshëm dhe se është fjalim paraelektoral i zotit Berisha. Ne e dimë se zoti Berisha, mbështetësit e tij, si dhe psikopati zoti Rama, i cili kishte paturpësinë të bëntë deklarata të njëjta në qendër të Athinës, në një veprimtari në pallatin Sporting, trumbetojnë një tendencë më të përgjithshme të popullsive atje, pra të popullsive tuaja, të cilët në rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë as besën, por edhe se arritja e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është plaçkitja. E ndjemë shumë mirë këtë dhe meqë do të më pyesni në një moment për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, e ndjemë shumë mirë si grekë në 1940 kur ishte hera e parë dhe e vetme që shqiptarët u futën brenda tokave greke, me kufinjtë e atëhershëm. Ishte një togë shqiptare të cilët ishin në krah të italianëve që u futën dhe luftuan në tokën greke në disa betja të cilat zgjatën vetëm 24 orë derisa arritën në pikën që ushtria guximtare greke t’i hidhte në det këta armiq. Dhe po them se në dorë të Agimit të Artë gjendet një flamur. Eshtë një histori e gjatë sesi ka rënë në dorë të Agimit të Artë ky flamur. Mund të bëjmë një emision të tërë për këtë çështje, ndoshta nuk ekziston as në muzeun e luftës së Tiranës nëse do të mund ta quanim kështu mes thonjëzash. Eshtë flamuri i Fertit, ky është në dorë të grekëve. Shqiptarët nuk do ta marrin kurrë.

6-Ky është flamur pasi shqiptarët u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk eshte flamuri i natyrshëm i shqiptarëve, apo jo. Eshtë flamur fashisto- shqiptar…
Të njëjtat gjëra bënë shqiptarët në 1940 me këtë flamur, të njëjtat gjëra teksualisht, pasi populli nuk ndryshon, është i njëjtë. Festuam para pak kohësh dhe isha të dielën e kaluar në Konicë përvjetorin e betejës së Konicës. Në atë betejë luftëtarët e ushtrisë dhe policisë greke luftuan kundër komunistëve grekë të cilët kishin nxitës të tyre Shqipërinë. Nuk ka asnjë lidhje nëse ky flamur është fashist, apo nëse ka këtu përkrenaren e Skëndërbeut, apo nëse ka yll apo është pa yll. Edhe ky është një flamur i vjedhur. Keni vjedhur shqiponjën dy krenare biznatine, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat tona. Këtë flamur e kemi në zyrat tona. Eshtë flamur bizantin me shqiponjën dy krenare. Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet. Me këtë shtysë për të bërë shtet, siç vepruat në fillimet e shekullit, e njëjta gjë ndodh dhe tani. Tashmë keni shpatullat e turqve, të amerikanëve dhe keni ngritur kokën. Tani keni gëzimin se ka rënë komunizimi, keni kapitalizëm, mund të keni Koka Kola, mund të keni makina të bukura të cilat për fat të keq janë nga krimi dhe hashashi. Tani kaloni mirë, duartrokisni amerikanin, i vidhni dhe orën e dorës, pasi siç themi ne më parë del shpirti dhe pastaj vesi. Vesi i plaçkitjes nuk mund të ikë. Pra më pas do të qani dhe ju.

7-Në Shqipëri kohët e fundit ka ndodhur një fenomen. Partia Drejtësi, Integrim dhe unitet e Shpëtim Idrizit, që është çam me origjinë, ka depozituar ne Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë që kërkon rikthimin e pronave te sekuestruara prej 60 vitesh në Greqi, ata thone me preteksin apo arsyen e kolaboracionizmit në kohen e luftes italo-greke. Çfarë mendoni se do ndodh nëse Parlamenti shqiptar e miraton këtë rezolutë dhe a ekziston Çamëria dhe një çështje çame?
Si deputet i Parlamentit grek, por në veçanti si patriot, gjëja e fundit që do të më interesonte do të ishte se çfarë do të thoshte Parlamenti shqiptar. Ne kemi anën tonë, historinë, gjakun, zotin, Jezu Krishtin vetë. Meqë po më flisni për Çamërinë apo çështjen çame siç e thoni ju, për ne është një çështje inekzistente dhe që për fat të keq diskutohet në këto çaste. Nëse doni përgjigje është një çështje e cila është zgjidhur një herë e përgjithmonë në periudhën 1944-’45 nga strategu i guximshëm dhe i zoti, Napeolon Zervas me ushtrinë e tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës bashkëpunuan me armikun kundër grekëve dhe morrën përgjigjen e duhur. Nuk janë grekë në asnjë rast. Goditën dhe luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket. Ajo tokë është vetëm dhe vetëm për grekët.

8-Ju thoni se edhe ata që flasin shqip kanë qenë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. Sipas jush a ekziston kombi shqiptar apo është një sajesë?
Ekziston një ndarje e madhe ideologjike, nëse e keni studiuar, midis kombit dhe shtetit. Për shembull për ne SHBA nuk përbëjnë komb. Për ideologjinë tonë rëndësi të madhe ka ekzistenca fisnore. Kombi mbështetet tek gjaku, tek fisi, tek raca. Përsa i përket ndërgjegjes kombëtare shqiptare, vitet e fundit, pseudo-shkencëtarë të ndryshëm shqiptare kanë ndërmarrë një fushatë propagandistike dhe nuk kalon javë që të mos dalë një libër i ri pseudo-shkencor i cili tonifikon, ushqen, etnicizmin shqiptar.

9-A ekziston raca shqiptare?
Shikoni. Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim ta quanim fis shqiptar, sepse siç u thashë është një konglamerat popullsish të cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur ndërgjegjen e tyre kombëtare. Dhe kjo për ne është shumë e rëndësisshme pasi për ne grek duhet të jesh edhe në gjak edhe në ndërgjegje 100 për qind. Prandaj edhe një nga nga parullat tona qëndrore që dëgjohet nëpër mitingjet që organizojmë është ajo që thuhet edhe duke u kënduar: Nuk do të bëhesh kurrë grek o shqiptar, o shqiptar. Ekzistojnë shumë teori për lindjen e shtetit shqiptar, prejardhjen e popullsive që banojnë në veriperendim të Greqisë, brenda Shqipërisë. Teoritë flasin për Albanon e Romës së lashtë, shumë flasin për ilirët e lashtë, një fis barbar dhe i panënshtruar, i cili në thelb i përkiste grupit të fiseve greke. T’u coj pas në epokën e mbretit Piro. Gjithashtu të tjerë flasin për Arvanon e Kaukazit. Ekzistojnë shumë teori. Unë do qëndroj vetëm në faktin se me të vërtetë sot në Shqipëri ekziston një industri e tërë botimesh dhe tonifikim i etnicizmit shqiptar, i cili ekziston në çdo parti. Rol të madh në krijimin e një ndërgjegje kombëtare të ndryshme në këto popullsi që sot duan të quhen Shqipëri luajti dhe çështja e fesë. Shumë të krishterë ortodoksë të mesjetës, pas rrethimeve të Muratit, më vonë të Muhametit, ndryshuan besimin. Edhe në vetë familjen e udhëheqësit të madh Jorgjos Kastriotis, njerëz nën sundimin e turqve, tashmë ishin myslimanë siç ishte Hamzai nipi i tij, etj.

10-Si e mendoni të ardhmen, të sotmen dhe të nesërmen e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe nuk më dhatë përgjigje për Vorio- Epirin. Nëse Vorio- Epiri është toke greke, tani është në kufijtë e shtetit shqiptar, ka zgjidhje praktike apo eshte vetëm zgjidhje romantike dhe retorike? …Do ketë paqe apo tension midis Shqipërisë dhe Greqisë?
Shikoni tensioni është vetë jeta. Në asnjë rast nuk jemi luftëdashës pa arsye. Por, historia vazhdon me të drejtën e më të fortit, por edhe me marrëveshje të pjesëshme me qëllim që të mos hamë njëri-tjetrin. Të jeni të sigurt se si parti dhe si grekë kemi gjithmonë në mendje zgjidhjen për çështjen e Vorio-Epirit. Pra zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Nëse kjo nënkupton dhe ushtrinë greke në Vorio-Epir atëherë edhe ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë. Mundet që në këto momente të dëgjohet për Greqinë, se jeni dhe njerëz të medias dhe mund të jetë edhe një realitet, se përjeton një periudhë krize ekonomike, se ka probleme ekonomike, por ta dini se forcat e armatosura greke janë shumë herë më të fuqishme se forcat e armatosura të Shqipërisë. Eshtë çështje vendimi dhe jo lufte. Forcat e armatosura ekzistojnë në çdo shtet edhe si leve presioni.

11-Po domethënë nga marrëdhënie të ndërtuara mbi politiken te marrdheniet e ushtrive apo ka zgjidhje pa ushtri? …Jemi të dy vende të NATO-s, anëtare të NATO-s…
Po flas përtej NATO-s. Shqipëria duhet të respektojë firmën e saj dhe kjo nënkupton se duhet të zbatojë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonomi Vorio-Epirit. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për zbutjen e çdo problemi që ekziston në marrëdhëniet greko-shqiptare. T’i jepet autonomia e nënshkruar prej jush Vorio-Epirit. Eshtë një marrëveshje e cila është në fuqi, ekziston dhe duhet të zbatohet. Dua t’ju them se ekziston edhe ligji i luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i luftës nuk shfuqizohet me një deklaratë të Papulias, apo me një deklaratë të ministrit të Jashtëm. Ligji i luftës votohet në Parlament dhe nuk është shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojë jemi në gjendje lufte. Ky flamur pati paturpësinë të sulmojë Greqinë. Jemi akoma në gjendje lufte.

12- Kjo është një ndër të paktat gjëra që jemi dakord që ligji i luftës qëndron dhe duhet të votohet në Parlamentin grek. Kisha një pyetje, mos vallë në idetë dhe analizën tuaj po e kundershton pak realiteti historik tani jo vetem që është Shqiperia, por ka dhe një shtet tjeter shqiptar që është Kosova. Vërtet Republika Greke nuk e ka njohur Kosovën, por shqiptarët të cilët ju i konsideroni një koncept i sajuar, nuk se po zmadhohen në Ballkan, si e shikoni këtë gje?
E thamë një herë plaçkitja është zanat i shqiptarëve, erdhën me përdhunime, vrasje e vjedhje. Pra, erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që ju jepte bukë e kafshuan atë. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 për qind e kriminelëve që gjenden në burgjet greke janë shqiptarë, kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi, rrojnë dhe mbreterojnë, bëjnë ç’të duan, kanë gjetur një Greqi për fat të keq vrreshtë pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu siç duhet të funksionojë. Nuk funksionojnë shërbimet, nuk funksionon ushtria, dhe kanë paturpësinë që brenda vetë Greqisë të shprehin pikëpamje dhe të flasin nëpër stadiume për Shqipërinë e Madhe. Gënjejnë veten dhe nëse Greqia nuk është në gjendje lufte me Shqipërinë, siç thotë zoti Artur, është Agimi i Artë në gjendje lufte me Shqipërinë!

13-A mendoni se është nevoja që të ketë filiale të partisë suaj në Shqipëri meqë të paktën gjysma e Shqipërisë sipas mendimit tuaj është tokë greke? 
Problemi ynë si Agimi i Artë nuk është në asnjë rast partiak. Problemi i Vorio-Epirit për ne është etnik. Nëse do të hapim një filial në Korçë, Himarë apo Gjirokastër nuk do ta hapim për të marrë vota, nuk na interesojnë votat, na intereson zhvillimi, liria, populli të ndihet i sigurt. Pra na interesojnë Vorio-Epirotët dhe Vorio-Epiri.

14-Po nëse qeveria shqiptare do t’ju ndalonte, nëse Klubi i Patrioteve të Rinj apo forca te tjera të cilat e njohin Shqipërinë dhe mendojnë që mendimet tuaja ekstremiste …çfare do ndodhte? Berisha po pretendon për Prevezen imagjinoje t’ju jepte gjysmën e Shqipërisë… 
_Bëni një gabim të madh. Nuk thashë që Vorio-Epiri është grek. Meqë më pëlqen shumë historia, ju thashë se historia duke u zhvilluar dhe nëse dikush do ta lexojë dhe kuptojë vërtetë historinë nuk ekziston Shqipëria. Në fakt nuk është Vorio-Epiri Grek, në fakt gjithë Shqipëria duhet të jetë një Provincë greke. Por mundemi të gjejmë pika mirëkuptimi. Mundemi nëse ju do të kërkoni një falje të madhe për ç’ka keni bërë kundër Greqisë. Ta kërkoni me vepra, jo vetëm në periudhë lufte, por ç’ka keni berë vitet e fundit duke kryer krime ndaj grekëve në qytete dhe fshatra. Do të kishim mundësi të gjenim një fushë mirëkuptimi, nëse zbatoni në praktikë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonominë Vorio-Epirit dhe atëherë do të kemi mundësinë të jetojmë paqësisht, për bukuri. Të merrni viza sa herë që të dëshironi të bëni turizëm në Greqi dhe jo t’u merrni ditët e punës grekëve. Nuk e keni fajin vetëm ju. Kanë faj edhe grekët që marrin në punë shqiptarët dhe për fat të keq shumë prej tyre gjenden të vrarë apo të plaçkitur. Le të kishin kujdes.

15-Duke qenë se ju mendoni se jo vetëm gjysma e Shqipërisë, por e gjithë Shqipëria eshte Greqi, pra shqiptarët nuk ekzistojnë dhe jane vetem greke të harruar, mund të themi pse keni kete acarim kaq të madh për faktin se shqiptaret vijnë në Greqi. Eshtë njësoj sikur greket e harruar të vijnë në Greqi në vendin e tyre?
Kur të mësoni të kërkoni falje për krimet tuaja, jo vetëm krimet e atëhershme, por edhe krimet e tanishme, ne jemi dhe do të jemi një prehër i ngrohtë.

16-The që shqiptarët kane bërë krime…Unë s’kam lidhje me krimet. Qeveria shqiptare duhet të kërkoj falje?

_Flas për kufijtë detarë. Nuhatët naftë dhe anuluat firmën. Një marrëveshje që kishte avancuar e kthyet mbrapsht. Gjithashtu si do të reagoj qeveria greke ndaj deklaratave të shqiptarëve që ngulin këmbë të shtrojnë cështjen came. Në këto deklarat e sipër vijnë përgjigjet. Nga ana e palës greke u shtrua cështja e cila nuk na kënaqi si parti, një cështje shumë e hollë që thotë se Greqia do të paraqesë në mënyrë të njëanshme në OKB hartat e kufinjve detarë me vendet fqinjë. Do të jap disa koordinata dhe në bazë të këtyre koordinatave zotërinj të OKB-së Greqia konsideron se këto janë kufinjtë e saj. Ky është tërritori detar i saj. Vetëm nga kjo lëvizje të cilën Greqia ka të drejtë ta bej, pra të thotë në OKB, këto janë kufinjtë e mij, arra ime arrin deri këtu, nuk është dicka e tmerrshme. Vetëm kaq mjaftoi që të bëhen deklarata shpërthyese nga ana e palës shqiptare, nga ana e Ramës dhe Berishë, të shpërthej shtypi shqiptar duke arritur në caqe ekstreme me përgjigje ekstreme. Pra kush i vë dinamitin klimës, Greqia apo Shqipëria.

17-Mendoni se në shekullin dhe në periudhen që jetojme popujt tentojnë të afrohen me njeri -tjetrin. Kjo që ju thoni, qoftë edhe për shqiptaret në këtë rast, do t’i merzisi jo pak shqiptarët dhe në vend që të krijoj premisa për një bashkëjetesë rajonale më të mirë na ndan dhe na tensionon në vend qe të na bashkojë? Nëse do t’i merrnim për të vërteta fjalë për fjalë gjithë këto gjëra i bie që ju si grek, neve që ndihemi shqiptarë, vetem duhet te kacafyteshim kur mund të gjejmë një zgjidhje më të arsyeshme. Si e mendoni këtë?

_Duhet që në momentin që Greqia ndodhet nën pushtim, se në fakt Greqia ndodhet nën pushtim, një pushtim që së shpejti do gjendeni edhe ju, pra në momentin që përtej këtij pushtimi ekzistojnë grekë që jetojnë nën një klimë terrori, ndjekjeje, vetëm e vetëm se flasin gjuhën greke siç ndodhi në Himarë me vrasjen e heroit tonë Aristotel Gumas, vetëm se fliste greqisht, pra në çdo vend të botës ku jetojnë vëllezërit tanë grekë të cilët kanë probleme, Greqia duhet t’u qëndrojë pranë në çdo mënyrë. Pra këto deklarata nuk janë deklarata që minojnë marrëdhëniet tona dhe as për të krijuara episode të tjera diplomatike. Këto deklarata thonë: Vëllezër guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekë dhe Vorio-Epiri është grek dhe do të bëhet sërish grek. Këtë frymë kanë deklaratat tona dhe kur edhe ju do të ndjeni FMN-në, do të ndjeni frymën e fajdexhiut në atdheun tuaj, një armiku që është i përbashkët dhe për grekët dhe për shqiptarët atëherë miku im i mirë do të më kujtosh.

albaniaobserver

A mund të shërojë hudhra ftohjen dhe gripin?

January 25, 2013 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, shumë thirren në fuqitë çudibërëse të hudhrës për të cilën përgjatë historisë është besuar që shëron infeksionet, ndërsa është vërtetuar që ka veçori të forta antioksidante, ndikon mirë në imunitet, përmirëson qarkullimin e gjakut, redukton kolesterolin. Por çështja është se a mund të shërojë gripin dhe ftohjen.

Në folklor besohet edhe që mbron na vampirët, por me siguri edhe të dashurit tanë i mban të paktën një metër larg. Por a mund të na mbrojë nga ftohja gripi, apo madje edhe supa e përgatitur nga 50 grimca hudhre?

Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, hudhra është ushqim i lavdëruar për të cilin besohet që ka fuqinë të ndalë viruset, ndërsa reputacionin e luftëtarit kundër infeksioneve e ka marrë duke iu falënderuar alicinës, një nga përbërësit e saj. “Ky kompozim kimik njihet për një kohë të gjatë për veçoritë e veta antibakteriale dhe fungicidale”, tha Helen Bond, zëdhënëse e British Dietetic Association. “Për këtë arsye njerëzit supozojnë që hudhra mund të”forcojë” sistemin e imunitetit. Shumë njerëz thjesht e grimcojnë hudhrën, e përzien me vaj ulliri dhe e lyejnë bukën. Por si ndihmon hudhra dhe a ndihmon fare, nuk është dëshmuar ende.”

Shkencëtarët janë të ndarë rreth qëndrimit nëse hudhra ka fuqinë për të luftuar kundër ftohjes dhe gripit. Studimi i fundit ka vërtetuar që konsumimi i rritur i hudhrës gjatë dimrit mund të reduktojë zgjatjen e simptomave të ftohjes. Problemi është që kompanitë farmaceutike për momentin nuk janë të interesuara për investimin e parave për hulumtime të shtrenjta të hudhrës, sepse nuk ka asgjë në atë që mund të patentojnë dhe shesin.

Hudhra ka reputacion të gjatë si ilaç çudibërës. Egjiptianët e lashtë e kanë rekomanduar si ilaç për 22 sëmundje. Në një dokument të vjetër 1500 vjet para Krishtit shkruan se si skllevërit që kanë ndërtuar piramidat kanë ngrënë hudhër për të rritur qëndrueshmërinë dhe shëndetin. Grekët e vjetër me hudhër kanë shëruar infeksionet, sëmundjet e mushkërive dhe gjakut, pickimet e insekteve, madje edhe leprozën. Romakët me hudhër kanë ushqyer ushtarët dhe marinarët për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre. Dioskoridi, mjeku personal i perandorit Neron, ka shkruar studimin në të cilin lartëson fuqinë e hudhrës. Por tek në vitin 1858 shkencëtari francez Louis Pasteur ka zbuluar që hudhra vret bakteret.
Pasi që kishte vendosur hudhrën në një enë të mbushur me baktere, Pasteur ka vërtetuar që rreth çdo cope është formuar zonë pa baktere. /Telegrafi/

Përfundimisht, ka apo jo jetë në Mars? Mikrobe tokësore mbijetojnë në kushtet e Planetit të Kuq!

January 13, 2013 by  
Filed under Astronomia

Comments Off

 

Baktere

Përfundimisht,ka apo jo jetë në Mars?

Mikrobe rezistente,që mbijetojnë në një shumëllojshmëri ambientesh në Tokë, mbijetuan kur u vendosën në një enë të posaçme që përshtat kushtet klimaterike dhe atmosferike, presionet dhe temperaturat analoge me ato të Marsit, -një zbulim mbresëlënës i cili mund të ndikojë në hulumtimet për jetën jashtëtokësore!

Mikrobi i parë që i mbijetoi këtyre kushteve,ishte një bakter me emrin Serratia liquefaciens, i cili është i pranishëm në lëkurën, flokët dhe mushkëritë e njeriut, si dhe tek peshqit dhe bimëve,

Rezistencë në kushte të papërshtatshme

Hulumtuesit vunë re se bakteri reziston në të ftohtit ekstrem, në grumbullimet e dyoksidit të karbonit,si dhe të presionit të ulët të atmosferës së marsit,e cila nuk i kalon 7 millibar. Në Tokë, presioni atmosferik në nivelin e detit, është 1.000 millibar.

“Ishte një surprizë e madhe”,deklaroi për Reuters Andrew Sourgker, një mikrobiolog në Universitetin e Floridës.

Eksperimenti, që u realizua në laboratorin pranë Qendrës Ndërkombëtare të Hapësirës Johhn Kennedy në Florida,nuk analizoi reagimin e mikrobeve në rrezatimin e ashpër që është i njohur se “lëpinë” sipërfaqen e planetit të kuq.

Njëzet e pesë lloje të tjera mikrobesh që iu nënshtruan eksperimentit, nuk rezistuan, pohon ekipi i Dr,Sougker. Në fazën e dytë shkencëtarët studiuan 10.000 lloje mikrobesh që ishin zbuar në thellësi disa dhjetëra metrash në akujt e Siberisë.
Carnobacterium
Gashtë të mbijetuarit-survivors

Gjashtë nga këto lloje bakteresh, që të gjithë anëtar të familjes Carnobacterium, jo vetëm që mbijetuan në këtë enë okupator të posaçëm, por edhe mundën të zhvilloheshin.

Rezultatet e eksperimentit lënë të hapur mundësinë që të infektohet mjedisi i Marsit me mikrobe që arrijë aty nga misioneve e tokësorëve. NASA po bën çdo përpjekje për të bërë shterp (dizifektim) anijet kozmike para nisjes së tyre, por mundësia e injektimit të marsit nuk mund të përjashtohet kurrë. Kështu Serratia liquefaciens u përdor në studim, sepse “kjo specie është rikthyer nga anijen”, thotë Sourgker.

Rreth baktereve që mund të jetojnë në Planetin e Kuq

Përveç kësaj, megjithatë,rezultatet japin një pasqyrë në llojet e mikrobeve që mund të jetonin apo ndoshta jetojnë në Mars.

Nëse Planeti i Kuq ishte gjithnjë mikpritës për jetën është një pyetje që tani duhet të përgjigjet ndoshta edhe nga roboti Curiosity i NASA-s,i cili është duke studiuar që nga muaji gusht të kaluarën e lashtë në kraterin Gale.

Përsëri në Tokë, hapi tjetër për Dr,Souegker është të vëri në testim bakteret në kushte edhe më të pafavorshme, të tilla si përqendrime të larta të kripërave, rrezatimi ultravjollcë të fortë dhe më pak ujë.

Do të tentoi gjithashtu për të studiuar karakteristikat gjenetike dhe metabolike të profilit të Serratia liquefaciens.

Studimet studiuesve u publikuan në muajin dhjetor në revistën shkencore PNAS dhe në atë homologe amerikane gjatë kësaj javë në revistën Astrobiology./alb-observe

 

Gjuha Shqipe eshte gjuha baze per krijimin e greqishtes!

January 8, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

?argarit K. Nilo autori i librit ‘’E verteta/ kush ini ju grek…?’’ Tirana(Albania)

Zgjedhimi i folies ”hy = i’, dhe ”ry = ri” -në greq. e lashte”.

gjuha-shqipeMe poshte do (j)apim zgjedhimin e folies ”hy = i” sipas menires se dhene sote dhe menires si ka ken ne greq. e lashte, folie e cila ka ken baze ne ndertimin e fialeve te greq. se lashte dhe te gjith Europes (bashk me folien ”ry = ri”), folie qe ekzistoin vetem ne shkip dhe ne asni gju’e tieter te Europes, por te deformu’ tashme ne ”hy; hyj” dhe ”ry; ryj”.
Gjat zgjedhimit do shikoni deformimin qe i eshte be ksai folie nga futia e sundimit turk dhe nga alfabeti i ri i shkipes me 36 germa(12 germa shtese kundreit greq. se lashte) qe u vendos ne kongresin e Manastirit(ne Makedoni) ne 1908, alfabet qe u vendos duke u bazu ne gju’en e transformu’me te popullit dhe per te pas mundesin e ni shprehie te shumaneshme. Kto deformime jan vazhdu akoma me tei pas çlirimit te vendit.
Gjutaret, nuk jan qe te ven sipas deformimeve qe jan be nga populli me kalimin e ni periudhe qindra e mi’ra vieçare, por per ti korigju’ ato gabime, prandai qu’en edhe ”gjutar”. Eshte si ajo ushtri’a qe shkon ku te doi e nga te doi dhe komandanti vete pas turmes, ne vend qe ai te udhe’eq(ek) turmen. Kio nuk qu’et ushtri, nuk qu’et rregull, dhe kio ushtri asnihere nuk e fiton luften.

SHKARKONI KETU VERSIONIN E PLOTE TE LIBRIT

Konkluzioni: Siç e pate nga gjith fialet qe zberthe’en ne fialorin e bere, zberthimi i greq. lashte be’et vetem me shqipen dhe aspak me greqishten e sotme qe eshte e perzi me te adhurit nga Lindia e Mesme dhe se parimi i ndertimit te fialeve eshte i bazu mbi foliet shqipe ‘’i, in, ir; ri etj’’ te ndertu kto me gjith lloiet e zanoreve per te rrit ndryshimin midis fialeve, qe fialet te (j)en te dallushme nga nira-tietra, gje kio e pa zbulu nga gjutaret deri me sot. Sigurisht jo gjith fialet e greq. lashte perputhen me shqipen e sotme, por se zberthimi i tyre be’et vetem me shqipen dhe aspak me greqishten e sotme.
Ne librin ‘’E verteta/ kush ini ju grek…?’’ do gjeni zberthimin e shume fialeve interasante qe i perdor gjith bota dhe qe kan kuptim vetem ne shqip

Zbulim spektakolar në Stamboll! Anije kozmike disa mijëra vjeçare!

January 3, 2013 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

1E pa besueshme por e vërtet!

Arkeologët kanë zbuluar në rrënojat e Konstandinopoit të lashtë ,një anije kozmike!

Edhe pse për shumë njerëz duket absurd, për arkeologët turq është mëse e vërtet dhe ky zbulim kaq mbresëlënës është strehuar tashmë në Muzeun Arkeologjik të Stambollit në Turqi.

Zbulimi është një miniaturë disa mijëra vjeçare e cila reflekton pastër Anijen kozmik raketë me astronautin në bord!
Padyshim që ky zbulim ka futur në bela shumë shkencëtar të cilët janë absolut me mos pranimin e teknologjive të lashta ,duke i konsideruar ato si Tabu,por zbulimi në fjalë tashmë i përgënjeshtron bindshëm./alb-observer.com/
2
Vlera e këtij zbulimi është e paçmueshme. Tashmë arkeologët po punojnë për të çmuar moshën dhe prejardhjen e saj, pra cilët ishin krijuesit e kësaj miniature rakete-kozmike!
anijet

Spartanët dispononin teknologji të përparuar para 2.500 vjetësh!

December 31, 2012 by  
Filed under Teknologji

Comments Off

Sparta

Në vitin 1961,profesori i metalurgjisë dhe njëkohësisht fizikan bërthamor, Dr. Lyle Borst vizitoi Spartën i ndikuar nga trimëritë e spartanëve të lashtë,por edhe për të studiuar armët që përdorte ky popull luftëtarësh i Greqisë së lashtë.

Kështu, i ardhur me mision posaçërisht nga Amerika, u kërkoi strukturave dhe arkeologëve vendas të shikonte shembuj dhe kampion të Heraion-it (Tempull dhe kasafortë thesari në Spartën e lashtë) të viti 670 para erës së re dhe pasi i analizoi me mjetet më bashkëkohore,arriti në përfundimin se Spartanët nuk disponon thjesht hekur… por çelik!

Pra, aliazh hekuri me karbon me përmbajtje karboni 0.2 dhe 0.8%. Gjatë deklaratës së tij, dhënë New York Times, kjo ishte e barasvlershme aso kohe me një bombë atomike… gjithnjë duke patur parasysh parametrat dhe vegjëlinë e teknologjisë së asaj epoke.

Kjo shpjegon të paktën shkencërisht, tej vlerës luftarake dhe trimërinë që tregoi Leonida me 300 ushtarët e tij në betejën legjendare të Termopileve,si dhe të strategjisë së tyre ku vetëm 300 burra iu bënë ballë një ushtrie gjigande me më shumë se 50.000 ushtar,Ushtri që përbehej nga luftëtar të stërvitur dhe të sprovuar që kishin nën komandën e tyre një perandori të tërë.

Për profesorin amerikanë,këto fakte përbëjnë dëshmi shumë të fuqishme rreth teknologjisë dhe njohurive aq shumë të përparuara të asaj kohe dhe që dispononte e gjithë bota e lashtë.
Edhe pse për një kategori të madhe arkeologësh,kjo lloj teknologjie ndalohet të dalë në dritë, kurrsesi nuk kanë munduar njerëz me vizon të pastër të cilët kanë tentuar të nxjerrin në dritë fakte të cilat për shumë shkencëtar janë tabu.

Sekreti më i madh i Spartanëve, ishte pikërisht ky,zbulimi dhe përpunimi në mënyrë të shkëlqyer i çelikut, me të cilin ramët e spartanëve bëheshin shumë rezultateve sesa të persianëve,të cilët edhe pse të shumtë në numër binin viktimë dhe vdekja e menjëhershme që u shkaktonin armët e spartanëve i tmerronte ushtarët persian./alb-observer.com/

Rakia, historia e zbulimit dhe distilimit të saj

December 19, 2012 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Arabët janë zbuluesit e mënyrës së destilimit të alkoolit; thonë se edhe sot, ata janë më të mirët e nxjerrjes së zjarrit që rrjedh. E cila, pra, është dhurata më e madhe që i kanë dhënë botës vendet islame? Besimi te Kur’ani – thonë myslimanët pa menduar gjatë, ndërsa disa do të shtonin edhe gjuhën e tij arabike.

Mirëpo, mbase, trashëgimia më e përhapur nga civilizimi islam nuk janë pikërisht shkrimet e shenjta, por arti mëkatar i distilimit të alkoolit. Trashëgimia e madhe e civilizimit islam e shpërndau artin e distilimit anembanë globit, madje, në vendet islame, edhe sot e kësaj dite, përgatitet alkooli më i mirë në gjithë botën.
Megjithëse gëzimet e pijeve të fermentuara janë shijuar që tek njerëzit e shpellave, alkooli natyral që përmbajnë verërat primitive dhe birrërat nuk duhet t’i kenë kaluar 16 %.

Fare herët, Kina e hershme dhe Egjipti, në të njëjtën kohë, zbuluan teknikën e distilimit e cila mundet, po të jetë aplikuar në birrën e atëhershme, duhet ta ketë rritur fortësirën e saj. Më vonë, ka qenë Aristoteli që ka përshkruar rrugën se si përftohet ujët e freskët prej avujve të ujit të kripur të detit. Romakët distiluan terpentinën nga vaji i pishës. Më vonë, ishin dy zonja nga Aleksandria, Maria çifute dhe Hypatia që, në shekujt e parë pas Krishtit, shpikën mënyrën e ndarjes së lëngjeve duke i nxehur ata. Për më tepër, në atë kohë, bota e lashtë nuk duhet ta ketë shfrytëzuar pikat e ndryshme të vlimit alkoolit dhe ujit, për të përftuar nga vera e hollë pije më të forta (mendohet nga disa historianë që indianët, me anën e kësaj metode, përgatisnin birrë të fortë në atë kohë, rreth vitit 800 para Krishtit).
Kërkohet një shpjegim mbi faktin se alkooli, kur distilohet nga pijet e fermentuara, përmban zakonisht gjurmë të metanolit të helmët. Meqenëse metanoli avullon në temperaturë më të ulët nga etanoli që pihet, yçkla është me hedhë tej pjesën e parë të çfarëdo distilimi. Mjerisht, kushedi se sa pijetarë kanë vdekur përpara se arabët të përzgjidhnin teknikën. Ka të ngjarë që, shkenca e flluskimit ngeli në vend për disa vite prej perandorit romak Diokleciani, i cili dekretoi djegien e dorëshkrimeve alkimiste në vitin 229 pas Krishtit, nga frika se, zbulimet prej tyre, do ta zhvleftësonin monedhën e tij.
Djegia e librave nuk qe plotësisht e suksesshme. Shkenca mesjetare arabe, i kushtoi vëmendje punës që kishin arritur grekët, siç presupozon në vetvete fjala alkimist, (ishte përcaktimi arab “Aladded”, në vend të “Kimia” që ishte në Greqinë e lashtë, i cili i referohet shkencës magjike në tokën e zezë të Kemetit, që do të thotë Egjipt).

Me saktësi të plotë, kur dhe nga kush është perfeksionuar distilimi i alkoolit, ende nuk dihet. Disa mendojnë se mbase murgjit egjiptianë e kanë njohur këtë metodë në shekullin 6. Disa e faturojnë tezën e tyre drejt armenëve. Ende nuk ka ndonjë evidencë konkluduese për ndonjë teori tjetër. Ajo çfarë dihet është se, andej nga shekulli 9, autorë arabë, si Xhabir bin Hajan, një polimatematikan iraken i njohur veçanërisht për përpunimet në shkencën e “al – jabr” apo “algjebër”, kanë përshkruar “avujt flakërues” në grykërat e enëve me verë të nxehtë.
Bashkëkohësi i Xhabir bin Hajan, poeti legjendar dhe sarahoshi i përmendur Abu Navas, që ka vdekur në vitin 815 pas Krishtit, ka qenë më pak i matur. Në një ode poetike, që bën fjalë për një natë qejfi në njërën prej tavernave të Bagdadit, ai thërret t’i sjellin pije akoma më të fortë, ai e ka mbaruar se seancën e të pirës së asaj pije që e kish nxehur, “si një pishtar i mbërthyer mes brinjve”. Përshkrimi bën aluzion të hapur se ai ka pirë diçka që e ka trullosur, së paku verë.

Etimologjia e distilimit jep prova për origjinën e vet arabe. Fjala “alkool” vetë vjen nga fjala arabe “alkohl”, fjalë e përdorur nga alkimistët arabë për të përshkruar një substancë “Puro” ( kështu, fjala e njohur pije “puro”- “khamr”, e ka homologen e saj për pijet e fermentuara. Në arabisht majasë i thonë “khamira”.)
Alkooli është përgatitur në distileri apo në lambik. Fjala “lambik” është një tjetër fjalë alkimistësh që vjen nga arabët, e përafruar me fjalën greke “ambiks”, një lloj ene me grykë të lakuar. Një i tillë mjet është përdorur për marifetin në fjalë – për përgatitjen e “akua vitas” apo “eau de vie”. Emri i birrës së përshkruar në skenat e festimeve me të pira në përrallat mesjetare arabe “Të njëmijë e një netëve” është “ma al – hayat” apo “ujët e jetës”.
Është një surprizë e vështirë për t’u besuar, por rasti i parë i përdorimit të distilimit në Evropë, vjen nga Siçilia e shekullit 11. Vjen pikërisht nga periudha kur ishulli ka qenë nën zotërimin e Kalifit Fatimid të Kajros.

KJO DJERSA E ËMBËL E ARABISË

Ndërsa murgjit përkthenjës të shkencës arabe e përhapnin terminologjinë e nga veriu në jug, arti i përgatitjes së “verës djegse” u përhap nëpër Evropë si një dallgë trallisëse me brandi, uiski, shnapsi dhe vodkë. Në të njëjtën kohë, karvanet arabe transportonin një tjetër lëng të shtrydhur e përvëlues drejt lindjes. Ishte “arak”-u, apo si i thonin arabët tekstualisht – “araq” fjalës që shpreh djersën apo djersitjen. Kjo fjalë nuk i referohet efektit ngjitës të pirjes me fund të gotave përplot. Është saktësisht përmbajtja e procesit të distilimit. Kur një sasi vere apo brumi i fermentuar nxehet në një “alembic”, “araq” i i saj ka ende një rrugë të gjatë çurkërimesh përpara sesa të pikojë përjashta në formën e alkoolit që “ngrihet përpjetë”.
Në Mongoli, “araku“ presupozon një lloj pije të fortë që distilohet prej qumështit të fermentuar të pelave. Njihet përgatitja e tij që nga shekulli 14, siç edhe përshkruhet në një traktat kinez ardhja e në Mbretërinë e Mesit e këtij ekstrakti të ri të zjarrtë. Për Goanët, Sri Lankasit dhe Balinesët, e njëjta fjalë ka kuptimin e ujit të zjarrtë të përgatitur nga lëngësira e farave të kokosit në lulëzim. Tamilët e nxjerrin atë nga kallamsheqeri. Indonezianët nga vera prej orizi, kurse iranianët e etur – nga gjithçka që avullon nëpër pëllëmbët e tyre duke u kënaqur me kondensantin.

Pija kombëtare e në Turqi, Shqipëri dhe Bullgari është e njohur me emrin raki. Sudanezët e quajnë në versionin e tyre “aragi” dhe, pavarësisht nga fakti që qeveria, mbi bazën e fesë, e ka ndaluar atë me dekret, ndër shtëpia “aragi” vazhdon të pikojë që nga vera e vjetër apo brumi i sorghumit. Sauditët, fshehurazi, bëjnë edhe një pije tjetër që të vdes, me emra të ndryshëm, por, kjo pije pa leje që përgatitet konaqeve është më e sigurt sesa metanoli i hidhur i sapo tundur, nga i cili vdiqën para do kohësh njëmbëdhjetë festonjës të dëshpëruar në qytetin e shenjtë.

“ARAKU”? JO MË FOBI

Për arabë të ditëve të sotme, me “arak” kuptohet të rrëkëllyerit të anisës (Anisa është fara e anisës; ka formë vezake ,të valëzuar dhe aromatike nga e cila përgatitet edhe një ilaç për kardiakët, që quhet anisetta. Përdoret edhe në formë erëze gjatë gatimit. Vetë anisa hyn në familjen e karrotës (– shën.imi, R.L), një pije me bazë verën e cila përgatitet në gjithë lindjen arabe, që nga Bagdadi e deri në Bejrut. Tanimë ka prova shumë që flasin se, nën influencën e arabëve, të shijuarit e pijes së anisës është shtrirë nëpër vendet mesdhetare e më tej.
Rakia, që turqit e quajnë “qumësht luani” është shumë e afërt me origjinalin arab. Uzoja greke dhe kushërirat e saja më e forta “tsikoudia” dhe “tsipouro”, nuk janë gjë tjetër veçse arak aniseje, nganjëherë e përpunuar edhe me rrëshirë apo barëra të tjera.
“Sambuca” italiane është një version më i ëmbël që pihet pak e në formën e qerasjes, por pija më e preferuar lokale në zonën e Marsejës është mirfillazi arak, dhe pihet shpesh, si në origjinal, e holluar me ujë. Spanjollët kanë eksportuar në Amerikën latine shijen e tyre për kësi pijesh, “ojen” dhe “anisado” , të cilat njihen atje si “Columbia ‘s robust aguardiente anisado“.
Franca, patjetër që ka pasionet e saja për “pastis” in . Ajo gëlltit nga shurupi viskoz shifrën hutuese prej 75 milion litro në vit.
Kuptohet që ka mjaft ndryshim mes arakut të Levantinës dhe “pastis’ it. Mirëpo, specialistët shikojnë paksa ngjashmëri mes tyre, përvec faktit se janë, që të dyja, pije të forta, kanë shijen e anisës dhe zbardhin në mënyrë misterioze sapo i shton ujë. (Të zbardhurit shkaktohet nga përzierja e vajrave të anisës me alkoolin). Pastisi është i sheqertë dhe aromatik sipas barërave të ndryshme , përzier me esencë aniseje që importohet nga Indonezia. Me bazë alkoolike, kjo pije shitet lirë , si një gjë e distiluar tipikisht nga panxharsheqeri. Kjo konsumohet , me shumicë, si një aperativ pasdrekesh.
Nga ana tjetër, araku i vërtetë apo rakia, në kontrast të plotë me ‘të, ka vetëm dy përbërës – rrushin dhe farët e anisës mesdhetare. Ai nuk pihet as para e as pas buke, por duke ngrëne. Të holluarit e një porcioni arak me dy të tilla ujë, është ca më trullosëse sesa e njëjta sasi vere e fortë. Meqenëse araku ta qëron gurmazin më me efikasitet nga vera, ajo shoqërohet me një komponent perfekt që në Lindjen e Mesme e që quhet “meze”. “Meze” ja serviret në pjata të vogla dhe njëra pranë tjetrës, që përmbajnë gjëra me shije kontraste, si ullinj të hidhët, almonde të freskëta (“almondet” janë bimë të familjes së trëndafilit. I hahen farët. Gjethet e lulet e almondës ngjasojnë me ato të pjeshkës (- shën. imi, RL).), qepë a hudhra të sapo shkulura, djathë të dhirtë, mish qingji të prerë hollë dhe pulastrena të pjekur ngadalë të servirura me shurup shege.

Mirëpo, nga të gjithë, duhet veçuar rakia libaneze. Është më e mira, por ajo nuk është pija tradicionale libaneze. Për shumë, ai është një pasion; duhet nënvizuar se shumica e tij që konsumohet në vend, prodhohet jo në fabrikë, por nëpër shtëpi. Tipike, ta zëmë, është fshati Maronikë, në malet e rajonit të Kesrouanit, ku së paku dhjetë familje distilojnë rregullisht rakinë e tyre.
Eliaz Fadili pjekë 1000 shishe në vit raki vetëm si eksluzivitet të restorantit të familjes së tij, që është i vendosur në një pyll pishash përmbi qytetin Bikfaya. Ka shumë shpenzime, në kohë dhe në para, por rezultati, siç e tregojnë sytë e tij të shndritshëm, është për bereqavers. Për çdo shtator, zoti Fadil blenë dhjetë ton rrush të pjekur mirë ; rrush safi libanez, që, siç thotë ai, është varieteti stërgjyshor i “chardonnay”. Pasi e shtyp lehtë, zoti Fadil e lë rrushin tri javë të fermentohet në vozat që i mban në bodrumin e restorantit. Më pas, vera e freskët, kalon në enët prej bakri. Mjeti i punës, i blerë nga bakërpunuesit myslimanë në pazarin e Tripolit, duket pothuajse krejt si modelet analoge mesjetare.
Distilimin e parë, ai e heq; ka përbërje toksike dhe koncentrat të lartë shpirtoje. Me ujë të freskët, ai redukton përsëri nivelin e alkoolit,rregullon proporcionet, hedh anisën që e merr nga Hinehu, që është një fshat në pjerrinën siriane të Malit Hermon, dhe njomë buzët me pije,përpara se të nis ta pjekë edhe një herë.

I JEP PESËDHJETETRE GRADË

Jo si prodhuesit e tjerë bashkëkohorë të pijeve, si, ta zëmë, uiski, zoti Fadil nuk ndalon gjatë pjekjes së dytë. Ai vazhdon procesin e tij të distilimit për të tretën, madje, për të katërtën herë, duke mbledhur raki që, me ujin, përmban 53 gradë alkool, aq sa është edhe standardi i lejuar nga qeveria Libaneze.
Lëngu I qelibartë tani e ka radhën të mbyllet ndër vazo argjili, për së paku një vit. Vazot e mëdha, që ngjajnë me amforat romake, janë paksa poroze. Zoti Fadil tregon se gjatë atij distilimi të disahershëm, kur humbet edhe 15 përqind e rakisë gjatë avullimit, kostoja e një shisheje pije del dhjetë dollarë, pa vënë në llogari mundin e tij.
Kjo gjë shpjegon se përse rakia më e mirë libaneze është aq e shtrenjtë, edhe më e shtrenjtë sa pijet e importit. Konkurrenca, ndryshimet e vrullshme të jetës libaneze, kanë bërë që në Bejrut të mos gjendet sa herë do rakia, pasi edhe ka rënë shitja e saj. E njëjta gjë edhe në Greqi, ku uiski shitet më shumë nga uzoja. Mirëpo, këta vitet e fundit, ka nisur të kthehet vëmendja te pija tradicionale…
Në El Massaya, po ka mbroth të shpejtë një kantinë e ngritur nga dy vëllezër që janë kthyer nga milicia që gëlonte në luginën e Bekaas, pasi ndenjën jashtë Libanit, në perëndim, në kohën e luftës civile 1975 – 89. “Kryetari i bashkisë i ka thënë babait tim se djali yt është stërvitur për tjetër gjë, e tani dashka të bëjë alkool këtu”, thotë Sami Ghosn. “Më duhet të ngas makinën me kallash”. Sot, qilaret në El Massaya gëlojnë nga qindra amfora argjili përplot me raki. Në dyqanet përgjatë gjithë zonës, shishet blu me arak janë më të kërkuarat. Zoti Ghosn thotë se, herët apo vonë, pjesa tjetër e botës ka për t’i duartrokitur.

Në vendin tonë kanë qenë numëruar me gishtërinjtë e dorës mjeshtrit e destilimit të rakisë, më të mirët e të cilëve kanë qenë e janë edhe sot, në zonën malorë të Skraparit dhe në gjelbërinën përmetare. Ata e kanë sekretin e tyre në përzgjedhjen e rrushit, në fiksimin brilant të nisjes së destilimit dhe realizimin e tij pa u nxituar dhe jo me shumë zjarr.
Sikurse kanë nisur dhe nxitojnë të botojnë poezitë e veta të ndijimeve personale në masë, po ashtu, në masë, janë shtuar destiluesit e rakisë në Shqipëri. Edhe në zonën e Shkodrës, ku zakonisht rakia nxirrej 16 gradë, dhe atje nxjerrin raki 19 – 20 gradëshe, të cilën, rishtarët e rakisë nuk arrijnë të dallojnë diferencën e saj, me atë që bëjnë mjeshtrat skraparllinj dhe përmetarë.
Para islamizimit të tij, qyteti jordanez 5000 vjeçar para Krishtit -  Irbid, apo si quhej në Greqinë antike, Arabella, ka qenë si vendi që prodhonte verën dhe rakinë më të shijshme në pellgun e Mesdheut. Me islamizimin e saj, banorët atje, artin e pjekjes së rakisë e avancuan në përgatitjen e vajit të ullirit.
Në Shqipërinë me popullatë 70 përqind myslimane – gjendje apo origjinë – rakia konsumohet në masë, megjithë pasojat e rënda që ka dhënë përdorimi i saj kohë pas kohe. Edhe mes nesh, zakonisht teprohet përdorimi i saj nga pjesa e pakulturuar e popullit apo edhe e disa pretendentëve për t’u bërë poetë, aktorë a këngëtarë duke mësuar më parë se mjeshtërinë e vargut, fjalës a këngës, atë të pirjes së rakisë.
Nisur nga pasojat shumë të dëmshme me teprimin e saj – ka njerëz që kanë vdekur gjatë përdorimit të rakisë, kanë bërë krime, kanë fyer, llapur dhe denigruar, shoferë që kanë vrarë e aksidentuar njerëz, etj – feja islame e ka ndaluar në mënyrë kategorike përdorimin e saj, duke e shpallur “pije haram”. Në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, në tre rastet e justifikimit të divorcimit automatik të gruas, krahas tradhtisë bashkëshortore – një; vrasjes së foshnjës së vet pas lindjes – dy, rasti i tretë është “kur “ajo” pi venë pa prezencën e të shoqit”.
Gjithsesi, edhe myslimanët besimtarë i kanë hyrë kohë pas kohe këtij mëkati – përdorimit të pijes haram – duke u lutur që, mes mëkateve që duhet t’u falë perëndia, le t’ua falë edhe këtë, përdorimin e asaj ”që të nxehë, si një pishtar i mbërthyer mes brinjve”.

 
Përgatiti: RIZA LAHI;t.observer

Në “dritë” sekreti i sistemit më i vjetër i të shkruarit në historinë e njerëzimit!

November 13, 2012 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

Shumë pranë deshifrimit të shkrimit protoelamatikis, i sistemit të shkrimit më të lashtë të historisë së njerëzimit që nuk është deshifruar ende deri më sot, me anë të një aplikimi të një teknologjie të re imazhi digjital, ndodhen gjuhëtarët!

Kjo lloj teknologjie,  nisi të aplikohej pak kohë më parë në formë digjitale me rezolucion jashtëzakonisht të lartë në mbishkrimet e lashta që ndodhen në Muzeun e Louvre dhe që janë shkuara në sistem protoelamitika – një sistem grafik i cili është përdorur nga rreth 3200-3000 para erës sonë, në pjesët jugperëndimore të Iranit të sotëm, pohojnë arkeologët.

Dorëshkrimi i lashtë, vendoset nën luspën e kësaj aparature në qendër të “syrit” dhe përpunohet dhe shumëfishohet në 76 foto digjitale, , çdo herë me një prezhektor të ndezur. Pastaj, një software i veçantë kombinon imazhet në një imazh të vetëm, në mënyrë që studiuesit mund të shqyrtojë një kopje të ndriçuar në çdo kënd të dëshiruar.

Qëllimi i studiuesve është që aparatura e pajisur me teknologji të “zgjuar”, të regjistroj në format dixhitale të gjitha dorëshkrimet më të rëndësishme në botë. Megjithatë, studiuesit vendosën për të filluar nga mbishkrimet e Luvrit, sepse në këtë mënyrë do të përshpejtojë përpjekjet e tyre për të deshifruar dorëshkrimin më të lashtë të historisë, pra protoelamitikis. “Unë mendoj se kemi hyrë në fazën përfundimtare”, shkruan në faqen zyrtare të internetit të Universitetit të Oksfordit, Jakobit Dahl, një nga përgjegjësit e bibliotekës dixhitale dhe profesor në Departamentin e Studimeve Orientale të institucionit britanike.

Duke studiuar për dhjetë vjet rresht grafikën protoelamitikis, Dahl konsideron se me fotografitë digjitale është çështje kohe deshifrimi i sistemit të grafisë, për vetë faktin se do të japin kontributin e tyre me dhjetëra shkencëtar nga e gjithë bota.
Gjithashtu, fotografitë digjitale japin mundësinë shkencëtarëve të zbulojnë hollësira të cilat ndoshta nuk mund t’i kishin vënë re më parë./alb-observer.com/

10 grabitjet më të mëdha të artit në botë

October 22, 2012 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

 

10 grabitjet më të mëdha të artit në botë

Ja cilat janë grabitjet më të mëdha

1. Duka i Uellingtonit, Goja
Në vitin 1961, Çarlls Uigstman, koleksionisti i pasur amerikan, biznesmen i naftës bleu “Portreti i Dukës së Uellingtonit” të Gojas për 392 mijë dollarë dhe kishte në plan ta merrte në SHBA. Pati një shpërthim kaq të madh të zemërimit të publikut, saqë Qeveria britanike e rriti shumën e nevojshme për ta shitur. Më pak se tri javë pasi u var në mënyrë triumfale në Galerinë Kombëtare, ajo u vodh. Hajduti kërkoi një shpërblesë në pothuajse të njëjtën shumë dhe tha se këto pra do t’i çonte për bamirësi.
Në vitin 1965, hajduti dërgoi një pusullë për të përditshmen britanike “The Daily Mirror” dhe piktura u gjet nga policia në një zyrë hekurudhore bagazhesh. Hajduti, një shofer autobusi i papunë me emrin Kempton Bunton u vetë-dorëzua gjashtë javë më vonë. Ai kish planifikuar që të përdorte parat për të blerë licenca televizive për të varfrit. U burgos për tre muaj.

2. Fshikullimi i Krishtit – Piero della Françeska
Italia, shtëpia e artit ka qenë njëkohësisht shtëpia e vjedhjeve të veprave të artit. Kur dy vepra të Piero della Françeskas, “Fshikullimi i Krishtit” dhe “Madona e Senigalias” si dhe një vepër e Rafaelit “Memeci” u prenë dhe shkëputën nga kornizat e tyre dhe u vodhën nga Pallati i Dukës në Urbino, kjo u përshkrua si vjedhja e shekullit sa u përket veprave të artit. Vjedhja kishte si motiv të vetëm fitimin. Ajo u krye nga hajdutë vendas që planifikuan të shisnin veprat në tregun ndërkombëtar dhe ata nuk do të ishin të fundit që të zbulonin se një pjesë e madhe e kryeveprave të riprodhuara të artit është e pamundur të shndërrohen në para. Pikturat u gjetën të padëmtuara në Zvicër në vitin 1976.
3. Piktura të ndryshme -
Renoar, Mone, Koro
Vjedhja e nëntë pikturave, përfshirë “Duke u larë” të Renua dhe “Impresioni, Soleil Levant” të Mone, e cila i dha emrin rrymës së Impresionizmit, nga muzeu Marmotan në Paris ndodhi në vitin 1985. Policia mendoi fillimisht se krimi ishte kryer nga grupi radikal “Veprim Direkt”. Por, shumë piktura që ishin vjedhur nga një muze provincial francez në fillim të vitit 1984 u zbuluan në Japoni, pas një informacioni që u sigurua prej një shitjeje të vogël. Pikturat ishin në duart e Shuiniki Fuxhikuma, një gangster i njohur. Ai kishte qenë gjithashtu njeriu prapa grabitjes në muzeun Marmotan. Fujikuma ishte arrestuar në Francë me 7.8 kilogramë heroinë në vitin 1978. Gjatë qëndrimit për pesë vite në burg ai u njoh me Filip Xhamin dhe Jusef Kimun, anëtarë të sindikatës së vjedhjeve të veprave të artit, me të cilët kreu vjedhjen. Por pikturat u rigjetën n vitin 1991 në Korsikë.
4. Koshi i qepëve – Shardin
Grabitja në degën e Manhatanit të tregtarit londinez, Kolnagi në “East 8 Street” ishte shumë e sofistikuar. Ajo përfshinte hyrjen brenda përmes një çatie prej xhami, si dhe një manovrim me një litar që u ka mundësuar grabitësve të zbresin teposhtë kafazit të shkallëve. Megjithatë, pasi u futën brenda ata nuk rezultuan aspak të aftë, duke u marrë me vetëm disa piktura dhe duke mos përzgjedhur aspak më të mirat. 8 pikturat dhe dhjetë vizatimet që ata grabitën përfshinin dy piktura nga Fra Angelico, e siguruar për 4 milionë dollarë dhe “Koshi i Qepëve” të Shardin. Vetëm 14 rrej veprave janë rigjetur. Grabitja pati një vlerë totale prej 6 deri 10 milionë dollarë, duke e shndërruar atë në vjedhjen më të madhe të veprave të artit në Nju-Jork. Ajo nxori në pah fakti që grabitjet në galeritë private mund të rivalizojnë ato nëpër muze.

5. Lulediellet e thara – Van Gog
Tre piktura të Van Gog, përfshirë “Lulediellet e thara”, “Brendia e endësit” dhe një version i hershëm i “Patatengrënësve” u vodhën në muzeun Kroller-Muller, Holandë. Modeli i vjedhjeve të veprave të artit ndjek pak a shumë dhe pasqyron atë të vetë tregut të veprave të artit, dhe në këtë rast ndodhi pikërisht kjo gjë. Vetëm dy javë më parë, ishte botuar një listë e çmimeve më të lartë që paguhen për veprat e artit tek shtëpitë e ankandeve Sotheby dhe Kristie. Mes dhjetë më të kushtueshmeve ishin edhe pesë vepra të Van Gogut, duke përfshirë edhe çmimin 53.9 milionë dollarë për “Irisi”, që në atë kohë ishte çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një pikturë. Hajdutët u rikthyen dhe kërkuan 2.5 milionë dollarë për të dyja. Policia arriti t’i rimarrë në 13 korrik 1989.

6. Stuhia në Detin e Galilesë – Rembrant
Në orën 01.24 të mëngjesit pas ditës së Shën Patrikut, dy burra me uniforma policie trokitën në një derë anësore të muzeut Izabela Stjuart në Boston, duke thënë se kishte një lloj “problemi” në bodrume. Rojet i lanë të hyjnë brenda, por pas vetëm pak sekondash e panë veten të lidhur me pranga dhe të mbyllur në një bodrum. Veprat që hajdutët arritën të vjedhin përfshinin “Koncertin” e Vermeer, “Stuhia e Detit të Galilesë”, që është e vetmja pikturë me sfond detin e Rembrandtit, vepra të Degas, si dhe disa sende të tjerë që përfshinin një pjekëse buke kineze të bronztë si dhe një shtizë flamuri nga koha e Napoleonit. Të paprekura mbetën pikturat e Rilindjes, përfshirë “Evropën”, e cila është vepra më e kushtueshme në të gjithë koleksionin.

7. Portret i një piktori pers –
I panjohur
Muzeu Kombëtar i Kuvajtit dhe Shtëpia e Sendeve Antike Islamike u vodhën gjatë pushtimit shtatë-mujor nga Iraku. Të dy muzetë kishin një koleksion arti islamik, një prej më të mirëve në botë, që ishte koleksionuar nga familja Al Saba e Kuvajtit në vitet ’70 dhe ‘80. 20 mijë sende, përfshirë armë, qeramika, enë prej argjile, plumbi dhe vepra dekorative nga Persia e lashtë, mamlukët e Egjiptit dhe perandorët mugalë në Indi si dhe Kuvajtin e epokës së bronzit ishin paketuar në arka e nisur drejt Muzeut Kombëtar të Irakut në Bagdad, në një varg me 17 kamionë.
Në atë kohë mendohej thuajse i pamundur kthimi i tyre përveç se përmes blerjes copa-copa në tregun e zi deri sa një ekip i vogël kuratorësh mbërriti në Bagdad gjashtë muaj pas armëpushimit. Mes 16 shtatorit dhe 20 tetorit 1991 ishin rikthyer 16000 pjesë.

8. Fusha me grurë dhe sorrat -
Van Gog
Katër holandezë u arrestuan për vjedhjen e Muzeut Stedelijk në Amsterdam të jo më pak se 20 veprave të Van Gog. Ato u risollën brenda një ore. Policia kish mendimin se nëse vjedhja do të ishte e suksesshme nuk do kërkohej asnjë shpërblim për to. Pikturat do të bëheshin thjeshtë instrumente financiarë në tregun e zi të artit siç ndodh rëndom në raste të tilla. Tre prej tyre ishin dëmtuar keqas, duke përfshirë një prej pikturave të fundit vizionare të Van Gog, “Fusha me grurë dhe sorrat”. Fakti që shumica e veprave të artit që vidhen rikthehen në formë pak a shumë të mirë mund t’i bëjë njerëzit të kenë një besim të tepruar. Por, siç tregon ky rast, veprat e artit janë të brishta dhe mund të mos kenë shumë fat.

9. Parisieni i ri – Renoar
Pak minuta para orës së mbylljes në një fund dhjetori para disa vitesh, një burrë hyri në Muzeun Kombëtar në Stokholm, me një automatik në duar. Ai ia drejtoi një roje të paarmatosur në holl, ndërkohë që dy bashkëpunëtorë të tij që ishin futur brenda tashmë morën një autoportret të Rembrandt si dhe dy piktura të Renoar, “Parisieni i ri” dhe “Bashkëbisedimi” në katin e dytë. Ata kryen një arratisje si në filma, duk mbushur dyshemenë me gozhdë për të shmangur ndjekjen dhe duke u larguar me një motobarkë.
Më pas, hajdutët iu afruan një avokati, i cili transmetoi kërkesën e tyre për të rikthyer veprat: 10 milionë dollarë për pikturë. Oficeri i policisë i ngarkuar me hetimin kërkoi fotografi. Tetë vetë janë arrestuar për këtë çështje dhe ka tashmë një mandat arresti për një të nëntë. Por, edhe sot e kësaj dite, pikturat nuk janë gjetur.

10. Britma – Eduard Munç
Në 22 gusht 2004, “Britma” e Munç u grabit me armë, bashkë me “Madona” e Munç. Zyrtarë të muzeut u shprehën se kishin shpresë se do e rimerrnin sërish pikturën, duke supozuar se ndoshta hajdutët do të kërkonin para. Në 8 prill 2005, policia norvegjeze arrestoi një të dyshuar në lidhje me vjedhjen. Në 28 prill 2005, u përhapën zëra se dy pikturat ishin djegur nga hajdutët për të fshehur provat. Në 1 qershor 2005 bashkia e Oslos ofroi një shpërblim 2 milionë korona norvegjeze për informacione që do të ndihmonin në gjetjen e pikturës. Në fillim të vitit 2006, gjashtë vetë me precedentë penalë dolën para gjyqit nën akuza qoftë për ndihmë në planifikim, qoftë për ekzekutim të vjedhjes. Tre prej tyre u dënuan nga 4 deri tetë vite burg në maj 2006.

banka.ideve

Qytetërimi i mrekullueshëm Maya

October 22, 2012 by  
Filed under Kulturë

Comments Off


Qyteterimi Maya eshte nje nga me te medhenjte ne bote. Faza e hershme e qyteterimit Maya filloi rreth vitit 3000 para eres sone, kur shoqerite e lashta po perhapeshin ne Egjipt, Kine, Indi, Mesopotami dhe Asiri.

 

 Qytetërimi i mrekullueshëm Maya

Vendbanimet e medha dhe komplekse te fisit Maya datojne ne vitet 500-200 para eres sone. Maya-te e lashte jetonin ne qytete te mrekullueshme prej guri, me piramida te larta dhe sheshe te gjera te zbukuruara me gdhendje te nderlikuara.
Ata zhvilluan kalendarin me te sakte qe ekziston, ishin mjeshtra te astrologjise e matematikes dhe prodhuan nje art elegant ne qeramike dhe murale. Kjo shoqeri e madhe klasike arriti kulmin e saj nderkohe qe Europa ishte zhytur ne Periudhen e Erret.
Ndertimet inxhinierike te 100 shekujve nuk njiheshin deri ne shek e XIX. Te tilla ndertime prej blloqe guresh monolite dhe ndertesa, strukturat e te cilave pasqyrojne saktesisht fenomenet diellore, henore dhe yjore, akoma mbeten nje mister.
Kalendari Maya
Maya-te ishin specialiste te kohes. Ata zhvilluan mbi 17 kalendare, secili me nje qellim te ndryshem, te cilet orientonin ritmet e shoqerise Maya. Ne sot mahnitemi me saktesine dhe kompleksitetin e ketyre kalendareve, pa arritur te kuptojme se si kane qene perdorur.
Kalendari diellor (Haab) e llogariste vitin me me shume saktesi se sa kalendari qe perdorim ne sot, por ishte i bazuar ne vitin 360 ditesh.
Kalendari i shenjte (Tzolk’in) perdorte nje llogaritje 20 ditore me 13 numra por ishte shume numerik.Ne kalendarin Long Count cdo dite kishte nje kod numerik dhe simbol unik, cka mbulonte kohen bosh, por Maya-te e nxoren nga perdorimi ne periudhen Klasike. Vetem nje yll permbante simbole per 21 Dhjetorin 2012, nje date qe nuk mund te ishte e rendesishme per Maya-te.

banka,ideve

Në botën e ëndrrave…, “profecitë” që na prishin gjumin

September 17, 2012 by  
Filed under Psikologji

Comments Off

Për të shpjeguar ëndrrat duhet të kemi shumë parametra: individin në gjendjen përpara ëndërrimit, imazhet e ditës, bisedat me shokët, apo dëshirat e parealizuara apo të shtypura prej individit që rikthehen përmes ëndrrës.
 Madje duhen shqyrtuar edhe faktorë të tillë si koha. Nëse nata është e vranët, me shi, e kthjellët, me hënë të plotë apo me hënë të kuqe etj. Pastaj dita: Cila ditë e javës, e diel (ëndrra tregon vetëm për të atë ditë deri mesnatë), e hënë, e martë etj.

 


Koha para mesnate pas mesnate apo mëngjes. Data prej 1 (një) deri 31 muajit përkatësisht 30. Gjithashtu shqyrtohet se si ndihet kur i del gjumi atij që ëndërron, nëse e ka ndjerë vetën të gëzuar, të mërzitur a të shqetësuar.
Së fundi janë simbolet që qëndrojnë në rrafshin e pavetëdijes. Një shembull: Tre veta udhëtojnë me një makinë, u kalon macja e zezë, njëri prej të treve fillon të qajë dhe e pyesin “pse?”, ai u përgjigjet “e ka ters macen e zezë”.
Dhe vërtet mund t i ndodhë diçka e keqe atij personi. Personi i dytë fillon të këndojë sepse macja e zezë ishte shenjë e mbarë për të. Dhe vërtet, tërë dita i kalon mirë dhe është i gëzuar, kurse i treti nuk reagon. Sepse macja e zezë nuk e ndonjë domethënie për të.
Kështu edhe në botën e ëndrrave: Varet se me çfarë simbolesh e kemi ngarkuar pavetëdijen, për shembull, qeni për dikën është besnik, për tjetrin armik etj.
Ëndrrat që i shkakton ngacmimi i jashtëm
Sa është njeriu i vjetër, aq janë të vjetra ëndrrat. Ato e kanë shqetësuar pareshtur, prandaj ai u ka dhënë domethënien e vet. Ndonjëherë është përpjekur t i shpjegojë ato edhe si zë të Zotit.
Shumë ëndrra kanë shkak të jashtëm, siç janë ngacmimet e ndjenjave.
Kështu, në qoftë se jashtë bubullon, atëherë njeriu zakonisht do të ëndërrojë se është në frontin e luftës; zëri i gjelit, herët në mëngjes, atij i rikthehet në ëndërr si një kushtrim i frikshëm; në qoftë se dyert e shtëpisë kërcasin, do të ëndërrojë hajdutin që ka hyrë në shtëpi; në qoftë se mbuloja e shtratit bie për tokë, mund të ëndërrojë se fluturon i zhveshur ose ka ra në ujë dhe noton; në qoftë se është i shtrirë dhe këmbët i ka të varura në skaj shtratit, mund të ëndërrojë se bie në greminë; në qoftë se e mbulon kokën me nënkresë, mund të ëndërrojë se bien gurë mbi të.
Ata që “lagen” gjatë natës në shtrat, do të ëndërrojnë se notojnë.
Dikush ëndërron se e ka sulmuar armiku dhe e rrëzon në “kokërr të shpinës” dhe e lidh në një hu, dhe kur nga frika i del gjumi, sheh se mes gishtërinjve të këmbës, ka një fije kashte. Psikologu i njohur Henningsi ëndërron se e kanë varur në litar, nga frika i del gjumi, dhe vëren se rreth qafës i është lidhur këmisha e natës.
A. Maury, i cili ka eksperimentuar shumë rreth ngacmimit dhe objektit ngacmues si, bie fjala, me puplën e pulës, ngacmim nën hundë dhe në buzë, dhe ka vërejtur lidhjen midis ndijimeve të jashtme dhe ëndërrimit. Dikush pa ëndërr sikur ishte në shkollë dhe në fund të orës, e pyet profesori, a e ka kuptuar lëndën, ndërsa dikush fillon të bërtasë “o – ja!” Mësuesi e qorton pse bërtet dhe pas tij të gjithë bërtasin, orja, erja, feurja etj.
Pastaj, ai zgjohet dhe, në të vërtetë, njerëzit bërtasin jashtë: “feuer” domethënë, “zjarr”, po digjet shtëpia. Shtëpia e tij ishte në zjarr. Po ashtu gjatë luftës, një vajzë ëndërronte sikur fluturonin aeroplanët mbi të, dhe në të vërtetë qenë aeroplanët e luftës, që bombardonin qytetin…
Ëndrrat me shkaqe patologjike
Shpeshherë shkaku i ëndrrave është në patologjinë e brendshme trupore, siç është shushuritja e veshëve, zemra e dobët, mëlçia e sëmurë, tretja e dobët, po ashtu edhe ngarkesat e llojllojshme të gjëndrave seksuale.
Njeriu i sëmurë nga zemra zakonisht do të shohë ëndrra frike, tmerri, trishtimi, që lidhen ngushtë me vdekjen; bie fjala, lufton me kafshët e egra, e sulmon gjarpri etj.
Kur zgjohet, është i djersitur dhe i shqetësuar. Njeriu i sëmurë nga mëlçia zakonisht do të ëndërrojë sikur ka pengesa me frymëmarrjen, sikur i zihet fryma nga turma e madhe, ikën dhe nuk mund të vrapojë as të fshihet. Njeriu me dhimbje stomaku dhe tretje jo të mirë zakonisht do të ëndërrojë gjëra të pështira.
Njeriu me nerva të luhatshme dhe frikacaku zakonisht do të ëndërrojë se përplaset dhe rrëzohet; lufton me kafshët e egra, siç janë gjarpërinjtë, ujqit, etj. Ata që ëndërrojnë hajdutin, sipas Freudit, u ringjallen kujtimet e fëmijërisë, kur të huajt vizitonin dhomën e fëmijës dhe e zgjonin nga gjumi.
Ëndrrat që e kanë shkakun në të kaluarën
Ëndrrat i kanë shkaqet psikike nga e kaluara. Në qoftë se një ditë përpara ose para disa ditëve, ke pasur mysafirë, ka mundësi të ëndërrosh vizitën e mysafirëve, ose vetë shkon diku në vizitë, do t’i shohësh të njëjtit njerëz, por në një shoqëri tjetër.
Njeriu, i cili ka qenë në udhëtim dhe kthehet në shtëpi, mund të ëndërrojë disa ditë vendet nëpër të cilat ka kaluar, ndoshta ëndërron se si vozitet dhe ballafaqohet me vështirësi dhe pengesa, siç është harresa e biletës etj. Ngjarjet që lënë përshtypje (mbresë) të thellë, do të shkaktojnë ëndrra, por në lidhje me diçka tjetër.
Në ëndërr nuk e kemi nën kontroll veten dhe as nuk mund ta përcaktojmë qëllimin nga jeta konkrete. Rikthimi në fëmijëri ose në moshë të re, po ashtu shkakton ëndrra të shpeshta te njeriu i moshuar.
Bie fjala, ëndërron se është fëmijë dhe është nën këshillat e babës dhe të nënës, që mund të jenë dhe të vdekur. Po ashtu, të shpeshta janë ëndrrat e jetës së shkollës (prefesori do të pyesë, por del se nuk jemi të përgatitur dhe nga kjo frikë në fund zgjohemi).

Ëndrra si shkak i dëshirës
Ëndrrat e njeriut janë dëshirat, që ende nuk janë realizuar ose nuk do të realizohen kurrë. Vajza, që e ka humbur shpresën e martesës, do të ëndërrojë se si shkon në dasmën e vet në mënyrë solemne; ia urojnë martesën miqtë dhe shokët drejtpërsëdrejti ose me telegrame dhe letra; kjo është vetëm një dëshirë që dëshiron ta plotësojë.
Në qoftë se studenti ëndërron se e ka dhënë provimin me notën shembullore, në të vërtetë ai ende nuk ka filluar të përgatitet për provim; pra ai nuk e di a do ta japë provimin; kjo mbetet dëshirë për t’u realizuar. Shumë herë, njeriu ëndërron grumbullin e parave dhe fillon të hartojë plane se si t’i shfrytëzojë ato, po dhe kjo në qenësi shpreh dëshirën e tij.

Ëndrrat me domethënie simbolike
Njeriu shikon edhe ëndrra simbolike, që në momentin e parë nuk i di as domethënien. Zakonisht, për këto ëndrra nuk gjendet një shkak i jashtëm i ëndrrës. Nga lashtësia historike, njeriu i ka shpjeguar ëndrrat sipas simbolikës (posaçërisht dallohet populli i Izraelit).
Kështu, bie fjala, Jozefi i Egjiptit ia shpjegoi Faraonit ëndrrën me shëmbëllesa. Në kohën tonë, për këtë dukuri janë të njohur Freudi, Adleri, Jungu dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Por, asnjë shkollë psikanalitike nuk i shtjellon ëndrrat në të njëjtën mënyrë dhe ato dallohen dukshëm mes tyre. S. Freudi (Frojdi), zakonisht u mor me shpjegimin e dëshirave të parealizuara në lëmin seksual. Tërë simbolika e ëndrrës është e veshur me epshin dhe kënaqësinë seksuale.
Njeriu gjatë gjumit s’ka mbikëqyrje në censurimin e vetëdijes dhe kështu bota e ëndrrave shpërthen nga dëshirat e parealizuara dhe censura është e veshur me shëmbëllesën e epshit seksual.
Prej këtej, ombrella, thika etj. shprehin fallusin, organin seksual të mashkullit, ndërsa krehri, organin seksual të femrës. Shumë larg do të shkonim, në qoftë se i shpjegojmë të gjitha ëndrrat në këndvështrimin seksual, edhe pse disa e kanë këtë simbolikë.
Nuk është e vërtetë se të gjitha simbolet në ëndërr paraqesin vetëm jetën seksuale, po ashtu nuk është e vërtetë, siç e thekson Frojdi, se nënvetëdija e njeriut është e prishur, e çoroditur dhe vetëm vetëdija është e mirë. C. G. Jungu thekson: “A nuk është dëshmi e mirë se çfarë i solli njeriut vetëdija e tij, siç janë dy luftërat botërore?
Ndërsa nënvetëdija e njeriut, përderisa nuk është e përcaktuar, nuk është as e keqe as e mirë.” C. G. Jungu thotë se bota e ëndrrave buron nga nënvetëdija e njeriut, që e plotëson vetëdijen; njëra e plotëson tjetrën, prandaj nuk është e mjaftueshme të dish nga vinë ëndrrat dhe shkaqet e tyre, por është i rëndësishëm qëllimi -Pse ëndërrojmë.
Ja ëndrra e një mjeku, treguar Jungut: “U ngjita në bjeshkë, rruga ishte përpjetë nëpër borë; koha ishte e mrekullueshme. Sa më lart ngjitesha, aq më tepër kisha kënaqësi, edhe ndieja një bukuri dhe lumturi të qëndroja përherë aty. Ashtu isha i magjepsur, por, sa arrita në kulmin e bjeshkës, fillova të ngrihem në ajër dhe të fluturoja. Dhe kur u zgjova, isha krejtësisht në një farë ekstaze”. Jungu i përgjigjet: “Mik i dashur, e di se nuk mund të rrish larg malit, por tani të qortoj, mos shko më vetëm në bjeshkë.
Në qoftë se shkon së paku merr dy veta që të të shoqërojnë!” Ai në këtë qortim qeshi. Pas dy muajve doli në mal dhe rrëshqiti e mbeti në mbulojën e borës, dhe një kalimtar i rastit i shpëtoi jetën. Tre muaj më vonë, sërish u ngjit në bjeshkë, por, porsa hipi në thepin e bjeshkës, u rrëzua dhe ra në greminë. Kjo ishte ekstaza e ëndrrës. Kështu e shpjegon Jungu. Mirëpo, shtrohet pyetja: Në cilin drejtim vetëdija e njeriut, plotësohet me nënvetëdijen e botës së ëndrrave?

Zbulimi i brendshëm
Është e vërtetë se bota e ëndrrës e zbulon botën e brendshme të njeriut, që ai nuk do ta pranojë në mënyrë të vetëdijshme. Për njeriun që ëndërron se vonohet, zakonisht për trenin ose i ikën treni, thonë se ai gjithmonë do ta humbasë rastin ose do të vonohet; vajza 40 vjeçe, që e kishte humbur shpresën e martesës, ëndërron sikur do të udhëtojë me trenin, që i kalon përpara syve.
Plotësimi i vetëdijes me nënvetëdijen
I internuari që mësoi gabim nga ëndrra, ditën e tij të lirisë
Si plotësohet vetëdija e njeriut me nënvetëdijen që shprehet në botën e ëndrrave? Në vend të sqarimit, po japim një shembull të prof. Viktor Frankel-it nga kampi i përqendrimit të Dachau (Dahau).
Një nga të burgosurit kishte pa një ëndërr të çuditshme; një zë i çuditshëm i thotë: A dëshiron ta dish të ardhmen tënde! Ai i përgjigjet, po: “Dëshiroj të di, kur do të jetë për mua fundi i luftës?” Zëri i ëndrrës i përgjigjet: “Më 30 mars 1945!” Këtë ëndërr e kishte parë në fillim të muajit mars.
Ishte krejtësisht i shëndoshë dhe fizikisht i fortë me plot shpresë për t’u çliruar. Ditët kalojnë shpejt dhe nuk shihet në horizont ndonjë shenjë, që t’i realizohet zëri i ëndrrës. Ditët e fundit e kaplojnë ethe të rënda dhe më 29 mars e dërgojnë në spital; më 30 mars vdes; ky është fundi i luftës dhe i vuajtjeve të tij. Ëndrrat nuk janë profetizim, që mund të tregojnë të ardhmen e njeriut, por mund të jenë shkaku i atyre gjërave që paralajmërohen. Jeta e përditshme na jep mjaft shembuj të tillë, por ne nuk jemi gjithnjë të vetëdijshëm për këtë, sepse përmbajtja e ëndrrave, që shpërthen nga nënvetëdija e njeriut do të ndikojë, dashje pa dashje, edhe në vetëdijen, në mendjen e tij, që e shpie deri te realizimi i ëndrrës, edhe pse realizimi i saj në realitet është i ndryshëm. Ëndrrat janë pjesë e jetës dhe diçka normale te njeriu.
Nëpërmjet tyre në mënyrë spontane përjetojmë shtresat e thella psikike. Me një fjalë, përmes ëndrrës, në mënyrë spontane zgjohet vetvetiu tërësia e strukturës psikike “nën ujë” të thellë.
Disa autorë e shpjegojnë procesin e ëndrrave dhe përdorimin e tyre në shtatë shkallë.

Nganjëherë na ndodh se fare nuk na kujtohen ëndrrat. Harresa e tillë bazohet në faktin se i shtypim në sferën e nënvetëdijes të gjitha ato gjëra që na kërcënohen me ndonjë dhimbje ose e rrënojnë Unin (Egon) ose na shpijnë kah pasiguria, qofshin ata të vetëdijshme, qofshin të pavetëdijshme.

1. Shkalla e parë është “ëndrrat e ditës” (ëndërrite), integrimi i kujtesës që personi përjeton gjatë natës. Jo vetëm se i kujtohen ëndrrat, por dhe përmbajtja e tyre psikike, çfarë na i ka “vjedhur” dita. Edhe pse i përjeton si diçka të huaja dhe “jo të nevojshme”, nuk i shtyp në sferën e nënvetëdijes dhe as nuk largohet prej tyre me ndonjë ide fikse ose të ngushtë për ta mbrojtur pamjen e vet dhe të botës reale, por me vetëdije kyçet në integrimin e sferave psikike.

2. Shkalla e dytë është analiza e ëndrrave. Përmes analizës jo vetëm se e ndajmë pjesë-pjesë përmbajtjen e ëndrrave, por edhe rritet vëmendja dhe kujdesi në disa momente të sferës psikike dhe njëhershmit ballafaqimi me pasurinë (thesarin) e fshehur në shtresat e thella. Kuptohet se kjo nuk është integrimi i ëndrrës me shtresat e ditës, por është integrimi i shtresave të ditës me kujtimet që reflektojnë nga ëndrra, kyçja spontane me sferat e thella të individit.

3. Shkalla e tretë është shpjegimi i ëndrrave dhe deshifrimi i fshehur i porosisë, që jepet nëpërmes gjuhës simbolike të ëndrrës. Në këtë fazë i dallojmë shtytjet e ditës nga përmbajtja e ëndrrës dhe në mënyrën aktive inkuadrohemi në botën e ëndrrave, duke analizuar mirë shtytjet e ditës që bëhen burim i përjetimit së botës së ëndrrave. Po ashtu i analizojmë shkaqet e shëmtuar nga ndodhitë e ëndrrës dhe kërkojmë çelësin për t i deshifruar porositë e saj.

4. Shkalla e katër është integrimi me ëndrrat e ditës, “ëndërrite”. Veprimi shkon në drejtimin e kundërt. Vëmendja e zgjon vetëdijen dhe kyçet drejtpërsëdrejti me botën e ëndrrave. Këtë shkallë mund ta arrijmë vetëm me ushtrime intensive, për ta zgjuar vetëdijen gjatë “ëndrrës” (jemi të vetëdijshëm se jemi në botën e ëndrrës). Vëzhgimi i ëndrrës bëhet nga këndi i vëmendjes dhe mendojmë mbi domethënien e ëndrrës. Në këtë fazë hyjmë në hulumtimet e thella dhe në mbretërinë e bukur të ëndrrave – gjithherë me vetëdijen e plotë dhe ashtu jemi të pranishëm në botën e ëndrrës, që quhet “lucide”.

5. Shkallës së pestë i bashkohet jo vetëm vëmendja e vetëdijes, por edhe vullneti me krijimtarinë burimore. Ëndrra vëzhgohet jo më në mënyrë pasive, por individi ndërhyn në mënyrë aktive dhe kreative. Përpara e përgatitin edhe skenarin, bie fjala, lëndën mbi të cilën do të ëndërrojë dhe rolin që do ta luajë, po ashtu dhe gjatësinë e dëshiruar. Ëndrrat e tilla i quajmë ëndrrat të kontrolluara ose ëndrra kreative. Në ëndrrat e tilla kyçet jo vetëm vëmendja, po dhe intelekti i individit me emocionin dhe vullnetin e lirë.

6. Në shkallën e gjashtë fillon integrimi i individit dhe autoterapia nëpërmjet ëndrrës. Integrimi psikik nuk është vetëm lidhja e strukturës dhe njësimi i shtresave psikike, por dhe përpunimi konstruktiv i tyre. Autoterapia psikike nga tjetërsimi, nga shtypja psikike që shpërthejnë nga nënvetëdija, nga ngarkesat e llojllojshme, që shoqërojnë dhembje nga tronditjet shpirtërore. Ri integrimi është i mundshëm vetëm si proces i shërimit ose i autoterapisë. Autoterapia tek ëndrrat e kontrolluara është e mundshme dhe e suksesshme bile edhe më e suksesshme se terapitë e tjera.

7. Shkallën e shtatë mund t ia lejojmë vetes vetëm atëherë kur integrimi ynë është i lartë dhe stabil. Në këtë fazë na paraqitet dera e mrekullueshme që hyjmë në botën e fenomeneve të paranormales. Kështu mund ta zhvillojmë dyshin tonë (binomi – binjakun tonë) dhe të udhëtojmë në kohë dhe në vend; i dërgojmë dhe marrim sugjerimet telepatike nga tjetri, ose së bashku me tjetrin ëndërrojmë të njëjtën ëndërr ose e kërkojmë tjetrin në ëndrrën e tij.
Edhe pse ëndrrat nuk mund ta japin drejtimin tonë të jetës, ato janë faktor i rëndësishëm që ndihmojnë në mënyrë pozitive për baraspeshën e jetës së përditshme të pikëpamjeve më humane në botë.

Vaksinat dhe historiku i tyre

September 8, 2012 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

Vaksinimi është një praktikë më e vjetër se ajo që ishte menduar disa vite më parë. Në Kinën e lashtë, fëmijët thithnin hirin e indeve të njerëzve të vdekur gjatë murtajës, për të shmangur përhapjen.

Studimet e para u kryen nga gruaja e ambasadorit britanik, zonja Mary Montague, e cila mbeti shumë e impresionuar nga praktika lokale për të shëruar personat e sëmurë me li dhe për të imunizuar njerëzit e shëndetshëm.

Pasi u kthye në Angli, vendosi të studiojë këtë teknikë. Pas gati një shekulli, Edward Jenner gjeti dokumentet e Lady Montague dhe vendosi të rifilloje eksperimentet kryesisht tek bagëtitë, më pas duke kaluar testimin tek qeniet njerëzore.

Pavarësisht suksesit pozitiv pothuajse në të gjitha vaksinat e bëra, Royal Society refuzoi të marrë në konsideratë vaksinimin, sepse u konsiderua shumë revolucionare. Vetëm shumë vite më vonë, falë studimeve të Louis Pasteur, më në fund vaksinat u morën seriozisht dhe konsiderohen si një praktikë e vlefshme mjekësore.

Vaksinat janë masa parandaluese ndaj sëmundjeve infektive. Prodhimi i tyre kryhet tashmë në bazë të mënyrave moderne të prodhimit. Ka disa lloje vaksinash:

Vaksinat sintetike

Vaksina me veprim të shumëllojtë

Vaksina të prodhuara nga kulturat qelizore

Vaksinat sintetike

Këto vaksina nuk përmbajnë bakterin ose virusin e plotë, por peptide të vogla të prodhuara në laborator. Këto peptide duhet të jene antigjenike d.m.th të mund të shkaktojnë prodhimin e antitrupave të organizmit kundër patogjenit

Vaksinat me veprim të shumëllojtë

Inxhinieria gjenetike ka krijuar tashmë gjithë mundësitë për të krijuar vaksina, të cilët e imunizojnë njeriun dhe kafshët e sëmurura për shumë sëmundje njëkohësisht.

Vaksinat e prodhuara nga kulturat qelizore

Në kultura qelizore mund të prodhohen sasi të bollshme vaksinash. Nga ana tjetër, nga këto vaksina mund të pastrohen me lehtësi nga përbërësit e tjerë.

 albania.observer

Next Page »