Një rrugëtim në botën e librit dhe shkrimtarëve më të mëdhenj

April 24, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

Një libër është një rrugë e shkëlqyer për të zbuluar diçka të re, të cilën më parë nuk kishe dijeni që ekzistonte.

Letërsia

Dita Botërore e Librit festohet çdo vit më 23 prill. Lidhja midis 23 prillit dhe librave u bë për herë të parë në vitin 1923 prej botuesve spanjollë të librave, si një mënyrë për të nderuar shkrimtarin e madh Migel de Servantes.

Në vitin 1995, UNESCO vendosi që këtë ditë ta shpallë “Ditën Botërore të Librit dhe të së drejtës së autorit”, në mënyrë që të promovonte leximin, botimin dhe të drejtat e autorit.

Vende të ndryshme të botës e festojnë në mënyra nga më të veçantat Ditën Botërore të Librit. Për shembull, në Britaninë e Madhe fëmijët e festojnë 23 prillin duke u veshur si personazhet e tyre të preferuar të librave.

Në SHBA shumë nxënës dhe lexues nga të gjitha shtetet e festojnë këtë ditë duke gjetur dhe treguar histori të ndryshme librash. Të gjithë vihen në kërkim të historisë më të bukur ose e krijojnë atë nga mjedisi ku jetojnë, ka edhe nga ata që i marrin të gatshme nga interneti. E rëndësishme është që në fund të ditës të gjithë të kenë nga një histori për të treguar dhe t’u dhurojnë sa më shumë libra personave të tyre më të dashur.

Veprimtaritë që kryhen kanë si qëllim të festojnë për autorët, që kanë ngritur letërsinë në majat e saj, por edhe të edukojnë e mbrojnë të drejtat e autorit, të cilat dhunohen çdo ditë më së shumti në internet.

10 librat më të mirë të të gjitha kohërave, sipas revistës “Time”, janë:

1. “Ana Karenina”, e shkruar gjatë viteve 1873-1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi. Vepra hapet me një citat madhështor: “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe, janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat.” Kjo novelë është një kryevepër e dashurisë tragjike të Ana Kareninës me kontin Vronski, të dy këta pre e një dashurie, që nuk do të marrë kurrë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelësja Ana Karenina ndjek një rrugë të pashmangshme të shkatërrimit shoqëror dhe shpirtëror. Ajo që e bën librin kaq të pëlqyeshëm për publikun, është aftësia e Tolstoit për të balancuar historinë pasionante të Ana Kareninës dhe jetës familjare të Levinit, personazhit që kryen një martesë të thjeshtë, që është besnik ndaj Zotit dhe që i pëlqen të merret me bujqësi. Fillimisht autori u ofron lexuesve mëkatin e ëmbël të Anës dhe më pas i edukon ata me virtytet e Levinit.

2. “Zonja Bovari”, është novela e parë e Gustav Floberit, të cilën ai e botoi në vitin 1857 dhe që konsiderohet prej shumë kritikëve si kryevepra e tij. Prej shumë novelave të shekullit të 19, që flasin për shkeljen e kurorës, vetëm zonja Bovari është një personazh shumë i urryer prej vetë autorit të saj. Floberit iu deshën 5 vjet për të plotësuar portretin jashtëmartesor të personazheve të vendosur në provincat e Francës. Në letrat që shkruante për të dashurën e tij, ai ankohej pafund për lodhjen që po i shkaktonin personazhet e novelës dhe se nuk arrinte të gjente paqen e duhur me atë që shkruante. Kur e përfundoi novelën, njihet shprehja e famshme e tij: “Zonja Bovari është e imja.” Shkruar me një stil të mrekullueshëm dhe me personazhe thellësisht të prekshëm, kjo novelë e Floberit dëshmon sesi dëshira për t’u ngjitur sa më lart mund të na nderojë ose shkatërrojë.

3. “Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit. Ai është libri i tretë më i famshëm dhe i lexuar, sipas klasifikimit të revistës prestigjioze “Time”. Mark Tuein është shprehur për këtë libër: “Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu.” Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.

4. “I madhi Getsbi”, është romani stoli i epokës së xhazit, që pikturon një portret të paharrueshëm të ditëve të kaluara mes muzikës xhaz, xhinit, pakujdesisë dhe pasurisë së vënë lehtë. Ky roman është ndoshta legjenda më e madhe e kërkimit të “ëndrrës amerikane”, e shkruar ndonjëherë. Xhej Getsbi është një milioner i vendosur të fitojë përsëri zemrën e vajzës, të cilën ai e dashuronte dhe e humbi. Në këtë mënyrë ai kthehet në ikonë të mallit e romantizmit, teksa narratori Nick Carroway, në mënyrë brilante, ndriçon periudhën e fundit të Luftës së Parë Botërore dhe mbarimin e pafajësisë amerikane.

5. “Lolita”, një roman nga Vladimir Nabokov. “Lolita, drita e jetës sime, zjarri i trupit tim, mëkati dhe shpirti im”, kështu fillon kjo kryevepër e shquar ruse. Në të flitet për Humbert Humbert, një burrë i moshës së mesme, i cili bie çmendurisht në dashuri me një vajzë vetëm 12-vjeçare, Dolores Haze. Burri martohet me të ëmën e vajzës dhe kur ajo vdes, ai bëhet babai i Lolitës. Ndërsa Humbert tregon për udhëtimin e tyre me makinë, Nabokov përshkruan dashurinë, fuqinë dhe obsesionin në gjuhë tallëse, guximtare dhe shokuese. Personazhi i Lolitës është kthyer që prej publikimit të romanit, në simbolin e vajzave të vogla, që bien në dashuri me burra të moshës së mesme.

6. “Middlemarch”, nga Xhorxh Eliot. Dorothea Brooke është një vajzë e re idealiste, të cilën dëshira për të përmirësuar botën e çon drejt një martese me pedantin e inatosur Kasaubon. Ky gabim e udhëheq atë drejt rrethanave të dhimbshme në kërkim të lumturisë. Novela tregon për kufizimet që shoqëria u bën grave dhe për jetën e mjerueshme të fshatit. Rrëfimi vjen si një kronikë e qytezës së Middlemarch në Angli dhe portretit të një gruaje. Eliot shquhet për analizimin e momenteve të krizës dhe bën që lexuesit të ndiejnë thellë gjendjen e ankthit dhe ndjesinë e zgjidhjes së problemit të personazhit. Simpatia e Dorothea Brooks për personat e papëlqyeshëm e drejton moralin e saj më shumë nga bamirësia sesa nga përbuzja dhe armiqësia.

7. “Aventurat e Hakëlberri Fin”, i shkruar nga Mark Tuein, është romani i një fëmijërie të lumtur për të gjithë ata që e kanë lexuar në vegjëli. Heminguej shprehet: “Çdo roman modern amerikan vjen prej Hakëlberri Fin”. Për disa ky është romani i aventurave të dy çapkënëve, njëri i abuzuar nga prindërit dhe tjetri një skllav i arratisur, të cilët përpiqen t’u shpëtojnë ligjeve të shoqërisë duke udhëtuar drejt Misisipit. Për të tjerë ky është romani i ashpër satirik, të cilin Tuein e ka shkruar për të treguar ligësinë e diskriminimit racial, fanatizmin fetar, hipokrizinë, lakminë dhe shpërfilljen e shoqërisë ndaj nevojave kolektive. Thjeshtësia e personazheve bën kontrast me jetën e kollarisur dhe kapitaliste, që shoqëria e kohës përpiqej të bënte.

8. “Hamleti”, është drama më e famshme e kohërave e shkruar prej dramaturgut të papërsëritshëm Uilliam Shekspir. Hamleti tregon historinë e një princi të ngarkuar me peshën e rëndë të hakmarrjes për vrasjen e të atit nga duart e xhaxhait të tij, i cili më pas u martua me të ëmën e Hamletit dhe u bë mbret i Danimarkës, duke rrëmbyer kështu fronin e personazhit kryesor. I detyruar nga rrethanat e vrasjes dhe i shtyrë prej fantazmës së të atit, Hamletin e shohim të përfshirë në probleme të rënda të ekzistencës, të cilat Shekspiri i ka pasqyruar aq bukur në shprehjen e famshme: “Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja!”.

9. “Novelat e Çehovit”, u shkruan përgjatë viteve 1860-1904. Djali i një robi rus të liruar, Anton Çehov, u bë një doktor, i cili shpesh i kuronte pacientët pa pagesë dhe që më pas do të njihej si shpikësi i novelës ruse. Deri më tani letërsia ruse ishte njohur me mënyra të ndryshme të shkrimit, përgjithësisht të zbukuruara dhe të tepruara. Çehov, nëpërmjet novelave të tij, reflektoi ndodhitë dhe krizat e jetës së rëndomtë. E gjitha kjo nëpërmjet stilit të tij origjinal, imagjinatës së përzier me mëshirën dhe nëpërmjet përshkrimit të paarritshëm. Ai mbetet një mësues i madh dhe një njeri i mençur, vëren Alan Gurganus për “Novelat e Çehovit”, të cilat akoma dhe sot frymëzojnë dhe turbullojnë mendjet njerëzore.

10. “Në kërkim të kohës së humbur”, është një roman me shtatë vëllime i Marsel Prustit. Është puna e tij më e shquar e njohur si për gjatësinë e saj, ashtu edhe për kujtesën e pavullnetshme. Fitoi famë kur në vitin 1992 u përkthye nga frëngjishtja në anglisht prej D.J. Enright nën titullin “In Search of Lost Time”. Prust, me stilin e tij të jashtëzakonshëm, hipnotik dhe të paimitueshëm, arrin të përshkruajë në mënyrë unike ndodhitë e romanit të tij më të njohur.

Në një kategorizim të autorëve më të shquar të të gjitha kohërave, të hartuar prej 125 shkrimtarëve dhe kritikëve të njohur të kohëve të sotme, të cilët vlerësuan me një sistem pikësh secilin shkrimtar, del kjo renditje e autorëve më të famshëm të të gjitha kohërave:

1. Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i madh botëror me 327 pikë. Ndonëse në kohët e sotme është kaq shumë i çmuar, jeta e tij në periudhën kur jetoi, pati shumë dhembje dhe moskuptim. Ai ishte i pambështetur prej familjes dhe miqve prej pikëpamjeve të tij të ndryshme mbi jetën, fenë, dashurinë dhe mënyrën e ndërtimit të shoqërisë. Në vitin 1910, në moshën 81-vjeçare, si shenjë e revoltës së tij dhe për të mbrojtur më së miri ideologjinë që predikonte, Tolstoi u largua nga shtëpia dhe vdiq në ndërtesën e stacionit të trenit të Astapovos prej sëmundjes dhe pleqërisë.

2. Uilliam Shekspir, dramaturgu, poeti dhe shkrimtari më i njohur anglez, me shumë mister që e rrethon, është vlerësuar prej kritikëve me 293 pikë. Ai e bëri botën të qajë e të qesh me dramat dhe komeditë e tij të papërsëritshme. Është shkrimtari më i lexuar në botë, me 4 miliardë libra të shitur. Talenti i tij në depërtimin e botës së çdo personazhi dhe mjeshtëria e gjuhës, e bëjnë Shekspirin “Lordin e shkrimit anglez”. Shekspiri realizoi gjithsej 37 vepra: 13 tragjedi, 10 drama dhe 14 komedi. Tragjeditë e tij më të famshme janë “Hamleti”, “Henri IV”, “Makbeth” dhe “Romeo e Xhulieta”. Te komeditë përmendim “Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.

3. Xhejms Xhojs, është i akuzuar prej shumë kritikëve si shkrimtari irlandez me stil të pakuptueshëm, të vështirë dhe monoton. Në listën e shkrimtarëve më të mirë botëror, renditet i treti me 194 pikë. Xhejms Xhojs konsiderohet si një nga autorët më me ndikim të shekullit XX. Ai është i njohur për romanin e tij “Uliksi” (1922), me veprën e shumë të diskutuar “Zgjimi i Fineganëve” (1939), për përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” (1914), si dhe për romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit djaloshar” (1916).

4. Vladimir Nabokov, shkrimtari rus i famshëm për romanin e tij tërësisht tronditës për shoqëritë e të gjitha kohërave, “Lolita”, është vlerësuar me 190 pikë prej kritikëve. Karriera e tij filloi pas përkthimit të veprave në anglisht, ku u bë shumë i njohur sidomos me romanin “Lolita”, i cili është realizuar shumë herë në filma, ku përmendet filmi i vitit 1997 aktruar nga i madhi Xheremi Ajrons dhe Melani Grifit.

5. Fjodor Dostojevski, shkrimtari, filozofi dhe eseisti rus, është i njohur për veprat e tij madhështore. Në këtë klasifikim është vlerësuar me 177 pikë. Veprat e tij hulumtojnë thellë në psikologjinë njerëzore nga pikëpamjet politike, shoqërore dhe shpirtërore të Rusisë së kohës. Ai është themeluesi i ekzistencializmit të shekullit të 20 në Rusi. Për Dostojevskin thuhet se është ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

6. Uilliam Folkner, shkrimtari i rëndësishëm që prej natyrës së tij të tërhequr ishte gati-gati i panjohur për lexuesit, derisa në vitin 1949 mori çmimin “Nobel” për letërsi. Ai është vlerësuar në këtë listë si shkrimtari i gjashtë më i shquar me 173 pikë. Vepra e tij, që korri më shumë sukses dhe që i dha emër, është “Një trëndafil për Emilinë”. Në fjalën e tij, gjatë marrjes së çmimit “Nobel”, ai tha: “Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë, kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut që ligjëron ende.”

7. Çarls Dikens, shkrimtari i madh anglez vjen në këtë listë i vlerësuar me 168 pikë. Ai mendohet se është ndër të parët shkrimtarë anglezë, të cilët lëvruan romanin shoqëror. Si veçori e këtij autori është se veprat e tij përbëhen nga personazhe kryesisht fëmijërorë, nga ku vijnë dhe titujt e librave. Mendohet se shkak i kësaj është fëmijëria e tij e mjerueshme. I varfër dhe pa asnjë mjet jetese, ai i nënshtrohet punës në moshë shumë të re. Ndoshta ky është edhe çelësi i suksesit të tij, nëpërmjet personazheve që krijoi, ai pasqyroi dhe rishkroi fëmijërinë e tij për t’i dhënë një fund të lumtur. Veprat e tij më të njohura janë: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell” dhe “Nikolla Nikëllbi”.

8. Anton Çehov, konsiderohet si novelisti më i madh dhe më i shquar jo vetëm rus, por mbarëbotëror. Ai vlerësohet me 165 pikë nga kritikët e sotëm. Çehov u diplomua në Mjekësi, por me shaka shprehej: “Mjekësia është gruaja ime, ndërsa letërsia dashnorja”.

Përmbledhja e novelave të tij është një nga librat më të shitur dhe më të vlerësuar të të gjitha kohërave, thellësia që pasqyron Çehov në novelat e tij, të magjeps dhe njëkohësisht të fut në kolapsin e shoqërisë ruse të shekullit të 19.

9. Gustav Flober, është një nga novelistët më të njohur francezë të shekullit të 19, kohë kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit dhe miqve të tij. Ndjenjat që ushqente ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë të romantizmit europian. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Zonja Bovari”, “Tundimet e Shën Andonit”, “Salambo” dhe “Një zemër e thjeshtë”.

10. Xhejn Ostin është shkrimtarja e vetme që arrin të përfshihet në listën e shkrimtarëve më të mirë botërorë, pavarësisht se shumë femra të tjera kanë dhënë kontributin e tyre në letërsi. Që më 1787-n, Xhejn filloi të shkruante poema, histori dhe drama për zbavitjen e vetes dhe familjes së saj. Xhejn më vonë përpiloi kopje të 29 prej këtyre punimeve të hershme në tri blloqe, tashmë të quajtura “Juvenilia”, që përmbanin pjesë të shkruara mes 1787-s dhe 1793-shit. Veprat e saj të mëpasshme janë frymëzim i shumë filmave hollivudianë, tepër të ndjekur dhe të lexuar. Ajo është një autore që nuk do të harrohet për veprën e saj “Krenari dhe paragjykim”.

Përgatiti: Ivana Dervishi

 

 

“Kur blini një libër nuk keni blerë thjesht disa fletë dhe bojë, por një jetë tërësisht të re” – Christopher Morley

“Nëse lexoni vetëm librat që i lexojnë të gjithë, atëherë do të mendoni vetëm atë që mendojnë të gjithë” – Haruki Murakami

“E kupton që ke lexuar një libër të mirë, kur kthen faqen e fundit dhe ndihesh sikur ke humbur një mik të shtrenjtë” – Paul Sweeney

“Pavarësisht sesa i zënë je, gjej kohën për të lexuar ose rri në injorancën që vetë e zgjodhe” – Confucius

 

 

10 librat më të mirë të të gjitha kohërave:

“Ana Karenina” nga Leon Tolstoi

“Zonja Bovari” nga Gustav Flober

“Lufta dhe Paqja” nga Leo Tolstoi

“I madhi Getsbi” nga F. Skot Fitsxherald

“Lolita” nga Vladimir Nabokov

“Middlemarch” nga Xhorxh Eliot

“Aventurat e Hakërrbei Finit” nga Mark Tuein

“Hamleti” nga Uilliam Shekspir

“Novelat e Çehov” nga Anton Çehov

“Në kërkim të kohës së humbur” nga Marsel Prust

gzeta shqip

I Riu Shqiptar Qe Po Thyen Cdo Rekord Ne Bote (FOTO)

January 14, 2013 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

i-riuKy eshte i riu nga shqiperia me emrin Albert Fiqo i cili po arrin majat e piramidave boterore me ane te fizikut te tij marramendes dhe peshave te tij te medha. i riu shqiptar Albert Fiqo eshte vetem 26 vjec dhe ka trupin me perfekt per bodybillding ne te gjithe bote. Nje mik i te riut 26 vjecar na ka derguar ne zyrat tona edhe nje video shoqeruese e te riut.Kjo eshte nje fotografi e derguar nga nje miku i tij ne stafin tone, me keq ardhje po ju themi se i riu albert fiqo nuk ka mare njohje dhe reputacion ne shqiperi ndaj kjo gje per shkak te kushteve te veshtira ekonomike e kane detyruar te riun te largohet nga shqiperia dhe te vendoset ne shtet e bashkuara te amerikes.Pasi u zhvendos ne amerike i riu filloi ti kushtonte me teper rendesi permasave te trupit te tije dhe jo vetem pasi u njoh me trajnerin e body billding ne amerike i riu u trajnua ne menyre intensive nga trajneri dhe arrite te merte keto permasa trupore.

Fshehtësitë e flokëve me volum

November 26, 2012 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Engjëjt e “Victoria’s Secret” para se të shkojnë në gjumë në flokë vendosin vaj ulliri apo kokosi, volumin e arrijnë me shpëlarjen e përgjithshme të regjeneratorit e për kaçurrelat mund të kujdeseni pas tharjes.

Në mënyrë që edhe ju të keni flokë të shkëlqyeshëm dhe të butë me volum, të ngjashme si flokët e modeleve nga “Victorio’s Secret”, detyrimisht duhet t’i shpëlani rrënjësisht prej regjeneratorit, sepse shenjat e tij rëndojnë flokët dhe kështu humbin volumin.

Sugjerohet të përdorni shampon dhe regjenerues për flokë të dobët. Fshehtësia me të cilën këto bukuroshe arrijnë majën e bukurisë në flokë është se së pari vendosin regjeneruesin e më pas flokët i pastroni me shampon. Pasi ta thoni me peshqir, majat i spërkasni me sprej e më pas shtoni shkumën.

Kujdes me brushat
Brusha më cilësore për flokë është kombinimi i asaj me dhëmbë sintetik, përkatësisht ato të najlonit. E sa më e gjatë të jetë floku brusha duhet të jetë më e madhe. Nëse dëshironi kaçurrela brusha duhet të jetë e rrumbullakët. Gjatë tharjes së flokëve, mes përmes tyre kaloni me gishtërinj, duke filluar nga rrënjët.
/Telegra

10 civilizimet që janë zhdukur në rrethana misterioze

September 28, 2012 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Nga Annalee Newitz

Civilizimet kemi filluar ti humbim gati nga momenti kur janë krijuar. Ekzistojnë dokumente mbi hulumtimet që janë zhvilluar para 100 vjetëve kur edhe janë gjetur tempuj të mëdhenj që janë ndërtuar në xhungël ose thesare të mëdha përplot me fosile, që dikur kanë qenë pallate të mëdha. Pse njerëzit kanë braktisë këto qytete dikur shumë tërheqëse, qendra bujqësore dhe rrugë tregtare? Shpesh përgjigja është e panjohur. Më poshtë ju njohim me 10 civilizime të mëdha, zhdukja e të cilave mbetet mister.

1. Kalendari i popullit-civilizimit Maja
Majat janë mbase shembull klasik i civilizimit që tërësisht është zhdukur. Monumentet e tyre të mëdha, qytetet dhe rrugët tashmë i ka përpirë xhungla, ndërsa banorët janë shpërndarë nëpër fshatra të vogla. Edhe pse gjuhët dhe traditat e popullit-civilizimit Maja kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, kulmi i këtij civilizimi ka qenë në fillim të qindvjeçarit të parë. Atëherë, ndërtesat e tyre marramendëse dhe projektet bujqësore kanë mbuluar hapësira të gjëra të Jukatanit, sot rajon që shtrihet nga Meksika e deri në Guatemalë dhe Belize. Majat, që janë një nga civilizimet më të mëdha të Amerikës së mesme, në mënyrë të avancuar kanë përdorur shkrimin, matematikën, kalendarin dhe ndërtimin e sofistikuar për të ndërtuar piramidat e tyre dhe kopshtet në formë tarrace. Edhe pse spekulohet se rënia e civilizimit Maja ka filluar rreth vitit 900 të epokës së re, shumë dëshmi tregojnë se kjo ka ndodhur nga ndryshimet klimatike në Jukatan dhe për shkak të luftërave që kanë sjellë deri te braktisja e qyteteve.
2. Civilizimet nga lugina Indasve
Para një mijë vjetëve, ky civilizim ka arritur numrin e një popullsie mbi 5 milion banorë, të shpërndarë nëpër regjione që sot mbulojnë territoret e Indisë, Pakistanit, Iranit dhe Afganistanit. Mirëpo, rrugët dhe trotuaret e tyre grandioze, me ujëmbledhësit e sofistikuar anash, metalurgjinë e zhvilluar, tregtinë dhe shtëpitë masive me tulla në disa kate, ata i braktisën para 3 mijë viteve. Ndryshimet klimatike kanë shkaktuar mungesë të ushqimit dhe me këtë edhe zhdukjen e civilizimit.
3. Ishulli i Pashkëve
Civilizimi nga Ishulli i Pashkëve paraqet edhe një shembull klasik të civilizimit të humbur e të zhdukur. Më të njohur janë për nga statujat e mëdha prej guri të quajtura Moai, që janë të rreshtuara në bregun e ishullit. Si është zhdukur ky civilizim polinezik, pas një shekulli të ndërtimit të ndërtesave monumentale dhe lundrimit prej mijëra miljeve nëpër oqean? Jared Diamond, i ka bashkuar rezultatet e hulumtimeve të tija në librin “Kolaps”, libër të cilit i besojnë dhe i referohen shumë shkencëtar. Ajo që ai ka zbuluar është se banorët e Ishullit të Pashkëve, kanë qenë sipas të gjitha gjasave më bashkëkohorët, por metodat e tyre nuk kanë qenë aq të qëndrueshme. Gjatë kohës që e kanë kaluar në Ishullin e Pashkëve, sipas të gjitha gjasave ndërmjet viteve 700 dhe 1200 të epokës së re, banorët kanë prerë të gjithë drunjtë dhe kanë përdorur e shfrytëzuar gjithë burimet bujqësore dhe si pasojë e kësaj kanë qenë të detyruar të braktisin ishullin.
4. Caltalhoyuk
Shpesh i quajtur qyteti më i vjetër në botë, Catalhoyuk ka qenë pjesë e pallatit të madh dhe civilizimit bujqësor që ka ekzistuar ndërmjet viteve 9000 dhe 7000 para epokës së re. Sot, ky rajon është në Turqinë qendrore. Ajo që është interesantë te Caltalhoyuku, është struktura e tij që ka formë shumë të veçantë, asnjë qytet tjetër të ngjashëm. Nuk kanë ekzistuar rrugë të cilat ne i njohim, por ka qenë i ndërtuar në formë të kosheres së bletëve. Shtëpitë kanë qenë njëra pranë tjetrës dhe në to është hyrë përmes vrimës së hapur në çati. Besohet se ky civilizim jashtë mureve të qytetit ka kultivuar gjithçka, duke filluar nga drithërat e deri tek lajthitë. Në qytet është hyrë përmes shkallëve dhe platove që kanë ndërlidhë çatitë e shtëpive. Shpeshherë ato çati kanë qenë të zbukuruara me kokë demi, ndërsa eshtrat e të vdekurve i kanë groposur në dyshemetë e shtëpive të tyre. Ky civilizim ka ekzistuar para epokës së hekurit dhe paraqitjes së shkrimit, por megjithatë pas vetes kanë lënë dëshmi të një shoqërie të sofistikuar që e ka dashur artin dhe ka pas rituale të veçanta. Besohet se në një moment ky civilizim ka arritur një popullsi prej 10 mijë banorë, gjatë 2000 vjetëve të ekzistimit të këtij civilizimi. Pse këta njerëz e kanë braktisur qytetin e tyre, edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë e panjohur.
5. Cahokia
Shumë më parë se evropianët të arrijnë në Amerikën veriore, në luginën e lumit Mississippi, ka ekzistuar një qytet i madh i rrethuar me piramida të mëdha prej dheu dhe konstruksioni prej druri, të ngjashëm me Stonehengeun, që ka shërbyer për përcjelljen e yjeve. Në Illinois janë edhe sot të dukshme mbetjet e këtij civilizimi të quajtur Cahokia. Ndërmjet viteve 600 dhe 1400, në kulmin e zhvillimit, qyteti është shtrirë në gati afro 16 km katror. Ka pas një popullatë prej rreth 40.000 banorë. Banorët e këtij qyteti, që është qyteti më i madh i zbuluar deri më tani në Amerikën veriore, kanë qenë artistë brilante, arkitektë dhe bujq, të cilët kanë krijuar vepra të pabesueshme, duke përdorur guacat, gurin dhe bakrin. Edhe lumenjtë, degë të lumit dhe të vetë Mississippit dhe Illinois i kanë riorientuar dhe adaptuar nevojave të veta për ujitje. Akoma nuk është e njohur se çka i ka shtyrë këta njerëz ta braktisin qytetin e tyre, ndërsa disa arkeolog pohojnë se qyteti vazhdimisht ka luftuar kundër sëmundjeve të ndryshme dhe urisë, duke pas parasysh se nuk kanë pas të zhvilluar asnjë sistem shëndetësor dhe si pasojë ata e kanë braktisur qytetin dhe janë vendosur në luginat e gjelbëruara të luginës së lumit Mississippi.
6. Gobekli Tepe
Gobekli Tepe, është një nga ndërtimet më misterioze të zbuluar deri më tani, që sipas të gjitha gjasave e ndërtuar 10.000 vjet para Krishtit dhe ndodhet në Turqinë jugore. Shumë shenja që janë të gdhendura në kodër, ka të ngjarë se kanë lidhje me tempujt e fiseve nomade nga ato rajone. Rajoni nuk ka qenë i banuar, por ka të dhëna se atje disa klerikë kanë kaluar tërë vitin. Është ndërtesa e parë njerëzore e zbuluar ndonjëherë dhe ka të ngjarë që është kulmi i civilizimit lokal mezopotamik. Kujt i janë falur dhe lutur ata njerëz, si kanë ardhur aty ose a kanë qenë apo qëndruar aty për shkaqe tjera pos lutjeve, akoma asgjë nuk dihet, por arkeologët punojnë me të madhe për të zbuluar këto fakte.
7. Angkor
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për tempullin madhështor “Angkor Wat” në Kamboxhia. Por ai tempull ka qenë vetëm një pjesë e vogël e civilizimit urban në perandorinë e Kmerëve. Qyteti ka lulëzuar gjatë shekullit të vonshëm, ndërmjet viteve 1000 dhe 1200, dhe sipas të gjitha gjasave është banuar nga afro një milion banor. Ka shumë shkaqe për zhdukjen e këtij civilizimi; nga luftërat e deri tek katastrofat natyrore. Tani, shumicën e mureve i ka mbuluar xhungla. Perla e arkitekturës dhe Hindu kultura më së shumti janë misterioze për shkak se nuk dihet sa njerëz atje kanë jetuar. Dukë marrë parasysh të gjitha rrugët e këtij qyteti, kanalet që kanë lidhë shumë regjione të tjera, disa arkeolog besojnë se bëhet fjalë për lokalitetin më të madh urban në botë.
8. Mali i Tirkizit
Minarja, ndërtesë e mrekullueshme arkitektonike e ndërtuar në shekullin e 11, si pjesë e qytetit në Afganistan, paraqet mbetjet e një rajoni kozmopolit, ku janë shumë religjione, përfshirë atë çifute, krishtere dhe myslimane, që kanë jetuar në harmoni me qindra vjet. Mund të supozohet se minarja ka qenë pjesa e kryeqytetit mesjetar të zhdukur të Afganistanit, që është quajtur Mali i Tirkizit.
9. Niya
Tani vend i braktisur në shkretëtirën Taklamakan, ku para 1.600 vjetëve, Niya ka qenë qytet përparimtar dhe avangardë në oazin përgjatë “Rrugës së mëndafshit”. Arkeologët gjatë 200 vjetëve të kaluara kanë zbuluar thesar në gërmadhat e mbeturinave të qytetit. Shumë kanë udhëtuar “Rrugës së mëndafshit”, duke filluar nga tregtarët e pasur dhe pelegrinët religjioz e deri tek nxënësit dhe shkencëtarët, të cilët kanë këmbyer ide dhe kanë krijuar kulturë komplekse përgjatë “Rrugës së mëndafshit”. Akoma nuk dihet rënia dhe zhdukja e këtij civilizimi.
10. Nabta Playa
Në Egjipt, nga viti 7000 e deri në vitin 6500 para Krishtit, është krijuar një bashkësi e madhe urbane. Njerëzit që kanë jetuar aty, kanë zbutur kafshët, kanë qenë bujq të mirë, kanë prodhuar qeramikën dhe pas vetes kanë lënë rrathë prej guri, si dëshmi se janë marrë edhe me astronomi. Arkeologët besojnë se njerëzit e Nabta Playa kanë qenë paraardhësit e civilizimit që është paraqitur në luginën e lumit Nil, një mijë vjet më vonë.

tirana.observer

Enrique Iglesias, mbret i muzikës ‘dance’

August 16, 2012 by  
Filed under Muzikë

Comments Off

Ky hit është singli i nëntë i këngëtarit i cili është gjetur në majat e toplistës së “Billboard” për zhanrin e muzikës ‘dance’, çka është më shumë se Michael Jackson, i cili në maje të kësaj liste është ngjitur tetë herë. Enriquen dhe Michaelin i ndjek këngëtari Princ me 7 single, derisa në kategorinë e femrave, Madonna ende është e pa konkurrencë. Ajo ka 40 hite që janë gjetur në pozitën e parë në listën “Billboard”.
Enrique Iglesias, mbret i muzikës ‘dance’

Kënga “Dirty Dancer” e këngëtarit latin Enrique Iglesias, gjendet në krye të listës së revistës “Billboard”, e cila këtë këngëtarë e ka shpallur si mbretin e muzikës ‘dance. “Dirty Dancer” gjendet në albumin e fundit të Enriques “Euphoria” dhe është e pashmangshme në klubet e natës dhe diskoteka këtë verë në mbarë botën.

Ky hit është singli i nëntë i këngëtarit i cili është gjetur në majat e toplistës së “Billboard” për zhanrin e muzikës ‘dance’, çka është më shumë se Michael Jackson, i cili në maje të kësaj liste është ngjitur tetë herë. Enriquen dhe Michaelin i ndjek këngëtari Princ me 7 single, derisa në kategorinë e femrave, Madonna ende është e pa konkurrencë. Ajo ka 40 hite që janë gjetur në pozitën e parë në listën “Billboard”.

yllpres

Mediat greke provokojnë: “Dekorohet gazetari grek Dhimitër Gjoka!”

July 15, 2012 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Dekorimi nga Akademia e Vlerësimit Vjetor të Produktit Kombëtar Radio-Televiziv, i folësit dhe gazetarit të shquar të ekranit shqiptar, Dhimitër Gjoka me çmimin “Folësi më i mirë i vitit 2011”, ka bërë shumë bujë në mediat greke.

 

Vlerësimi i shumë figurave të shquara të ekranit shqiptar, në këtë eveniment vjetor, ndër ta dhe folësi i famshëm Dhimitër Gjoka, i cili aktualisht është folësi qendror i edicionit të lajmeve në “Albanian Screen” është kthyer në “mollë” për mediat greke.

Ato e kanë prezantuar me titujt kryesorë si “Gazetari grek Dhimitër Gjoka, nderohet me çmimin e vitit 2011”, apo “Gazetari grek vlerësohet në Shqipëri”.

Ndërkohë, , këto media venë në dukje dhe theksojnë Himarën, që është vendlindja e folësit Gjoka, si pretendim për të, duke e “pagëzuar” kështu si gazetari grek nga Greqia!

Në artikujt e tyre, dallon dhe biografia e pasur e folësit Dhimitër Gjoka, ku ai ka prezantuar edicionin kryesor të lajmeve në kanalet më të mëdha televizive shqiptare, si Top Channel, TVSH etj.

Madje, ata theksojnë se në mediat shqiptare, janë me dhjetëra gazetarët grekë (!), të cilët me aftësinë e tyre kanë  mundur të ngrihen në majat më të larta në këtë fushë./alb-observer

10 plazhet më të bukura në botë

May 10, 2012 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

Në stinën e nxehtë të verës, është pikërisht koha kur shumë prej nesh e përfytyrojnë veten mes plazheve e pabanuara me rërë të bardhë, të mbështjella nga uji i bruztë dhe me valët të përplasen me bregun shkëmbor. Kjo është një nga ëndrrat më të bukura në dritën e diellit, dhe ja pse ju ofrojmë mundësinë të mos i përfytyroni më, por të keni një ide se cilat janë me të vërtetë ato dhe ta imagjinoni veten brenda fotografive.

Nëse keni dashur të dini se cilat janë plazhet më të bukura dhe të vlerësuara nga pushues e turistë të shumtë, gazeta britanike “The Guardian”, jep 10 vlerësimet e saj. Për fat të mirë, disa prej tyre ndodhen pranë nesh, në Evropë, si Spanjë, Britani dhe Skoci, por nëse ka qenë gjithmonë dëshira juaj për të udhëtuar në Australi, Brazil apo Tanzani, edhe në këto vende të nxehta do të gjeni plazhe të cilat duhet t’i vizitoni patjetër, pra plazhin më të bukur në secilin vend. Nëse keni dashur të vizitoni Tailandën, mjafton të shkoni në Filipine, dhe përshtypja do të jetë e njëjtë. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë cilësuar si parqe kombëtare, dhe si rrjedhojë ndërtimet të çfarëdo lloji janë të ndaluara, aktivitetet ditore nuk kanë fund. Gati në të gjitha mund të peshkoni, pa harruar lundrimin me barkat e vogla vendase gjatë të cilave mund të shihni kafshë që kurrë s’e dinit që ekzistonin. Ndër aktivitetet më të preferuara e të guximshme janë zhytja, përmes së cilave mund të eksploroni një tjetër botë të fshehur në thellësi. Parashutizmi, ku mund të fluturoni nga majat e larta të shkëmbinjve dhe të admironi panoramën e këtyre mrekullive në lartësi. Për turistët më të qetë, janë aktivitetet e shëndetshme si ekskursionet në pyjet e dendur e gjithmonë të gjelbër të paprekur dhe guidat në qytetet harruara që në mesjetë.

1. Las Islas Cies, Galicia, Spanjë

Nëse dëgjoni të flisni për plazhet spanjolle me siguri ajo që do t’ju vijë në mendje është Mesdheu. Megjithatë, bregdeti atlantik i Galicias, në veri të Portugalisë meriton më shumë lëvdata se të tjerat. Një nga gurët e çmuar në këtë bregdet është “Las Islas Cies”, 40 minuta me barkë qyteti Baiona. Cies është i pabanuar dhe park kombëtar, i hapur për publikun vetëm në verë.

2. Parku kombëtar “Tayrona”, Kolumbi

Në këtë plazh mahnitës mbërrihet për 40 minuta me biçikletë. Udhëtimi përmes pyllit për të mbërritur në këtë plazh të Karaibeve me rërë të bardhë, shkëmbinj të ashpër dhe ujë të kaltër është një nga mrekullitë e pakta që mund të përjetohet në jetë. Edhe ky plazh rrethohet me parkun kombëtar, dhe ndërtimet janë të ndaluara, kështu që turistët flenë në shtretër të varur.

3. Porto da Barra, Salvador, Brazil

Salvadori është qyteti më i vjetër në Brazil, dhe Porto da Barra është plazh ku në mëngjes notohet, ndërsa pasdite pushohet në shoqërinë e një birre. Hyrja është e mahnitshme, me një fortesë koloniale dhe një kishë të bardhë në njërin cep. Në këtë vend nuk mërzitesh asnjëherë, mund të dilni për peshkim me barka e vogla vendase, mund të admironi muret e ngjyrosura, të luani volejboll apo tenis.

4. Palawan, Filipine

Edhe pse filmi “The Beach” është xhiruar në Tailandë, frymëzimin regjisori e mori nga ky vend në Filipine. Arsyeja? Kushdo që ka qenë në Tailandë do ta vërtetojë këtë, prandaj nëse ndodheni pranë Filipines ia vlen ta vizitoni. Filipinet kanë më shumë se 7 mijë ishuj, pak turistë dhe shumë plazhe të braktisura, në të cilat mund të peshkoni, të lundroni dhe të krijoni plazhin tuaj të ngjashëm me atë ku ka qenë dhe Leonardo Di Caprio.

5. Nungvi, Zanzibar, Tanzania

Plazhet e Kenias jugore dhe Tanzanisë veriore janë të vetmet me rërë të imët e të bardhë, aq të butë sa duket sikur thërrmohet midis gishtave tuaj. Ishulli i Zanzibarit është guri i çmuar i bregdetit jugor afrikan, me tregtinë e erëzave, labirintet e vjetra dhe 30 plazhet mahnitëse. Më i miri është Nungvi, pranë majës veriore të ishullit. Plazhi me ujë safir është streha e mijërave kafshëve detare.

6. Arambol, Goa, Indi

Arambol, plazhi verior i Goas, është i shtruar me rërë të bardhë dhe një horizont spektakolar. Është aq i gjerë sa mund ta quani “qoshen tuaj private”. Plazhi është i pafund, dhe shëtitjet e qeta buzë bregut e pranë shkëmbinjve s’do të kenë fund. Uji i freskët rrjedh në brendësi të një xhungle të vogël. Thonë që ka dhe kafshë, por nëse jeni gjendeni përballë ndonjë tigri të bardhë, konsideroheni fat.

7. Ishujt “Whitehaven”, “Whitsunday”, Queensland, Australi

Plazhet në Australi konkurrojnë me njëri-tjetrin për titullin e kartolinës më të mirë. Imagjinoni një rërë të bardhë shumë të imët silici të rrethuar nga uji i ngrohtë, i kthjellët e i kaltër mes pyjeve tropikale dhe ishujve të vegjël në distancë. Mendohuni mirë para se të shkoni, sepse nuk do të keni guximin të largoheni dot. Mund të qëndroni dhe në kampet e shumta pranë plazhit.

8. Plazhi “Shell”, ishulli “Purbeck”, Britani

Ndoshta ku nuk është ishulli më i bukur në Mbretërinë e Bashkuar, por është gjithsesi i preferuar për turistët. Brenda vendit mund të udhëtoni me trenat e vjetër, dhe për tre minuta do ta gjeni veten në rërën e paprishur të plazhit. Edhe pse ishulli në të vërtetë është një gadishull, do të keni ndjesinë se jeni larguar nga toka e qëndrueshme.

9. Gjiri “Sinclair”, Kaithnes, Skoci

Vetëm 8 milje në jug të Skocisë, ndodhet rëra e bardhë dhe deti vezullues blu i gjirit “Sinclair”, i cili ngjason më shumë me Karaibet se sa Kaithnesin. I shoqëruar me imazhin e një kështjelle të shekullit të 16-të, ky plazh është streha e një morie kafshës detare, si derri i detit, delfinë të mëdhenj, breshka të mëdha, brenda dhe jashtë bregut.

10. Aroa, Aitutaki, ishulli “One Foot”, ishujt “Cook”  

Është e vërtetë se për të mbërritur në këtë atol koral i rrethuar me një lagunë të kaltër, por të vështirë duhet pak kohë, por sado i gjatë të jetë udhëtimi, ia vlen. Aktivitetet më të zakonshme janë peshkimi, zhytja, të cilat e bëjnë këtë parajsë të fshehur një nga bregdetet më mira në Pacifikun jugor.

B:t.observer

Unë jam estetistja ime

November 15, 2008 by  
Filed under Estetikë

Dëshirë për bukuri natyrale? Zgjidh kozmetikën që bën për ty. Për të pasur produkte pa konservantë dhe kimikate, zgjidhja më e mire është të përdorësh thjesht produktet që ke në shtëpi për një trajtim efikas, por edhe ekonomik

Fytyrë, trup dhe flokë: zbulo recetat tona, që mund të realizohen në kushtet e shtëpisë. Për të qenë e bukur natyralisht! 

 

Maska pastruese ekologjike

Lëkurë e yndyrshme duhet të trajtohet me delikatesë, për të mos e përkeqësuar situatën

 

Zgjidhja

Një maskë pastruese dhe forcuese, që shkëlqen ngjyrën, ndalon prodhimin e yndyrës, frenon formimin e pikave të zeza, zvogëlon poret dhe lëkura nuk shkëlqen më.

 

Përbërësit

një tas

3 lugë mjaltë grek

20 cl ujë trëndafilash

6 pika vaj esencial livande, për të ekuilibruar sekrecionet e yndyrës

 

Receta

Përzje mjaltin me 1 lugë ujë trëndafilash dhe 6 pika vaj esencial livande. Vendos një shtresë mbi gjithë fytyrën dhe veçanërisht në zonën T (mjekër, hundë, ballë). Lëre për 15 minuta. Bëj një masazh të lehtë me majat e gishtave. Shpëlaje. Përsërite maskën një herë në javë mbi lëkurë të pastër dhe të thatë.

 

Lëkurë me shkëlqim

Lodhje, stres, vapë, ftohtë dhe lëkura humbet shkëlqimin. Në raste të tilla, ta ekzagjerosh me make-up nuk vlen.

 

Zgjidhja

Një ritual hidratues me dy lëvizje, që duhet përsëritur çdo mëngjes.

 

Përbërësit

një flakon i vogël me pompë (20 cl)

një flakon me ujë lulesh portokalli, me veti hidratuese

10 cl vaj karote

10 cl vaj trëndafilash mosqueta, që rregullon formimin e yndyrës

 

Receta

Çdo mëngjes, për të tonifikuar lëkurën, përdor vaj lulesh portokalli. Përhape mbi fytyrë duke lagur një tampon pambuku. Përzje vajin e karotave me vajin e trëndafilit dhe hidhe përzierjen në flakon. Masazhoje fytyrën me këtë koktej çdo mëngjes, para se të grimohesh. Nëse ke lëkurë shumë të thatë, përdor vaj argani dhe, nëse lëkura është e yndyrshme, zgjidh një përzierje me ujë dhe vaj trëndafilash, për të ekuilibruar prodhimin e yndyrës.

 

Rrathët poshtë syve eliminohen kështu

Do të dukeshim, sigurisht, më të bukura pa to. Por t’i fshehësh poshtë një shtrese të trashë make-up-i, nuk vlen për asgjë

 

Zgjidhja

Një maskë e ftohtë për të shfryrë dhe për të freskuar shikimin.

 

Përbërësit

Bustina të zakonshme çaji

 

Receta

Pasi bustinat t’i kesh zhytur një herë në ujë, hiqi dhe vendosi në frigorifer për rreth 12 orë. Vendos një në çdo sy dhe mbaji për rreth 10 minuta. Aplikoje mbi lëkurë të lagur,  sepse depërton më shpejt. Përsërite trajtimin sa herë që ta ndiesh të nevojshme. Rezultati është i shpejtë dhe befasues.

 

Kur sytë janë të ndjeshëm

Pastruesit klasikë të make-up-it të irritojnë lëkurën dhe nuk e pastrojnë mirë rimelin? Harroji sytë e kuq dhe qepallat e acaruara: zgjidh një produkt natyral dhe delikat!

 

Zgjidhja

Të ëmbël, efikasë dhe hidratues, vajrat pastrues e kanë dhënë provën e efikasitetit. Provoji dhe ti!

 

Përbërësit

një flakon-pompë transparent

një tas i vogël

10 cl vaj recini

20 cl vaj bajamesh të ëmbla

20 cl ujë lulemisri, me veti qetësuese

 

Receta

Përzje në tasin e vogël vajin e bajameve të ëmbla me vajin e recinit, duke i shtuar ujin e lulemisrit dhe hidhe më pas masën në flakonin-pompë, perfekt për të konservuar produktin. Përdore çdo mbrëmje duke lagur një pambuk tamponi.

 

Maska që shkëlqen flokët e thatë

Tharëse, bojë, shampo agresive… flokët humbasin shkëlqimin dhe thahen

 

Zgjidhja

Një maskë ushqyese me fruta, e pasur me fibra dhe vitamina.

 

Përbërësit

një mango

një pjeshkë ose një kajsi

2 lugë vaj ulliri

kos

një lugë drithëra

 

Receta

Kalo në mikser frutat, kosin dhe drithërat, shto vajin e ullirit dhe aplikoje përbërjen mbi flokë. Lëre për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm dhe lëri flokët të thahen pa përdorur tharëse.

 

Që flokët biondë të shkëlqejnë

Të lyer apo jo, flokët biondë tentojnë të duken të fikur dhe pa gjallëri.

 

Zgjidhja

Një trajtim i veçantë, ekstra dhe delikat

 

Përbërësit

një tenxhere  

një tas

një kullesë e vogël

një bustinë lule kamomili

lëng nga një limon

mundësisht një ditë e bukur me diell

 

Receta

Kamomilin vëre të ziejë për 20 minuta në ujë të vluar, lëre të ftohet për 20 minuta të tjera dhe pastaj kulloje. Hidhe ngadalë lëngun mbi flokët e larë, duke e mbledhur sërish ujin që bie në një enë. Shtoji ujit lëngun e limonit dhe hidhe sërish mbi flokë. Lëri flokët të thahen në diell, për të shtuar efektin ndriçues. Përsërite 1-2 herë në muaj.

 

Zgjidhja biologjike për flokët e yndyrshëm

I lan, i lan, i lan por ato janë përsëri të yndyrshëm! T’i lash shpesh flokët me yndyrë s’bën gjë tjetër veçse e përkeqëson situatën.

 

Zgjidhja

Një vaj kurues që stimulon lëkurën dhe limiton prodhimin e yndyrës.

 

Përbërësit

Vaj Neem-i, një përbërës i mrekullueshëm, i përdorur prej shekujsh në kurat e bukurisë.

 

Receta

Është e mjaftueshme që të aplikosh disa pika vaj Neem-i në lëkurën e kokës dhe të masazhosh me delikatesë rrënjët. Kujdes të mos irritosh lëkurën duke provokuar efektin e kundërt: duke shtuar sekrecionin e yndyrës. Lëre në qetësi për disa minuta, shpëlaji dhe laji më pas flokët me shampo. Përsërite trajtimin 1-2 në muaj, jo më shumë.

 

Anticeluliti i gjelbër

Celuliti, qoftë me origjinë hormonale apo gjenetike, është gjithmonë shumë i vështirë për t’u eliminuar: duhet luftuar çdo ditë dhe jo vetëm para se të shkosh në plazh.

 

Zgjidhja

Një zgjidhje anticelulit dhe një masazh me një vaj të bërë në shtëpi, që parandalon shtimin e lëkurën së portokallit.

 

Përbërësit për vajin

një flakon prej 50 ml

12 cl vaj bajamesh të ëmbla

5 pika vaj esencial qitroje

5 pika vaj esencial livande

disa pika ekstrakte dhe gjethe dredhke

 

Për ekstraktin

një tenxhere

një mikser

10 gjethe dredhke

5 pika vaj bajamesh të ëmbla

 

Receta

Zieji gjethet e dredhkës në ujë të valuar për 20 minuta. Shuaje flakën dhe lëre të ftohet për 20 minuta. Kulloji gjethet dhe miksoji me pikat e vajit të bajameve. Lëre lëngun mënjanë.

Përzje vajin e bajameve të ëmbla me vajin esencial të qitros e livandës me pesë pika ekstrakt dredhke. Vendos gjethet e dredhkës të miksuara mbi zonat me celulit dhe lëri për 30 minuta. Shpëlaji dhe më pas vendos përbërjen me vajra esencialë, pastaj bëj një masazh të mirë që produkti të depërtojë.

 

Pija e një barku pjatë

Stres, hormone, ushqyerje e gabuar… barku i fryrë është një shqetësim i përhershëm, i bezdisshëm e mbi të gjitha antiestetik.

 

Zgjidhja

Një esencë antifryrje, që pihet në mëngjes dhe disa herë të tjera gjatë ditës.

 

Përbërësit

çaj i bardhë ose jeshil

lëngu i një gjysme limoni

 

Receta

Çdo mëngjes, në vend të çajit apo kafesë të zakonshme, pi një filxhan me çaj të bardhë ose jeshil, që i ke shtuar më parë edhe lëngun e një gjysme limoni. Kjo pije dezintoksikuese pastron organizmin. Pije edhe pas një dreke të rëndë ose në çdo rast kur fillon të shfaqet ndjesia e fryrjes.

Sekretet për flokë me drita ndezur

November 15, 2008 by  
Filed under Estetikë

Flokët duken të dëmtuar e pa shkëlqim? Ndiq këto këshilla dhe ato do fillojnë të reflektojnë dritën dhe ty do të të ndriçojnë sytë nga gëzimi

Orët që kalojmë duke u marrë me flokët nuk janë pak, po shumë janë edhe ankesat që kemi. Mungesa e shkëlqimit me siguri është ndër të parat e listës. Të panumërta janë produktet që reklamojnë pikërisht vënien në vend të kësaj vetie kaq të rëndësishme për pamjen. Jo gjithmonë ama ajo çfarë reklamohet, rezulton e vërtetë. Po si t’i zgjedhim të duhurat? Dhe cilat janë gjestet që nuk japin efektin e kundërt të asaj që duam të arrijmë? Profesionistët rrëfejnë strategjitë për të pasur flokë me shkëlqim në një listë produktesh për të cilat ia vlen të investosh dhe këshillash të mundshme.  

 

 

1. Produkte natyrale. Krehja dhe stilimi i përditshëm mund të dëmtojnë flokët tuaj, duke u vjedhur atyre vajrat natyrale dhe duke i çuar drejt këputjes. Ndërro furçën tënde plastike të flokëve me një me fije natyrale, e cila shpërndan yndyrën natyrale në fijet e flokëve ndërkohë që i kreh, duke rritur shkëlqimin. Fijet natyrale rrezikojnë më pak të këpusin flokët. Kërko furçë Mason Pearson Sensitive (140 $).

 

2. Shmang produktet që përmbajnë alkool. Alkooli, ndotja dhe lagështia u marrin flokëve shkëlqimin natyral. Shumë shkuma përmbajnë alkool, kështu që, nëse i ke flokët e thatë, zëvendësoje me një krem ose serum. Të gjitha produktet e linjës Brilliant nga Aveda, që ndihmojnë shkëlqimin, janë pa alkool (12-23 $).

 

3. Laji në mënyrën e duhur. Dhe pse shumë nga ne i lajnë flokët çdo ditë, specialistët këshillojnë që disa herë në javë është e mjaftueshme. Larja mund t’i ndihmojë flokët të fitojnë shkëlqim, por ajo i lë të butë. Specialistët i këshillojnë ato që i lajnë flokët përditë të aplikojnë balsam fillimisht, por duke e mbajtur larg rrënjëve. Pastaj, pa e shpëlarë ndërmjet, duhet të përdoret shampoja vetëm në rrënjë, duhet shkumëzuar dhe pastaj duhet t’i shpëlash. Rrënjët e flokëve kështu do kenë fituar volum, por pjesa tjetër e flokëve do ruajë shkëlqimin e saj. Provo balsamin  L’Oréal Paris Vive Pro Nutri Gloss (4.99 $).

 

4. Shpëlaji me ujë të ftohtë. Shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë i mbyll “luspat” e fijeve të flokëve, duke i lënë ato të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqe. Të përdorësh ajër të ftohtë pasi i ke tharë me tharëse ka një efekt të pazëvendësueshëm shkëlqyes dhe shumica e tharëseve e kanë opsionin e ajrit të ftohtë.

 

5. Lufto flokët kaçurrelë. Fijet e flokëve janë porozë, prandaj thithin lagështi nga mjedisi, që i bën kaçurrelë në klimë të lagësht. Për të shmangur përdredhjen e flokëve nga mesi i ditës, sigurohu para se të dalësh, që flokët e tu janë të thatë; sado pak ujë i mbetur në flokë mund të shkaktojë dredhjen e tyre më vonë. Specialistët këshillojnë përdorimin e një piastre pas tharjes së flokëve, e cila do hiqte ndonjë tepricë të lagështisë.

 

6. Përdor produkte me silikon. Produktet me silikon sheshojnë ato fijet e vogla që rrinë të ngritura sipër flokëve dhe krijojnë një barrierë ndërmjet pajisjeve të përdorura dhe flokëve, duke zvogëluar rrezikun e këputjes dhe duke kufizuar efektet e dëmshme të nxehtësisë. Provo serumin John Frieda (9.99 $). Por si çdo gjë tjetër, dhe silikoni funksionon më mirë po të përdoret në masë të moderuar. “Të përdorësh shumë prej tij do bëj që flokët të humbasin volum ose të duken të yndyrshëm”, këshillojnë parukierët. Ata këshillojnë gratë me flokë të rrallë të përdorin në vend të tij një silikon shkëlqyes spray. Provo Kérastase Paris Vernis Nutri-Sculpt (29 $).

 

7. Provo një trajtim në të nxehtë. “Shumë femra mendojnë se nxehtësia i djeg flokët”, thonë parukierët, por e përdorur në mënyrën e duhur, mund t’u japë flokëve një shkëlqim të mrekullueshëm, veçanërisht po të jenë të dëmtuar. “Arsyeja pse parukierët i trajtojnë flokët e klientëve me nxehtësi gjatë trajtimeve me solucione është që ajo hap luspat e flokëve, duke e lejuar maskën ose vajin të penetrojë thellë në fijet e flokëve”, tregojnë specialistët. Në qoftë se nuk shkon në sallon bukurie apliko një maskë ose trajtim me vaj të nxehtë një herë në muaj në shtëpi. “Pasi të kesh aplikuar produktin, mbështille kokën me një peshqir të ngrohtë”, këshillon parukieri i Victoria’s. Provo vajin ushqyes Rene Furterer Karité Intense (36 $).

 

8. Investo për pajisje jonike. Tharëset dhe piastrat për të cilat ia vlen të investosh, jo vetëm nuk lejojnë që flokët të humbasin rregullsinë e krehjes, por përmirësojnë edhe shëndetin e flokëve. Ndërkohë që pajisjet e thjeshta nxehen më shumë sa më shumë i përdor, pajisjet jonike prej qeramike ruajnë nxehtësinë dhe rrisin forcën dhe shkëlqimin me kalimin e kohës. Kërko tharësen T3 Bespoke Labs Evolution (300 $).

 

9. Kujdes flokët me onde. Flokët me onde priren të jenë më me pak shkëlqim dhe më të thatë se flokët e drejtë. “Flokët me onde rriten më ngadalë se flokët e drejtë – shpjegon një stilist i njohur flokësh, – kështu që majat janë më të vjetra dhe kanë nevojë për më shumë hidratim se rrënjët”. Në rast se flokët e tu kanë valëzime natyrale, duhet t’i presësh majat çdo gjashtë ose tetë muaj dhe gjithmonë të përdorësh shampo që i pasuron me lëngje dhe balsam. Pas stilimit, apliko një serum si TIGI S-Factor Dream Drops Shine On (30 $) në maja për të ruajtur yndyrën natyrale dhe shkëlqimin.

 

10. Jepu shkëlqim ondeve. “Shkëlqimi vjen nga fijet e flokëve që nuk janë të ngatërruara”, thekson Leslie Bride, kimistja e Procter & Gamble. “Drita bie në çdo fije floku dhe pastaj reflektohet në një drejtim të caktuar, shpjegon ajo, kështu që kur edhe fijet e tjera pranë janë të drejta, reflektimet kthehen në sy nga i njëjti drejtim, duke rezultuar në një fashë me shkëlqim”. Flokët me onde duken me shkëlqim kur të gjitha rrinë në një drejtim, prandaj ondet e mëdha, të lëmuara, të formuara, reflektojnë më shumë dritë se shumica e flokëve me kaçurrela. “T’i mbështjellësh kaçurrelat e thata rreth shufrës së hekurit të mashës së flokëve, do t’i shtronte ato dhe do i bënte të dukeshin më të rregullta”, thekson specialistja. Kërko mashë Conair Babyliss Pro (99.99 $).

Po sikur të isha miliardere?

November 15, 2008 by  
Filed under Psikologji

 

Ka femra që kanë lindur të tilla: kanë një llogari bankare me 9 zero, çantë unike të punuar në mënyrë artizanale, bizhuteri me diamante… me pak fjalë shumë të pasura. Por nëse ne nuk bëjmë pjesë në këtë kategori (pavarësisht se ngulim këmbë të dimë përse jo), heqim dorë nga kjo pyetje. Ka ardhur koha të reagojmë!

Le t’ia nisim nga e para: domethënë le të pyesim veten se ç’lloj miliardereje mund të kishim qenë. Je gati për të bërë testin? Në këtë mënyrë, nuk harxhojmë kohën kot, por jemi gati ta presim kohën kur fati dhe lavdia do të na trokasë në derë.  

 

1. Më në fund, pas dy vitesh përpjekjesh të kota, fitove lotarinë. Çmimi prej 30 milionë euro është i yti. Cilat janë gjërat që do të blesh në fillim?

a. Një vilë në Los Anxhelos, një instruktor personal aerobie, një çantë e firmosur, një varëse Cartier… objekte të tjera luksi. 3 pikë

b. I ble një shtëpi të bukur prindërve, paguan universitetin për motrën dhe shkon me pushime. 5 pikë

c. Lë një takim në bankë për të shfrytëzuar sa më mirë kapitalin tuaj. 1 pikë

 

 

2. Kur ke qenë e vogël, ke ëndërruar:

a. Të vraposh në male me Hajdin. 5 pikë

b. Të jetosh në Disneyland, në kështjellën e Bukuroshes së Fjetur. 1 pikë

c. Të bëhesh supervizore e fabrikës së çokollatës së Uilli Uonka-s, që të hash falas gjithë karamelet. 3 pikë

 

3. Meqë je shumë, por shumë e mirë (edhe pse e ke kuptuar që kjo gjë po të lë thatë nga xhepat), vendose që të bësh një bamirësi duke dhuruar disa mijëra euro. Kujt do t’ia dhuroje këtë shumë parash?

a. SHMDB-së, Shoqatës në Mbrojtje të Dinjitetit të Biondeve dhe Minorancave të tjera që diskriminohen. 3 pikë

b. PNNS, Programit në Ndihmë të Nënave Singëll, viktima të poshtërsisë së ish-bashkëshortëve. 5 pikë

c. FMMV-së, Fondit në Mbështetje të Miliarderëve në Vështirësi. 1 pikë

 

4. Sot në mbrëmje ke një takim romantik. Kush do të ketë fatin të darkojë me ty?

a. Daniel Mead, i serialit “E shëmtuara Betty”. Kryeredaktori i “Mode” do t’ju çojë në ditëlindjen e Marc Jacobs. 1 pikë

b. Doktori bukurosh i “Anatomia e Greit”. Ai të ka ftuar për të darkuar në një restorant romantik francez. 5 pikë

c. Christian Troy, i “Nip/Tuck”. Kirurgu më seksi i botës të propozon një festë me bazë botoksi dhe seks të shfrenuar. 3 pikë  

 

5. Jepi tani, trego: pasioni që mban fshehur është:

a. Të ndjekësh Reality Show-n në televizor. Garat se kush humbet më shumë kilogram. 1 pikë

b. Të shohësh patinazh në akull. Pranoje që adhuron fundet e shkurtra, të qëndisura me fije të argjendta. 3 pikë

c. Fjalëkryqet. Dhe nuk është aspak e vërtetë që ato i bën edhe gjyshja jote. Por janë ushtrime që stërvitin trurin. 5 pikë

 

6. Ty të përmbyset bota kur:

a. Boshatiset llogaria bankare. 1 pikë

b. Mërzitesh gjatë një feste. 3 pikë

c. Shefi i madh refuzon një ide tënden, gjatë mbledhjes me stafin. 5 pikë

 

7. Pas tre vitesh pasionante, i dashuri yt duket gjithnjë e më i tërhequr dhe i pavendosur për të të kërkuar dorën. Çfarë bën?

a. Pret. Herët a vonë do të vendosë. 1 pikë

b. Ia kërkon ti e para: “Zemra, kur do martohemi ne të dy?”. 3 pikë

c. Vuan në heshtje dhe mendon të ndahesh. Sido që të jetë, ti nuk do t’i lutesh kurrë. 5 pikë

 

8. Shtëpia jote ideale është:

a. Një kështjellë e shekullit XVIII. 5 pikë

b. Një vilë gjigante në Malibu. 3 pikë

c. Një apartament në papafingo në një qytet si Nju Jorku-u apo Parisi. 1 pikë

 

9. Çfarë më shohin sytë? E pamundur! Brad Pitt është në radhë para dyqanit afër shtëpisë time. Mendon:

a. Zemra e vogël! Me siguri ka humbur rrugën. Me gjithë ato para që ka ai, duhet të ketë patjetër një kuzhinier francez që merret me pazaret dhe gatuan për të. 3 pikë

b. Ku e kam aparatin? Shpejt, shpejt, një foto. Kushedi sa mund ta shes në ebay. 5 pikë

c. Sushi, mjaltë, sallatë… tani po! E kuptoj si i ruan linjat Angelina Jolie. 1 pikë

 

10. Vajza në foto…

a. Përpiqet të shohë të dashurin. Ai i tha se mund të arrinte në mol që para një ore. 5 pikë

b. Është një top modele gjatë një shërbimi fotografik dhe ka veshur veshje që kushtojnë 3000 euro. 1 pikë

c. Është shumë e mërzitur që nuk mori me vete syzet e diellit që i rrinë aq bukur. 3 pikë

 

40-35 pikë

Profili yt: Miliarderja e denjë

Modeli yt është J.K. Rowling, autore e librave “Harry Potter”. Deri dje, një nënë singëll e papunë, e flakur nga shtëpia prej bashkëshortit. Sot është ajo që krijoi magjistarin më të famshëm në botë, që e shndërroi pastaj në shkrimtaren më të famshme dhe të pasur të botës. Meriton respekt!

Karakteristikat e suksesit: Punë dhe vetëm punë. Je e vendosur: nuk demoralizohesh kurrë, pavarësisht momenteve të vështira që kalon. Si në shtëpi edhe në zyrë, përfshihesh tërësisht në punë, sepse ke besim në projektet e tua. Dhe cila është qershia mbi tortë? Do të mbetesh e thjeshtë dhe e përmbajtur, edhe kur të kesh arritur majat e suksesit.

 

Pikat e dobëta: Je shumë serioze, nuk e lëshon kurrë veten për t’u argëtuar. Edhe atëherë kur ndodh, ndihesh sikur ke bërë faj.

Nuk je shumë e aftë në marrëdhëniet publike. Të pëlqen të bësh një jetë të tërhequr, të humbasësh në një fshat skocez. Ndoshta sepse i druhesh xhelozisë apo frikës se fati do të të braktisë.

E ardhmja: Ashtu si JKR dhe shtatë librat e saj “Harry Potter” (si dhe një roman krejtësisht ndryshe, që pritet të publikohet), përgatitu edhe ti të sigurosh të ardhmen. Pastaj, kur të sigurohesh që i ke krahët e ngrohta, argëtohu pak. Rrethohu nga persona më të çmendur, vanitozë dhe më kokëçarës se ty. Kështu, do të shijosh më mirë çfarë ke ndërtuar në jetë.

  

30-25 pikë

Profili yt: Trashëgimtarja

Modeli yt është Paris Hilton, trashëgimtarja e një perandorie të vërtetë, e hoteleve “Hilton”. Për të qenë më të saktë, një yll i vërtetë edhe në showbiz. Por bukuroshes iu hoq e drejta e trashëgimisë nga gjyshi i saj, pas shumë skandaleve të mbesës.

Karakteristikat e suksesit: Aftësia që ke për të joshur, pafytyrësia dhe njohjet e shumta. Je mbretëresha e marrëdhënieve publike, i njeh të gjithë dhe mund të shkosh ku të dëshirosh. Miqtë e tu vlerësojnë entuziazmin, energjinë, pasionin për të mos humbur as edhe një festë, si dhe dëshirën e madhe që ke për të jetuar. Shijon jetën çast pas çasti dhe nuk shqetësohesh kurrë për asgjë, por mendon se herët a vonë problemet zgjidhen vetë. 

Pikat e dobëta: Je shumë dembele dhe i nënshtrohesh në mënyrë pasive fatit tënd. Nuk tregon vëmendjen e duhur ndaj të tjerëve, lodhesh shpejt dhe në vend që të impenjohesh seriozisht mbi një projekt, humbet kot kohën duke u marrë me detaje të kota.

E ardhmja: Ashtu si Parisi, edhe ti je në pritje për të përfunduar një projekt tëndin (krijimin e një parfumi apo një linje të brendshmesh seksi). Por ndryshe nga Parisi, ti vë në praktikë idetë e tua për të konkretizuar diçka. Edhe pse nuk ke shumë ambicie, ruajtja e vendit të punës, si dhe e një raporti të qëndrueshëm me një mashkull, që zgjat më shumë se tre javë, është gjithmonë një hap para.

 

 

20-10 pikë

Profili yt: Femra në karrierë                

Modeli yt është Madonna, këngëtarja më e paguar në botë. Turne në të gjithë botën, mijëra CD të shitura, kontrata publicitare. Ylli i popit ka një pasuri që vlerësohet me një shifër prej 400 milionë dollarësh.

Karakteristikat e suksesit tënd: një intuitë që të lejon të bësh zgjedhjet e duhura në momentin e duhur. Di të kapësh mundësitë atëherë kur të vijnë. Guximi dhe ambicia për të ecur mes rrezikut të bën një femër të fortë, si dhe një negociatore të shkëlqyer.

Pikat e dobëta: Jo gjithmonë gjen kohën për t’u çlodhur. Prandaj, në dashuri apo në raportet miqësore, konsiderohesh si një person stresues. Me ty njerëzit mund të lodhen shumë shpejt.

E ardhmja: Mendo pak më shumë për të tjerët. Madonna herë pas here organizon koncerte bamirësie, siç ishte ai i kohëve të fundit për UNICEF-in.

Por, ti mund të mjaftohesh edhe thjesht duke shoqëruar nipin në këndin e lojërave apo në një shfaqje me kukulla. Kështu, jo vetëm do t’ua bësh qejfin fëmijëve, por edhe familjarët e tu do të mendojnë se të kanë paragjykuar më kot.

Femrat që rrezikojnë të preken nga kanceri i gjirit

October 31, 2008 by  
Filed under Shëndeti

Autoritet shëndetësore botërore raportojnë për shtim numrit të pacienteve të prekura nga kanceri i gjirit. Specialistët japin këshilla për parandalimin e sëmundjes dhe mënyrën se si mund të dallohet sëmundja në fazat e para të ekspozimit të saj. Në ditën Ndërkombëtare Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë kërkon të sensibilizojë opinionin për mënyrat e parandalimit të kancerit të gjirit nëpërmjet kryerjes së vizitave në kohë. Ndërsa nga të dhënat e OBSH-së bëhet e ditur se çdo vit, rreth 185.000 gra në Evropë preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit. Sipas saj, kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç.
Ndërsa në vendin tonë kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh tek femrat. Ai përbën 25.6% të tumoreve malinje që prekin femrat sot dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve të femrave. Prej kancerit të gjirit preken çdo vit rreth 350-400 gra.
Specialistët sqarojnë se kanceri i gjirit mund të kurohet në pjesën më të madhe të rasteve, mjafton të diagnostikohet në kohë. Kanceri i gjirit mund të mjekohet me sukses nëse pacientet e zbulojnë në kohë atë. Por, të gjitha gratë mund ta dallojnë vetë atë, duke parë ndryshimin e gjirit, nëpërmjet prekjes, apo nga dhimbja që mund të ndjejnë.
Kontrolli
Të gjitha femrat mund të dallojnë sëmundjen nëpërmjet prekjes së herëpashershme të gjinjve duke vënë re dallimet që mund të pësojnë. Vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar nga mosha 20 vjeç pavarësisht se gjinjtë mund të jenë normal. Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, 7 deri në 10 ditë pas kalimit të periodave, mbasi gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur, dhe mund të të ngatërrojnë. Në periudhën e menopauzës (mbarimit të periodave), vetëkontrolli
i gjirit bëhet ditën e parë të çdo muaji, me qëllim që të jetë më të lehtë për tu kujtuar.

Box
Janë disa mënyra për të zbuluar kancerin e gjirit:

Vetëkontrolli mujor i gjirit
Kontrolli i gjirit tek mjeku
Mamografia
Ekografia e gjirit

Si bëhet vetë-kontrolli i gjirit

Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart në ije. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën,formën apo madhësinë e gjinjve?

Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve?

Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Kthejeni trupin majtas. Kthejeni trupin djathtas. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën ose në madhësinë e gjinjve?

Kontrolloni me majat e gishtërinjve të dorës së djathtë gjirin e majtë dhe me majat e gishtërinjve gishtat e dorës së majtë gjirin e djathtë, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?

Kontrolloni me të prekur sqetullën e djathtë, pastaj dhe sqetullën e majtë. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?

Vetë kontrollin e gjinjve mund ta bëni edhe kur jeni duke bërë dush apo kur jeni duke ndenjur shtrirë.

Përpiquni ta bëni zakon bërjen e vetë ekzaminimit të gjirit 1 herë në muaj!

Me të vërtetë të pavërteta

October 26, 2008 by  
Filed under Psikologji

Një mollë në ditë mban mjekun larg: e besojmë ngaqë e kemi dëgjuar shpesh. Po ashtu biem viktima edhe të miteve të tjera, të cilat në mos dëmtojnë shëndetin, na ngatërrojnë idetë.

 

Sauna të dobëson. Furra me mikrovalë shkatërron vlerat ushqyese të ushqimeve. Nëse do të shpëtosh nga rënia e flokëve, qethu në zero. Kush nuk bie viktimë e këtyre legjendave metropolitane mbi shëndetin, të ngrejë dorën! Sepse kur bëhet fjalë për shëndetin, çdokush që takojmë e mban veten për mjek. Por problemi është se shpesh nuk kanë të drejtë. Ja dhjetë mite false.

 

1. Një gotë me qumësht të ngrohtë bën mirë për gjumin

Sipas një studimi të Institutit të Teknologjisë së Massachusett-it, efekti gjumësjellës i triptofanit, aminoacidi ndërtues i serotaninës të pranishme në qumësht është i shumë i butë: proteinat që ndodhen te ky produkt e vështirësojnë penetrimin për në tru. Pra, në rast se qumështi i ngrohtë funksionon, sipas shkencëtarëve, kjo ndodh për arsye psikologjike.

 

2. Rruajtja e kokës favorizon mbirjen e flokëve

E di mirë Bruce Willis: është shumë tërheqës dhe me flokë të rruara, por nuk është se po i mbijnë flokët e rënë. Për ta konfirmuar njëherë e përgjithmonë, flet drejtori i klinikës së flokëve të Universitetit të Pensilvanisë: “Majat e flokëve janë pjesët më të holla. Po t’i presësh me brisk përftohet një fije me diametër më të madh. Rezultati janë flokët më të dendur, por sasia e fijeve është po ajo”.

 

3. Po të hash natën, shëndoshesh

Një grup eksperimentesh të Universitetit të Shëndetit dhe Shkencës së Oregon-it, të bëra te disa primatë, vërtetoi se ushqyerja në orët e natës nuk shëndosh më shumë se ajo gjatë ditës. Një kalori është një kalori në çdo orë. Sipas Universitetit të Teksasit, kilet e tepërta të atyre që hanë natën shkaktohen nga arsye të tjera: shtohet një tost pasi ke ngrënë darkë ose rri pa ngrënë gjithë ditën dhe zbraz frigoriferin natën duke zgjedhur impulsivisht ushqime të ëmbla apo të yndyrshme.

 

4. Mikrovala shkatërron vlerat ushqyese

S’ka gjë më të pavërtetë se kjo: perimet, për shembull spinaqi ose brokolit, objekt i studimit të një kërkimi të Universitetit të Kornellit, e ruajnë përbërjen e vitaminave dhe antioskisdantëve të gatuar në mikrovalë shumë më tepër krahasuar me zierjen në ujë, ku humbasin më shumë se treçereku: 77 për qind.

 

5. Dhembje dhëmbësh? Pi një gllënjkë

Këshilla e gjyshes që të kthesh një gllënjkë raki apo konjak kur të dhemb dhëmbi është me të vërtetë e pavend. Zëdhënësi i Shoqatës së Dentistëve të Amerikës i bie shkurt: “Alkooli, megjithëse antibakterial, nuk shëron në asnjë mënyrë infeksionet në gojë dhe nuk vlen as si anestezik lokal.  

 

6. Djalë apo vajzë? E tregon barku

Po të jetë barku shumë i fryrë është femër, po të  jetë i ulët është mashkull. Qesharake. Një studim bërë nga Universiteti Johns Hopkins te 104 gra shtatzënë, ka treguar se forca parashikuese e formës së barkut nuk kalon 50 për qind. Do kishim pra, të njëjtin rezultat po të hidhnim një monedhë për të bërë “kok a pil”.

 

7. Njerëzit përdorin vetëm 10 % të trurit

Hipoteza është e sugjeruar, por nuk është mbështetur nga eksperimente shkencore. “Duke përdorur elektroda të zakonshme është e lehtë të shohësh se si truri është gjithmonë aktiv në çdo pjesë”, konfirmon përgjegjësi i Institutit të Kërkimeve për Trurin në San Francisko. “Duke vëzhguar një qelizë, në cilëndo pikë të trurit e në çdo çast, vëmë re se aktivizohet të paktën dhjetë herë në sekondë”.

 

8. I ngrohti bën mirë për dhembjen e shpinës

Edhe pse fillimisht ka një efekt qetësues, i ngrohti nuk e kuron dhembjen e shpinës. Me kalimin e kohës ky qetësim zhduket dhe dhembja mbetet e pandryshueshme. Specialistët nga kërkimet kanë arritur në këto përfundime: “Ekziston një lidhje e dobët, vërtetuar në një përqindje të vogël të grupit kampion, ndërmjet të ngrohtit e efektit përmirësues me afat të shkurtër”. Në të vërtetë, është pak si pak.

 

9. Sauna ndihmon për t’u dobësuar

Djersitja që shoqëron çdo seancë saune nuk është një tregues i humbjes në peshë. Të mirat e saunës janë të shumëfishta: çlodh, ndihmon organizmin të nxjerrë helmet e dëmshme, përshpejton rikuperimin pas një sforcimi fizik duke favorizuar eliminimin e acidit laktik. Por nuk të dobëson absolutisht. Rënia e përkohshme e peshës shkaktohet nga humbja e lëngjeve përmes djersës. Lëngje që, sipas mjekëve të sportit, është mirë të rimerren gjatë ditës.

 

10. Përmasat e penisit: çështje racash

Nuk ekzistojnë prova shkencore për lidhjen ndërmjet racës dhe përmasave të penisit. Studimi më i madh në këtë drejtim është ai i udhëhequr nga Departamenti i Urologjisë të San Franciskos (Universiteti i Kalifornisë): përmasat janë të ndryshme vetëm në gjendje qetësie (nga më të madhi te më vogli: të zinj, të bardhë, aziatikë), por kanë mesatare thuajse të njëjta gjatë ereksionit. Sa? 5.08 inç, e barabartë me 14,73 cm.  

H U M O R

October 21, 2008 by  
Filed under Barcaleta

H U M O R 

Mbrapsht!

Dy veta nga Kosova, kishin shkuar mysafir në Zvicër tek një mik i tyre. Ata, nuk ishin parë kohë të gjatë, pasi që u çmallën mes vete, ngrënë e pinë e t’ia krisën çiftelisë deri në mëngjes! Dikur nga mëngjesi, ata ia këputen gjumë. Mirëpo nga ora 6 e mëngjesit, u zgjuan banorët Zviceran, gra e burra për të shkuar në punë, kurse fëmijët e tyre në shkollë. Filloi rrapëllima e përgatitja për fillimin e asaj dite. Mysafirët nga Kosova i trazoi kjo zhurmë dhe ua nxori gjumin. Njëri nga mysafirët ca me nerva, doli të dera dhe më një gjysmë gjermanishte të çalë e me mimikë, po ju thotë atyre:

- A nuk e shihni ju se ne jemi duke fjetur?!…

Zvicerani, po e shikon atë me habi, dhe po i thotë:

- Zotëri; ne këtu në Zvicër sipas rregullave tona, tërë ditën këndojmë e punojmë, kurse natën flemë e pushojmë rehat!…

- Në krahasim me ne atje në Kosovë, këtu në Zvicër qenka krejt mbrapsht!- po i  thotë ai shokut të vete!… (Ngucakeqi)

 

Cilat janë ndryshimet?

Gjatë kësaj fushate zgjedhore, për dallim nga të tjerat, do të ketë ndryshime të rrënjësishme- po i thotë bashkëbiseduesit të vetë Arbeni! Në fakt, që të dy ishin të pranishëm në një fushatë zgjedhore. Na thuaj pra: cilat janë këto ndryshime rrënjësore?- ia priti bashkëbiseduesi. Po si, ka ndryshime si jo. Bie fjala shumë nga subjektet politike, tanimë ish deputetet që i kanë përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës i kanë kthyer në Kuvendet Komunale, kurse ish kryetarët e Kuvendeve Komunale i kanë dërguar në kandidim për në Parlamentin e Kosovës! Ky është pra ndryshimi, një mandat deputet dhe një mandat tjetër kryetar komune! (Ngucakeqi)

 

As mos dysho!

 

Tek po bisedoja me një shokë në telefon në lidhje me fitoren e PDK-së, dhe të koalicionit të mundshëm që do të pasoi, unë po e uroja atë duke i thënë se: Të besojmë se Kryeministri Thaçi, do të jetë i gjithë fuqishëm, duke pasur plotfuqishmërinë që në rast se ndonjë nga ministrat e ri korruptohet, ai do të mund ta largonte menjëherë nga Qeveria e tij!

As mos dysho për këtë – ma ktheu bashkëbiseduesi. Thaçi i ka shkarkuar pa qenë as në Qeveri e as Kryeministër e lërë me tani!… (Ngucakeqi)

 

Si humben?!

 

Pasi që rezultati i zgjedhjeve, tani më mori formën përfundimtare dhe zyrtarisht u proklamua fitorja bindëse e PDK-së, shumë nga subjektet politike që pësuan fiasko në këto zgjedhje, filluan të bisedojnë kokë me kokë, duke e shtruar pyetjen më të zakonshme: si ndodhi që humbëm në këto zgjedhje?!…

Fare e lehtë është që ta kuptoni shkakun humbjes suaj- u përgjigj një plak i urtë, që kishte rastisur të ishte i pranishëm në një ndeje me ta. E si humbëm pra?- na trego ti plak, pasi që qenke kaq i mençur!- iu hakërruan ata

Krejt e lehtë është me e ditur: humbet se më në fund ju pa populli!- ua ktheu plaku (Ngucakeqi)

                                                                                                             

Ju kthye kurorës së parë!

 

Një grua e martuar, pasi që kishte përfituar shumë materialisht nga burri i saj, pas një kohe kishte filluar që ta tradhtonte atë. Pra, ajo kishte filluar ta shkeli kurorën e martesës?! Pas një kohe bashkëshorti i saj e divorcoi (ndau). Dhe secili në rrugën e vet. Kaloi bukur kohë e gjatë dhe fisnikja e bëri rrush e kumbulla tërë pasurinë që kishte përfituar nga kurora e parë. Një ditë ajo u mendua dhe u rikthye të kurora e parë e po i thotë: Po kthena natyrshëm te kurora e parë, me betimin se nuk do të ju tradhtoj më kurrë se kam pshurrë në të e kam mbetur pa as një lek e madje edhe pa ushkur!

- Ja paska ba, tamam si Bukoshi- ia priti një plak!… (Ngucakeqi)

 

Të arriturat e fundit të Ministrisë së Arsimit?!

Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, zoti Agim Veliu, tani gati në fund të mandatit të tij shënoi edhe një të “arritur” të madhe, pas shumë “arritjeve” tjera që nuk mbahet mend gati as në kohën e Millosheviqit! Besoi se as në shtetet e rajonit e mos të flasim më për shtetet e bashkësisë evropiane të cilët për nga arsimi e shkenca janë shumë ”mbrapa“ nesh!

Zoti Agim Veliu, në saje të strategjisë së tij, pa dyshim me ndihmën e pakursyer e shumë profesionale të ShPK-së, arriti që akademik Rexhep Qoses të ia ndaloj hyrjen në Institutin Albanologjik!…

Thanë se Policia e Kosovës (me urdhër të ministrit në fjalë), ishin të armatosur deri në dhëmbë për ta mposhtur akademikun e nderuar 70-të vjeçar!… Këtë primitivizëm të Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Kosovës, besoj se populli ynë nuk duhet ta harrojë kurrë, ja kush i prinë arsimit dhe shkencës në Kosovë- idiotizmi nuk ka brirë!    (Ngucakeqi)

 

Simbolet

Duket se statusi i Kosovës po zhagitet mu për mungesë të simboleve shtetërore. Simbolet janë shenja të identitetit, mu si yjet në galaksi.

Edhe politikanët tanë të urtë kanë alarmuar këtë boshësi.

Sipas pakos së Ahtisarit, simbolet e Principatës së Kosovës duhet të jenë multietnike, universale, pra të të gjithëve dhe të askujt.

Tani shumë piktorë tanë iu kanë rrekur disenjimit.

Dikush e ka marrë hartën e Kosovës, dikush yjet e dikush ia ka hequr një kokë shqiponjës.

Dihet se shumë figura të shtazëve, shpendëve e bimëve tashmë janë simbole kombëtare.

Përse ky indentifikim i njerëzve me botën animale?

Ato toteme u bënë simbole për cilësitë e tyre magjike mbrojtëse.

Simboli i shqiponjës dykrenore nuk është thjesht një simbiozë e dy shqiponjave binjake. 

Shqiponja e Pirros ishte me një kokë, ndërsa e Konstandinit të Madh me dy kokë simbolizonte Perandorinë Romake.

Më pas këtë simbol e përvetësuan Kisha ortodokse dhe sllavët, por në fushë të bardhë.

Shqiponja jonë dykrenore është e larë në gjak.

Figura origjinale e shqiponjës dykrenore ndodhet në kërcellin  e fierit.

Kokat e shqiponjës duken më shumë si koka gjarpërinjsh, ndërsa flatrat si gjethet e fierit.   

Gjarpri ishte simbol antik i mbrojtjes, për shkak të helmit të tij.

Tek ilirët ishte totem i pikturuar në gurë, qeramikë, stoli etj.

Edhe në etnografinë shqiptare figura e gjarprit haset kudo.    

Gjarpri i shtëpisë quhet vitore, që sjell fat e mbarësi.

Nëse shqiponja dykrenore nuk bëka të valëzojë në flamurin e Principatës së Dardanisë, atëherë gjarpri mund ta zëvendësojë bukur atë.

Jo gjarpri kutullaç, por ai me kokë përpjetë.

Njëmend gjarpri është i ftohtë akull, por tmerrues për armikun.

Gjarpri është simbol ktonik, ndërsa shqiponja uranik.

Simboli i gjarprit shpreh bukur identitetin tonë politik, jo pse jemi vend i gjarpërinjve, po pse kokat e  liderëve tanë iu përngjajnë shumë atyre: hollakë, dredharakë e grindavecë.

Po ashtu, në stemën e Kosovës nuk mund të qëndrojë Qeni i Sharrit, sepse është i sojit të ujkut që ha dhentë dhe turret tmerrshëm. Nëse patjetër kërkohet i atillë,  atëherë ai duhet të jetë qen melez.

As dardha nuk mund të qëndrojë në stemë, sepse mund ta hanë shpejt njerëzit dhe mbetet shteti pa simbole. Pastaj dardha ka bisht!

Njëmend Dardania antike ishte përplot dardha të egra, gorrica.

E si mund të jetë dardha e egër simbol i qytetërimit?!

Stemën e Kosovës do ta hijeshonte portreti i Mbretit dardan ose shalli i tij. Edhe gurët kristalorë do të shkëlqenin bukur!

Himn i Kosovës nuk bën assesi kënga Kur ra kushtrimi… , sepse e prish paqen politike.

Himn mund të bëhet vetëm kënga solemne e Rauf Dhomit: Paqe, paqe, Evropë, Europë!

( Mahitet  ARKADIA)

 

Identiteti

Ditën e Flamurit Mbreti dardan na përgëzoi me një mrekulli të re.

Në Teatrin Kombëtar shpalosi flamurin  e Dardanisë.

Tashmë jeni mësuar me këtë flamur. Vetë e kam qëndisur e ujdisur! – tha gjithë buzagaz.

Turma jashtë u çmerit:

More, ky qenka hakubet, kukuvriq lakuriq!

Shiheni si ia paska lidhur shallin për mjedisi!

Gjoksin e paska me kryq !

 A fluturon shqiponja në rreth ore, a noton nëpër det?! 

Në krye paska sërish yllin, medet! 

Dikush shpërtheu me ironi:

Më mirë do të rrinte shalli flamur!

Jo, jo ia priti tjetri: dardha me bisht! 

Mrekullia e dytë ishte himni i ri Kur ka ra kushtrimi…

Këtë e kemi zgjedhur për himn kombëtar-shtetëror të Dardanisë-  shtoi Mbreti dardan.

Hëm! As ky himn nuk bën, është kundër paqes. Më  mirë do të  jehonte Bien tupanet në Dardani.

Kështu Mbreti dardan sfidonte Vlorën me identitetin e  ri.

Sheshi Skënderbej sfidonte cirkun në teatër.

Hadi Shehu, si Plaku i Vlorës, i binte daulles për Shqipërinë.

Mbreti dardan me Rauf Dhomin i binin defit për Dardaninë!

Turma çmeritej: More ky Mbreti dardan është ndër lule!

Ne po këqyrim si të bëhemi bashkë, e ky si të bëhet mbret me identitet!

Mbreti dardan vetëm qeshte:

Çdo shtet kërkon identitet. Më mirë i pari në katund se i dyti kurrkund!

Kjo mizeria jonë pagane ende nuk e di se Dardania ishte provincë romake. ( Mahitet  ARKADIA)

 

Topi

Statusi i Kosovës është bërë si top futbolli në ndeshjet ndërkombëtare.

Herë hidhet në njërën portë, herë në tjetrën. Herë fryhet, herë shfryhet.

Statusit iu kanë zgjatur veshët sa të gomarit.

Gomari pëllet e pëcet në vapë.

Topi rrokulliset e rrokulliset. Topi është i rrumbullakët.

Kush do t’ia fusë gol, gol, gol!   ( Mahitet  ARKADIA)

 

Bamiri

Më në fund, pasi grindjet e pushkët nuk bënë punë, Topi u zgjodh president i Shqipërisë edhe me vota të së majtës. Ky ishte gjest i vullnetit të mirë për pozitën.

Socialistët e Edi Ramës qitën tym e mjegull në vapën tropikale politike.

Kopili Nano ua lagu keq atyre.

Auuuuu politika!

Po, pse të hidhërohen aq shumë në lojërat politike? 

President më të mirë nuk mund të gjente dot Shqipëria.

Bamiri ishte më i miri. Bamir i popullit dhe top i patundshëm.

Jo top futbolli, por top me gjyle që mban ekuilibrin e pushtetit.

Këtë verdikt nuk e luan as topi.

Topi hyri në portën e majtë.

Gol, gol! – bërtiti Berisha.

Tash Sala ka shtrirë krahët në gjithë pushtetin dhe mund të bëhet lirisht autokrat i djathtë.   

Viva demokrtatia! ( Mahitet  ARKADIA)

 

Oratoria

Oratoria është mjet i fuqishëm politik për t’ua lëkundur mendjen njerëzve. Dy oratorë si Ciceroni i ka sot Kosova. Kur flet Skënder Hyseni, dridhet Llapi e Lepeteni! Tash Skënda po ngrit një tribunë gjashtëkatëshe për të mbajtur fjalime në Velani.

Skënder Hyseni lum ne që të kemi!

Kur ligjëron Baci Kolë na mbërthen vaji politik me lotët çurg.

O baci Kolë, thuej bacit Thaç le ta thurë tharkun me thupra thane se na ranë thitë!- thërret turma e lebetitur. ( Mahitet  ARKADIA)

 

 

 

Shumëkush po lypë! 

 

Një djalë i ri që solli lopët nga fusha, sa erdhi në shtëpi po i thotë gjyshes së vet:

Mori gjyshe, tërë ditën lopa nuk ka kullotur, por i ka hipur tjetrës lopë në shpinë?!

Eh, po lypka me u ethur mor biri i gjyshes- ia ktheu ajo.

E reja e saj e cila ishte lodhur nga punët e shumta të shtëpisë, po i thotë djalit të saj:

E mor biri im, mor çobani i nënës: Shumëkush në ketë shtëpi po lypë ethur: Së pari

babai yt që gjithë ditën e ditës rri në çajtore të qytetit e nuk prek punë me dorë! Pastaj gjyshi yt (vjehrri i im), që tërë ditën rri pranë zjarrit e më thotë nga dhjetë herë brenda ditës: “Nuse ama një gacë ta ndezi cigaren!”  Më pas gjyshja jote (vjehrra ime) e cila tani më ka kaluar të shtatëdhjetat e kërkon që t’i lyej flokët me kanë për çdo javë!  Më pastaj edhe Qeveria jonë e cila po na gënjen që tetë vite me radhë se po bëhet Kosova e pavarur, jo atë vit e jo këtë vit! E krejt në fund duhet ethur edhe lopa- ia ktheu ajo e lodhur e krejt e revoltuar, birit të saj!… (Ngucakeqi)

 

Te Doktori?!

 

Një ditë mbrapa, pasi që Presidenti i SHBA-ve, zoti Gjorgj Bush vizitoi Shqipërinë, Doktor Berisha i thirri në një vizitë urgjente në Kukës, Kryetarin dhe Kryeministrin e Kosovës zotërinjtë Sejdiun dhe Çekun?! Opozita me ta mësuar këtë lajm, menjëherë i vrenjti hundët dhe si zakonisht filloi loja e gjuajtjes me “kunja!”…

- Mos u merakosni- ia ktheu njëri nga këshilltarët e opozitës: Doktori nuk pranon më shumë se nga dy të sëmurë në ditë për vizitë, të shpresojmë se në terminin tjetër Doktori do të ftojë dy të tjerë- kuptohet nëse doktori vet më parë do të jetë mirë nga shëndeti?!…  (Ngucakeqi)

 

Mos harxho! 

 

Fehmiu e mori në telefon një shokun e vet, të cilin kishte vite që nuk e kishte thirrur. Ata po bisedonin për shtatë palë qejfe, dikur, pasi që Fehmiu u zgjatë bukur si shumë në telefon, ky shoku i tij, duke dashur që ta kursente, po i thotë: Mjaftë më Fehmi, mos u harxho se ka mbi gjysmë ore që je duke biseduar me mua dhe të kushtojnë shpenzimet e telefonit!

Jo, jo e kam pa pagesë- ia ktheu Fehmiu?!

Si pa pagesë- po e pyet ai?!

Jam nga telefoni i një shokut tim- ia ktheu Fehmiu!

Ëhëëë- ia priti ai, për sy të ballit ma mori mendja se një e mirë ka ndodhë, ngase ka mbi 4 vjet që ti Fehmi nga telefoni yt nuk ma ke bërë xërrrr………  (Ngucakeqi)

 

 

VIZITA E ZYRTARIT TË LARTË NË KOSOVË

Shkruan: Beqir Elshani

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian shkoi për të vizituar Kosovën. Në pritje kishin dalë Kryeministri i Kosovës me Kryetarin e Kosovës, kryekuvendarin dhe ministrat e Qeverisë së tij.Të gjithë bashkë e pritën mysafirin e lartë. Kryeministri e shoqëron dhe e prezanton zyrtarin e lartë para zyrtarëve të Kosovës.

- Ky është kryeplaku i kompromisit të Kosovës, – tha kryeministri për kryetarin e Kosovës.

- Kjo është zëdhënësja e mjerimit dhe vuajtjes së popullit, – tha për zëdhënësen e Qeverisë së Kosovës.

- Ky është kryetari i shurdhmemecëve, – tha për kryetarin e Kuvendit.

- Ky është ministri i hajdutëve, – tha për ministrin e financave.

- Ky është ministri i territ, – tha për ministrin e energjetikës.

- Ky është ministri i vagabondëve, – tha për ministrin e kulturës.

- Ky është ministri i analfabetëve, – tha për ministrin e arsimit.

- Ky është ministri i infektimit, – tha për ministrin e shëndetësisë.

- Ky është ministri i dhunës dhe shtypjes së brendshme, – tha për ministrin e punëve të brendshme.

-Ky është ministri i korrupcionit,-tha për ministrinë e industrisë dhe tregtisë

- Ky është ministri i padrejtësisë, – tha për ministrin e drejtësisë.

- Vetëm ministri i të verbërëve mungon (është fjala për ministrin e bujqësisë). Ai është i shqetësuar, sepse rezervat e ushqimit në depo janë prishur. Zoti zyrtar, ndonëse ministri është i verbër, hundën e ka të hollë dhe shpejt e merr vesh, kur prishet ushqimi. Deshi të varë veten, por e shpëtoi ministri i padrejtësisë, – kështu e informoi kryeministri zyrtarin e lartë të BE-së.

- Sa budalla, të marrë më qafë veten për një vagon ushqim, – tha zyrtari i lartë.

- Ministri i bujqësisë nuk ka faj… Faj ka populli që nuk blen ushqim, prandaj ushqimi po prishet në depo, – deklaroi njëri nga ministrat e pranishëm.

- Po, demonstruesit në rrugë, çka po lypin? Mbase ata janë kundër vizitës sime në Kosovë?! – pyeti zyrtari i lartë i BE-së, kur pa demonstruesit e Lëvizjes Vetëvendosje me pankarta duke brohoritur “VETËVENDOSJE!

- He, he…! Ata po lypin vetëvendosje, diçka që bie në kundërshtim me Unmik-un, – tregoi zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës.

- Sa për Unmik-un nuk ka problem, por duhet pyetur Serbinë. Nëse Serbia lejon vetëvendosjen e popullit shqiptar, padyshim që Unmik-u e mirëpret, – tha mysafiri zyrtar.

Ndërkohë të gjithë ministrat buzëqeshën në shenjë nderimi.

 

Beqir Elshani – anekdota

LLUMI I KAFESË

- Çka po sheh në llumin e kafesë? – pyeti një grua shoqen e saj që po shikonte në filxhan.

- Po shoh një pako! – u përgjigj shoqja duke vështruar në filxhan.

- Është e madhe apo e vogël? – vazhdoi të pyes e para.

- E madhe është, mirëpo dora është e zezë! – tregoi e dyta

- Kuku, boll, se e di kush është! – tha me shqetësim e para.

 

…LUMJA MOJ E ENJTE!

- E hanë, e martë, lumja moj e enjte! – brohoriti prej gëzimit një studente.

- Urime, po shkon nuse, apo?! – e përgëzoi shoqja e saj.

- Jo, po vjen pavarësia… – tha me gëzim studentja.

 

RRUGA “VETËVENDOSJE”

- Pse po shpërngulesh prej rrugës “Vetëvendosje”? – e pyeti njëri fqinjin, kur e pa duke bartur plaçkat me kamion.

- Sepse kjo rrugë është me gropa, e pashtruar, pa dritë elektrike dhe vazhdimisht ka policë, – u përgjigj fqinji, duke i lënë lamtumirën.

 

ZGJEDHIMI I FOLJES

- Agim, si bëhet zgjedhimi i foljes në kohën e tashme të mënyrës dëftore: veta e tretë, numri njëjës? – pyeti arsimtari i gjuhës nxënësin.

- Qeveria po fle, parlamenti po krihet, ministria po shthuret, populli po dridhet…

- Shumë bukur, Agim! – miratoi arsimtari i gjuhës shqipe.

 

GJYSHI NË SPITAL

Në spital është shtrirë një plak i sëmurë dhe mbahet me infuzion. Pranë plakut qëndrojnë mjeku dhe të afërmit familjar, ndërkohë vjen edhe nipi.

- Çohu gjysh, do të bëjmë kryetar shteti! – tha nipi, duke ia larguar infuzionin prej trupit.

Për çudi, gjyshi u ngrit dhe iku prej spitalit. Mjeku dhe të afërmit e plakut mbetën gojëhapur.

 

REVOLUCIONI

- Mësues, a është i mirë revolucioni për popullin shqiptar? – pyeti nxënësi mësuesin.

- Natyrisht, i mirë është! – u përgjigj mësuesi.

- Atëherë pse Berisha dhe Nano nuk bëjnë revolucion? – vazhdoi të pyes nxënësi.

- Revolucion do të bëhet kur këta të thyejnë qafën, – u përgjigj mësuesi.

 

VË BAST PËR 100 DOLLARË

- Vë bast për 100 dollarë, që banka e qytetit do të vidhet! – i tha njëri bashkëbiseduesit në kafene.

- Unë nuk pranoj bast më pak se 1000 dollarë? – ia ktheu bashkëbiseduesi.

 

PYETJE PËR HAJNAT

- Zoti inspektor, a më lehtë është të zini hajnat që vjedhin pak, apo ata që vjedhin shumë? – pyeti një gazetar inspektorin e policisë.

- Nëse më tregon ti se kush vjedhë shumë, unë do t’i zë… – u përgjigj inspektori.

- Nuk e bëj, se më largojnë prej detyrës, – u përgjigj gazetari.

 

MBLEDHJA E COFTINAVE

“BËJ TRANSPORTIN FALAS E KAFSHËVE TË NGORDHURA!” kështu shkruante në shpalljen e një shtylle.

- Po bamirës i madh, ky transportues! Mbledh coftinat për të mbrojtur mjedisin! – i tha fqinjit të vet, kur pa shpalljen në derë.

- Jo, lum miku! Ky nuk e bën për mbrojtjen e mjedisit!… me to mbaron suxhuk dhe i shet në treg, – tregoi i dyti.

 

ZONJA E DYSHIMTË

- Astrit, kush është zonja që shkruan shpesh për ty? – pyeti bashkëshortja e shqetësuar, kur pa emrin e një femre në faqet e internetit.

- Mos u shqetëso, grua, është nofka ime! Me emrin e zonjës i lavdëroj shkrimet e mia në internet, por edhe i shaj të tjerët që më sulmojnë, – tha bashkëshorti që mundohej ta qetësonte gruan.

FËMIJËT SHAJNË

- Mama, do ta braktis punën në ambulancë, …pacientët po më shajnë, – u ankua e bija infermiere.

- Mos bija ime, punën e ke të mirë! – i tha me të mirë mamaja.

- Ç’ punë e mirë, mama! Të gjithë fëmijët që u jap injeksione, më shajnë!

- Nuk kanë faj të gjorët… Shajnë sepse u dhemb…, – tregoi mamaja e infermieres.

 

DHELPNA NË KOTECIN E PULAVE

- Baba, një dhelpën ka hy në kotecin e pulave, – tregoi me gëzim i biri. 

- Po të më thoshe për Sharanin (qeni i shtëpisë) t’ kisha besue, – u përgjigj babai.

- Po, babë, ajo kujdeset për kotecin dhe me bisht ua pastron glasat, – vazhdoi të tregojë i biri.

- O ti, o dhelpna asht çmend, – ia priti babai të birit.

 

DYFISHIMI I POLICISË

Ditari televiziv lajmëron se Qeveria Shqiptare do të dyfishojë numrin e policisë në vend. Gruaja ishte në kuzhinë dhe posa dëgjoi klithmën e bashkëshortit, e pyeti se ç’ka ngjarë.

- Spikeri tha se do të dyfishohet varfëria e popullit shqiptar, – tregoi Agimi.

- Ku-ku, për ne! – klithi me shqetësim bashkëshortja e Agimit.

 

BURGU I HAGËS

- A e din për çka Shesheli gjendet në burgun e Hagës? – pyeti njëri shokun e vet.

- Ai është kriminel, prandaj gjendet në burg, – ia ktheu shoku.

- Jo! Ai e ruan Ramushin të mos arratiset prej burgut të Hagës, – tregoi i pari.

 

STANDARDI SIPAS MIXHËS

- A jeni të kënaqur me standardin, mixhë? – e pyeti një gazetar fshatarin.

- Mirë, bereçaversen! – pohoi formalisht fshatari.

- A më mirë përpara, apo sot? – vazhdoi të pyes gazetari fshatarin.

- Përpara nana ime i shtonte ujë t’ bunarit kosit, sot gruaja ime i shton ujë t’  çezmës.

- … Po zotnitë, a kanë ndryshue? – pyeti gazetari.

- Jo!… Përpara janë kan t’ kuq, sot janë çivit, – tregoi fshatari.

 

25 Maj 2007

 

 

HUMOR nga Ngucakeqi

 

Ministri që bëri vetëvrasje?!

 

Ministri i bujqësisë në Qeverinë e Japonisë, ishte i ftuar në interpelancë për shkaqe dyshimi në parregullsi të shumta që kishin ndodhur në ministrinë e tij. Ai para së të përballej me Parlamentin Japonez, bëri vetëvrasje!…

 

- Çfarë morali mor burra!- sikur të ishin edhe ministrat tanë të tillë, besoj se nuk do të kishte keqpërdorime e keqmenaxhime të buxhetit të Kosovës – ia priti bashkëbiseduesi.

- Ti thuaj shyqyr që ministrat tanë nuk kanë një moral të tillë!- ia priti tjetri.

- Pse mor burrë thua kështu, a nuk të duket kjo që thua ti një lloj nënçmimi- ia priti ai.

- Jo mor burrë, nuk është nga se unë po e nënçmoj gjestin moral të ministrit në fjalë, por e kam nga frika se po të ishin ministrat e Qeverisë së Kosovës të tillë do të mbesnim pa asnjërin, ngase secili do të përfundonte në vetëvrasje para çdo interpelance!- ia ktheu ky.

- Jo mor burrë, mos u friko fare. Ministrat tanë veç nëse i vret rrufeja rastësisht!- për ndryshe ata nuk ka rrezik asnjëherë që të bëjnë vetëvrasje për shkaqe morale të keqmenaxhimit të buxhetit të Kosovës!…

 

 

U zu me presh në dorë!?

Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit të Kosovës, u zunë me 10 mijë euro ryshfet në dorë!

Po, habitem- ia priti tjetri, dhe në fakt nuk po më besohet fare!

Si nuk të besohet mor zotëri, këtë e ka dhënë edhe gazeta, e ka vërtetuar edhe shërbimi i SHPK-së, dhe ti prapë thua se nuk më besohet!- ia ktheu bashkëbiseduesi.

Jo, ore jo, nuk më besohet që ata zyrtarë të lartë të Ministrisë së Qeverisë së

Kosovës te bien kaq poshtë! Nëse është kështu, atëherë ata paskan prishur imazhin e Qeverisë, dhe paskan shkelur të gjitha rregullat e Qeverisë?! Them kështu duke u mbështetur në faktin se deri me tani të gjithë; zyrtarë e këshilltarë e besa edhe ministra e zëvendës të tyre, nuk kanë pranuar ryshfet nën 1 milion e tutje euro! Këta me 10 mijë euro… Vërtetë po më habisin, prandaj nuk po më besohet mor burrë!…

 

 

30 franga dënim! 

Ditë më parë, në disa kantone të Zvicrës kishte kaluar një ligj ku parashihej dënimi me gjobë në vlerë prej 30 frangash Zvicerane, për të gjithë ata që vërehen duke pështyrë në tokë!

Eh, sa mirë- ia priti tjetri.

Çfarë miri mor burrë, po ja, të vjen të pështysh… e pastaj, ku të pështysh, ç’të bësh?…

Eh, sikur ta sillnin këtë ligj edhe në Kosovë!- ia priti ai.

Si, nuk të vjen turp mor burrë- ia priti ky! Po ç’të bëjnë gjithë ata njerëz të pa punë atje?

Gjithë ditën rrugëve të Prishtinës, dhe t’ju ndalosh të pështyjnë, po ku të pështyjnë ata sipas teje mor zotëri?- ia prit tjetri.

Pasi që janë gjithë ata të pa punë, dhe Qeveria e Kosovës që mbi tetë vite nuk ka

siguruar as punë, as të ardhme, as ekzistencë për ta, atëherë edhe ata mos të pështyjnë në tokë, por ta pështyjnë tërë ditën e ditës Qeverinë në surrat!…

 

 

Tamam si ura e shenjtë

Para dy dite u lidh koalicioni mes dy subjekteve politike ne Gjilan, mes LDK-së dhe PDK-së. Përfaqësuesit e të dy subjekteve në Gjilan, para gazetarëve thanë se së shpejti ky koalicion do të realizohet edhe në disa komuna, pra në nivele lokale më parë, duke mos përjashtuar një koalicion të tillë edhe në nivele qendrore më pastaj!

Pas dy dite, koalicionin e dëshiruar nga subjekti i PDK-ës, u prish nga subjekti i LDK-ës?! LDK- tha, shkurt e qartë: Se nuk e kanë ndërmend që ta prishin  koalicionin aktual qeverisës! U bë puna si ura e shenjt, gjithë ditën ndërtojnë e gjithë natën po e shkatërrojnë! Me gjasë për të bërë një koalicion të qëndrueshëm në Kosovë, duhet një kurban, pra duhet që dikë ta murosim. Se kujt do t’i bie shorti, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim! 

! 

 

Ndërroja emrin?!

   Edhe zyrtarisht, në Kosovë u promovua një parti e re, poashtu me emër të ri?! Në fakt, pas shumë përpjekjesh që të jetë trashëgimtare e emrit të vjetër të partisë, krahu i zotit Daci e vonoi punën kot e kot. Kjo ide nuk i ndezi. Jo – i thanë të OSBE-së, – Nuk mund të jetë një parti e re, bartëse e emrit të vjetër, pra nuk mund të futesh dhëndërr me “halete” të huaja zoti Daci!

Mirë pra, – tha zoti Daci. – A keni ju ide se si ta pagëzoj partinë?

Po i thanë ata, pasi që po dëshironi ende, që në emër të Dardanisë, me iu hedhur hi syve

Shqiptarisë, atëherë veja emrin: “ LDD!?”.

Jo, – tha z, Daci, – ngase njerëzit do të thonë e paska uzurpuar Daci partinë, duke ia vënë emrin e vet, pra LDD- Lidhja Demokratike e Dacit!

Jo, jo- i thanë ata. Ne do sqarojmë popullin shqiptar menjëherë:

Na ishte një herë LDK- që do të thoshte (Lidhja e Demagogëve të Kosovës), në shenjë pakënaqësie, kjo parti u nda në dysh dhe u formua edhe LDD – që do të thotë (Lidhja e Demagogëve të Dardanisë) – kështu që populli do të kuptojë se vetëm lidhjet u këputen e demagogët prapë mbeten në skenë!

Gojët e liga thanë se qysh nga lashtësitë, paskësh ekzistuar një lidhje e tillë – hajde e merr vesh tani!

 

Shyqyr…

Tek po bisedonin dy shoqe të ngushta mes vete, të cilat përditë rrinin bashkë. Njëra, po i thoshte tjetrës:

- A nuk e sheh moj shoqja ime se çka janë duke bërë një dorë njerëzish? Gjithë këtë pasuri që e kanë bërë, shtëpia, banesa, vila, biznes, tenderë, e çka jo moj shoqe. Në këtë krizë ekonomike që po kalon Kosova, ata po dojnë me e zënë krejt botën e nuk po çajnë kokën për këtë popull.

- Po i shohim, moj shoqe, po si nuk po i shohim- ia ktheu tjetra. Mirëpo kot mashtrohen,

sepse askush gjë me vete në atë botën tjetër nuk po merr – veç ( turpin ose lavdinë – së bashku me një copë qefin).

   - Jo, ti thuaj shyqyr që nuk na lejojnë me marrë gjë, se një palë njerëz  kishin me marrë të gjitha me veti në varr e gjë nuk kishin me lënë për të tjerët këtej – ia ktheu ajo.

 

Fushatë

 Në fushatën zgjedhore që po mbahet këto ditë në Shqipëri, Partie Demokratike në pushtet e mobilizuar, kishin shkuar në një zonë të thellë rurale, për të mbajtur fushatën. Fjalën mori Sali Berisha, dhe elektoratit po i premtonte një jetë më të mirë. Kërkon ç’të doni nga ne- iu drejtua elektoratit ai, çka të ju do i bardhi shpirt! Një i pranishëm u ngrit dhe tha:

- Unë dua një shtëpi zoti Sali! Shënoja një shtëpi- po i thotë Saliu zëdhënëses së vet.

- Edhe unë dua po ashtu një shtëpi- tha një tjetër qytetar që ishte aty i pranishëm! Shënoja

edhe këtij një shtëpi- urdhëroi Saliu!

Një tjetër u ngrit e tha: Pasi që zoti Sali tha që të kërkojmë ç’të duam, nga se Qeveria e tij do të na i plotësoi të gjitha, atëherë mua më duhen flokët, pra leshi i kokës që me mungon qysh nga monizmi! Shënoja edhe këtij një shtëpi- i tha Saliu zëdhënëses.

- Ky nuk kërkoi që të fitojë shtëpi zoti Sali, ky kërkoi që të fitojë leshin që po i mungon!- ia ktheu zëdhënësja. Shënoje i tha Saliu, se edhe ata të tjerët leshin do të fitojnë, po shënoje ti!

 

                                                                                                            

Rrëfehu  

 Në prag të fushatës zgjedhore, tre politikanë kishin shkuar të prifti, ata dëshironin që më parë të rrëfeheshin për gënjeshtrat që kishin bërë elektoratit, gjatë fushatave të mëparshme e më pas të ia fillonin fushatës së re zgjedhore!

- Futet i pari, dhe prifti i thotë: rrëfehu biri im- a kë gënjyer elektoratin ndonjëherë?

- Po uratë, e kam gënjyer vetëm një herë. Mirë i tha prifti, ti për t’i larë mëkatet që paske

bërë, duhet që të sillesh një herë rreth e rreth kishës!

- Futet i dyti. Po ti?- po e pyet prifti. Unë uratë kam gënjyer elektoratin vetëm dy herë. Mirë i tha prifti, t’i duhet që kishës t’i sillesh dy herë për rreth e të lash mëkatet tuaja!

-  Futet i treti. Po ti?- e pyeti prifti atë. A keni makinë?- po e pyet ai priftin që në fillim?!

-  Pse, ç’ju duhet makina?- po e pyet prifti atë ca i habitur.

-  Që besa e zotit, sa herë kam gënjyer unë elektoratin, vetëm me makinë mund t’i lajë

Mëkatet, duke iu sjellë kishës për rreth. Përndryshe me këmbë, më duhet dy muaj të tërë me u sjellë për rreth kishës, dhe nuk e di a mundem  t’i bie në fund premtimeve gënjeshtare që i kam bërë elektoratit!

 

 

Në kërkim

   Krejt rastësisht kishte ndodhur, dhe në një ndeje bukur të madhe ishin takuar Adem Demaqi dhe Bexhet Pacolli. Njerëzit, duke pasur dëshirë që ta dëgjojnë bacën Adem duke ligjëruar për çështje aktuale, ishin bërë një me qetësinë. Pasi që baca Adem mbaroi bisedën, me të shpejt u hodh zoti Pacolli, dhe i bëri pyetje bacës Adem, duke dashur që para të pranishmëve të tregohet i ditur! Ai, po i thotë:

zoti Demaqi, as na thua; a është më mirë me qenë i pasur, apo i ditur?

Më mirë është me qenë i pasur!- ia ktheu baca Adem.

Eh, të zura- ia priti zoti Pacolli.

Jo, jo- iu përgjigj baca Adem, ne të dy zoti Pacolli jemi në kërkim të asaj që na mungon: Ty të mungon dituria, ndërkaq mua më mungon pasuria, prandaj…

 

Cili ishte mashkull? Cila ishte femër?!

Nga ish ministrat e Qeverisë Çeku, pra ministri Haraqia dhe ministri Tërmkolli, kush mund të saktësojë se cili ishte femër?! Ja disa karakteristika:

- Ministri Haraqia, nuk barte kurrë revole me vete, nuk fjalosej me askënd, nuk fyente askënd, mbante vath në vesh, kishte një sjellje të butë femërore, i kushtonte rëndësi të veçantë dukjes së tij të jashtme, nuk mbante kravatë etj!

- Ministri Tërmkolli, nuk e hiqte kurrë koburen nga brezi, fjalosej madje edhe me policinë e Kosovës, fyente e shante këdo, nuk mbante vath në vesh, mbante kravatë, kishte një sjellje të vrazhdë burri, nuk i kushtonte rëndësi dukjes së jashtme etj!  Pra ndonëse nuk e keni të lehtë, gjejeni vetë se cili i përkiste gjinisë femërore?!

                                                                                                 

Çka do të bëhet me shërbëtorët ?

Si po duket, pushteti i dhunshëm i Serbisë mbi Kosovën mbaroi. Me shumë peripeci, gjak e shumë sakrifica, por më në fund populli shqiptarë do ta fitojë një gjysmë shteti.

   - Më intereson të dijë se çka do të bëhet me gjithë këta shërbëtorë që janë të punësuar të UNMIK-u, si: përkthyes, truproje, pastrues. Shoqërues, shofer, spiunë etj? Pasi që me rastin e shpalljes së pavarësisë, do të bie edhe administrata e UNMIK-ut, pra do bie rozoluta1244- po e pyet bashkëbiseduesi shokun e vet.

   - Mos u shqetëso ti fare për ata- ia ktheu tjetri. Të gjithë shërbëtorët, nëpër të gjitha pushtetet pushtuese në Kosovë, që nga pushtimi Otomanë e deri të UNMIK-ut tani. Pra ata të njëjtën punë kanë bërë gjithmonë- në shërbim të pushtuesve! Edhe në pushtetin që do ta vejë BE-ja në Kosovë- shërbëtorët, po të njëjtin shërbim do ta bëjnë prapë!

   - Pse, prapë të pushtuar ne a?!!!- po, ia ktheu tjetri për sy të ballit, por kësaj radhe do të jemi të pushtuar nga Evropa e cila është përgjegjëse për fatin tonë të lig, që nga viti 1912!…

 

 

U kthye

   Ditë më parë Muhamet Kelmendi kaloi në partinë e Bexhet Pacollit!?

Po habitem, po i thotë shoku- shokut tek e morën këtë lajmë. Si ka mundësi, po a nuk

ishte ky Muhameti, që për sa kohë ishte në LPK- nuk kishte lënë gjë pa thënë për Pacollin e sojisorollopin e tij. Pastaj kaloi në partinë e Ukshin Hotit, të cilit po ashtu ia paska kthyer shpinën! Si lakohen njerëzit kështu si shelgu mor vëlla, këtë nuk po kuptoi unë- po i thotë ai.        Mos u mëzit shumë- ia ktheu bashkëbiseduesi, zoti Kelmendi u kthye në origjinën e vet- këtë ai e ka treguar më kohë; ambiciet e tij për të qenë i parë, nuk e brenë fortë se me kë bëhet kumbarë, krejt fuqinë për atdhe interesin- jo, larg asaj- ky soj nuk e njohin interesi, veç se për lekun vdesin!

 

 

A thua sa do ta mbajnë?!

Ehe, Na erdhi liria më në fund. Sa e sa veta janë djegur për te, që sa vite e vite pret populli ynë këtë të shkretë lirie, dhe ja krejt në fund erdhi e bardha!- po i thoshte axha Sejdë- axhës Kolës, pra fqinjit të vet, tek po pinin kafen e mëngjesit të dy në kopshtin e tyre, si pensionist që ishin. Prej matanë gardhit të kopshtit të tyre, po i dëgjon axha Xhevat- një fqinjë i tyre, dhe nga kureshtja po i pyet këta të dy:

Tash more burra që Kosova po zaptohet serish nga këta të Bashkësisë Evropiane, a dini

se sa do ta mbajnë Kosovën nën zap?! Dikush po thotë se nuk do të rrinë gjatë, disa po thonë se që besa gjatë kanë me e mbajtur! Kush di të na e thotë të vërtetën, prej asaj çka di unë; po ju tregoi se:

-  Nja 500 vjet e pat mbajtur Turqia dikur, nja 100 vjet Serbia, nja 8 vjet po bahen gati, prej se janë hy këta të UNMIK-ut, e tash këta të Evropës sa vjet do ta mbajnë a di kush me na tregua?- inshalla nuk e mbajnë shumë e po çlirohemi edhe ne si gjithë bota ndonjë herë!- përfundoj pyetjen axha Xhevat.

                                                                                                            

Lini të vdekurit rehat!

   Pas gjithë asaj rrëmuje e shembjeje të LDK-së, që më shumë i ngjante zhurmës së dikurshme në mëhallët e romëve, ( pa dashje që të fyej minoritetin rom ), kjo fundi i fundit është pasqyrë e një pjese të madhe të elektoratit ( kush do të shoh realitetin ), nuk vlen për ata që janë verbuar!- kushdo qofshin ata.

  - zoti Daci ditë më parë tha: “ Ne, po ndërtojmë një shtëpi të re!”- pasi që shtëpia e vjetër nuk po i zë më, ngase janë shtuar meshkujt!… Dhe ia bëri “bam” e doli me parti të re. Ai me militantët e vet, para dhe pas formimit të partisë, bënë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës!- në shenjë respekti për te, partia e Dacit edhe selinë e ka zënë pranë varreve!

  - Çka thua për këtë ti mixha Cen?- po e pyet një djalë i ri një plak të urtë, të cilit po ia lexonte këtë lajm në një gazetë ditore.

  - Po flasë prej përvojës sime- ia ktheu mixha Cen: Të gjithë ata që kanë zënë vend pranë varrezave, kurë nuk kanë bërë “behrida!”. Tani së fundi është bërë si modë pasha mixhën, të gjithë këta të politikës, para se ta ulin prapanicën në karrige të pushtetit, së pari shkojnë  e kapen për kunjave të varrezave, kush ku të mundet!… E pastaj i vërsulen pushtetit

  - Në këto ditë të fillimit të vitit të ri, mixha e ka vetëm një porosi: “ Të gjithë ju o Demokrat- lini të vdekurit ndër varre rehat!”…

 

Raportim!

Të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës, sot, pra në përmbyllje të këtij viti ( 2006), raportuan para Gjeneralit të demobilizuar për sukseset e tyre gjatë këtij viti, Të gjithë ata ( pa përjashtim ) folën vetëm për rezultate, as njëri nuk foli për humbje e dështime, ju lumtë!

Duke e vërejtur se ata kanë “harruar” edhe shumë gjëra, desha të plotësoi edhe disa të arritura tjera- ani pse unë nuk jam ministër!

-  Në saje të këtyre ministrave të zgjuar e vizionar:

Kosova gjatë këtij viti ka pasur rrymë me bollëk, dhe nuk është ndërprerë as një herë!

Mbi 50 fabrika- të inauguruara gjatë këtij viti, kanë punuar pa ndërprerë!

Nuk ka pasur bllokim të rrugëve si ai i Grykës së Kaçanikut!

Nuk ka pasur vrasje ( madje as në automobilat e policisë)!

Nuk ka pasur vjedhje, plaçkitje, as edhe njerëz me maska!

Nuk ka vdekur as kush në duart e mjekëve, nga se ka pasur medikamente me bollëk!

Shtresat sociale dhe pensionistët kanë gëzuar të gjitha të mirat!

Janë punësuar diku mbi 300.000 punëtorë në lëmi të ndryshme!

Të gjitha familjet e Dëshmorëve, dhe fëmijët e tyre gëzojnë privilegje të mëdha!

Nuk ka pasur as kund as edhe një kacidhe korrupsion!

Janë përfunduar, madje rrënjësisht reformat në arsim!

Është bërë kthesë e madhe në sektorin e bujqësisë,bujqit lirisht mund të lëvrojnë me kalë!

Kanë bërë rezerva të thëngjillit të gatshme për gati tërë javën e ardhshme!

Mallit që futet nga Serbia i është hequr procedura doganore- si lehtësim!

Prostitucioni dhe droga, janë emra të pa njohur për Kosovë!

Kuvendet partiake, dhe Parlamentare të Kosovës janë shembull në rajon, dhe Evropë!

Infrastruktura; kund këmba në balt nuk të shkel, uji me bollëk nga kanoçet etj!

Telefoni mobile nga më të lirat në rajon e në Evropë- mos të flasim për Amerikë!

Standard i lartë jetese që mund të krahasohet me Zvicrën!

Komunikacion të rregulluar urban e ndër urban, që nuk ia gjënë shoqin!

 Dhe mbi të gjitha këtë vit u realizua edhe Pavarësia formale e Kosovës që ishte zotim e amanet edhe i të ndjerit, por edhe qëndrim konsekuent, dhe sublimi i të ndjerëve tjerë, që sot e mbajtën mbledhjen e fundit ( urojmë ), kështu që me këtë edhe u “ realizuan “ aspiratat shekullore të popullit tonë- Urime viti i ri: O o o  milet!

 

Këto gjëra i kanë harruar ministrat në fjalë, prandaj unë si Ngucakeq” ministër”, që jam në këtë sektor e pash të domosdoshme që të plotësoi këto të dhëna modeste, nga se populli mund të hidhërohet për mos përfshirjen e gjithë këtyre rezultateve!

  

 

Ai ishte i ri!…

Tek po lexoja një intervistë në gazetën “ Ekspress “ të zotit Daut Haradinajt- së fundi në cilësinë e kryetarit të një dege në kryeqytet!

Zoti Dauti ( mes tjerash), thotë se i pëlqen gara, dhe është i gatshëm që të marr përsipër edhe udhëheqjen e AAK-së ( në rast se Ramushi do të mungoi )…

Kjo ma kujtoi rastin më të freskët, kur Castro ia beson fronin vëllait të vet. Një lojë të tillë në katroret e fushës politike si në katrorët e shahut, po e përgatisin për ta lozur vëllezërit Haradinaj! Se kush do të pësoi mat nga kjo më parë- veç Kosovës?…

Zoti Dauti më tej thotë se: Hashimi është ende i ri, dhe lë të pres! Po pra, se Dauti na u mplak, dhe koha për politikë po i ikën, prandaj vraponi burra! Më këtë ironi, ai do të thotë më shumë për zotin Thaçi, duke dashur që këtë ta injoroi paskuqërisht… Daut e Ramush Haradinaj kanë të drejt- vërtetë zoti Thaçi është i ri! Hashimi ishte i ri edhe atëherë, kur e shpëtoi shtabin e Dukagjinit, të cilin vëllezërve Haradinaj ( që ishin të pjekur ) ua kishte marrë zoti Zema, dhe atë më vota të katundit!

 

I la ferexhetë

Iku Daci- alias maçoku nga kreu i parlamentit. Në fakt, vetëm sa mashtrohen këta ministrat dhe parlamentarët, ngase institucionet dhe populli po i vërejnë “me kohë” devijimet e udhëheqësve tanë dhe dobësitë e tyre. Bie fjala manipulimet e Dacit i kanë vërejtur menjëherë, pra në mandatin e dytë të tij – pra, gati pas pesë vitesh!, dhe pasi kishte kaluar shifrën prej 6 milion eurosh të keq menaxhuar nga buxheti i Kosovës!…

-Sa shpejt e paskan zënë, ore!- ia ktheu bashkëbiseduesi. Mos bëni shaka se Daci ka punuar, dhe i ka lënë të paktën diçka Kosovës dhe Parlamentit?- ia priti tjetri.

-Ë, pra na thuaj se çka na i paska lënë Kosovës dhe parlamentit, ky Daci- sipas teje?

-Daci ia la ferexhetë parlamentit, pra i la muralet e mbuluara me ferexhe në parlamentin e Kosovës!…

 

E lavdëruan dhe e shkarkuan!

Në një mbledhje të kryesisë së LDK-së, i lavdëruan për punën e tyre të bërë në institucionet e Kosovës: zotin Daci, si kryetar të parlamentit të Kosovës dhe zotin Salihaj, si zëvendës kryeministër në Qeverinë e Kosovës. Po në këtë mbledhje, që të dy edhe i shkarkuan nga postet e tyre!…

Kanë thënë dikur: frikohu nga lavdi i armikut, dhe mos u friko nga e shara e mikut!

Si po duket, armiqtë që janë mbledhur brenda kësaj  partie, tani kanë filluar të ballafaqohen me realitetin e ri në Kosovë, por një gjë mos ta harrojnë, ata dhe njerëzit tjerë të politikës se: në politikë, një herë të lavdërojnë e në majat më të larta të çojnë, pastaj të kritikojnë, më vonë të shajnë e të rrëzojnë, më pas ca më keq- t’ëmën ta lodrojnë, dhe më në fund fare të harrojnë, në ndonjë kthinë, apo diku prapa grilave! Prandaj ju të politikës më me kujdes e mos me u ngutë se rrëzoheni e i thyeni hundët– tha një plak i urtë.

 

Nga Ibrahimi në Pjetër!

Ditë më parë gazeta “Lajm”, kishte nxjerr një shkrim ku njoftonte lexuesit se zoti Ibrahim Rugova, kishte bërë konvertimin nga besimi islam në atë të krishterë! Rugova me këtë rast edhe ishte pagëzuar në Romë nga vet Papa Pali i dytë me emrin Pjetër! Sipas gazetës në fjalë, zoti Rugova këtë e kishte bërë qysh në vitin 1994 në shenjë respekti dhe dashurie për konfesionin dhe kulturën katolike në përgjithësi.

Tek po ia lexoja këtë shkrim të gazetës bacës Osman, ai më dëgjoi me vëmendje, dhe fare në fund më tha:

“ Dëgjo biri im: ky Ibrahimi lë ta ndërroj emrin si të dojë, ndash edhe lë ta vejë ndonjë emër tjetër se pasha bacën ta dini të gjithë se këtij nuk i ka bo puna kurrë; as si Ibrahim e as si Pjetër!”…

 

Edhe për se vdekuri

 Një Kmet i një katundi kishte qenë shumë i ashpër. Ai e kishte mbështetjen e pushtetit, dhe ushtronte dhunë mbi bashkëfshatarët e vet. Pa pritur atë e kishte kapur një sëmundje e rëndë. Para se të vdiste, mblodhi fshatin dhe ju tha: Do të ju lë një amanet.

“Kur të vdes të ma lidhni një litar në fyt, dhe të ma lini fillin e litarit mbi varr!- këtë po e bëj në shenjë pendimi për sjelljet e mia të liga që kam bërë ndaj juve!”.

- Kur vdiq, fshatarët e varrosen, duke ia respektuar amanetin e tij. Të nesërmen, një patrullë i Xhandarmërisë, duke kaluar aty pari- shohin një litar mbi varr të Kmetit!? Nga kureshtja e ngrehin litarin, por litari nuk lëvizte dot. Atëherë thërrasin fshatin, dhe i pyesin fshatarët se ç’ishte ai litar aty?- fshatarët tregojnë se ky ishte amaneti i tij!…

- Xhandarmëria urdhërojnë që të zhvarroset Kmeti, kur e panë me litar në fyt, ata thanë: Ë ë ë, po ju e paskeni varur Kmetin në litar, dhe për pasoi ai paska vdekur!… I morën fshatarët në xhandarmëri e kërciti dajaku, për ta zbuluar vrasësin e Kmetit.

Një plak, prej dajakut e gazepit që po shihte me sy, po thotë: “Pasha mixhën se ia shohim sherrin edhe për së vdekuri, këtë nuk ma kishte marrë mendja, por ejani ta varrosim diku me një fshat tjetër, se nuk ka për të na lëshuar sherri i tij bukur gjatë!”…

 

Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!

October 20, 2008 by  
Filed under Estetikë

Flokë të kreshpëruar, të elektrizuar, pa shkëlqim? Ka ca zgjidhje që vijnë menjëherë pas ditëve të pushimeve, kur nuk të bëhet vonë për maskat ushqyese, kur harron balsamin dhe xhelin në shtëpi dhe kur të mjafton një fjongo për t’i lidhur shkujdesshëm. Por me kthimin në qytet, gjithçka duhet filluar nga e para. Stilistët e flokëve sugjerojnë të gjitha truket se si t’i rregullosh për disa sekonda

Shkëlqim për flokët e zinj

Nëse ngjyra ka humbur shkëlqimin, por fatkeqësisht nuk ke kohë për të shkuar tek parukieri, atëherë vepro kështu: “Përzje pak hijezues ngjyrë ari me pak xhel shkëlqyes për flokët”. Ajo që e sugjeron është Cheryl Marks, parukierja personale e aktores Christina Ricci (një brune e bukur natyrale). “Merr pak nga produkti, ngrohe mes duarve për ta zbutur, kaloje mbi flokët e thatë dhe mos i krih. Do të kesh flokë të shndritshëm”.

Kaçurrela perfekte pas shiut

“Nëse flokët kanë marrë ujë dhe janë kreshpëruar, përfito për të krijuar një bisht me efekt re”, thotë stilisti i flokëve Ted Gibson. “Apliko një balsam pa shpëlarje, tërhiqi flokët pas, lidhi duke i shtrënguar fort dhe fryji majat me krehër”.

Larg efektit shtëllungë

Nëse, pavarësisht balsamit, flokët vazhdojnë të mbeten të ashpër, provo një recetë japoneze, që i zbut në çast. Ziej një grusht oriz me dy gota ujë. Pastaj kulloje lëngun, lëre të ftohet dhe hidhe mbi flokë, pasi t’i kesh larë më parë. Shpëlaji pas pesë minutash.

Jepi lëvizje flokëve të hollë

Përdor shampo të nxehtë. Shampoja ngrohet në procesin banjëmari dhe nxehtësia ushtron një zgjerim të enëve të gjakut, që oksigjenojnë rrënjën. Rezultati? Flokët janë më të gjallë, më të rëndë dhe më elastikë.

Ndiz ngjyrën

Para se t’i lash, lagi flokët me çaj jeshil. Apliko një serum shkëlqyes dhe fiksoji me ajrin e ftohtë të tharëses.

Nuk ke kohë për t’i larë?

Nuk janë të freskët nga shampoja dhe kjo duket, sepse flokët janë të gjatë. Për t’i rregulluar flokët pa i larë, krijo look-un “e pakrehur false” alla Gisele Bündchen”, thotë Harry Josh, stilisti i flokëve të top modeles. Me kokë poshtë, spruco shampon e thatë në rrënjë dhe me duar shpupuriti flokët.

Ngjyra është zbehur

Për të intensifikuar ngjyrën, kopjo teknikën që koloristja Rita Hazen përdor me popstar-in Jessica Simpson. “I bëj një maskë ushqyese me vaj bajamesh, jojoba dhe aloe, dhe e lë në flokë për 25 minuta”.

Gjallëro bionden platin

Nëse ngjyra është natyrale, zbehet shpejt, sepse flokët platin kanë shumë pak pigment. Për t’u dhënë gjallëri, shkri dy aspirina në një enë me ujë dhe shpëlaji flokët pasi të kesh përdorur më parë një shampo specifike për flokë biondë.

Fshih rritjen

Është momenti për të lyer flokët, por nuk ke dëshirë? Për të mos u dukur rrënja e flokut në ngjyrën natyrale, fryji flokët që në rrënjë. Krijohet një efekt dritë-hije shumë natyral. Më pas fiksoji me pak llak.

S’më pëlqen modeli i ri!

Të ka kapur epidemia e flokëve me presje. Por, pasi i ke prerë, kupton se modeli i ri nuk të pëlqen aspak. Për ta fshehur, apliko një xhel me efekt të lagur, shpërndaje me krehër duke i tërhequr flokët nga pas dhe vendos një rreth: të zi për flokët biondë, me ngjyrë për flokët gështenjë.

Stop efektit elektrik

Nëse ditët e para të vjeshtës fryn erë, flokët e hollë elektrizohen dhe krehja nuk mban. Bëji një mbledhje të tërhequr mirë, siç është tendencë së fundmi. Apliko një produkt flokësh me shkëlqim, krihi dhe lidhi fort.

Larg yndyrës

Duken gjithmonë të palarë dhe të pakrehur. Për t’i bërë më të lehtë, të vjen në ndihmë scrub-i. Masazhoji për pak sekonda dhe më pas laji me një shampo ultradelikate.

Somario

Një truk më shumë për të ushqyer flokët: një maskë me vaj ulliri. Mbahet gjithë natën dhe në mëngjes floku lahet me shampo

Ndryshimi i stinëve kërkon kura intensive. Kështu, flokët bëhen më të shëndetshëm, elastikë e të shndritshëm

Box

Gabimet e përjetshme

Mos i thaj flokët duke i fërkuar me peshqir. Kështu do të shmangësh elektrizimin dhe kreshpërimin. Punoji flokët me duar dhe tamponoji me peshqir për të larguar ujin e tepërt. Pastaj thaji me tharëse.

Mos e tepro me produktet e stilimit, ndryshe flokët ngjiten dhe nuk arrin t’u japësh formën e dëshiruar. Doza e duhur është sa një kokërr arrë. Shpërndahet nëpër duar dhe pastaj vendoset në flokë.

Me diellin në flokë

October 16, 2008 by  
Filed under Estetikë

Të kesh ngjyrë të qartë si ari. Kjo është tendenca e re e stinës. Një tendencë që ka rregullat e saj: ngjyra duhet të jetë natyrale, në harmoni me fytyrën. Kurse fijet kanë sekretet e tyre. Ja të gjitha këshillat e ekspertëve të parukerisë

Të hirta, si Nicole Kidman apo ngjyrë mjalti, si Sarah Jessica Parker? Kjo pak rëndësi ka. Ajo që vlen vërtet këtë verë është ngjyra e verdhë në flokë. Për ta fituar, mund të ndryshosh tërësisht ngjyrën ose të mbushësh kokën me fije. Të lësh flokët në duart e parukierit ose t’u besosh duarve të tua. Edhe këtë mund ta bësh, por gjithmonë duke ndjekur këshillat e ekspertëve. Edhe nëse ke fatin të jesh bionde natyrale, mund ta shkëlqesh floknajën me nuanca më të qarta, për më shumë dritë. Por kujdes: për të qenë vërtet në modë, duhet të kesh parasysh që ngjyra të ngjajë sa më shumë natyrale, e pasur me reflekse, por pa kontraste të forta, gjithmonë me shkëlqim.

 

Reflekse nga duart e tua

Praktike dhe të thjeshta për t’u përdorur, produktet për lyerjen e kokës në shtëpi të japin mundësinë të kesh rezultat të njëjtë me atë që mund të përfitosh në sallonin e parukerisë. Por vetëm me disa kushte.

Duhet të lexosh dhe të ndjekësh me kujdes udhëzimet. Me produktet vetëpërdoruese, që hapin ngjyrën me dy ose tre tone, duhet bërë kujdes. Janë të përshtatshme vetëm në ato raste kur ngjyra bazë është gështenja e hapur. Nuk duhet të përdoren nëse floku ka ngjyrë gështenjë të errët ose të zezë. Ndryshe, rrezikon të përfundosh me flokë ngjyrë të kuqe në portokalli. Si alternativë për flokët e errët, shërbejnë fijet. Për të mos bërë gabime, duhet zgjedhur një produkt që krijon efekte të lehta, shumë pranë ngjyrës së flokut natyral. Ekspertët thonë se është thelbësore që floku të mos jetë i trajtuar më parë. Lyerjet e mëparshme, permanenti apo çfarëdolloj trajtimi tjetër, shton mundësitë që rezultati final të duket fals. Nëse do që të shmangësh reflekset portokalli, fijet duhet të realizohen një muaj pas lyerjes së fundit të flokëve.

 

Shkëlqe ngjyrën natyrale

Nëse nuk guxon të bëhesh befas bionde, ekziston një teknikë që të lejon të arrish rezultate shumë natyrale: quhen highlights, janë fije shumë të holla. Goditje drite, që përshtaten shumë mirë me ngjyrën bazë dhe të japin përshtypjen sikur flokët janë çelur nga drita e diellit dhe jo nga parukieri. Kush ka një ngjyrë natyrale bionde hiri, mund ta ngrohë ngjyrën duke vendosur në fillim një bazë bionde të hapur. Pastaj të realizojë highlights të arta dhe ngjyrë mjalti të përziera së bashku.

Një zgjidhje tjetër është i ashtuquajturi “efekti kalifornian” i look-ut, i cili përftohet me një teknikë që i ngjan zverdhjes së flokëve në mënyrë graduale nga dielli. Domethënë jo një ngjyrë bionde uniforme në të gjithë gjatësinë, por një efekt biond që fillon nga rrënjët, të cilat lihen pak më të errëta sesa majat.

 

Të ruash tonin perfekt

Nëse sapo je bërë bionde, ki parasysh se tonet e ngrohta tentojnë të zbehen, ndërsa ato të ftohtat, si platini dhe argjendi, humbasin shkëlqimin. Problemi zgjidhet në dy kohë. Para se të çelësh ngjyrën e flokut, trajtoje me produkte rigjeneruese, që veprojnë në thellësi dhe mbyllin luspat, duke e bërë sipërfaqen e flokut si pasqyrë. Pas lyerjes, ekspertët këshillojnë përdorimin e shampove dhe balsameve specifike për flokë biondë, që ndihmojnë në theksimin e shkëlqimit dhe në zgjatjen e ngjyrës. Janë produkte që duhet të përdoren rregullisht. Jo vetëm që mbajnë ngjyrën më gjatë, por zvogëlojnë rrezikun që ngjyra bionde të marrë një nuancë metalike. Ki parasysh edhe që flokët e lyer kanë nevojë njëherë në javë për një maskë ushqyese.

 

Të mbrosh ngjyrën nga dielli

Sigurisht që nuk kemi ndërmend t’ju këshillojmë që për të ruajtur ngjyrën nga rrezet e diellit të mos shkoni në plazh. Kjo as na shkon ndërmend. E megjithatë flokët biondë janë vërtet shumë të ndjeshëm ndaj veprimit të rrezeve UV, sepse përmbajnë më pak melaninë, pigmenti që mbron edhe lëkurën. E nëse i shtohet kësaj edhe efekti i dekoloruesit, atëherë është e sigurt që në shtator vështirë se flokët e tua do kenë ndonjë ndryshim nga një mullar kashte. Ka një zgjidhje edhe për këtë. Të mbrosh kokën në mënyrë skrupuloze me një produkt specifik të pasur me filtra UV. Më të përdorshmit janë produktet spraj, të cilët jo vetëm që janë praktikë, por nuk e rëndojnë flokun. Nëse fijet janë shumë të thata, më mirë zgjidh një vaj solar, që e ushqen dhe e mbron flokun nga kripa. Ç’pret? Bëhu bionde dhe shijo një verë ndryshe