Ja mënyrat natyrale për mirëmbajtjen e duarve

August 21, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Ja mënyrat natyrale për mirëmbajtjen e duarveNëse dëshironi të keni duar sa më perfekte ne po ju sugjerojmë disa përbërës natyralë, të cilët e realizojnë më së miri këtë gjë. 

Qumësht për thonjtë

Produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyralë ndaj dhe po japim disa receta për maskat e duarve.

Limoni

Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste, do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral, i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës.

Mjalti

Mjalti është një hidratues natyral. Ai ul ashpërsinë e lëkurës duke kuruar prerjet dhe mavijosjet. Gjithashtu hidraton indet e lëkurës, duke shkaktuar rritje të shpejtë. Aplikojeni rregullisht te duart përpara se të flini në darkë. I bën duart më të buta kur i prekni.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit konsiderohet si një nga bekimet e natyrës. Kërkimet kanë provuar se nëse dëshironi lëkurë të butë, më e mira që mund të përdorni është vaji i ullirit, pasi e hidraton lëkurën shumë. Gjithashtu është një trajtim i provuar tashmë për sëmundjet e zemrës. Riparon dermisin (lëkura nën epidermë) duke i dhënë lubrifikimin e duhur. Vaji i ullirit bllokon lagështirën në indet e lëkurës, e cila e bën lëkurën të duket e re më gjatë. Mund t’i masazhoni duart me vajin e ullirit me kujdes, por është e rëndësishme që t’i lëvizni duart në drejtimin lart që ta mbani lëkurën në formën normale.

Vitaminat

Kontribuuesit më të mëdhenj në shëndetin e lëkurës sonë janë vitaminat. Njerëzit zakonisht e lënë pas dore marrjen e vitaminave, por nuk kuptojnë sesa negativisht ndikon kjo në shëndetin e lëkurës së tyre. Vitaminat kanë aftësi kuruese. Për këtë arsye ka një shumëllojshmëri suplementesh vitaminash të disponueshme në treg në ditët e sotme. Mund të merrni tableta vitaminash ose kapsula të lëngshme.
/ Top Channel

Tre sekretet e rinisë së përjetshme

May 19, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Sekreti i të qëndruarit i/e bukur si brenda dhe jashtë për një kohë të gjatë mund ta ketë një zgjidhje duke zbatuar planin anti-aging, të paktën kështu pretendon biologu Pervin Bulak.
Fjala anti-aging është një fjalë të cilën e përdorim shpesh. A është e mundur të mbetemi të rinj ndërsa vitet ikin? Biologu Pervin Bulgak, pohon se bukuria e jashtme lidhet ngushtë me të brendshmen dhe na sugjeron të praktikojmë planin anti-aging, i cili përfshin 3 sekrete që do të na ndihmojnë të mbetemi të rinj.
Gjumi
Po, gjumi i rregullt dhe në kohën e duhur është burim i gjallërisë dhe rinisë. Trupi prodhon melatoninën vetëm natën në errësirë. Ndërkohë që vrapojmë për të zënë kohën nuk e vlerësojmë shumë çelësin i cili ndalon kohën. Trupi i njeriut prodhon melatoninën natën nga ora 23.00 – 05.00 për disa deri në orën 03.00. Ky hormon ndihmon në rinovimin e qelizave, ekuilibrimin e ritmit biologjik dhe mbrojtjen e vetes. Le të fikim dritat e të shtrihemi, të mbrohemi nga kanceri dhe të mbetemi të rinj.
Majaja
Le të marrim pak maja. 50 % e majasë përmban proteina, vitamina të grupit B, hekur, krom, magnez, zink dhe selen. Në shumë vende ajo shitet dhe në trajtë tablete për shkak të efekteve pozitive që jep mbi shëndetin. Maja pastron mëlçinë, heq stresin dhe ndihmon në zhvillimin e embrionit.
Acidi folik shumë i domosdoshëm për gratë shtatzëna parandalon aneminë dhe nxit prodhimin e qelizave të reja. Maja përmban gjithashtu shumë proteina të cilat ndikojnë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Proteina mundëson marrjen e oksigjenit nga lëkura. Ju mund ta merrni majën nga produkte të ndryshme, në trajtë tablete apo ta zbusni pak me qumësht dhe pini nga një gotë çdo mëngjes.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit përshpejton rigjenerimin e qelizave. Është një antioksidues i fuqishëm, parandalon sëmundjen e alzheimerit dhe kancerin. Këshillohet të përdoret shumë në shtatzëni sepse rrit zgjuarsinë e fëmijës. Parandalon plakjen. Ta shohim se çfarë tjetër mund të bëjë në kuzhinë vaji i ullirit :
-zbukuron lëkurën edhe flokët. Gjallëron lëkurën e thatë, pakëson rrudhat. Vaji i ullirit zbut lëkurën dhe i jep asaj një pamje të këndshme.
-lajm i mirë për ata që qëndrojnë shumë në këmbë: vaji i ullirit qetëson këmbët e lodhura dhe i gjallëron. Ai ka veçori të pabesueshme zbutëse dhe njomëse. Ndihmon në kurimin e këmbëve të plasaritura.
-kur i bëni masazh trupit me vaj ulliri ai shton qarkullimin e gjakut dhe u transporton oksigjen qelizave.
-sapuni me vaj ullri e pastron në mënyrë natyrale fytyrën dhe njom trupin. Me ndihmën e veçorisë zbutëse dhe relaksuese zbut lëkurën dhe flokët. Krahas kësaj është i sigurtë për çdo lloj lëkure të ndjeshme.
-vaji i ullirit zbut dhe qetëson fytyrën e saporruar të burrit.
-mund të përdoret si një pomade për buzët e thata dhe të plasaritura.
-rrit rezistencën dhe elasticitetin e flokëve.
-pengon rënien dhe zbokthin, u dhuron shkëlqim flokëve.
-për nënat që ushqejnë fëmijët me gji është një shërues i majave të acaruara të gjirit.

A mund të luftohen rrudhat në mënyrë natyrale? Sigurisht!

April 25, 2013 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

 

Rrudhat janë një nga armiqtë e betuar të grave. Por rrudhat nuk përcaktojnë bukurinë e një gruaje, që e bëjnë të duket më e madhe në moshë. Sigurisht që është më mirë të tregohet kujdes për të shmangur shfaqjen e rrudhave të para. Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave, për të shmangur rrudhat. Por këto produkte nuk janë të vetmit. Në vend që t’i luftoni rrudhat me kremra shpesh të kushtueshëm apo me operacione kirurgjikale, përse nuk provoni produktet natyrale? Është zbuluar që disa produkte ushqimore ndihmojnë për të luftuar rrudhat në mënyrë të natyrshme. Ja disa prej tyre…

Veza

Ndani të bardhën e vezës në një tas. Masazhojeni këtë përbërje mbi lëkurë dhe lëreni të thahet për të paktën 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. E bardha e vezës përmban vitamina E dhe B, efikase kundër përkeqësimit të membranave qelizore dhe për mbrojtjen nga rrezet ultraviolet.

Vaj ulliri

Tashmë njihen karakteristikat e vajit të ullirit për të ndihmuar lëkurën të qëndrojë e butë dhe e mbrojtur. Provoni të masazhoni lehtësisht disa pika nga vaji në fytyrë përpara se të shkoni të flini dhe e mbuloni atë me një peshqir të butë.

Mesazhi antirrudhë

Merrni pak pambuk, ngjyejeni me tonikun tuaj të fytyrës dhe përdoreni për të masazhuar disa minuta fytyrën tuaj. Përqendrojeni mesazhin në zonat kritike për rrudhat si për shembull rreth syve, ballit dhe qafës. Nëse ju dëshironi të shijoni një moment relaksimi, ju duhet të konsultoheni në një qendër shëndetësore ose estetike dhe të përfitoni një trajtim relaksues për fytyrën.

Fruta dhe perime

Frutat e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D, ju ndihmojnë për të mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar. Mungesa e vitaminës A, në fakt, është një nga shkaqet tharjes së epidermës, pra të formimit të rrudhave. Vitamina A stimulon prodhimin e kolagjenit, favorizon rigjenerimin qelizor, ndriçon tonin e fytyrës dhe heq njollat e errëta të formuara nga dielli apo nga mosha.

Lëng limoni

Prisni një kokërr limon në gjysmë dhe masazhojeni një pjesë mbi rrudhat e fytyrës. Aciditeti i lëngut të limonit e bën lëkurën më të lëmuar dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave. Nëse e aplikoni të freskët, limoni ndihmon edhe për zbardhjen e njollave të lëkurës falë përmbajtjes së acidit askorbik.gazeta.shqip

Si të kujdeseni për duart në dimer

February 11, 2013 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Si të kujdeseni për duart në dimer

Gjëja e parë dhe kryesore që duhet të bëni në dimer është të vishni sa më shumë doreza, qoftë kur dilni të shetisni, qoftë kur punoni në kopsht. Dorezat mund t’i gjeni në dyqane të ndryshme, por edhe në farmaci. Sa herë që të lani duart në dimer lyeni me krem  zbutës. Nuk do t’ju marr shumë minuta ky proçes, gjithashtu ju duhet të masazhoni butësisht edhe pjesën afër syve. Ndërsa naten masazhoni duar me një krem të mirë dhe shkëlqyes. Vendoseni kremin në pjesën e prapme të dorës dhe filloni duke e masazhuar lehtësisht në forma rrethore. Kjo pjesë e dorës kërkon një trajtim të kujdesëshsëm pasi është pjesa e parë që është e prirur të dëmtohet më shumë, dhe të rrudhet para kohe.

Dushi është momenti më i mirë për t’i trajtuar duart ashtu siç duhet, pra ju mund t’i ushqeni ato me vaj dhe lagështi aq sa i nevojitet lëkurës. Në fakt nëse vendosni locione trupore dhe kremra menjëherë pas dushit do të jetë më e mirë dhe më e efektshme ndaj lëkurës. Vaji që mund të përdorni për lyerjen dhe masazhimin e duarve është sipas dëshires.

Hudhra ka përbërës anti-septik kështu që siguron mbrojtje nga infeksionet. Një trajtim tradicional ka qënë pak qumësht dhe hudhur e shtypur duke i përzier dhe masazhuar me masen e krijuar lëkuren e duarve. Pas 20 minutash shperlani duart me ujë, nuk do keni nevojë për pastrues sepse ky locion largohet menjëherë.

Kremra hidratues fytyre për dimër

January 4, 2013 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

jkrem_881387864Në dimër, lëkura e fytyrës kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë, sepse për shkak të të ftohtit, temperaturave shumë të larta në ambientet e ngrohura dhe ndotjes së ambientit, ajo mund të thahet, të humbasë shkëlqim ose të skuqet….

Në dimër, lëkura e fytyrës kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë, sepse për shkak të të ftohtit, temperaturave shumë të larta në ambientet e ngrohura dhe ndotjes së ambientit, ajo mund të thahet, të humbasë shkëlqim ose të skuqet. Po çfarë duhet bërë? Duhet përdorur një krem hidratues për fytyrën, i përshtatshëm për dimrin: markat më të mira në sektorin e bukurisë e këshillojnë si hap të parë për të pasur gjithmonë një lëkurë të re e të shëndetshme.

Për çdo lëkurë kremin e vetë!

Çdo lëkurë kërkon një tip trajtimi të ndryshëm, sidomos në dimër, kur mbrojta e fytyrës nga faktorët e mjedisit është përcaktuese. Cili është, pra kremi i duhur për fytyrën në periudhën dimrit? Ja ku janë markat më të mira dhe principet aktive të pranishme në produktet e tyre: për t’u përzgjedhur në bazë të kërkesave specifike të lëkurës.

Botega Verde – Ndër propozimet e ndryshme të ndërmarrjes italiane të specializuar në kozmetikën  natyrale është kremi për fytyrën, i përshtatshëm në veçanti për muajt më të ftohtë. Bëhet fjalë për një krem dite hidratues e mbrojtës për lëkurat e ndjeshme dhe raste skuqjeje. Principet e tij aktive: Zanthoxilum alatum, qumësht Irisi dhe Kamomili, qetësues dhe kundër skuqjes dhe ndihmon për të mbajtur fytyrën gjithmonë në formë të shkëlqyer.

Collistar- Në parfumeritë më të mira, Collistar propozon produktet “Made in Italy” për kujdesin dhe bukurinë e trupit. Specifik për lëkura shumë të ndjeshme të fytyrës, ai është rihidratues dhe qetësues ideal për dimrin: bëhet fjalë për një krem me Matrixin – Complex dhe nje kombinim pricipesh aktive si vitamina E, esence rusco dhe acidi ialuronik, që rindërtojnë pjesën mbrojtëse të lëkurës dhe ulin ndjeshmërinë e saj.

Vichy- Është në shitje në farmaci “Essentielles”, një nga produktet e linjës Vichy të ideuar për bukurinë e trupit. Essentielles është një fluid hidratues për fytyrën, që hidraton, ushqen, mbron dhe i dhuron ndriçim fytyrës. Ideal për lëkurat normale dhe të përziera, ky krem shfrytëzon vetitë kozmetike të polifenolit, që ndodhet në esencën e trëndafilit, duke ushtruar një veprim qetësues.

Avene -  Për personat me lëkurë më yndyrë, këshillohet në mënyrë të veçantë  “Cleanance di Avene”: është një krem me ngjyrë, me veti sebum-normalizues dhe qetësues. Përveç kësaj, duke pasur pak ngjyrë, eviton përdorimin e krempudrës që mund ta rëndonte akoma më shumë lëkurën e yndyrshme dhe ta bënte shumë të shkëlqyeshme: përkundrazi, ky krem ka efekt opak dhe kundër skuqjes.

BjoBj- Për personat që dëshirojnë të lyhen me produkte bimore dhe pa nikel, kremi për fytyrën BjoBj me esencë hithre dhe rrodheje është ideal. Hithra dhe rrodhja rregullojnë prodhimin e yndyrës, kështu që ky krem është shumë i këshillueshëm për personat me lëkurë të papastër dhe madje të yndyrshme. Përveç kësaj, falë pranisë së vajit të bajameve të ëmbla, ky krem garanton ushqimin e duhur të lëkurës, në mënyrë që ajo të mos thahet gjatë muajve të ftohtë të vitit.

Një këshillë më tepër : Për ta bërë sa më vlefshëm kremin e fytyrës për dimër, edhe markat më të mira këshillojnë: do ishte më mirë ta shtrini kremin me lëvizje rrotulluese, duke ushtruar një masazh të lehtë mbi lëkurën. Në këtë mënyrë, principet aktive të kremit do të depërtojnë më në thellësi dhe përveç kësaj, masazhi  do të tonifikojë lëkurën e fytyrës, duke aktivizuar qarkullimin e gjakut në lëkurë.

kehsilla,

Vila më e shtrenjtë në histori

November 14, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

 

Vila më e shtrenjtë në histori

E nxjerrë në shitje për 150 milionë dollarë, një supervilë e ndodhur në Beverli Hills pritet të hyjë në histori si shtëpia më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me 28 dhoma dhe një pafundësi ambientesh të tjera, më shumë se një vilë, ndërtesa është një resort personal, për këdo që do të vendosë të paguajë shumën e çmendur.

Pak është e ditur për pronarin aktual të ndërtesës, por sipas kompanisë imobiliare që nxorri në shitje pronën, thuhet se ajo i përket një princi saudite, i cili e bleu këtë supervilë në vitin 1993 për 1,875 milionë dollarë, nga muzikanti Burt Bacharach.

Me një hapësirë prej 15 mijë metrash katrorë, pishina, sauna, vaskë me hidromasazh, palestër e kinema personale, si dhe një sërë ambientesh të tjera luksoze, këto janë pamjet e vilës më të shtrenjtë në histori.

 

Bukuri ne kushtet e shtepise, 4 keshilla qe do iu lene pa fjale

August 28, 2012 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Edhe ato femra që nuk kanë mundësi të trajtohen te estetistja apo nuk kanë kohë, shumë mirë mund të kujdesen për veten e tyre në kushtet e shtëpisë.

4 këshilla dhe aplikime bukurie do iu lënë pa fjalë për lehtësinë e përgatitjes dhe aplikimit,ja disa këshilla nga estetistët më në zë:

1-Shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë. Me gishtat dhe pëllëmbët e duarve përhapni pak vaj ulliri dhe masazhojeni. Pasi vaji është aplikuar mirë, hidhni gjysmë luge kripë në pëllëmbën e dorës dhe aplikojeni në fytyrë deri sa të mos keni më gjë në dorë, do shihni një rezultat të përkryer.

Theksojmë se kripa është një pastrues i veçantë, ndërsa vaji i ullirit ndihmon për ta mbajtur fytyrën të re.

2-Bëni një përzierje me 50% ujë dhe 50% uthull të bardhë dhe aplikojeni si tonik, ndihmon në forcimin e lëkurës dhe i jep shkëlqim.

3- Shampo e përgatitur vetë. Hidhni në mikser një lugë vaj ulliri, 1 vezë, 1 lugë lëng limoni dhe gjysmë luge uthull. Përziejini mirë dhe më pas shpërndajini në flokë, por kujdes… përbërja duhet të përdoret e freskët, pasi ka efekt njëlloj si një shampo ushqyese.

4- Aplikoni lëngun e një limoni në flokë të thatë, të cilët duhet të jenë të pastër. Bëni që lëngu të depërtojë në ta nga rrënja në makë dhe më pas lërini të thahen.

Të jeni të sigurt se do ndodh dekolorim njëlloj si te parukieri. Kujdes, ky trajtim nuk është i rekomanduar për ata flokë që janë të trajtuar me kimikate. ikub.al

10-të këshilla për këmbë të shëndosha dhe të bukura

July 12, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Deri diku, kjo është një dukuri normale, por nuk është e thënë që të dorëzohemi para saj.

Tani është koha e duhur që këmbëve dhe shputave tuaja t’ua kushtoni një vëmendje më të madhe, duke parandaluar pëlcitjen e kapilarëve, ënjtjen e shputave dhe djersitjen e tyre.

 

Ja dhjetë këshilla të cilat, nëse iu përmbaheni, do t’ju ndihmojnë që të keni këmbë të shëndosha dhe të bukura:

- Shpëlani këmbët, duke përfshirë edhe shputat e tyre, në mëngjes dhe mbrëmje, në fillim me ujë të nxehtë, e më pas me të ftohtë.

- Futni shputat në ujin me kripë të detit dhe me disa pika të vajrave eterike, si psh të rozmarinës, livandës, gështenjës, boronicës dhe mentës.

- Dushin e mëngjesit përfundojeni me ujë të ftohtë, e atë të mbrëmjes me ujë të ngrohtë.

- Sa herë që të keni mundësi, disa herë në ditë ecni dhe mbani këmbët në pozitë horizontale, duke i vënë psh mbi karrige.

- Nëse gjatë ditës bëni më shumë lëvizje dhe konsumoni vitaminë C, atëherë do ta zvogëloni rrezikun e paraqitjes së venave të zgjeruara dhe plasjes së kapilarëve.

- Lyeni këmbët çdo ditë me ndonjë krem, i cili ka veprim qetësues në vena dhe kapilarë.

- Bëni masazhe të rregullta të këmbëve.

- Nëse pedikyrin e bëni në shtëpi, atëherë mundohuni që të mos e preni lëkurën rreth thonjve, në mënyrë që ta evitoni rrezikun nga inflamacioni.

- Lëkurën e trashur në skajet e shputave të këmbëve, pas larjes, fërkojeni me një brushë të fortë, kurse thembrat me limë adekuate. Më pas lyeni ato me krem.

- Mos harroni që këmbët dhe shputat e femrave plaken më shpejt sesa ato të meshkujve. Në mënyrë që sa më gjatë ta ruani pamjen rinore të tyre, përkujdesuni për to me të njëjtin zell sikur.

10 menyra te thjeshta per nje trup te bukur

June 3, 2012 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

10 jane menyra jo te demshme per normalizimin e metablizimit tek njerezit mbipeshe”

 

Keto menyra qe do te lexoni me poshte jane propozuar nga nje grup specialistesh gjermane, te cilet jane munduar te permbledhin dhe kombinojne eksperiencen e mjekesise popullore me arritjet e shkences bashkekohore . Sipas fjaleve te tyre  ” 10 jane menyra jo te demshme per normalizimin e metablizimit tek njerezit mbipeshe”


Uji i ftohtë

Uji i ftohtë djeg me sukses kaloritë e tepërta, të marra nëpërmjet ushqimit. E vetmja gjë, që sipas specialistëve pengon njerëzit është ndruajtja e tepërt, kur duan të fillojnë ‘luftën‘ me kilogramët e tepërt. Koha e pirjes së ujit të ftohtë duhet të rritet gradualisht.

Furça e thatë

Ky mjet dobësimi është i mundur për të gjithë. Fshirja mekanike me furçë të thatë ( me fortësi mesatare ) është vetëm një prej masazheve që aktivizojnë metabolizmin. Fshirja duhet të bëhet në mënyrë intensive disa herë në ditë. Rezultatet janë të njëjta si me ujin e ftohtë.

Ananasi

Ndjesia e ngopjes vjen më shpejt, nëse ushqimi përtypet mirë. Ananasi përmban sasi të mëdha të enzimave bromelaine, të cilat i shpërbëjnë proteinat shtazore, në mënyrë të tillë që të mos mbeten mbetje në stomak. Kështu, sipas dietologëve gjermanë, nëse para se të uleni për të ngrënë, hani 1-2 copa ananas, pasi ndjesia e ngopjes do të vijë më shpejt dhe kjo do të thotë që do të hani më pak ushqim.

Elbi
Në Gjermani “lëngu i elbit” prej kohësh është i njohur, por kohët e fundit është përcaktuar se ai aktivizon në mënyrë të përkryer proceset metabolike në organizëm. Sasia e lartë e kaliumit në përmbajtje ndihmon në asgjësimin e skorjeve dhe toksinave. “Lëngu i elbit” përgatitet në këtë mënyrë: 200 gram elb përzihen me 1 litër ujë dhe zihen në një enë të mbyllur. Pas kësaj lihet për 30 minuta për t’u ftohur. Çdo ditë mund të pini 1 gotë prej këtij lëngu.

Dardha

Dardha përmban përbërës bioaktivë, të cilët lehtësojnë përpunimin e yndyrave dhe ndihmojnë organizmin të gjejë ekuilibrin e nevojshëm mes urisë dhe ngopjes. Dardha ndikon në mënyrë të dobishme edhe për kapsllëkun.

Uthulla

Përbërës kurues ka vetëm uthulla e nxjerrë nga frutat natyrale, ndërkohë që si më e shëndetshme njihet uthulla e mollës. Ja dhe një recetë për “shurupin e dobësimit”: 2 lugë gjelle uthull naty-rale përzihen me një gotë ujë me temperaturë dhome dhe shtohen 2 lugë gje-lle mjaltë. Pihet esëll para se të hani mëngjes.

Hithra

Aftësia e hithrave për të ulur peshën trupore është e njohur nga studiuesit që prej viteve 50 të shekullit të kaluar. Ato mund të përdoren në formën e sallatës, e zierë, si lëng ose supë. Përbërja më e lartë e vitaminave dhe mineraleve ndodhet në filizat e rinj të hithrave.

Vera e thatë

Vera e kuqe e thatë ( një gotë para drekës dhe darkës ) ul marrjen e karbohidrateve në gjak dhe zgjat përpunimin e ushqimit në stomak, ndërkohë që rezultati i fituar është ulja e oreksit.

Produktet e qumështit

Të gjitha produktet e qumështit që nuk kanë në përbërje yndyrë mund të dobësojnë. E mjaftueshme është që përgjatë disa javëve të pini një gotë hirë qumështi para se të ushqeheni dhe kjo jo vetëm që do të forcojë procesin e metabolizmit, por do të sigurojë pastrimin nga përbërjet toksike.

Përtypja
e ushqimit
Tek kjo duhet të jeni shumë të vëmendshëm. Sa më shpejt hani, duke gëlltitur copa të mëdha ushqimi, aq më tepër sasi merr trupi. Stomaku fillon t’i sinjalizojë sistemit nervor qendror për ngopjen 15-20 minuta pas mbërritjes së ushqimit në të. Përtypja e kujdesshme mundëson lagien e ushqimit me pështymë, ndërkohë që kjo ndihmon ushqimin të kalojë më shpejt në aparatin tretës dhe kështu t’i nënshtrohet asimilimit të plotë (GAZETA SHQIPTARE)

Dita ime e bukurisë

December 21, 2008 by  
Filed under Estetikë

Një ditë e tërë dedikuar bukurisë

 

Kush ndihet e bukur, duket e bukur. E vërtetë, por nuk mund të mjaftohesh vetëm me kaq. Të paktën një herë në muaj lër gjithçka mënjanë dhe dedikoju vetes tënde. Merru me çdo pjesë të trupit. Që nga maja e thoit e deri te flokët, pa lënë pas dore asnjë detaj. Përkëdhelu dhe mos harro: për t’u ndier në formë, mjafton të gjesh harmoninë e brendshme, ndaj fillo të përgatitesh që një natë më parë. Ja këshillat tona

Një natë më parë

Para së gjithash, krijo rreth vetes një atmosferë relaksuese: zgjidh një muzikë të qetë që të mundëson të lësh pas shpatullave çdo mendim negativ ose stresues. Përgatit një darkë të mirë e të lehtë me bazë peshku, për shembull: ton, perime të freskëta të gatuara në avull dhe fruta të freskëta. Konsumoje brenda 20 minutash, në mënyrë që të thjeshtosh procesin e tretjes dhe të mos e rëndosh organizmin. Shtrihu herët në shtrat dhe fli të paktën 7 orë gjumë. Dhe para se të flesh, mos harro banjën e ngrohtë!

 

Relaks në vaskë

Një banjë e mirë duhet të zgjasë maksimumi 15 minuta, në mënyrë që sistemi i qarkullimit të gjakut të mos lodhet dhe lëkura të mos thahet shumë. Temperatura ideale e ujit duhet të jetë 35 deri 38 gradë. Për ta bërë banjën edhe më të rafinuar, mund të hedhësh në ujë ca pika vaji esencial, për shembull vaj shporizi, që ndihmon për qetësimin e ankthit, pagjumësisë dhe tensionit nervor. Thuaji vetes “natën e mirë” duke gjerbur një çaj qetësues pasi ta kesh ëmbëlsuar më parë me mjaltë.

 

Në zgjim

Shtriqu. Ndiq lëvizje të thjeshta, që riaktivizojnë qarkullimin. Rrotullo duart, këmbët zgjat krahun dhe këmbën e majtë, pastaj krahun dhe këmbën e djathtë. Sapo të jesh ngritur në këmbë, buzëqesh, pi një lëng të shtrydhur frutash të freskëta dhe përgatitu për një dush të mirë. Rregullo temperaturën e ujit që të jetë i ngrohtë: shërben për të hapur mirë poret e lëkurës dhe përgatitu për trajtimet e mëpasme.

 

Skrab, skrab, skrab

Me lëkurën ende të lagur, përgatitu për një nga gjestet më të rëndësishëm të ditës tënde të bukurisë: të çlirosh lëkurën nga qelizat e vdekura dhe pastërtitë. Kalo mbi lëkurë një eksfoliant të mirë, që përmban mikrogranula. Shpërndaje mbi sipërfaqen e epidermës në mënyrë që të stimulosh mikroqarkullimin e nënlëkurës dhe të favorizosh oksigjenimin e shtresave. Përqendrohu më shumë te bërrylat dhe gjunjët, ji delikate në zonën e gjoksit dhe kraharorit dhe mos harro shpinën. Lëkura dhe qafa duan të njëjtin trajtim, por me një produkt specifik.

 

E kanë radhën flokët

Laji flokët me një shampo delikate, që më parë e ke holluar në ujë. Masazho lëkurën për rreth një minutë dhe pastaj shpëlaje mirë kokën, pasi të sigurohesh se e ke eliminuar të gjithë shkumën. Uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, sepse ndryshe floku dobësohet. Krihu me një krehër të drunjtë dhe pastaj apliko një maskë rigjeneruese për rreth gjysmë ore. Zgjidh një maskë të përshtatshme për flokun tënd dhe mos harro se, edhe nëse nuk ke probleme specifike, do të të shërbejë për t’i mbajtur flokët të shëndetshëm e të fortë. Në fund, nëse bën vapë, lëri flokët të thahen në mënyrë natyrale.

 

Dopio-maskë për fytyrën

Lëkura e fytyrës, duke qenë e ekspozuar ndaj agjentëve të jashtëm, plaket më shpejt. Të paktën një herë në muaj është rasti për t’i dedikuar dy kura: një maskë pastruese deri në thellësi dhe një maskë rigjeneruese për ta ushqyer. Zgjidh trajtime të përshtatshme për lëkurën tënde dhe pastaj shpërndaje produktin në mënyrë uniforme: nga balli tek mjekra, duke shmangur qepallat, rrathët e syve dhe buzët. Lëre të pushojë aq sa e kërkon produkti dhe më pas shpëlaje me ujë të ngrohtë. Në fund vendos mbi fytyrë një tonik, që i jep lëkurën shkëlqim.

 

Cheeeseee: buzëqesh!

Një buzëqeshje e bukur kërkon buzë të kuruara dhe dhëmbë të shëndetshëm. Edhe në këtë rast duhen eliminuar qelizat e vdekura. Kalo mbi buzë një furçë të butë duke ndjekur lëvizje rrotulluese. Ky veprim shërben edhe për të riaktivizuar qarkullimin. Në fund hidratoji bollshëm dhe masazhoji, në mënyrë që të shmangësh formimin e rrudhave të vogla. Përfundo duke larë dhëmbët, duke u kujtuar që furça duhet kaluar nga lart poshtë, pa harruar një përdorim të mirë të fillit dentar.

 

Këmbë e duar

Janë detajet që bëjnë diferencën, ndaj mos i lër pas dorë ekstremitetet dhe vazhdo ditën tënde të bukurisë me manikyr dhe pedikyr. Kujdesu që të kesh aceton delikat, krem për kutikulat, shkoptha portokalli, limë kartoni, një bazë mbrojtëse dhe smalt në ngjyrën e preferuar. Disa këshilla të vogla: mos i pri thonjtë me prerëse, por me limë dhe mos u jep atyre të këmbëve formë ovale, sepse tek cepat thoi hyn në mish. Kutikulat duhen shtyrë përreth thoit vetëm pasi t’i kesh lënë duart për pak kohë në ujë të ngrohtë dhe sapun. Nuk këshillohen të priten.

 

Hidrato trupin

Mirë. Nëse i ke ndjekur të gjitha këshillat e mësipërme, tani lëkura është gati për t’u hidratuar. Shpërnda mirë nëpër gjithë trupin një krem ose vaj që e mban lëkurën elastike dhe përfito për një masazh të shkurtër. Ndiq lëvizje të vogla rrotulluese me duar në mënyrë që të riaktivizosh qarkullimin dhe të favorizosh oksigjenimin e shtresave të lëkurës, duke pasur parasysh se lëvizjet duhen bërë gjithmonë nga poshtë, lart. Në këtë pikë je gati: mbylle ditën tënde të bukurisë me pak nga parfumi yt i preferuar dhe shëno në axhendë datën për muajin tjetër.

Unë jam estetistja ime

November 15, 2008 by  
Filed under Estetikë

Dëshirë për bukuri natyrale? Zgjidh kozmetikën që bën për ty. Për të pasur produkte pa konservantë dhe kimikate, zgjidhja më e mire është të përdorësh thjesht produktet që ke në shtëpi për një trajtim efikas, por edhe ekonomik

Fytyrë, trup dhe flokë: zbulo recetat tona, që mund të realizohen në kushtet e shtëpisë. Për të qenë e bukur natyralisht! 

 

Maska pastruese ekologjike

Lëkurë e yndyrshme duhet të trajtohet me delikatesë, për të mos e përkeqësuar situatën

 

Zgjidhja

Një maskë pastruese dhe forcuese, që shkëlqen ngjyrën, ndalon prodhimin e yndyrës, frenon formimin e pikave të zeza, zvogëlon poret dhe lëkura nuk shkëlqen më.

 

Përbërësit

një tas

3 lugë mjaltë grek

20 cl ujë trëndafilash

6 pika vaj esencial livande, për të ekuilibruar sekrecionet e yndyrës

 

Receta

Përzje mjaltin me 1 lugë ujë trëndafilash dhe 6 pika vaj esencial livande. Vendos një shtresë mbi gjithë fytyrën dhe veçanërisht në zonën T (mjekër, hundë, ballë). Lëre për 15 minuta. Bëj një masazh të lehtë me majat e gishtave. Shpëlaje. Përsërite maskën një herë në javë mbi lëkurë të pastër dhe të thatë.

 

Lëkurë me shkëlqim

Lodhje, stres, vapë, ftohtë dhe lëkura humbet shkëlqimin. Në raste të tilla, ta ekzagjerosh me make-up nuk vlen.

 

Zgjidhja

Një ritual hidratues me dy lëvizje, që duhet përsëritur çdo mëngjes.

 

Përbërësit

një flakon i vogël me pompë (20 cl)

një flakon me ujë lulesh portokalli, me veti hidratuese

10 cl vaj karote

10 cl vaj trëndafilash mosqueta, që rregullon formimin e yndyrës

 

Receta

Çdo mëngjes, për të tonifikuar lëkurën, përdor vaj lulesh portokalli. Përhape mbi fytyrë duke lagur një tampon pambuku. Përzje vajin e karotave me vajin e trëndafilit dhe hidhe përzierjen në flakon. Masazhoje fytyrën me këtë koktej çdo mëngjes, para se të grimohesh. Nëse ke lëkurë shumë të thatë, përdor vaj argani dhe, nëse lëkura është e yndyrshme, zgjidh një përzierje me ujë dhe vaj trëndafilash, për të ekuilibruar prodhimin e yndyrës.

 

Rrathët poshtë syve eliminohen kështu

Do të dukeshim, sigurisht, më të bukura pa to. Por t’i fshehësh poshtë një shtrese të trashë make-up-i, nuk vlen për asgjë

 

Zgjidhja

Një maskë e ftohtë për të shfryrë dhe për të freskuar shikimin.

 

Përbërësit

Bustina të zakonshme çaji

 

Receta

Pasi bustinat t’i kesh zhytur një herë në ujë, hiqi dhe vendosi në frigorifer për rreth 12 orë. Vendos një në çdo sy dhe mbaji për rreth 10 minuta. Aplikoje mbi lëkurë të lagur,  sepse depërton më shpejt. Përsërite trajtimin sa herë që ta ndiesh të nevojshme. Rezultati është i shpejtë dhe befasues.

 

Kur sytë janë të ndjeshëm

Pastruesit klasikë të make-up-it të irritojnë lëkurën dhe nuk e pastrojnë mirë rimelin? Harroji sytë e kuq dhe qepallat e acaruara: zgjidh një produkt natyral dhe delikat!

 

Zgjidhja

Të ëmbël, efikasë dhe hidratues, vajrat pastrues e kanë dhënë provën e efikasitetit. Provoji dhe ti!

 

Përbërësit

një flakon-pompë transparent

një tas i vogël

10 cl vaj recini

20 cl vaj bajamesh të ëmbla

20 cl ujë lulemisri, me veti qetësuese

 

Receta

Përzje në tasin e vogël vajin e bajameve të ëmbla me vajin e recinit, duke i shtuar ujin e lulemisrit dhe hidhe më pas masën në flakonin-pompë, perfekt për të konservuar produktin. Përdore çdo mbrëmje duke lagur një pambuk tamponi.

 

Maska që shkëlqen flokët e thatë

Tharëse, bojë, shampo agresive… flokët humbasin shkëlqimin dhe thahen

 

Zgjidhja

Një maskë ushqyese me fruta, e pasur me fibra dhe vitamina.

 

Përbërësit

një mango

një pjeshkë ose një kajsi

2 lugë vaj ulliri

kos

një lugë drithëra

 

Receta

Kalo në mikser frutat, kosin dhe drithërat, shto vajin e ullirit dhe aplikoje përbërjen mbi flokë. Lëre për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm dhe lëri flokët të thahen pa përdorur tharëse.

 

Që flokët biondë të shkëlqejnë

Të lyer apo jo, flokët biondë tentojnë të duken të fikur dhe pa gjallëri.

 

Zgjidhja

Një trajtim i veçantë, ekstra dhe delikat

 

Përbërësit

një tenxhere  

një tas

një kullesë e vogël

një bustinë lule kamomili

lëng nga një limon

mundësisht një ditë e bukur me diell

 

Receta

Kamomilin vëre të ziejë për 20 minuta në ujë të vluar, lëre të ftohet për 20 minuta të tjera dhe pastaj kulloje. Hidhe ngadalë lëngun mbi flokët e larë, duke e mbledhur sërish ujin që bie në një enë. Shtoji ujit lëngun e limonit dhe hidhe sërish mbi flokë. Lëri flokët të thahen në diell, për të shtuar efektin ndriçues. Përsërite 1-2 herë në muaj.

 

Zgjidhja biologjike për flokët e yndyrshëm

I lan, i lan, i lan por ato janë përsëri të yndyrshëm! T’i lash shpesh flokët me yndyrë s’bën gjë tjetër veçse e përkeqëson situatën.

 

Zgjidhja

Një vaj kurues që stimulon lëkurën dhe limiton prodhimin e yndyrës.

 

Përbërësit

Vaj Neem-i, një përbërës i mrekullueshëm, i përdorur prej shekujsh në kurat e bukurisë.

 

Receta

Është e mjaftueshme që të aplikosh disa pika vaj Neem-i në lëkurën e kokës dhe të masazhosh me delikatesë rrënjët. Kujdes të mos irritosh lëkurën duke provokuar efektin e kundërt: duke shtuar sekrecionin e yndyrës. Lëre në qetësi për disa minuta, shpëlaji dhe laji më pas flokët me shampo. Përsërite trajtimin 1-2 në muaj, jo më shumë.

 

Anticeluliti i gjelbër

Celuliti, qoftë me origjinë hormonale apo gjenetike, është gjithmonë shumë i vështirë për t’u eliminuar: duhet luftuar çdo ditë dhe jo vetëm para se të shkosh në plazh.

 

Zgjidhja

Një zgjidhje anticelulit dhe një masazh me një vaj të bërë në shtëpi, që parandalon shtimin e lëkurën së portokallit.

 

Përbërësit për vajin

një flakon prej 50 ml

12 cl vaj bajamesh të ëmbla

5 pika vaj esencial qitroje

5 pika vaj esencial livande

disa pika ekstrakte dhe gjethe dredhke

 

Për ekstraktin

një tenxhere

një mikser

10 gjethe dredhke

5 pika vaj bajamesh të ëmbla

 

Receta

Zieji gjethet e dredhkës në ujë të valuar për 20 minuta. Shuaje flakën dhe lëre të ftohet për 20 minuta. Kulloji gjethet dhe miksoji me pikat e vajit të bajameve. Lëre lëngun mënjanë.

Përzje vajin e bajameve të ëmbla me vajin esencial të qitros e livandës me pesë pika ekstrakt dredhke. Vendos gjethet e dredhkës të miksuara mbi zonat me celulit dhe lëri për 30 minuta. Shpëlaji dhe më pas vendos përbërjen me vajra esencialë, pastaj bëj një masazh të mirë që produkti të depërtojë.

 

Pija e një barku pjatë

Stres, hormone, ushqyerje e gabuar… barku i fryrë është një shqetësim i përhershëm, i bezdisshëm e mbi të gjitha antiestetik.

 

Zgjidhja

Një esencë antifryrje, që pihet në mëngjes dhe disa herë të tjera gjatë ditës.

 

Përbërësit

çaj i bardhë ose jeshil

lëngu i një gjysme limoni

 

Receta

Çdo mëngjes, në vend të çajit apo kafesë të zakonshme, pi një filxhan me çaj të bardhë ose jeshil, që i ke shtuar më parë edhe lëngun e një gjysme limoni. Kjo pije dezintoksikuese pastron organizmin. Pije edhe pas një dreke të rëndë ose në çdo rast kur fillon të shfaqet ndjesia e fryrjes.

Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!

October 20, 2008 by  
Filed under Estetikë

Flokë të kreshpëruar, të elektrizuar, pa shkëlqim? Ka ca zgjidhje që vijnë menjëherë pas ditëve të pushimeve, kur nuk të bëhet vonë për maskat ushqyese, kur harron balsamin dhe xhelin në shtëpi dhe kur të mjafton një fjongo për t’i lidhur shkujdesshëm. Por me kthimin në qytet, gjithçka duhet filluar nga e para. Stilistët e flokëve sugjerojnë të gjitha truket se si t’i rregullosh për disa sekonda

Shkëlqim për flokët e zinj

Nëse ngjyra ka humbur shkëlqimin, por fatkeqësisht nuk ke kohë për të shkuar tek parukieri, atëherë vepro kështu: “Përzje pak hijezues ngjyrë ari me pak xhel shkëlqyes për flokët”. Ajo që e sugjeron është Cheryl Marks, parukierja personale e aktores Christina Ricci (një brune e bukur natyrale). “Merr pak nga produkti, ngrohe mes duarve për ta zbutur, kaloje mbi flokët e thatë dhe mos i krih. Do të kesh flokë të shndritshëm”.

Kaçurrela perfekte pas shiut

“Nëse flokët kanë marrë ujë dhe janë kreshpëruar, përfito për të krijuar një bisht me efekt re”, thotë stilisti i flokëve Ted Gibson. “Apliko një balsam pa shpëlarje, tërhiqi flokët pas, lidhi duke i shtrënguar fort dhe fryji majat me krehër”.

Larg efektit shtëllungë

Nëse, pavarësisht balsamit, flokët vazhdojnë të mbeten të ashpër, provo një recetë japoneze, që i zbut në çast. Ziej një grusht oriz me dy gota ujë. Pastaj kulloje lëngun, lëre të ftohet dhe hidhe mbi flokë, pasi t’i kesh larë më parë. Shpëlaji pas pesë minutash.

Jepi lëvizje flokëve të hollë

Përdor shampo të nxehtë. Shampoja ngrohet në procesin banjëmari dhe nxehtësia ushtron një zgjerim të enëve të gjakut, që oksigjenojnë rrënjën. Rezultati? Flokët janë më të gjallë, më të rëndë dhe më elastikë.

Ndiz ngjyrën

Para se t’i lash, lagi flokët me çaj jeshil. Apliko një serum shkëlqyes dhe fiksoji me ajrin e ftohtë të tharëses.

Nuk ke kohë për t’i larë?

Nuk janë të freskët nga shampoja dhe kjo duket, sepse flokët janë të gjatë. Për t’i rregulluar flokët pa i larë, krijo look-un “e pakrehur false” alla Gisele Bündchen”, thotë Harry Josh, stilisti i flokëve të top modeles. Me kokë poshtë, spruco shampon e thatë në rrënjë dhe me duar shpupuriti flokët.

Ngjyra është zbehur

Për të intensifikuar ngjyrën, kopjo teknikën që koloristja Rita Hazen përdor me popstar-in Jessica Simpson. “I bëj një maskë ushqyese me vaj bajamesh, jojoba dhe aloe, dhe e lë në flokë për 25 minuta”.

Gjallëro bionden platin

Nëse ngjyra është natyrale, zbehet shpejt, sepse flokët platin kanë shumë pak pigment. Për t’u dhënë gjallëri, shkri dy aspirina në një enë me ujë dhe shpëlaji flokët pasi të kesh përdorur më parë një shampo specifike për flokë biondë.

Fshih rritjen

Është momenti për të lyer flokët, por nuk ke dëshirë? Për të mos u dukur rrënja e flokut në ngjyrën natyrale, fryji flokët që në rrënjë. Krijohet një efekt dritë-hije shumë natyral. Më pas fiksoji me pak llak.

S’më pëlqen modeli i ri!

Të ka kapur epidemia e flokëve me presje. Por, pasi i ke prerë, kupton se modeli i ri nuk të pëlqen aspak. Për ta fshehur, apliko një xhel me efekt të lagur, shpërndaje me krehër duke i tërhequr flokët nga pas dhe vendos një rreth: të zi për flokët biondë, me ngjyrë për flokët gështenjë.

Stop efektit elektrik

Nëse ditët e para të vjeshtës fryn erë, flokët e hollë elektrizohen dhe krehja nuk mban. Bëji një mbledhje të tërhequr mirë, siç është tendencë së fundmi. Apliko një produkt flokësh me shkëlqim, krihi dhe lidhi fort.

Larg yndyrës

Duken gjithmonë të palarë dhe të pakrehur. Për t’i bërë më të lehtë, të vjen në ndihmë scrub-i. Masazhoji për pak sekonda dhe më pas laji me një shampo ultradelikate.

Somario

Një truk më shumë për të ushqyer flokët: një maskë me vaj ulliri. Mbahet gjithë natën dhe në mëngjes floku lahet me shampo

Ndryshimi i stinëve kërkon kura intensive. Kështu, flokët bëhen më të shëndetshëm, elastikë e të shndritshëm

Box

Gabimet e përjetshme

Mos i thaj flokët duke i fërkuar me peshqir. Kështu do të shmangësh elektrizimin dhe kreshpërimin. Punoji flokët me duar dhe tamponoji me peshqir për të larguar ujin e tepërt. Pastaj thaji me tharëse.

Mos e tepro me produktet e stilimit, ndryshe flokët ngjiten dhe nuk arrin t’u japësh formën e dëshiruar. Doza e duhur është sa një kokërr arrë. Shpërndahet nëpër duar dhe pastaj vendoset në flokë.