Horror, porositi pulë dhe i sollën “tru”

January 7, 2013 by  
Filed under Kuriozitete

Comments Off

student-1

Një 19 vjeçar nga Britania e Madhe ka vendosur të hedh në gjyq një nga restorantit e rrjetit gjigand KFC, pasi ka mbetur i shokuar kur brenda ushqimit që kishte porositur kishte gjetur një copë tru.

Ibrahim Langoo, teksa ka hapur qesen, pamja që i doli përpara syve i shkaktoi të vjella dhe është betuar që nuk do të konsumojë më ushqim në këtë restoprant dhe mbi të gjitha ai kërkon një ndërshkim nga ana e drejtësisë.

19 vjeçari sëbashku me të dashurën ka shkuar të ankohen tek menaxherët e restorantit të cilët thanë se ajo ishte një copë veshkë dhe është vendosur padashje në qesen e të rinjve.

Gjithashtu mësohet se rrjeti i ka ofruar atij kupona për të ngrënë falas për një vit në këtë restorant, por Langoo ka mohuar gjithcka duke u shprehur se: “Do të ha vetëm në shtëpi, aty ku e shoh vetë se si përgatitet një pulë”./alb-observer.

Greqi, rregullorja e re e burgut: Lejohet seksi dhe porositja e picës…!

January 6, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Burg

Takime për marrëdhënie seksuale një herë në 15 ditë për dy orë…!

Kushte më njerëzore po mundohen autoritetet përkatëse në Greqi t’ju ofrojnë me rregulloren e re të burgosurve të vendit.
Bëhet fjalë për më shumë se 12.500 të burgosur në të gjitha burgjet e Greqisë, të cilët dita ditës shtohen në numër, por që strehohen në kushte të papërshtatshme, madje të pagëzuara si “magazina shpirtrash”.

 Sipas gazetës greke “Ethons tis Kiriakis”, kodi i ri përfshin inovacione të rëndësishme, si ajo e hapjes së statusit të ditë-lirimit, ofron kushte më të buta të paraburgimit për debitorët dhe të paraburgosurve, mundëson takime të veçanta, një herë në 15 ditë në një hapësirë të projektuar posaçërisht për bashkëshortët dhe partnerët e të burgosurve, si dhe anëtarët e familjes dhe u lejon atyre të sjellin ushqim me vete.

Ndërkohë u njeh të burgosurve të drejtën e shprehjes së lirë, e llogaritjes përfitues të dënimit (dhe leje të posaçme) për ata që janë përfshirë në programet profesionale dhe arsimore.

Kështu pritet që rregullorja e re t’u ofroj shumë më tepër të burgosurve në burgjet e Greqisë.
Duhet theksuar se autoritete përkatëse u detyruan të ndërruarin një vendim të tillë duke kryer një reformë drastike në rregulloren e burgjeve dhe të drejtat e të burgosurve, pasi Greqi shpesh herë është kritikuar ashpër dhe është dënuar me gjobë nga organizma ndërkombëtar./alb-observer.

Alfred Moisiu: Priftërinjtë ortodoksë të japin meshë shqip

June 16, 2013 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Alfred Moisiu: Priftërinjtë ortodoksë të japin meshë shqip “Ka disa pakujdesi në kisha. Në disa raste, shërbimet fetare mbahen në gjuhën greke, kur duhen mbajtur në gjuhën shqipe”. Kështu shprehet ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu për “Gazeta Shqiptare”. 

Ai kujton kohën kur ka qenë kryetar i shtetit dhe ka shkuar në Gjirokastër për të ndjekur në kishë me rastin e Pashkëve, ceremoninë fetare të rastit. I ka bërë përshtypje fakti që prifti i lexonte psalmet nga një letër e bardhë e printuar. “A nuk është Bibla shqip? Unë mendoj se për të kuptuar gjuhën e Zotit, lutjet duhen thënë në gjuhën amtare, që ta kuptojnë të gjithë, sepse nuk di tjetri as arabisht, as rumanisht. Ka edhe kisha arumune, por është për një komunitet të vogël. Jam i mendimit se porositë e Zotit dhe Bibla e shenjtë duhet të jenë në gjuhën amtare, se ç’kuptim ka t’i thuash lutjet në gjuhë të huaj?”, pyet ish-presidenti, ndërsa sjell në vëmendje se në disa kisha mesha mbahet në gjuhën greke. Më tej ai rrëfen vizitën e tij në zonën arbëreshe të Italisë. “Vite më parë vizitova Siçilinë dhe një nga kishat arbëreshe pranë ‘Pizza dei Albanesi’. Atje në kishë mbanin një shandan që kishte formën e shqiponjës dykrenore. I them: ‘Uratë, a ka mundësi të shoh Ungjillin?’ E mora në dorë dhe e lexova. Ishte në gjuhën shqipe; dhe ishim në Siçili pra, në vitin 2003″, – tregon Moisiu.
Ai vëren se Ungjilli ishte në një shqipe të pastër, me ndonjë fjalë arbëreshe tek-tuk. “Më bëri shumë përshtypje kjo, në një kohë që tek ne psalmet lexohen greqisht. Kisha ortodokse, këtë punë duhet ta rregullojë”, – përfundon ai, prononcimin e tij për “GSH”.

/f.Nikolli/BalkanWeb)

Një arkivol për t’u prehur… me muzikë

December 17, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

 

Një arkivol për t’u prehur… me muzikë

Një arkivol i ri, në të cilin gërshetohet kompleksiteti dhe teknologjia e lartë, u realizua nga një suedez, i cili që ka nxjerrë në shitje pajisjen e tij për 25 mijë euro.

E veçanta e këtij arkivoli është se ai është i pajisur me një sistem boksesh, i cili transmeton pa pushim këngët e preferuara të të ndjerit.

Përpara vdekjes, kushdo që porosit këtë arkivol, mund të krijojë një listë me këngët e tij të parapëlqyera, të cilat do të transmetohen vazhdimisht nën dhe.

Krijuesi, suedezi Fredrik Hjelmquist, nga Stokholmi, theksoi: “Fakti që ke vdekur, nuk do të thotë që duhet të privohesh nga fuqia jetësore e muzikës”.

Përveç rehatisë maksimale dhe sistemit të bokseve, arkivoli është tërësisht i izoluar nga brenda, në mënyrë që “askush” tjetër të mos bezdiset nga muzika e parapëlqyer e të ndjerit.

topchanel

Këshilla për mirësjellje në çdo rrethanë

November 4, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Bontonin e bëjnë një grup rregullash të sjelljes dhe të shoqërimit me të tjerët në shoqëri të caktuar. Mund të definohet shkurt si kod etik dhe si mirësjellje.

Ju ftojmë që temën të cilën do ta hapim t’i marrim parasysh se të gjitha ato që do t’i theksojmë janë përshkrime konkrete të sjelljeve dhe shprehjeve të rekomanduara, janë të arritshme, por të cilat janë edhe rregulla themelore.

Prezantimi reciprok

Është zakon që njerëzit të prezantohen me njeri-tjetrin. Gjithmonë personi i ri i prezantohet më të vjetrit, mashkulli femrës, dhe ai i cili ka një pozitë më të ulët atij me pozitë më të lartë. Kur dikë e prezantoni, duhet ta theksoni kuptueshëm emrin dhe mbiemrin e tij.

Mirëpo, mos e tregoni vetëm emrin dhe mbiemrin e tij, por shtoni diçka që më mirë do ta vërë në pah profesionin e tij etj., në mënyrë që personi të cilit ia keni prezantuar të mund më lehtë të fillojë bisedën. Kur vetë prezantoheni, thoni emrin dhe mbiemrin tuaj, por jo edhe profesionin apo pozitën.

Në shtëpi apo në ambient të mbyllur

Kurdo që në shoqëri të meshkujve apo të femrave dikë dikujt ia prezantoni, mashkulli i cili është i ulur, duhet të ngrihet në këmbë.

Femra nuk është e detyruar të ngrihet në këmbë kur ia prezantojnë ndonjë mashkull, mirëpo femrat e reja dhe vajzat duhet të ngrihen në këmbë kur i prezantohen femrave më të vjetra. Kur i prezantoni të afërmit tuaj, mos thoni vetëm: “ky është vëllai im” apo “kjo është motra ime”, por emrin dhe mbiemrin e tyre.

Përshëndetja me dorë

Dorën e para e shtrin femra apo ai që është më i vjetër, për shembull, mashkulli më i vjetër apo femra vajzës së re, përkatësisht sipas funksionit i larti të ulëtit. Kur përshëndeteni me dorë, dorën mos e shtrëngoni plogësht e as tepër fortë, e aq më pak të shkundni duart. Mospranimi i dorës së shtrirë është ofendim i pafalshëm.

Puthja e dorës është zakon që ka lindur në Evropën e Mesme. Kësaj tani, posaçërisht të rinjtë gjithnjë e më pak i japin rëndësi, ndërsa kjo gjë pothuajse krejtësisht ka dalë nga moda. Mirëpo, megjithatë, nëse mashkulli femrës ia puth dorën, i lejohet të bëjë atë vetëm në ambiente te mbyllura e assesi në rrugë.

Përshëndetja

Më së miri do të krijoni simpati me përshëndetje xhentile. Mashkulli me rastin e përshëndetjes, nëse është kryeshtruar, përkulet lehtë, por nëse mban kapele republikë, e heq nga koka. Beretën apo kapelën me rastin e përshëndetjes nuk duhet hequr. Femrat përshëndesin vetëm me ulje koke. Mashkulli në rrugë me rastin e përshëndetjes heq kapelën republikë. Kur hyn në zyrë, lokal apo në ashensor, mirëpo edhe kur shkon në banesë private, patjetër duhet të heqë kapelën republikë.

Përshëndetja duhet bërë gjithmonë ëmbëlsisht dhe çdo përshëndetjeje duhet përgjigjur me përshëndetje. Me rastin e përshëndetjes mos u bëni shumë i zhurmshëm, mos bëni me dorë, mos bërtisni në rrugë “Tungjatjeta”, e aq më pak “hej, alo”, etj.

Nëse mashkulli përshëndet një grup meshkujsh, janë të detyruar që të gjithë t’ia kthejnë përshëndetjen, edhe ata që nuk e njohin.

Nëse përshëndet shoqërinë e përzier, femrat edhe nëse nuk e njohin, patjetër duhet t’ia kthejnë përshëndetjen me ulje koke. Kuptohet vetvetiu që mashkulli me rastin e përshëndetjes nuk bën t’i mbajë duart në xhepa apo cigaren në buzë. Në shenjë përshëndetjeje në lokal të rinjtë ngrihen në këmbë kur të vjetrit i afrohen tavolinës.

Në rrugë

Dikur ka qenë rregull që mashkulli në shoqëri të femrave, nëse trotuari ishte i ngushtë, të shkonte skaj rrugës, domethënë në atë anë e cila është afër rrugës në mënyrë që eventualisht ta mbronte nga automjetet, tramvajet apo nga ndonjë mjet tjetër qarkullimi.

Po qe se trotuari ishte i gjerë, femra ecte në anën e djathtë të mashkullit, po qe se ishin dy femra, mashkulli ecte në mes tyre. Nëse ecni trotuarit ndërkaq fillon shiu, ngrijeni çadrën në atë mënyrë që të mos i pengoni kalimtarët e tjerë.

Ndihmoni të verbëritë në vendkalime, invalidët, pleqtë dhe kujdesni për fëmijët të cilët ecin rrugës vetëm.

Nëse dikë rastësisht e keni shtyrë, kërkoni falje.

Nëse duke ecur në rrugë, mbani femrën për dore, apo ajo juve ju mban përdore, nuk bënë që dorën e lirë ta mbani në xhep dhe cigaren në buzë. Është shenjë e sjelljes së keqe nëse mashkulli apo femra pinë duhan në rrugë.

Pështymja në rrugë jo vetëm që është johigjienike por edhe krejtësisht e pasjellshme. Kurrë mos dilni në rrugë në fustan të gjatë shtëpie apo me papuçe për të hedhur bërllokun apo për të dalë shpejt e shpejt në dyqan.

Në treg

Kur të shkoni në treg patjetër duhet të dini më parë dhe të vendosni se çka dëshironi të blini. Nuk është edukatë të kërkohet nga shitësit t’ju tregojë “gjysmën e dyqanit”, ndërkaq ju të mos blini asgjë. Po qe se nuk keni gjetur atë që keni dëshiruar të blini, me njerëzi kërkoni falje shitësit.

Në kafene dhe restorant

Në kafene, restorant apo në ndonjë lokal të ngjashëm gjithmonë mashkulli hyn i pari. Me rastin e daljes nga lokali femra del e para. Nëse femra nuk e ka lënë pallton në gardërobë, mashkulli i ndihmon asaj ta zhveshë, dhe nuk lejon t’i ndihmojë kamerieri. Femrat nuk e lënë kapelën republikë në gardërobë.

Te tavolina e para ulet femra. Ushqimet dhe pijet i porosit mashkulli, mirëpo vetëm kur është këshilluar më parë me femrën. Gotën me pije e mbush mashkulli. Nuk është mirë të shihet femra në shoqëri të meshkujve të cilët mbushin gotat e veta me pije.

Tani kur shumica e femrave punojnë dhe fitojnë vetë para, nuk mund të pritet që gjithmonë mashkulli të paguajë. Femrat të cilat nuk dëshirojnë që ndokush t’i qerasë, le të dalin dhe të paguajnë faturën e vetë apo në ndonjë rast tjetër t’ua kthejnë në mënyrën më të përshtatshme. Në marrëdhëniet miqësore vlen rregulla që secili të paguajë për vete.
Në lokal, në shenjë përshëndetjeje, të rinjtë ngrihen në këmbë kur të vjetrit i ofrohen tavolinës. Patjetër duhet të jetë rregull që meshkujt rreth ndonjë tavoline të ngrihen në këmbë kur femra vjen apo kthehet te tavolina. Femra, gjithsesi, duhet të kujdeset që këtë gjë të mos e bëjë orë e çast.

Kur femra është ulur te tavolina nuk bën të grimohet, të krihet, të shikohet në pasqyrë (për këtë ekziston gardëroba apo lokali për tualet), mirëpo nëse mund të lyejë buzët pa pasqyrë mund ta bëjë këtë. Dorezat dhe çanta nuk bën të lihen mbi tavolinë. Ato t’i lini në karrige afër vetes.

Kur femra del nga lokali, mashkulli ia hap derën. Do të ishte e paedukatë që mashkulli të shtyhej për të dalë i pari nga dera. Mirëpo, kjo nuk vlen vetëm për çiftet, por edhe për çdo të njohur e të panjohur. Në derën e hyrjes të shtëpisë apo të lokalit përparësi ka ai që del. Femrat dhe të vjetrit kanë përparësi edhe kur hyjnë edhe kur dalin.

Në vendin e punës

Në punë shkoni saktë në kohë, punoni me zell dhe me nder, sepse me punë të ndershme të gjitha i fiton. Mos i pengoni në bisedë ata të cilët me ju punojnë në të njëjtin lokal, por mos lejoni as që juve të tjerët t’ju pengojnë. Bisedat, shakatë dhe këngët le të jenë pjesë e pushimit tuaj të përbashkët. Mos e përdorni telefonin në zyrë për biseda private.

Femrat në vendin e punës duhet të shkojnë të rregulluara, po jo të veshura që bien tepër në sy. Nuk është mirë të shkohet në zyrë me pantallona.

Është rregull që në vendin e punës parfumet duhet të përdoren në mënyrë sa më diskrete. Nuk lejohet që në tavolinën e punës në kohë të punës të shikoheni në pasqyrë, të grimoheni dhe të kriheni. Këto veprime mund t’i bëni patjetër në gardërobë apo gjatë kohës së pauzës.

Në vendin e punës nuk është e hijshme të lavdërohesh para kolegëve tuaj me pozitën, me pasurinë tuaj dhe me përparësitë tuaja, aq më parë jo para njerëzve të cilët nuk i kanë ato gjëra. Mos u flisni kolegëve për dëshirat dhe planet tuaja. Mos i tregoni kurrë sekretet që ju janë besuar. Mos gjykoni për atë që nuk e kuptoni apo nuk e njihni mirë. Paratë e huazuara nga kolegët gjithmonë ktheni në kohën e premtuar. Në këtë mënyrë edhe herën tjetër do të keni “kredi”.

Shakatë në llogari të të tjerëve gjithmonë janë të pavend, aq më tepër që dihet: çdo shaka është gjysmë e vërtetë. Mos flisni kur keni çamçakëz në gojë.

Mos u ulni dhe mos u mbështetni në tavolinë apo për mur derisa bisedoni me dikë. Mos i pështyni gishtat derisa shfletoni dorëshkrimet, librin, etj.

Mbajini gjithmonë premtimet të cilat ia keni dhënë dikujt. Ofrohuni njerëzve me qëllim të mirë dhe me simpati. Mos xhelozoni askënd, sepse kurrë nuk i dihet se kujt çka i mungon.

Ai dhe ajo

Kur ai dhe ajo caktojnë takim, kuptohet që asnjëri nuk bën të vonohet. Respektimi i normave etike në shoqëri, në të cilën jetohet dhe pamja estetike e individëve, të rinj apo të vjetër, secilin njeri e pushton dhe e tërheq. Mos flisni për qëndrimet tuaja femër-mashkull, madje as me miqtë.

Nëse ndaheni me të dashurin apo me të dashurën, me burrin apo gruan, mos kërkoni asnjë rast që t’ju kthehen dhuratat dhe mos i pranoni ato nëse dëshiron t’jua kthejë tjetri.

Mos flisni kurrë keq për ish-simpatitë tuaj apo për lidhjen, e aq më pak për burrin apo gruan, qoftë edhe për ata nga të cilët jeni ndarë. Nëse bash duhet patjetër ta lehtësoni shpirtin, besojuni prindërve apo vëllezërve, por kurrë të huajve. Mos thoni “Unë dhe vajza ime” apo “Unë dhe gruaja ime”, por “Vajza ime dhe unë”, Miku im dhe unë. Fjalën “unë” kurrë nuk duhet ta vini në vend të parë.

/Telegrafi/

Vdes studenti maqedonas, u masakrua nga aktivistët e “Agimit të Artë”

September 30, 2012 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Një student maqedonas ka ndërruar jetë pasi u rrah brutalisht nga aktivistë të partisë fashiste greke “Agimi i Artë” në Selanik.


Rrahja brutale e studentit Aleksandar Samarxhiev ka ndodhur të premten në mbrëmje, kur ai është kapur nga aktivistët e kësaj partie, të cilët e kanë rrahur brutalisht, duke e porositur dhe kërcënuar që të heq dorë nga identiteti maqedonas dhe të ndryshojë mbiemrin, raportuan mediat maqedonase.

Samarxhiev ishte i njohur pranë opinionit në Selanik dhe policinë e atjeshme për aktivitetet e tij politike, në kuadër të lëvizjeve qytetare për të drejtat e pakicës sllavo – maqedonase në Greqi. Ai më parë ishte kapur nga policia e Selanikut për vendosjen e flamurit maqedonas pranë një stacioni policor dhe paralajmërimet për valëvitjen e flamurit në protestat antigreke. noa.al/ina

Në botën e ëndrrave…, “profecitë” që na prishin gjumin

September 17, 2012 by  
Filed under Psikologji

Comments Off

Për të shpjeguar ëndrrat duhet të kemi shumë parametra: individin në gjendjen përpara ëndërrimit, imazhet e ditës, bisedat me shokët, apo dëshirat e parealizuara apo të shtypura prej individit që rikthehen përmes ëndrrës.
 Madje duhen shqyrtuar edhe faktorë të tillë si koha. Nëse nata është e vranët, me shi, e kthjellët, me hënë të plotë apo me hënë të kuqe etj. Pastaj dita: Cila ditë e javës, e diel (ëndrra tregon vetëm për të atë ditë deri mesnatë), e hënë, e martë etj.

 


Koha para mesnate pas mesnate apo mëngjes. Data prej 1 (një) deri 31 muajit përkatësisht 30. Gjithashtu shqyrtohet se si ndihet kur i del gjumi atij që ëndërron, nëse e ka ndjerë vetën të gëzuar, të mërzitur a të shqetësuar.
Së fundi janë simbolet që qëndrojnë në rrafshin e pavetëdijes. Një shembull: Tre veta udhëtojnë me një makinë, u kalon macja e zezë, njëri prej të treve fillon të qajë dhe e pyesin “pse?”, ai u përgjigjet “e ka ters macen e zezë”.
Dhe vërtet mund t i ndodhë diçka e keqe atij personi. Personi i dytë fillon të këndojë sepse macja e zezë ishte shenjë e mbarë për të. Dhe vërtet, tërë dita i kalon mirë dhe është i gëzuar, kurse i treti nuk reagon. Sepse macja e zezë nuk e ndonjë domethënie për të.
Kështu edhe në botën e ëndrrave: Varet se me çfarë simbolesh e kemi ngarkuar pavetëdijen, për shembull, qeni për dikën është besnik, për tjetrin armik etj.
Ëndrrat që i shkakton ngacmimi i jashtëm
Sa është njeriu i vjetër, aq janë të vjetra ëndrrat. Ato e kanë shqetësuar pareshtur, prandaj ai u ka dhënë domethënien e vet. Ndonjëherë është përpjekur t i shpjegojë ato edhe si zë të Zotit.
Shumë ëndrra kanë shkak të jashtëm, siç janë ngacmimet e ndjenjave.
Kështu, në qoftë se jashtë bubullon, atëherë njeriu zakonisht do të ëndërrojë se është në frontin e luftës; zëri i gjelit, herët në mëngjes, atij i rikthehet në ëndërr si një kushtrim i frikshëm; në qoftë se dyert e shtëpisë kërcasin, do të ëndërrojë hajdutin që ka hyrë në shtëpi; në qoftë se mbuloja e shtratit bie për tokë, mund të ëndërrojë se fluturon i zhveshur ose ka ra në ujë dhe noton; në qoftë se është i shtrirë dhe këmbët i ka të varura në skaj shtratit, mund të ëndërrojë se bie në greminë; në qoftë se e mbulon kokën me nënkresë, mund të ëndërrojë se bien gurë mbi të.
Ata që “lagen” gjatë natës në shtrat, do të ëndërrojnë se notojnë.
Dikush ëndërron se e ka sulmuar armiku dhe e rrëzon në “kokërr të shpinës” dhe e lidh në një hu, dhe kur nga frika i del gjumi, sheh se mes gishtërinjve të këmbës, ka një fije kashte. Psikologu i njohur Henningsi ëndërron se e kanë varur në litar, nga frika i del gjumi, dhe vëren se rreth qafës i është lidhur këmisha e natës.
A. Maury, i cili ka eksperimentuar shumë rreth ngacmimit dhe objektit ngacmues si, bie fjala, me puplën e pulës, ngacmim nën hundë dhe në buzë, dhe ka vërejtur lidhjen midis ndijimeve të jashtme dhe ëndërrimit. Dikush pa ëndërr sikur ishte në shkollë dhe në fund të orës, e pyet profesori, a e ka kuptuar lëndën, ndërsa dikush fillon të bërtasë “o – ja!” Mësuesi e qorton pse bërtet dhe pas tij të gjithë bërtasin, orja, erja, feurja etj.
Pastaj, ai zgjohet dhe, në të vërtetë, njerëzit bërtasin jashtë: “feuer” domethënë, “zjarr”, po digjet shtëpia. Shtëpia e tij ishte në zjarr. Po ashtu gjatë luftës, një vajzë ëndërronte sikur fluturonin aeroplanët mbi të, dhe në të vërtetë qenë aeroplanët e luftës, që bombardonin qytetin…
Ëndrrat me shkaqe patologjike
Shpeshherë shkaku i ëndrrave është në patologjinë e brendshme trupore, siç është shushuritja e veshëve, zemra e dobët, mëlçia e sëmurë, tretja e dobët, po ashtu edhe ngarkesat e llojllojshme të gjëndrave seksuale.
Njeriu i sëmurë nga zemra zakonisht do të shohë ëndrra frike, tmerri, trishtimi, që lidhen ngushtë me vdekjen; bie fjala, lufton me kafshët e egra, e sulmon gjarpri etj.
Kur zgjohet, është i djersitur dhe i shqetësuar. Njeriu i sëmurë nga mëlçia zakonisht do të ëndërrojë sikur ka pengesa me frymëmarrjen, sikur i zihet fryma nga turma e madhe, ikën dhe nuk mund të vrapojë as të fshihet. Njeriu me dhimbje stomaku dhe tretje jo të mirë zakonisht do të ëndërrojë gjëra të pështira.
Njeriu me nerva të luhatshme dhe frikacaku zakonisht do të ëndërrojë se përplaset dhe rrëzohet; lufton me kafshët e egra, siç janë gjarpërinjtë, ujqit, etj. Ata që ëndërrojnë hajdutin, sipas Freudit, u ringjallen kujtimet e fëmijërisë, kur të huajt vizitonin dhomën e fëmijës dhe e zgjonin nga gjumi.
Ëndrrat që e kanë shkakun në të kaluarën
Ëndrrat i kanë shkaqet psikike nga e kaluara. Në qoftë se një ditë përpara ose para disa ditëve, ke pasur mysafirë, ka mundësi të ëndërrosh vizitën e mysafirëve, ose vetë shkon diku në vizitë, do t’i shohësh të njëjtit njerëz, por në një shoqëri tjetër.
Njeriu, i cili ka qenë në udhëtim dhe kthehet në shtëpi, mund të ëndërrojë disa ditë vendet nëpër të cilat ka kaluar, ndoshta ëndërron se si vozitet dhe ballafaqohet me vështirësi dhe pengesa, siç është harresa e biletës etj. Ngjarjet që lënë përshtypje (mbresë) të thellë, do të shkaktojnë ëndrra, por në lidhje me diçka tjetër.
Në ëndërr nuk e kemi nën kontroll veten dhe as nuk mund ta përcaktojmë qëllimin nga jeta konkrete. Rikthimi në fëmijëri ose në moshë të re, po ashtu shkakton ëndrra të shpeshta te njeriu i moshuar.
Bie fjala, ëndërron se është fëmijë dhe është nën këshillat e babës dhe të nënës, që mund të jenë dhe të vdekur. Po ashtu, të shpeshta janë ëndrrat e jetës së shkollës (prefesori do të pyesë, por del se nuk jemi të përgatitur dhe nga kjo frikë në fund zgjohemi).

Ëndrra si shkak i dëshirës
Ëndrrat e njeriut janë dëshirat, që ende nuk janë realizuar ose nuk do të realizohen kurrë. Vajza, që e ka humbur shpresën e martesës, do të ëndërrojë se si shkon në dasmën e vet në mënyrë solemne; ia urojnë martesën miqtë dhe shokët drejtpërsëdrejti ose me telegrame dhe letra; kjo është vetëm një dëshirë që dëshiron ta plotësojë.
Në qoftë se studenti ëndërron se e ka dhënë provimin me notën shembullore, në të vërtetë ai ende nuk ka filluar të përgatitet për provim; pra ai nuk e di a do ta japë provimin; kjo mbetet dëshirë për t’u realizuar. Shumë herë, njeriu ëndërron grumbullin e parave dhe fillon të hartojë plane se si t’i shfrytëzojë ato, po dhe kjo në qenësi shpreh dëshirën e tij.

Ëndrrat me domethënie simbolike
Njeriu shikon edhe ëndrra simbolike, që në momentin e parë nuk i di as domethënien. Zakonisht, për këto ëndrra nuk gjendet një shkak i jashtëm i ëndrrës. Nga lashtësia historike, njeriu i ka shpjeguar ëndrrat sipas simbolikës (posaçërisht dallohet populli i Izraelit).
Kështu, bie fjala, Jozefi i Egjiptit ia shpjegoi Faraonit ëndrrën me shëmbëllesa. Në kohën tonë, për këtë dukuri janë të njohur Freudi, Adleri, Jungu dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Por, asnjë shkollë psikanalitike nuk i shtjellon ëndrrat në të njëjtën mënyrë dhe ato dallohen dukshëm mes tyre. S. Freudi (Frojdi), zakonisht u mor me shpjegimin e dëshirave të parealizuara në lëmin seksual. Tërë simbolika e ëndrrës është e veshur me epshin dhe kënaqësinë seksuale.
Njeriu gjatë gjumit s’ka mbikëqyrje në censurimin e vetëdijes dhe kështu bota e ëndrrave shpërthen nga dëshirat e parealizuara dhe censura është e veshur me shëmbëllesën e epshit seksual.
Prej këtej, ombrella, thika etj. shprehin fallusin, organin seksual të mashkullit, ndërsa krehri, organin seksual të femrës. Shumë larg do të shkonim, në qoftë se i shpjegojmë të gjitha ëndrrat në këndvështrimin seksual, edhe pse disa e kanë këtë simbolikë.
Nuk është e vërtetë se të gjitha simbolet në ëndërr paraqesin vetëm jetën seksuale, po ashtu nuk është e vërtetë, siç e thekson Frojdi, se nënvetëdija e njeriut është e prishur, e çoroditur dhe vetëm vetëdija është e mirë. C. G. Jungu thekson: “A nuk është dëshmi e mirë se çfarë i solli njeriut vetëdija e tij, siç janë dy luftërat botërore?
Ndërsa nënvetëdija e njeriut, përderisa nuk është e përcaktuar, nuk është as e keqe as e mirë.” C. G. Jungu thotë se bota e ëndrrave buron nga nënvetëdija e njeriut, që e plotëson vetëdijen; njëra e plotëson tjetrën, prandaj nuk është e mjaftueshme të dish nga vinë ëndrrat dhe shkaqet e tyre, por është i rëndësishëm qëllimi -Pse ëndërrojmë.
Ja ëndrra e një mjeku, treguar Jungut: “U ngjita në bjeshkë, rruga ishte përpjetë nëpër borë; koha ishte e mrekullueshme. Sa më lart ngjitesha, aq më tepër kisha kënaqësi, edhe ndieja një bukuri dhe lumturi të qëndroja përherë aty. Ashtu isha i magjepsur, por, sa arrita në kulmin e bjeshkës, fillova të ngrihem në ajër dhe të fluturoja. Dhe kur u zgjova, isha krejtësisht në një farë ekstaze”. Jungu i përgjigjet: “Mik i dashur, e di se nuk mund të rrish larg malit, por tani të qortoj, mos shko më vetëm në bjeshkë.
Në qoftë se shkon së paku merr dy veta që të të shoqërojnë!” Ai në këtë qortim qeshi. Pas dy muajve doli në mal dhe rrëshqiti e mbeti në mbulojën e borës, dhe një kalimtar i rastit i shpëtoi jetën. Tre muaj më vonë, sërish u ngjit në bjeshkë, por, porsa hipi në thepin e bjeshkës, u rrëzua dhe ra në greminë. Kjo ishte ekstaza e ëndrrës. Kështu e shpjegon Jungu. Mirëpo, shtrohet pyetja: Në cilin drejtim vetëdija e njeriut, plotësohet me nënvetëdijen e botës së ëndrrave?

Zbulimi i brendshëm
Është e vërtetë se bota e ëndrrës e zbulon botën e brendshme të njeriut, që ai nuk do ta pranojë në mënyrë të vetëdijshme. Për njeriun që ëndërron se vonohet, zakonisht për trenin ose i ikën treni, thonë se ai gjithmonë do ta humbasë rastin ose do të vonohet; vajza 40 vjeçe, që e kishte humbur shpresën e martesës, ëndërron sikur do të udhëtojë me trenin, që i kalon përpara syve.
Plotësimi i vetëdijes me nënvetëdijen
I internuari që mësoi gabim nga ëndrra, ditën e tij të lirisë
Si plotësohet vetëdija e njeriut me nënvetëdijen që shprehet në botën e ëndrrave? Në vend të sqarimit, po japim një shembull të prof. Viktor Frankel-it nga kampi i përqendrimit të Dachau (Dahau).
Një nga të burgosurit kishte pa një ëndërr të çuditshme; një zë i çuditshëm i thotë: A dëshiron ta dish të ardhmen tënde! Ai i përgjigjet, po: “Dëshiroj të di, kur do të jetë për mua fundi i luftës?” Zëri i ëndrrës i përgjigjet: “Më 30 mars 1945!” Këtë ëndërr e kishte parë në fillim të muajit mars.
Ishte krejtësisht i shëndoshë dhe fizikisht i fortë me plot shpresë për t’u çliruar. Ditët kalojnë shpejt dhe nuk shihet në horizont ndonjë shenjë, që t’i realizohet zëri i ëndrrës. Ditët e fundit e kaplojnë ethe të rënda dhe më 29 mars e dërgojnë në spital; më 30 mars vdes; ky është fundi i luftës dhe i vuajtjeve të tij. Ëndrrat nuk janë profetizim, që mund të tregojnë të ardhmen e njeriut, por mund të jenë shkaku i atyre gjërave që paralajmërohen. Jeta e përditshme na jep mjaft shembuj të tillë, por ne nuk jemi gjithnjë të vetëdijshëm për këtë, sepse përmbajtja e ëndrrave, që shpërthen nga nënvetëdija e njeriut do të ndikojë, dashje pa dashje, edhe në vetëdijen, në mendjen e tij, që e shpie deri te realizimi i ëndrrës, edhe pse realizimi i saj në realitet është i ndryshëm. Ëndrrat janë pjesë e jetës dhe diçka normale te njeriu.
Nëpërmjet tyre në mënyrë spontane përjetojmë shtresat e thella psikike. Me një fjalë, përmes ëndrrës, në mënyrë spontane zgjohet vetvetiu tërësia e strukturës psikike “nën ujë” të thellë.
Disa autorë e shpjegojnë procesin e ëndrrave dhe përdorimin e tyre në shtatë shkallë.

Nganjëherë na ndodh se fare nuk na kujtohen ëndrrat. Harresa e tillë bazohet në faktin se i shtypim në sferën e nënvetëdijes të gjitha ato gjëra që na kërcënohen me ndonjë dhimbje ose e rrënojnë Unin (Egon) ose na shpijnë kah pasiguria, qofshin ata të vetëdijshme, qofshin të pavetëdijshme.

1. Shkalla e parë është “ëndrrat e ditës” (ëndërrite), integrimi i kujtesës që personi përjeton gjatë natës. Jo vetëm se i kujtohen ëndrrat, por dhe përmbajtja e tyre psikike, çfarë na i ka “vjedhur” dita. Edhe pse i përjeton si diçka të huaja dhe “jo të nevojshme”, nuk i shtyp në sferën e nënvetëdijes dhe as nuk largohet prej tyre me ndonjë ide fikse ose të ngushtë për ta mbrojtur pamjen e vet dhe të botës reale, por me vetëdije kyçet në integrimin e sferave psikike.

2. Shkalla e dytë është analiza e ëndrrave. Përmes analizës jo vetëm se e ndajmë pjesë-pjesë përmbajtjen e ëndrrave, por edhe rritet vëmendja dhe kujdesi në disa momente të sferës psikike dhe njëhershmit ballafaqimi me pasurinë (thesarin) e fshehur në shtresat e thella. Kuptohet se kjo nuk është integrimi i ëndrrës me shtresat e ditës, por është integrimi i shtresave të ditës me kujtimet që reflektojnë nga ëndrra, kyçja spontane me sferat e thella të individit.

3. Shkalla e tretë është shpjegimi i ëndrrave dhe deshifrimi i fshehur i porosisë, që jepet nëpërmes gjuhës simbolike të ëndrrës. Në këtë fazë i dallojmë shtytjet e ditës nga përmbajtja e ëndrrës dhe në mënyrën aktive inkuadrohemi në botën e ëndrrave, duke analizuar mirë shtytjet e ditës që bëhen burim i përjetimit së botës së ëndrrave. Po ashtu i analizojmë shkaqet e shëmtuar nga ndodhitë e ëndrrës dhe kërkojmë çelësin për t i deshifruar porositë e saj.

4. Shkalla e katër është integrimi me ëndrrat e ditës, “ëndërrite”. Veprimi shkon në drejtimin e kundërt. Vëmendja e zgjon vetëdijen dhe kyçet drejtpërsëdrejti me botën e ëndrrave. Këtë shkallë mund ta arrijmë vetëm me ushtrime intensive, për ta zgjuar vetëdijen gjatë “ëndrrës” (jemi të vetëdijshëm se jemi në botën e ëndrrës). Vëzhgimi i ëndrrës bëhet nga këndi i vëmendjes dhe mendojmë mbi domethënien e ëndrrës. Në këtë fazë hyjmë në hulumtimet e thella dhe në mbretërinë e bukur të ëndrrave – gjithherë me vetëdijen e plotë dhe ashtu jemi të pranishëm në botën e ëndrrës, që quhet “lucide”.

5. Shkallës së pestë i bashkohet jo vetëm vëmendja e vetëdijes, por edhe vullneti me krijimtarinë burimore. Ëndrra vëzhgohet jo më në mënyrë pasive, por individi ndërhyn në mënyrë aktive dhe kreative. Përpara e përgatitin edhe skenarin, bie fjala, lëndën mbi të cilën do të ëndërrojë dhe rolin që do ta luajë, po ashtu dhe gjatësinë e dëshiruar. Ëndrrat e tilla i quajmë ëndrrat të kontrolluara ose ëndrra kreative. Në ëndrrat e tilla kyçet jo vetëm vëmendja, po dhe intelekti i individit me emocionin dhe vullnetin e lirë.

6. Në shkallën e gjashtë fillon integrimi i individit dhe autoterapia nëpërmjet ëndrrës. Integrimi psikik nuk është vetëm lidhja e strukturës dhe njësimi i shtresave psikike, por dhe përpunimi konstruktiv i tyre. Autoterapia psikike nga tjetërsimi, nga shtypja psikike që shpërthejnë nga nënvetëdija, nga ngarkesat e llojllojshme, që shoqërojnë dhembje nga tronditjet shpirtërore. Ri integrimi është i mundshëm vetëm si proces i shërimit ose i autoterapisë. Autoterapia tek ëndrrat e kontrolluara është e mundshme dhe e suksesshme bile edhe më e suksesshme se terapitë e tjera.

7. Shkallën e shtatë mund t ia lejojmë vetes vetëm atëherë kur integrimi ynë është i lartë dhe stabil. Në këtë fazë na paraqitet dera e mrekullueshme që hyjmë në botën e fenomeneve të paranormales. Kështu mund ta zhvillojmë dyshin tonë (binomi – binjakun tonë) dhe të udhëtojmë në kohë dhe në vend; i dërgojmë dhe marrim sugjerimet telepatike nga tjetri, ose së bashku me tjetrin ëndërrojmë të njëjtën ëndërr ose e kërkojmë tjetrin në ëndrrën e tij.
Edhe pse ëndrrat nuk mund ta japin drejtimin tonë të jetës, ato janë faktor i rëndësishëm që ndihmojnë në mënyrë pozitive për baraspeshën e jetës së përditshme të pikëpamjeve më humane në botë.

iPhone 4S, shiten 1 milion për 24 orë

October 11, 2011 by  
Filed under Teknologji

Comments Off

iPhone 4S, shiten 1 milion pr 24 orSipas Apple, porositë për iPhone 4S kanë arritur në 1 milion vetëm brenda një dite, duke thyer rekordin e modelit të vitit të shkuar.

Apple Inc. dhe kompani të ndryshme në SHBA, Australi, Kanda, Francë, Gjermani, Angli dhe Japoni kanë filluar të publikojnë shifrat e iPhone-ve të porositur gjatë të premtes.

Modeli bazë i iPhone 4S kushton 200 dollarë me kontratë. Ai ka njw procesor më të shpejtë dhe një kamera të përmirësuar në lidhje me modelin e fundit. Gjithsesi, shumë konsumator dhe investitor u zhgënjyen nga Apple, që nuk solli ndryshime më radikale në modelin e ri.

Pavarësisht nga rekordi i ri i vënë nga iPhone 4S, është e vështirë të përcaktohet nëse kërkesa e konsumatorëve është më e fortë për produktin e ri krahasuar me atë të versioneve të mëparshme. Porositë për iPhone 4 vitin e shkuar arritën në 600 mijë, por Australia dhe Kanadaja nuk ishin ndër vendet e lancimit – ata e morën telefonin një muaj më vonë.

Apple ka rritur gjithashtu edhe numrin e operatorëve telefonik që shesin telefonin në cdo vend. Kjo ka shumë rëndësi në SHBA, ku ATT ishte i vetmi operator për iPhone verën e shkuar. iPhone 4S u shit edhe nga Verizon Wireless de Sprint Nextel Corp.

Kjo do të thotë që baza e konsumatorit potencial për iPhone-in u zgjerua që prej nxjerrjes së modelit të fundit.

(a.h/BalkanWeb)

Bjondet

February 2, 2009 by  
Filed under Barcaleta

Si e vret nje bjonde nje peshk?
E thjeshte.
E mbyt ne uje.
———————-

Barsaleta: Pse bjondinat nuk dijne te shkruajne numrin 11?
Sepse nuk e dijne se cilin 1`ish ta shkruajne së pari.

———————-

Barsaleta: Si e mbyt një bjondine një zogë?
Siiii? ajo e hedhë thjeshtë nga ballkoni.

———————-

Barsaleta: Nje bjondinë i zinë disa vezë. Duke ngrënë pyete i vllau: Pse janë këto vezë aq të forta, sa minute i ke zirë? 30 min.përgjigjet bjondina. Këto duhen te zihen më se shumti 5 min. ja kthen i vëllau. E di por këtu janë 6 vezë -përgjigjet e hutuar bjondina

———————-

Barsaleta: Në qoftë se një bjondinë dhe një zeshkane binë nga një ballkon, cila mbërrin më shpejte në tokë?
Zeshkanja sepse bjondina duke ra teposhtë duhet me pyet dikend ka është rruga.

———————-

Barsaleta: Pse bjondinet mbajne një gotë të zbrazët në frigorifer?
Ndodhë se ndonjë mysafir vjenë edhe asgjë nuk done te pijë.

———————-

Barsaleta: Dy bjondina duke u shetitur gjejnë dy bomba.
E para: Ne duhet këtë menjëhere ta lajmrojme në polici
E dyta: Por në qoft se njëra eksplodon
E para: Po i thojmë se aty kishte qenë vetëm një

———————-

Barsaleta: Pse interesohen bjondinet për AIDS`in
sepse dine ta lexojne.

———————-

Barsaleta: Si mundet njeriu mendimin e një bjondine ta ndërroj?
ja fryji asaj në veshë, ja porosite edhe një birrë

———————-

Barsaleta: Cili është ndyshimi i një PC. dhe një bjondine?
PC`s i duhet vetëm një herë inputi.

Koleksion barcaletesh

December 21, 2008 by  
Filed under Barcaleta

Vaznja

Mam, a pet kujtohet ajo vaznja qe bajshe dert mes pe thehet?
Po, pi di.
Pi tashit s’ki nevoj’ me bajt mo dert..

Sevdija me djalin

Ni djal i vogel pe ngan n?p?r shpi t’mallnnave edhe pi sheh nonen e vet, edhe pi thirr:
Sevdije, oj Sevdijeeee!
Sevdija: S’ki nevoj me m’thirr Sevdije kur m’ki non!
Djali: E di po qkjo shpi e mallnave koka plot nona…

Motra budallic

Qysh pe munesh mi thon motres ma t’madhe budallic, pi thot njona djalit t’vet. Shko thuj m’fal, apet s’pi dahet kjo djalit.
Shkon ky djali edhe I thot motres: Mot?r m’vjen keq qe je budallic…

Kush pe ja nis i pari?

Ni qik 10 vjeqe shkon te nona edhe e vet: A muna me pjell fmi en ket mosh a?
Natyrisht qe jo, i thot nona.
Urraa! pisket qika edhe del tu ngajt mu taku me nja tre shok ma t’mdhaj se ajo edhe ju thot: Kush pe ja nis i pari.

D?shira

Pi thot shoki shokit: Me bo met ra mu taku me naj magjistar qfar deshire i kishe lyp me ta plotsu.
I kisha thon me ma fal shkopin magjik, ja kthen shoki.

Provimi

A e dha provimin?
Jo, rash.
S’pe t’ves a ra po a e dha provimin.

Pushka ilire

Sa kushton qikjo pushk e vjeter? Vet ni turist en ni shitore antike t’Shipnis.
30 milion lek! Pi thot shitsi.
Fort shtrejt e paske bre! Turisti.
Shka pe menon ti, kjo pushk osht e kohes Pirros! Pi thot shitsi.
Allahile, ku ka pas pushk athere?
Po bash p?r qata osht e shtrejt.

Pllumat

Pe folin dy plluma en tela te rrymes:
Besom qe nuk jom i martun! Pi thot pllumi mashkell pllumejkes.
E shka osht ajo unaz?
Iiiii, ket unaz en kom e kom pi qe e bajsha posten.

Dieta

Shkon ni skelet en ameltore edhe porosit ni torte.
Kamarieri e vet: A me shllag a pa shllag?
Normal qe pa shllag! A nuk pi sheh se jom tu majt diet a? I thot skeleti.

Porosia

Shkon ni skelet en kafe edhe porosit ni birr edhe ni trrulleks.
Po trrulleksi shka pet vyn? E vet kamarieri.
P?r mi fshi podin! I thot skeleti.

Taksi

Ni skelet qysh osht tu hec n?p?r qytet e sheh kerrin e t’deknive edhe ja nis me piskat:
TAKSI! P?r sa pem qon deri n’shpi?

Dhomt

Shkojin ni qift pleq en restoran edhe plaki porosit biftek e plaka sup.
Mas ja i gjys ore edhe ni her porosisin, plaki sup e plaka biftek.
Po pse nuk I porositet en fillim dy supa e tash ju kisha pru biftekat? Pe ju thot kamarieri!
Problemi osht qe i perdorim ni par dhom! I p?rgjigjen pleqt.

Dashnia e vllaznive

Dy vllazen pe rrijin bashk kur vllavi vogel ja nis mu anku:
Aaa, nuk shtyhet jeta kshtu, spe kom nafak?….
Vllavi i madh: Ti e din qe jeten e jap p?r ty, mi pas dy kerre njonin ta jap ty, mi pas dy shpija njonen ta lo ty.
Vllavi i vogel: A mes e ki ni cigare?
Vllavi i madh: Viq dy t’funit em kan met e duhna mi rujt p?r veti.

Shanca e Bjondines

En ni kfiz special p?r Bjondina kur ti vjen rradha njones per mu p?rgjigj en pytjen sa bojin 3 her? 4 Bjondina thot: 7
Gabim!!! I thot spikeri.
Edhe ni shans, edhe ni shans! – Ja nisin me piskat Bjondinat qera.
Mir, sa bojin 2 her? 4?
Bjondina pi thot: 6
Perseri Gabim! – Thot Spikeri
Apet bjondinat qera: Edhe ni shans, edhe ni shans!
Mir, sa bojin 3 her? 3!
9 p?rgjigjet Bjondina.
Edhe ni shans edhe ni shans – Ja nisin apet Bjondinat tjera.

Sistemi i Frym?marrjes

Shkon nji bjondinte doktorri me vokmena n’vesh.
Heki ato sene pi veshve! I thot Doktorri.
Bjondina: Jo, se nuk muj me jetu pa to.
Bohet nervoz doktorri edhe ja hek me zor e bjondina ja nis mes me marr frym.
Kur ti vnon vokmenat en vesh Doktorri e Nin ni zo: merr frym, lsho frymen, merr frym, lsho frymen, merr frym, lsho frymen…

Sahati

Mixh, a mes di sa osht sahati? Pi vet ni fmi plakin.
Po, e di! I thot plaki.

Hona

Do fmi pe shtyhen me fjel se qfar ngjyre ka hona.
Jo e sarit, jo e portkallt…
E shohin tu kalu ni pijanec edhe e vesin: T’i niri, qfar ngjyre ka hona?
A e para a e dyta? Ju thot pijaneci.

Truni

Njoni pe don mi ndru trunin e vet edhe shkon en spital. Do kirurg i thojin: Viq dy lloje na kan met, tru t’shahistit edhe t’politikanit. I pari bon 500 euro e i dyti 50 euro.
Cili osht ma i ri?
I politikanit osht i paperdoren hiq.

Senet e hupne

Mirdita! A mani sene t’hupne.
Jo, viq t’gjetne.

Gruja me grip

Shka ki qe ji ra mazun? Pi vet njoni shokin e vet.
Em ka dek gruja! Pi thot ky tipi.
Pi shkafit.
Pi Gripit!
Pi gripit? Le mer mes baj dert se I kalon.

Paret e Birres

Hin ni shoqni en kafiq edhe njoni pe thot:
Shka pe doni me pi, un paguj.
Krejt lypin birra perveq Hajdarit qe tha mu n’van te birres ami paret.

Shkrimtart

Takohen dy shkrimtar?.
Shka pe shkrun kohve t’funit?
Jom ka e shkruj ditarin, koleg.
Po a? A mes je ardh te ajo dita qe mi pate marr nja 100 marka borxh.

Hotel Tirana

En Hotel Tirana n’7 te mengjesit e qojin ni mysafir pi gjumit puntort e hotelit.
Qu pi gjumit o jaran.
Nuk ju kom porosit me m’qu pi gjumit. Mysafiri.
Po qu se erdh vakti me honger mengjes e na duhet ?arshafi i krevetit ton mi qit en tavolin t’restoranit.

Nazmija e Avnija ne New York

Nazmija e Avnija shkojn en New York edhe e marrin banesen en katin 100.
Dalin me ble dishka en qytet e tu hyp shkallve Nazmija i thot Avnis:
Kom me t’kallxu dishka.
Le n’katin e 70 Pi thot Avnija.
Kur mrrijin n’katin e 70 Avnija i thot: Fol!
I kom harru qilsat en vetsherbim.
Nisen me zhdryp teposht, Kur mrrijin n’katin e 30 nazmija apet:
Kom me t’kallxu dishka.
Le m’kallxon kur t’zhdrrypim posht.
Kur t’dalin te hymja e baneses Avnija i thot Nazmis:
Kallxom tash shka deshte.
Kum bo hajgare.

F?mij?t e p?rbashkt

Fmijt e Avnis tu lujt dalin en aborr t’Nazmis e Avnis i vjen e keq e del te Nazmija:
M’fal se ishin kon hi fmijt e mi en aborr tonin me lujt.
S’ka gejle bre kujshi se… fmijt e tu jon edhe t’mit.

Bjondinat…

Dy bjondina pi kqyrin ni film en televizor.
Pa njo pa dy njona qohet e nal televizorin e i thot shoqes:
Pi nali pak se pe shkoj deri n’baj e nuk pe du me m’ik kurgjo.

Polici dhe Autobusi

Ni gru pi pret autobusin bashk me djalin e vet 6 vje?, e ngat ksej grus edhe ni polic e pritke autobusin.
Masi qe u vanu autobusi ky djali pi vet nonen e vet: Pse u vanu autobusi?
Paj u bo pa la e shoferi viq shkoi mi la e kthehet fill.
Edhe pak djali i merziten tu prit e vet nonen:
Shka u bo hala s’erdh? – Qe se viq shkoj mi ndrru gumat e vjen? U munoke mi mashtrru kjo djalin.
Kur e Nivi polici e kapi nervoza e tha: Ah nonen shoferit po a bash qetash gjeti mi la autobusin a?

Kasino

Dy shok dalin pi kasinos, njoni viq me brek e qetri cullak.
Viq ni san ta pranoj, i thot ky qe osht cullak, me tvertet pi din kohen kur duhesh mi nal ponten.

Amerikani e shkau

Ishin kon tu fol ni amerikan edhe ni shka (serb). Amerikani pi thot:
N’ma kallxofsh ni rren me t’shpejt pe ti fali 10 dollar.
Un jom qen, pi thot shkau.
Hupe. Rren thash.

Kontratat

Ni menaxher i Coca Cola`s shkon te papa edhe ja ofron 100.000$ nese lutjen Buken ton? t? p?rditshme falna sot mi kthy ne Coca Cola-n tone t? perditshme falna sot. Sekretari i Papes kurqysh nuk pranon, ky tipi ja rrit oferten en 200.000$… 500.000$ apet sekretari kund?r. Dikur i thot:
Per 1.000.000$ mes em ndrro.
Shef, kur na kalon kontrata me furren e bukes?

Puntori i n?ndetses

Dy t’burgosen pe bisedojin: P?r shka t’kan denu? Pe vet njoni.
Paj e kom thy ni dritare en pun.
Po a, e ku ki punu?
En n?ndetse.

Paret e njejta

Per shka t’shtin n’burg? Pi vet ni i burgosen shokin e dhomes
Palidhje, en gjyq em than kishe shteti pe prodhojke pare si t’miat.

Pederi

Naluni se ju vrasim! Ju piskatshin polict do hejnave tu i njek po ata s’ju vnojshin veshin e viq ngajshin.
Naluni bre pedera! Desh plesi njoni polic pi nervozes…
Njoni nalet edhe ju thot shokve: Ikni ju se mu m’pa.

Xhepi

Njoni shkon cullak en kafe dhe kur t’vjen kamarieri edhe masi qe ta merr porosin nuk ja dan syt.
Shka mi ki hap syt? E vet ky tipi cullak.
Jo viq pet kqyri ku munesh mi pas paret.

Marko Van Basten dhe polici shiptar

Shkon Marko Van Basten n’Shipni edhe tu hec neper Tiran bjen en ni grop teper t’fell edhe lyp ndihm. Kalon ni polic edhe vet:
Kush osht bre?
Marko Van Basten.
30$ I thot polici nese don me dal.
E pse bash 30?
Se 10$ osht ndihma p?r person.

Sahati te na…

Ni turist pi vet njonin: Sa u bo sahati?
12 i nates.
Po a? Menova mes u bo ma shum!
Valla te na nuk bohet ma shum se apet pi 1-shit ja nis!

Denimi

Ni gjykats pi thot ni plakit: Zotni je i denun 10 vjet.
Po un 88 i kam, ja nisi mu anku ky plaki.
Po mir de maj veq sa te jesh gjall se kur t’desish nuk t’majim mo.

Sheji n’b**** dhe shokt e burrit

Burri pi thot grus vet:
Gru shum mir t’ka operu qaj kirurgi, ai sheji n? b*** nuk osht ka t’dallohet mo?
Po mer e di. Krejt shokt tu qeshtu pem thojin.

Polici

Ni polic i SHPK-s pi nal njonin e pi ngermohet:
O qorr a nuk pi sheh driten e kuqe n’semafor a?
Po mer burr po ty nuk t’pash.

Burri

December 21, 2008 by  
Filed under Barcaleta

Burri

Dy shoqe qe s’ishin taku moti pe folin:
Shum ma i mir pe tu dok’ka burri me tesha t’reja.
Jo nuk jon teshat e reja po osht burri jam i ri.

Kush? Un a?

Ku jeton? – pi vet n?npunsi palen.
Kush? Un a? – Po Ti.
N’Bllok t’Ri.
Shka punon?
Kush? Un a? – Po Ti.
Korril.
Sa vjeq je?
Kush? Un a?
Jo un? – i ples mo dikur mulloni n?npunsit.
Paj s’ti kisha jap ma shum se 40.

Drini

Pe folin dy vet: Qysh e ki emnin?
Drin.
Si lumi a?
Po po nuk jom ai.

Niri n’shatorr

Ni msuse pi pisket nxansit: T’kom thon mi vizatu shatorrin edhe nirin?
Po de msuse.
E ku osht niri?
Aha, n’shatorr msuse.

Profesioni ma i lasht

Kat?r shok pe bojin fjel se kush e ka profesionin ma t’vjeter. Doktorri thot:
Niri i pare u kon hazreti Adami, ja kan marr ni bri atij edhe e kan bo hazreti Haven. A nuk osht intervenim kirugjik a?
Jo, jo – arkitekti – puna e par? u kon krijimi i Tokes.
Para se mu kriju Toka dikush e ka dhon iden mi largu pi kaosit – tha filozofi.
Pritni, pritni. E kush e ka bo at kaos? – thot politikani.

Dhondrri kursys

Gruja pi thot burrit t’vet tamashqar:
Burr, qika hini n’dhom t’veten me ni djal, e kan nal driten edhe ju ka ul n’prehen en karrik…
Qeky dhonderr pe mu p?rshtatka, edhe pi kursejka rrymen edhe pi p?rdorka viq ni karrik.

Mishi i dhomve

Ni skelet shkon te stomatologi edhe pi vet:
Ames e kom naj dhom t’prishen?
Jo. Po mishin e dhomve e ke te smut.

Xhemperi

Ni skelet deshti me ble xhemper.
A pi don me lesh t’but a t’fort? – e vet shitsi.
Jo, ama me t’but se i forti pe ma grrith lekuren.

E lanja dhe mytja

Roja i lumit e sheh njoni tu la en ni pjes qe osht e nalune lamja.
A nuk pi sheh tabelen qe nalohet e lanja n’ket vaN a?
Po, po un s’jom ka lana po jom ka mytna.
Eh, kjo osht muhabet qeter. M’fal qe t’pengova.

Vorrimi

U dek Ibrahimi. A pe vjen n’vorrim? – pi vet Nazmija Avnin.
Valla duhet me shku se mes mi shku nuk em vjen as ai mu.

Pulat dhe kujshija

Ni katuNar masi t’kthehet n’shpi pi pazarit pi vet ni kujshi:
Shka bleve mer?
Pula, speca, patlixhona…
E sa pula i bleve?
Na q?llofsh t’i fali te dyjat.
MeNon pak kujshija edhe i thot: TRI !!!

Kuajt

Dy shok t’ngusht e blejin ka ni kali po nuk dijin kurqysh mi dallu kshtu qe njonija pren jelat po s’shkon java i rriten jelat apet, qetri ja pren bishtin po edhe bishti i rritet shpejt. S’dishin shka me bo, dikur njoni thot :
Pi masim e pi kqyrim cili osht ma i roN, edhe masnej i dallojim.
Tu bo gati mi mat njoni pi tyne thot:
S’paskem hiq nevoj mi mat, se kali i bardhe koka ma i trash se kali i zi.

Lindja n’spital

Ku je le? – e vesin njoni.
En spital?
Mo bre. E shka pate?

Bankieri i ri

Hin ni budall me punu n’bank arkatar, e p?r mi provu a e din ket pun a jo ja japin 100€ mi nxheh. I nxhen deri n’58 edhe i len paret p?rmi tavolin.
Shka u bo? – pi vet ni kolege.
Po, masi qe deri qetu jon tamon edhe deri n’fund jon.

Letra

Kujne pi shkrun leter? – e vet arsimtari nxansin budall.
Vetit.
E shka pe shkrun n’leter.
Nuk e di se hala se kom marr.

Data

Qfar date osht sot?
Kqyre n’gazeten qe e ki n’dor.
Nuk ja vlen se osht e djeshit.

Ora e vjedhjes…

Shkon njoni n’stacion t’policis edhe deklaron:
Ma kan vjedh kuleten…
E kur ta kan vjedh?
Nuk e di se ma vjedhen edhe sahatin.

Baskijat

Ni puntor budall ngulke baskija en ni nd?rtes.
Po pse kaq shum baskija pe gjun en tok? – e vet kryepuntori.
Paj shumica e kishin kryt en onen e kund?rt.

…kur t’sosen bohen 10€…

Shkon njoni n’autopjes edhe pi vet shitsin:
A keni k?rrpa p?r xhoma t’kerreve?
Po.
Sa kushtojin?
15€.
Po tri dugoj ma posht pe bojshin ka 10€.
E pse nuk pe shkon mi ble atje?
Po ju kishin sos.
Mir edhe neve kur t’na sosen i bojim 10€.
Ani pra dokna kur t’ju sosen.

Tabllat

Thirr njoni n’polici edhe pe ju thot:
Ma vjedhen kerrin para shpis…
A mes i pa hejnat, qysh doken..?
Jo , po p?r fat ju morra numrin e tabllave.

Vena

Shkon njoni n’restoran edhe porosity ni lit?r ven.
A t’bardh a t’zez? – e vet kamarieri.
S’ka ransi se jom i verbt.

Vetmija e burrit

Zonj?, a muNesh me na tregu a ka fol najher burri juj vet me veti? – e vet neuropsikiatri grun e pacientit.
Nuk e di, se kurr nuk m’ka ra me kon me burrin kur u kon vetem.

Sheji

Dy budall shkojin me zon peshqi edhe kan shum fat n’peshkim. Qysh jon tu peshku njoni qohet edhe kcen n’det edhe mas 20 sekondave apet del.
Shka deshte m?r qe kceve?
Kceva e e bona ni X n?r anije qe kur t’vijim nes?r me dit peshqit qe jemi na.
Po a e din qe nes?r kena me ardh me anije qeter?! – ja kthen budalla qeter.

Qeni analfabet

Ni budall e vet ni koleg i veti:
Shka je ka rrin m?rzitsh?m?
Em hupi qeni.
Pse nuk pi qet n’gazet? – munohet mi nihmu kolega.
Nuk ja vlen se e kom qenin analfabet.

Fija e qibritit

Kjo fije e qibritit kurqysh nuk pe dhezet.
E pse?
Nuk e di, po ma heret dhezi me t’paren.

Dallimi

Njoni don me ja jap djalit t’vet ni leter mi postu edhe e vet p?r siguri:
A e din dallimin e postes me kontejner?
Jo.
Ani pra nuk pe ta jap letren mi qu n’post.

Telefoni dhe vesht

Shkon ni dit boshnjaki n’pun me zavoja n’vesh. E shohin kolegt e s’ju rrihet pa e vet:
Shka ti gjet vesht?
Kurgjo mer, qysh kesh tu hekuros boni telefoni e e kapa hitin n’van te telefonit e u djega…
Po veshin qeter?
Thash ta thiri Ndihmen e par?.

Kryt e boshnjakit

Bjen ni boshnjak pi katit t’10 me kry n’tok edhe pshton. I thojin gazetart:
Qysh osht e mundshme, a muNesh mi p?rs?rit?
Po, viq nese m’garantoni qe apet bij me kry.

Veshi

Ni mjeshtrit tu punu n’skele n’kat t’5-t ja kpusin pahiri veshin me motor-sharr edhe i bjen veshi posht.
Kqyrmani veshin qaty bre mes e kom? – ju thot puntorve qe ishin posht.
Hallakat, hallakat, dikur njoni e gjon ni vesh edhe i thot:
A mes osht qky? – Jo mer i jemi e ka pas edhe lapsin. – p?rgjigjet puntori.

Kabrioleti

Dy budall dalin pi kerrit edhe masi qe i mshelin dyrt njoni thot:
Kuku na meten qilsat mreNa.
Pi thejim xhomen. – thot budalla qeter.
Jo mer.
Ani pra bon dishka ma shpejt se na ka met tavani i kabrioletit qel e osht ka don me ja nis shi.

Deshira e budalles

I denojin tre vet me ka 20 vjet burg po para se m shti n’burg i vesin se qfar d?shire pe kan qef me ju plotsu. I pari lyp me ja qu ni gru n’burg, i dyti lyp me ja pru ni telefon e i treti qe ish budall e lyp ni cigare.
Shkojin qysh shkojin 20 vjet edhe i pari shkon n’shpi me ja 10 fmij, i dyti shkonme 1.000.000 $ se ka kry pun me telefon sa u kon n’burg e i treti sa t’del n’rrug e vet njonin:
A mes ki shkreps?

Fija e mir

Ni budall e merr ni fije t’qibritit, nuk muNet mi dhez edhe e hup, e merr edhe njo qeter po as ata nuk muNet mi dhez, kur ta merr t’treten i dhez:
Qekjo koka e mir – menon budalla – qeta pi ruj.

N?nshkrimi

Ni budallic shkon n’hotel edhe n’librin qe u duhke me n?nshkru e shkrun ni “O”.
E pse nuk pi bon shejin „+“? – e vet recepcionisti.
Paj deri von qashtu e kom bo, po masi qe jom ?kunorzu e kom marr apet mbiemnin e babes.

Deshira e manjakit

Disa njerz t’egj?r i zojin tre vet. Vjen kryesori i t’egjrive edhe pe jup urdhen:
Rjepni edhe me lekurat e tyne boni tupana po mas pari plotsojuni ka ni d?shir.
Ja plotsojn t’parit deshiren edhe ja rjepin lekuren, edhe t’dytit qashtu e i treti si deshir t’funit e lyp me ja pru ni thik. E merr thiken edhe pe ja nis mi rjep lekuren e vet krejt edhe ju thot:
Qetash hajde boni tupani me lekur t’temen.

Plani

E bojin dy budall planin qysh mi thy banken.
Maspari e thejim deren, e mysim rojen edhe i marrim paret.
Kur shkojin te banka e shohin deren e qelne edhe s’ka roje.
Aaaa, apet na d?shtoi plani.

Plani p?r pushim

Ni familje pi bon plan ku me shku p?r pushime verore…
Un isha shku diku ku s’jom kon kurr – thot djali.
Shum kallaj, shko te frizeri i grave – e kshillon baba.

Datat ma t’randsishme

Dy datat ma t’njoftne n’historin e njerzimit:
Me 1641 p.e.s. egjiptiant e kan zbulu sholen e WC-s .
E me 1741 t’eres son francezt ja kan qel ni vrim.

Apet … a?

Mas luftes atomik pshtojin viq dy majmuna burr e gru. Del gruja me gjet ushqim edhe nuk gjon kurgjo p?rveq ni molle. Kur t’kthehet me moll n’dor esheh majmuni qeter edhe i thot:
A apet pi fillimit me ja nis a?

Kolega dhe romani

Ni shkrimtar e rujke kufomen e koleges vet edhe thot vet me veti:
Eeee, i ngrati, me pas jetu viq edhe 10 dit kish mujt mi lexu librin tam ma t’ri.

Fjalët që të dënojnë me heshtje

November 23, 2008 by  
Filed under Psikologji

 

Është më mirë mos t’i thuash. Duke heshtur do kishe arritur të njëjtën gjë: asgjë. Sepse ato ulin vlerën e të tregojnë më të dobët, të pasigurt e i mbështjellin idetë e tua me një mantel të grisur që ngjall përbuzje. Ja ku është kthesa! Nis të ecësh në rrugë të mbarë e do ndjesh rëndësinë tënde sepse atë e ke përbuzur vetë

 

Më fal që po të bezdisim, por po mendonim se mos ndoshta jeni të interesuara të lexonit rreth ca fjalëve që ne gratë themi kur kemi ndër mend të flasim. Është forma e të shprehurit që, si të thuash, na i ul vlerat , pa e kuptuar as vetë. E kupton çfarë duam të themi? Ufa, dëgjo, ndoshta kjo është një ide e çmendur. Ne thjesht sa e menduam. Por ti je e lirë, nuk e di, të mos e lexosh fare po të duash. Në rregull?

 

Ok, ok! Mos u tremb! Mos e lër pa e lexuar artikullin, se autorët të duken se nuk kanë siguri as vetë në atë që thonë. Kjo ishte për ta bërë më të qartë si flasin shumë femra: shumë fjalë të tepërta për të shprehur një ide, të kërkuarit falje, pa bërë asnjë gabim, dhjetëra “ndoshta”, e “më duket” për të shprehur mendimin e tyre.

 

Ndodh dhe me ty? Atëherë lexoje artikullin që vë në dukje si ua ul vlerën mendimeve të tua me anë të disa shprehjeve që nuk të ndihmojnë, përkundrazi!  Të tjerët mendojnë se nuk po thua kush e di çfarë, ti nga kjo nis ta mendosh dhe vetë se mendimet e tua nuk vlejnë. Është një reaksion zinxhir i vërtetë. Por mund të shpëtosh nga ai. Mëso si të mënjanosh nga fjalori ato fjalë që e zbehin vlerën e fjalëve të tjera. Kështu, pa këto fjalë, ajo çfarë ke në mendje do shprehet me siguri e vendosmëri e të gjithë do nisin ta marrin parasysh! Ja shprehjet që duhet t’u vësh kryq:

 

“Kjo ndoshta është një budallallëk, por…”

Shmange këtë frazë kaq mohuese të ngjashme me këto të tjerat: “Nuk e di në ia vlen të përmendet…” dhe “Them se nuk do funksionojë , por…” .Përse duhet të përcaktosh fatin e keq të ideve të tua, para se ato të dalin nga goja? “Kur vajzat janë duke u rritur, mendojnë se nuk do pëlqehen nga vajzat e tjera po të mbahen si më të mira ose të hiqen sikur idetë e tyre janë më të mira se të të tjerëve” , shprehen studiuesit e psikologjisë së gjuhës. “Ato mësohen se është një vlerë sociale t’i nënvlerësojnë idetë e tyre”. 

Zhvendosemi në moshën e rritur: Ti ulesh në tavolinë me një grup njerëzish te të cilët do të bësh përshtypje të mirë dhe në mënyrë të pandërgjegjshme ti i bën si me ndrojtje sugjerimet e tua. Ja fraza jote e parë që të hysh në bisedë: “Unë nuk jam specialiste, dhe ndoshta këtë e kanë menduar të gjithë, përveç meje, por çfarë thoni sikur…?” Më e keqja është kur të tjerët nuk tregojnë interes sepse ti vetë i ke zhvlerësuar komentet e tua. Mund të ndodhë që një mashkull aty të ofrojë të njëjtën ide në një formë jo vetë-përçmuese e të tjerët të thonë: “Uau kjo është një ide e madhe”!

Në vend që të ngatërrohesh me idetë e tua, jepu atyre një prezantim të thjeshtë neutral si: “Unë kam një ide”, “Sipas mendimit tim”. Ti nuk ke pse e “shet” një ide si tënden kur nuk është e jotja, por nuk ke arsye as për ta çuar dëm.

 

“Më fal!”  “Ua më vjen keq”! “Më fal, e kam fajin unë”! 

Femrat duket se janë gjithmonë të superngarkuara me arsye për të kërkuar falje: Ne kërkojmë ndjesë kur nuk jemi të sigurta në kemi dëgjuar saktë dikë ose kur humbasim fillin e mendimit. Ne kërkojmë falje për rrëmujën në shtëpi kur dikush vjen papritur (sikur të ishim të detyruara ta mbanim shtëpinë të rregullt për ata). Ne edhe në butik i themi “më fal” një klienteje tjetër kur nxjerrim një këmishë nga varëset po të mendojmë se ajo ia kishte vënë sytë.   

“Duke u treguar kaq shumë të sjellshme duket se e pranojmë që e  kemi gabim dhe i trembemi mendimit të të tjerëve”, thonë specialistët e komunikimit . Ata i këshillojnë femrat që edhe kur nuk e kanë dëgjuar eprorin të zëvendësojnë: “Më falni nuk ju dëgjova” me “Mund ta përsërisni ju lutem?”. Gjithashtu ata urdhërojnë të zëvendësohet “Më falni për rrëmujën” me këtë të çkompleksuarën: “Urdhëroni brenda”! “Edhe “ju kërkoj ndjesë” është më mirë se “më fal”. Të paktën e para është aktive; “më fal” është një fjalë përulësisht pasive”.

E thonë aq shpesh shumë femra në punë “më fal”, sa mund ta përsërisin edhe ndaj ushqimeve kur u bien nga duart në supermarket.

 

Unë mendoj

“Unë mendoj se mund ta menaxhoj këtë projekt.” “Unë mendoj se mund t’ju ndihmoj.” “Unë mendoj se jam një kuzhiniere goxha e mirë.”  Specialistët e gjuhës e quajnë këtë shprehje “gardh mbrojtës”. Me vetëdije ose jo, ti mbështetesh te “unë mendoj” për të mbrojtur idetë e tua. Por në të vërtetë, ti thjesht ke pohuar që mund të mos jesh e aftë për detyrën (për të përfunduar projektin, për ndihmën, apo përgatitjen e një dreke të shijshme). Përfundimi: Disa do mërziten me ty që asnjëherë s’e vlerëson veten. Disa të tjerë nuk do ju dëgjojnë aspak sepse “unë mendoj” është një parashtesë e panevojshme e fjalisë (sigurisht që ti e mendon mendimin tënd).

“Është e thjeshtë të thuash “unë mendoj” , sidomos kur ndihesh e ndrojtur”, thonë studiuesit në fushën e komunikimit. Por mos harro, nuk pret njeri që ti të jesh specialste në gjithçka. Kështu ke të drejtë të pyesësh ose të bësh komente pa u ndjerë keq. “Kam nevojë për më shumë informacion”, këshillohet të përdoret si e kundërta e të ndrojturës “Unë mendoj se kam nevojë për më shumë informacion”.

 

“Një si lloj”, “Një farë”

Po shkon të marrësh pakon që të ka sjellë një i afërt. Mungon diçka që ai ta ka përmendur. Ti e pyet të panjohurin që i ka sjellë: “Mos kishte një si punë çante?”. Këto ju mbrojnë nga  përplasja, por sa më shumë i përdor aq më shumë humbet kuptimin ajo që po thua. Shmangi dhe do kuptosh se: 1 ballafaqimi që i trembesh nuk është aq stresant sa mendon dhe 2 është një lehtësim të ndalosh së e fshehuri çfarë do të theksosh vërtet.

E beson apo jo, edhe vetë specialistët e pranojnë se ndonjëherë i përdorin ato. “E dëgjoj veten duke thënë, ‘është një si’…pastaj ndaloj, qesh dhe them, ‘jo është një si, është.’”

 

“Thjesht”

Në rast se ju pyesin se me çfarë merreni ju përgjigjeni: “Jam thjesht një nënë shtëpiake” (sikur rritja e fëmijëve të ishte diçka e rëndomtë) ose “thjesht sekretare”. Madje dhe kur ju pyesin “edhe ju jeni mjeke”? ti mund të përgjigjesh “jo jam thjesht mësuese”.

Ja zgjidhja: mos e përdor “thjesht” për të përshkruar veten dhe jetën tënde. Porosit në kafen e punës “të zakonshmen”, jo “thjesht të zakonshmen” . Dhe kur dikush ju pyet se me çfarë merreni, përgjigjuni “jam nënë shtëpiake” ose çfarëdo tjetër.

Një e mirë më shumë: po të mos e zvogëlosh rolin apo rëndësinë tënde, ai që po flet me ty do bëjë më shumë pyetje sepse ajo që ti bën do i ngjajë e ngjashme për nga rëndësia me atë që bën dhe ai, e në fakt është.

 

Përgjigjja me pyetje

Kur do të kërkosh diçka mos e formo fjalinë si pyetëse. Për shembull dados mund t’i kërkoni me mirësjellje orën kur ajo duhet të vijë dhe jo t’i thoni “do vish në orën pesë?”. Ose kur ju pyesin në një intervistë pune “sa mendoni se duhet të paguheni?” përgjigjeni “x mijë lekë?” . Kjo nuk do t’i bënte ata të besonin se vërtet kërkon aq, por thjesht guxon ta shpresosh. Një përgjigje e prerë po që do i vinte të mendoheshin seriozisht.

 

Lamtumirë fjalë të kota

 
Nis ta vlerësosh veten. Ndiq këtë plan për të shmangur fjalët që i bëjnë dëm figurës tënde dhe përdor ato që shfaqin pushtet.

 

1. Fokusohu në një fjalë ose shprehje në një periudhë kohe.

2. Shpenzo disa ditë për të vënë re kur, me kë e përdor. Ndoshta e bën me eprorët apo kolegët. Më pas, mund ta parapërgatisësh veten çfarë nuk do të thuash dhe çfarë do thuash në vend të saj.

3. Tregojua synimin dy ose tre mikeshave. Mund të zbulosh se ato kanë të njëjtin shqetësim; pastaj kjo do ju fusë në garë.

4. Kërkoji ndonjërës që të ta vërë në dukje kur e përdor (një vetull e ngritur, një e rrahur shpatullash apo fjalë). Kjo do rrisë kujdesin tuaj për t’u ruajtur nga ai zakon.

5. Shkruaj në axhendë me të mëdha “ja, cila është ideja ime, që ta thuash në vend të “jam e sigurt se kjo nuk vlen, por….”

6. Kujto: 1. t’i përdorësh fjalët ose shprehjet me tërë forcën e tyre, pa i zbutur, 2. t’i shprehësh mendimet në mënyrën që dëshiron. Kështu do t’i stërvitësh veshët dhe do mësosh zakonet e reja të të  folurit.

7. Përsërit -me zë të lartë: “Unë dua të mos them më … sepse nuk dua që njerëzit të mos m’i kuptojnë ose keqkuptojnë mendimet”.

Top trainer, top body

October 21, 2008 by  
Filed under Shëndeti

Trajnerët personalë të yjeve dinë shumë mbi këtë argument. Bazuar tek përvoja e tyre, kemi formuluar disa ligjësi. Për të gjitha ato që duan ta kenë trupin si yjet e ekranit

5 ide për të gjetur rutinën e duhur

Filloni ngadalë. “Gabimi më i zakonshëm është që, kur vendos të bësh sport, i futesh me kokë aktivitetit fizik. Nëse vjen pas viteve të tëra pa aktivitete fizike, ky lloj frekuentimi ka një garanci të vetme: do rezultojë drobitës”.

Valerie Waters. Klientë: Jennifer Garner dhe Kate Beckinsale

Nuk është e thënë të shkosh patjetër tri herë në javë. “Shko vetëm nëse arrin ta gjesh kohën. Dhe më e mira është një orë stërvitje me një miks ushtrimesh kardio dhe vegla, plus dhjetë minuta nxemje dhe në fund streçing. Megjithatë ki parasysh: një orë biçikletë me një në orë nuk ka vlerë”.

Gunnar Peterson. Klientë: Jennifer Lipes dhe Amber Valleta

Mund ta bësh çdo ditë (nga pak). “E di, është e pamundur t’i kushtosh një orë të plotë çdo ditë. Zgjidh një program tjetër me seanca më të shkurtra: klientet e mia stërviten 25 minuta, por çdo ditë. Dhe funksionon”.

Harley Pasternak. Klientë: Alicia Keys dhe Eva Mendes

Studio trupin tënd. “Për të pasur një pamje të bukur, duhet një trup i tonifikuar dhe i ekuilibruar. Prandaj ushtrimet duhet të zgjidhen në bazë të fizikut që ke: për shembull, nëse ke vithe dhe kofshë të bëshme dhe pjesën e sipërme të imët, duhet të përqendrohesh tek shpatullat dhe shpina për të zgjeruar masën muskulore”.

Ashley Borden. Klientë: Mandy Moore dhe Christina Aguilera

Duhet një trajner personal. “Një leksion i vetëm edhe mund të mjaftojë, por domosdoshmërisht duhet që një trajner personal të ta njohë imtësisht fizikun për të hartuar një plan sa më të mirë stërvitjeje. Nëse fillimisht realizon disa takime me të, pastaj mund të vazhdosh edhe vetë”.

David Brainin. Trajner në Crunch Fitness në Los Angeles, mjaft e frekuentuar nga yje të ekranit

3 sekrete për t’u shfaqur menjëherë më e bukur

Syno muskujt që bien më shumë në sy. “Nëse e ke dollapin plot me rroba pa mëngë dhe kanotiera, këshillohet të përqendrohesh tek stërvitja e shpatullave dhe krahëve. Janë këto pikat që duhen gdhendur, kartëvizita jote. Me shikim të parë do japësh përshtypjen e një trupi të tonifikuar në mënyrë perfekte”.

Mike Alexander. Klientë: Jessica Simpson dhe Amanda Bynes

Qëndro drejt. “Të kesh një qëndrim të rregullt, të ndryshon menjëherë perceptimin që ke për veten. Nëse qëndron me shpinën drejt, përveçse je më elegante, do të dukesh edhe 5 kilogramë më e hollë. Për më tepër shton vetëvlerësimin, sepse do të ndihesh më e sigurt në vetvete. Dhe mbaj mend: po e mbajte trupin mirë, edhe në palestër ushtrimet do kenë efekt të dyfishtë”.

Ramona Braganza. Kliente: Jessica Alba

Fshihe peshoren. “Të peshohesh vazhdimisht gjatë një periudhe me stërvitje intensive, është gabim. Muskujt e forcuar dhe të tonifikuar peshojnë më tepër sesa dhjamrat që po djeg, prandaj është e paevitueshme që gjilpëra e peshores të ngrihet”.

Ron Mathews. Kliente: Sarah Chalke

8 rregulla të arta të një ushqimi të shëndetshëm

Të humbësh një kile, një e gjysmë… “Gjithçka është e mundur: edhe në dobësohesh 5 kile në dhjetë ditë. Por e përsëris gjithmonë: nuk është një strategji efikase. Përveçse do të vdesësh nga uria dhe, duke u stërvitur, do drobitesh nga lodhja, do të zbulosh surprizën e hidhur se rezultati nuk zgjat në kohë. Sapo ta lësh dietën, me shumë lehtësi do t’i rivësh të gjitha kilet e humbura, ndoshta edhe ndonjë më shumë. Idealja? Të humbësh një gjysmë kileje deri një kile në javë: ky është objektivi i duhur, që duhet mbajtur mend”.

Gunnar Peterson

Mëso të planifikosh vaktet. “Një truk i efektshëm: mbani me vete diçka të vogël për të çupitur, kos apo kuba të vegjël djathi. Vlejnë gjithmonë nëse ke uri të beftë, që rrezikon të të çojë drejt kafes dhe brioshit, të cilat të japin menjëherë nja 600 kalori”.

Valerie Waters

Në restorant zvogëlo pjatat. “Nuk ke përse të heqësh dorë nga kënaqësia e një ftese për darkë, por kur ha jashtë shtëpisë kërkohet më shumë vullnet: provo të porositësh atë që të pëlqen, por kujtohu të zvogëlosh porcionin”.

Ramona Braganza

Shto përbërësit “krokantë”. “Provo ta pasurosh sallatën e zakonshme me bajame të grira hollë. Kështu do kesh ndjesinë se ke ngrënë më shumë sesa thjesht një sallatë”.

Ashley Borden

Stop kafeinës. “Të pish shumë kafe duke shpresuar se kështu do të të ikë uria, është një strategji e gabuar dhe e dëmshme. Në këtë mënyrë çekuilibron organizmin, që fillon të mos i japë më në rregull sinjalet e të ushqyerit”.

Ashley Borden

Pas nepsit… “Nëse të ndodh të dorëzohesh përpara joshjes së një ushqimi gjatë dietës, pranoje nepsin dhe mos e bëj veten fajtore aq sa të arrish të lësh dietën. Është gabim të thuhet: “me këtë i shkatërrova të gjitha” dhe ta lësh me kaq. Mund të mos e besosh, por kjo është arsyeja se përse dështojnë shumë dieta. Ki parasysh që është më mirë të ndjekësh 80 % të një diete sesa të mos mbash fare dietë”.

Ron Mathews

Jo çupitjeve para palestrës. “Mbaj mend: nuk ke asnjë nevojë të hash derisa të jesh stërvitur intensivisht për një orë rresht”.

David Brainin

Kujdes çfarë ha më pas: t’i japësh çmim vetes është gabim. “Është gabimi më i përhapur: sapo mbaron stërvitjen, i jep vetes një çmim gjithë kalori, duke besuar se e meriton. Por nëse objektivi yt është rënia në peshë, mos iu dorëzo tundimeve, së paku jo pas palestrës. Defiçiti i kalorive si pasojë e ushtrimit fizik është pikërisht ai që të duhet për t’u dobësuar. Mos e shpërdoro këtë shans”.

Valerie Waters

10 rrugë të shkurtra për rezultate të menjëhershme

Një herë në javë më të rënda. “Nëse objektivi yt janë muskuj që duken, herë pas here duhet bërë një sforco më shumë. Mund ta bësh edhe “një po një jo” me pesha më të rënda”.

Teddy Bass. Kliente: Cameron Diaz dhe Lucy Liu

Girat? Ngriji shumë ngadalë. “Ideale është t’i bëni lëvizjet në tre kohë: është e vetmja mënyrë për ta bërë ushtrimin në mënyrë korrekte. Sepse nëse i shpeshton ulje-ngritjet, shpejtësia do ta bëjë lëvizjen joperfekte dhe do të lodhesh menjëherë”.

Yumi Lee. Kliente: Demi Moore dhe Julianna Margulies

Barku që nuk bie. “Të ka ndodhur të bësh ushtrime barku pas ushtrimesh barku e megjithatë të mos shohësh muskuj të sheshtë? Ka një arsye: nuk i bën në pozicionin e duhur. Duhet t’ia nisësh duke e ngritur dalëngadalë shpinën në mënyrë që ta harkosh”.

Gregory Joujon – Roche. Klientë: Pink dhe Demi Moore

Përdorni gjithmonë kardio-frekuenco-metrin. “Ke gjithmonë një mënyrë për të reshtur së pyeturi: “Mund të bëj më shumë?”. Mat sforcimin në mënyrë konstante, kështu do ta kesh nën kontroll gjithë stërvitjen.

Ashley Borden

Mos u përqendroni vetëm në pikën kritike. “Është barku ai që të shkakton vuajtje? Mos u mjafto vetëm me ushtrimet e barkut; përpiqu të fshikullosh edhe metabolizmin. Për t’ia dalë mbanë, duhet të zhvillosh masën pa dhjamë të të gjithë fizikut: muskujt e forcuar do të vazhdojnë të djegin kalori edhe kur pushojnë duke ngrënë depozitat e dhjamit në gjithë trupin. Përfshirë dhe barkun”.

Jackie Warner

Në palestër duhen variacione ushtrimesh. “Idealja është të organizohesh në mënyrë që të bësh një tricikëlsh: ngritje peshash për 10 minuta, 10 të tjera biçikletë dhe po kaq step. Ka më shumë rezultat dhe mbi të gjitha nuk bëhet e mërzitshme.

Gregory Joujon – Roche

Ndiq rezultatet. “Nëse objektivi yt është humbja e peshës, mbaj mend që me një regjim të mirë stërvitjeje duhet të biesh gjysmë kile çdo dy javë. Nëse shigjeta e peshores nuk zbret kaq, ka diçka që nuk shkon në stërvitjen tënde. Dhe është mirë ta korrigjosh gabimin sa më parë, përndryshe rrezikon të demoralizohesh.

David Brainin

Më shumë rezultat nga ushtrimet e barkut. “Ka një truk për t’i bërë më efikase (dhe zbavitëse) palosjet e përhershme: Mjafton ta mbështesni shpinën mbi një top të fryrë. Kështu, jo vetëm që do të vini në punë muskuj që nuk mendonit se i kishit, por do të përmirësoni ndjesinë e ekuilibrit.

Gunnar Peterson

Bëj 2 ushtrime në 1. “Ndërsa je duke bërë ecje në pistë, mund ta marrësh dhe dy gira të vogla dhe të bësh dhe t’i lëvizësh lart e poshtë. Kështu forcon bicepsin”.

Michael George. Klientë: Reese Witherspoon dhe Meg Ryan

…dhe tonifiko muskujt së bashku. “Ndërsa je duke bërë shtriqjet në palestër, stërviti krahët me pesha; kështu punon në të gjithë fizikun”.

Yumi Lee

4 truke që të jesh e motivuar

Kur nuk ke dëshirë. “Shko gjithsesi në palestër, pastaj bëhu gati dhe dil nga dhoma e zhveshjes. Nëse në atë pikë sërish ke dëshirë të kthehesh në shtëpi, OK. Por ta dish se, nga 10, 9 herë do rrish”.

Mike Alexander

Edhe veshja ka rëndësinë e vet. “Veshjet duhen ndërruar edhe në palestër. Nëse kur bën ushtrimet, shihesh në pasqyrë dhe ke veshur ndonjë gjë të gjerë, nuk do arrish ta perceptosh gdhendjen e muskujve dhe do jesh më pak e motivuar. Klienteve të mia u sugjeroj gjithmonë që të veshin tuta të ngjitura pas trupit; kështu mund ta vëzhgojnë më mirë tonifikimin e muskujve”.

Ashley Borden

Nëse nuk kënaqesh kurrë. “Del nga palestra me idenë që mund të kishe bërë më shumë? Ndrysho sjellje: përqendrohu vetëm te rezultatet që ke arritur, jo tek ato që kanë të tjerët”.

Michael George

Stërvitu mëngjeseve. “Programo stërvitjen në mëngjes: ke më shumë energji dhe nëse del diçka tjetër që duhet bërë, ke gjithë ditën përpara për të rigjetur kohën”.

Mike Alexander