Interneti i ka shndërruar të rinjtë në aktorë pornografikë
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë
Shumica e të rinjve kanë botëkuptime jo reale dhe të gabuara rreth seksit, ndërsa këto shprehi të liga i kanë fituar duke lundruar në ueb-faqe pornografike në internet.
Jo shumë kohë më parë, të rinjtë për seksin mësonin nga prindërit dhe arsimtarët, ndërsa tani 1/3 e të rinjve për seksin kryesisht mësojnë duke vizituar faqe të ndryshme pornografike në internet. Ato, si skena reale të të bërit dashuri – i vlerësojnë skenat të cilat i shohin nëpër filmat e shumtë pornografikë.
Shumica e të rinjve mendojnë se duhet kopjuar skenat pornografike të internetit edhe në jetën reale. Të dhënat tregojnë se nëntë nga dhjetë adoleshentë të moshës 14-17 vjeç, ndjekin pornografi në internet, ndërsa një nga pesë të rinj, këtë gjë e bëjnë rregullisht.
Në shkollë ato ndërrojnë mes veti video-klipe, fotografi dhe materiale tjera pornografike, zakonisht nëpërmjet celularëve dhe kompjuterëve.
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: