Ja vendimi për emigrantët e regjistruar në OAED,lexoni kur dhe si mund të udhëtoni në Shqipëri
27 July, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Albnow dhe gazeta “Plus Gazeta e Athinës” kanë siguruar vendimin ekzistues që lejon apo privon…
emigrantët e regjistruar në OAED si të papunë,apo edhe përfituesit e asistencës së papunësisë,nga pushimet në atdhe.
Ku qëndron e vërteta? Gjatë gjithë javës së kaluar kemi patur mjaft kontakte ,si me nënpunës të OAED ,si në MInistrisë e Punës,ashtu edhe me specialistë që janë kopetentë për çështjet e punësismit në Greqi.
Shumë emigrantëve iu ka edhur si “rrufe”çregjistrimi” nga OAED ,pasi ata janë larguar për në Shqipëri dhe nuk kanë patur informcion të plotë se si duhet të veprojnë.Disa nga këta emigrantë,kanë kërkuar shpjegime dhe ligjin ,ku bazohen që ndërpresin pagesëne ndihmës sociale.
Në fakt,sipas ligjit,nr.1545/85, një ligj ky i miratuar në fuqi nga viti 1985 në Greqi,paragraf 11,rrjeshti 7 “Asistenca e Papunësisë shtyhet kur individi i papunë ,për çdo arsye nuk është më në dispozicion të tregut të punës”.
Me pak fjalë,nëse largohet nga Greqia dhe shfaqet një vend pune në OAED,gjatë kësaj periudhe që ai mungon,atëherë nuk konsiderohet më i papunë,por i larguar me dëshirë nga vendi.
Kështu që shteasi në fjalë nuk përfiton më asistencën e papunësisë.Drejtoria e OAED,ka të drejtë që këtë paragraf ta përdori njësoj edhe për kartën e papunësisë ,dmth emigranti i humbet të dyja automatikisht.
Njëkohësisht,sipas paragrafit 13 ” Kontrolli i Papunësisë”,vetëm personi i papunë,është i detyruar të drejtohet personalisht në OAED ,sa herë që i ofrojnë vend pune,akoma edhe nëse nuk merr asistencën e papunësisë.
Askush nuk mund të largohet nga Greqia,përderisa përfiton të drejtën të quhet ” i regjistruar në OAED”.
Për të shkuar në atdhe gjatë muajit gusht,ekzistojnë disa rregulla dhe mënyra.
Në radhë të parë,vetëm për shqiptarët lejohet nga OAED,me vendim të ministrisë së Punës të largohen për në atdhe deri në tre ditë,për çështje dokumentash,mjafton të deklarojnë se janë shqiptarë dhe gjithashtu të justifikojnë arsyen e udhëtimit,dmth të argumentojnë çështjen për të cilën po largohen nga Greqia.
Ndryshe,këto dy muaj verorë,nëse udhëtoni brenda Greqisë,psh për punë ose për pushime në një ishull,keni të drejtë të drejtoheni në OAED-in e zonës përkatëse për të rinovuar regjistrimin ose të kërkoni pagesën e asistenës së papunësisë në llogarinë tuaj bankare.
Kujdes! Kjo lejohet vetëm dy herë,ose dy muaj më qartë.Këtë duhet tas deklaroni në OAED-in e zonës ku keni shkuar.
Në vijim ,si në Pashkët e vitit 2011,ka shumë mundësi që Ministria e Punës nga dita në ditë të nxjerrë një vendim nëpërmjet të cilit të lejojë emigrantët shqiptarë të udhëtojnë drejt atdheut ,të marrin dmth “lejë” nga OAED për pushime në vendin e tyre.
Së fundi,nëse vendimi për arsye të ndryshme nuk merret pasi me kufizimet në çdo sektor ka shumë mundësi që të presin dhe asistencën e shëndetit të emigrantëve dhe humbja e kartës është një metodë mjaft e lehtë dhe ligjore ,menjëherë të tërheqin librin e shëndetit pas ,keni dhe një tjetër shans të largohemi ,por me pak kosto.
Mund të deklaroni në OAED ditët që do të largoheni nga Greqia dhe kjo vlen për emigrantët që përfiotojnë asistencën e papunësisë,e të humbisnoi VETËM shumën përkatëse të ditëve që do të mungoni .
KUJDES! Duhet për çdo lëvizje që do të bëni,të pyesni më parë në OAED-n e zonës ku banoni ,e ku ju jeni të regjistruar ,se çfarë vlen për atë njësi ,në rasti ne emigrantëve shqiptarë.
Kjo e fundit,ka shumë rëndësi ,në mënyrë që të mos humbisni ,përveç atyre pak ditëve,të gjitha të drejtat që keni si i papunë në OAED,për periudhën përkatëse dhe më pas edhe legalizimin në vend.
Burimi Albnow dhe gazeta “Plus Gazeta e Athinës”


Comments Closed