Kandidatët për student, në prill nis përzgjedhja e degëve
26 March, 2009 nga InXhiNieR
Postuar ne kategorine Emigracion
Matura shtetërore TIRANË – Numri i kandidatëve për studentë për vitin 2009 do të mësohet brenda muajit mars. Kështu komisionet e maturës pritet t’i dorëzojnë zyrtarisht Agjencisë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) të dhënat e formularëve të plotësuar nga maturantët e shkollave të vendit, pjesëmarrës në provimet e Maturës Shtetërore 2009. Sapo të mbyllet ky proces Minsitria e Arsimit, sipas rregullores së maturtës shetërore, pritet të miratojë me 1 prill formularin A2 (të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta ku dëshiron të studiojë), plotësimi i të cilit duhet të bëhet nga maturantët deri më 30 qershor. Në rregullore saktësohet se kandidatët për student duhet ta lexojnë me shumë kujdes këtë listë, për të gjetur degët që preferojnë. Për secilin universitet të Shqipërisë janë renditur të gjitha degët e tij ku kandidatët do të bëjnë përzgjedhjen sipas preferencave. Ndërkohë, bëhet e ditur se pas plotësimit të formularit A2 pritet të përcaktohet edhe fondi i pyetjeve prej të cilave do të përzgjidhet teza përfundimtare për secilin nga provimet e maturës shtetërore. Fillimisht do të nisë puna për hartimin e testeve, që do të jenë për dy provimet e detyruara, ku edhe për këtë vit një numër i caktuar specialistësh do të “ngujohen” në AVA për të formësuar modelin përfundimtar të tezës së provimit.
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: